E enjte, 25.04.2024, 06:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Margarita Xhepa: Skena i ngjan një lëndine të bukur që po dite ta mbash, të jep triumf

E premte, 23.07.2010, 09:34 PM


Flet aktorja e mirënjohur “Artistja e Popullit”, Margarita Xhepa

 

Pushimet në Kavalishencë ishin ndër më të bukurat në jetë

 

Skena i ngjan një lëndine të bukur që po dite ta mbash, të jep triumf

 

Gjatë pushimeve në Durrës kam mbajtur shënime

 

Nga Albert ZHOLI

 

Ajo ecën rrugëve të Tiranës duke marrë në ditë mijra përshëndetje. Ashtu paqësore, e dashur, e qeshur, simpatike, e largon moshën nga shpina duke u bërë imazhi i grupmoshave të ndryshme femërore. Flet me atë zë të ëmbël dhe të qartë, që të detyron ta dëgjosh me vëmendje, pasi duke dëgjuar zërin e saj relaksohesh. Dhe pse me të kam biseduar vazhdimisht, kjo bisedë ishte disi ndryshe jashtë bisedave të përditëshme për skenën , rolet, regjisorët, aktorët, skenografinë. Ishte një bisedë jetësore, për hallet, problemet shqetësimet, lidhjet njerëzore…Sa bukur flet artistja. Çfarë bote shpirtërore gjallon brenda qënies së saj. Edhe kur bisedon ajo duket sikur është në rolin e një vajze, në rolin e një nëne, në rolin e një gjyshjeje, në rolin e një motre…Ajo duket se është kudo ku femra do të japë me çka në zemër për të tjerët, me sinqeritet, përkushtim, ndjenjë…Brenda një bisede, ajo qan, qesh, gëzon si fëmijë, psherëtin, ….Në qënien e saj është gruaja shqiptare, me cilësitë, virtutet, vizionin, realitetin, ëndrrat, dëshirat, shqetësimet…

 

Znj. Margarita, ju thatë se sapo jeni kthyer nga kavalishenca e Durrësit, si i kaluat pushimet në këtë hotel që administrohet nga inistria e Brendshme?

 

Ishte nëj mrekulli. Po të them, ishin ndër pushimet më të bukura të jetës sime. Falënderoj Ministrinë e Brendshme që më mudësoi këto pushime në këtë vend, të bukur, piktoresk, të qetë.

 

Cfarë të ra në sy në ato ambiente?

 

Po ju flas sinqerisht që në atë hotel gjithçka shkëlqente. Pastërti, gjelbërim, shërbim I kulturuar, ushqim me një gatim special. Kavalishenca është bërë si një vend pushimi model. Mund të them se edhe në Ballkan ky hotel mund të konkurojë dennjesisht. Idis të gjithave sa thashë do të veçoj, gjelbërimin. Një irëmbajtje e shkëlqyer. Gjelbërim të tillë kam parë vetëm nëpër piktura. Llojshmëri lulesh, pemësh, bar…Kudo gjelbërim. Të dukej se oishe në kopshtete e varura të Semiraidës.

 

Kush ishin momentet më të bukura të këtyre pushimeve?

 

Mëngjesi, por sidomos mbrëmjet. Mbrëmjet…Mblidheshim të gjithë në stolat, mes pemëve dhe gjelbërimit dhe të melodisë që përhapte altoparlanti. Përballë valëzimi I detit, muzika, era e luleve, gjelbërimi shlodhës. Biseda nga më të ndryshmet.

 

Kryesisht me kë bisedonit?

 

Ah…! Këtu dua të ndalem. Aty ishin disa gra të policëve të vrarë me fëmijët e tyre. Sa jam gëzuar kur më kanë thënë. Dua të falënderoj me këtë rast inistrinë e Brendshme për këtë nsimë kaq të bukur dhe fisnike që mundësoi pushimet për familjet e policëve të vrarë. Sa jam prekur nga jeta e tyre (loton). Jetë e dhimbshme, por gra të forta. Ato dilnin mbi veteveten dhe bisedonin për gjithçka. Qanim hallet me njëra-tjetrën. Dukej sikur njiheshim një jetë të tërë. Po fëmijët? Si engjël. Të edukuar, të bukur, të respektueshëm., Na dëgjonin me vëmendje. U bëmë si një familje.

