E shtune, 20.04.2024, 06:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Jorgo S. Telo: Kur shkon haka tek i zoti...!

E premte, 23.07.2010, 09:48 PM


KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…!

 

Nga Jorgo S. TELO

 

Dhe ja, më në fund bekim dha Drejtësia:

Dhe pse me vonesë… më mirë von’ se kurrë.

Buzëqesh Kosova,  ngërdheshet Serbia;

Dhe