 

U mërzitët kur u ndatë?

 

Eh, po, po…Si ikën ato ditë. Kam mbërë pushime në shumë vende, por ambient I tillë, shoqëri e tillë, më ka ngel në mend…U lidha shumë me ato gra, burrat e të cilëve janë vrarë për të ruajtur rendin, qetësinë, rregullin…Kam mbajtur shumë shënime ato ditë. Kishte shumë gjëra intersante që më ngacmonin. Ndoshta është ehra e parë që shkruajta vazhdimisht, çdo ditë impressione. Kishe me të vërtetë çfarë të shhkruaje.

 

Po për skenën smenduat fare ato ditë?

 

Skena... ! Mëngjesi, kur çohesha dhe hidhja shikimin në dritare, me atë valëzimin e tij vezullueës, më çonte patjetër në skenë, në sheshe xhirimi, mes shokëve dhe shoqeve. Mëngjesi detar më kujtonte mjeshtrtt e skenës të cilët nuk jetojnë dhe që I kanë dhënë aq shumë skenës dhe filmit shqiptar. Mëgjeseve kujtoja Violeta Manushin, Sandër Prosin, Naim Frashërin, Kadri Roshin, Sulejman Pitarka, Pandi Raidhi dhe sa e sa aktorë të tjerë të mëdhenj që tashmë sjanë mes nesh..

 

Shumë role, në skenë, shumë role në kinematografi, a ka ndonjë peng në jetën e aktrimit Margarita?

 

Peng… Peng!. Mendoj se njeriu ka pengje në jetë.Por pengjet janë nga më të ndryshet..Do të thoja se ndonjë peng që të më qëndroj si çekan në mendime jo…Port ë thosha dhe që sskam asnjë peng do të gënjeja..Jeta e artsitit ëshët e vrullshme. Eshtë jetë e mbushur me emocione, me të papritura. Gjithomnë në rrugëtimin e tij, artisti njeh apo njihet me role që janë të bukur dhe që I mendon se I përshtaten. Por nuk janë mundësitë, koha vendi, ti realizossh të gjitha.

 

Shumë kritikë arti, apo kolegë thonë që roli më I bukur I Margaritës mbetet Ekuba tek “Trojanet” e Euripidit, mendimi juaj?

 

Ndoshta. Por artisti si ndan rolet. Rolet për artisan janë si fëmijët. Por kur më përmend mendimin e artistëve të tjerë, apo regjisorëve edhe unë them që ka qenë një rol I spikatur. E pata ëndërruar këtë rol. Koha bëri të vetën. Në këtë dramë kam luajtur me aktorë të zëshem të Teatrit Kombetar, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Guljelm Radoja, Neritan Licaj dhe Arben Derhemi. Ishte një rol I veçantë… Ekuba! Fjalëpakë, modeste, e thjeshtë. Ekub!,Së pari mbretëreshë, me pas nënë e lumtur, pas kësaj e hidhëruar dhe e pervuajtur. Ekuba mbetet Ekubë. Tashmë kjo dramë u filmua nga regjisori I talentuar Ilir Bega që më krijoi një ndjesi të bukur.

 

Cili ëshët mendimi I Margaritës për aktorët e rinj?

 

I respektoj shumë, aktorët e rinj. Ata janë e ardhmja. Sigurisht janë shumë emra që unë smund ti them të gjithë në këtë bisedë. Por dua të them që krahas talentit ata duhet të punojnë shumë. Talenti pa punë e vështorëson rrugën e bukur të aktorit. Brezi im ka p[unuar natë ditë dhe pa shpërblim. I binim Shqipërisë përqark duke lëvizur me makina dhe rrugë që smund ti krahasosh me ëkto të sotmet,. Jepnim dhe nga dy shfaqje në ditë. Aktori duhet të punojë dhe në mënyrë individuale dhe të studjojë..

 

Si i shikon gjithë këto vite jete në skenë?

 

(Loton)…Një rrugë e gjatë, plot me të papritura, gëzime, hidhërime, lot, gaz, debate, por gjithmonë me një dëshirë të brendshme për të bërë gjithçka për të arritur më të mirën. Skena i ngjan një lëndine të bukur që po dite ta mbash, të jep triumf, po e le pas dore kthehet në djerrinë, në diçka shterpë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora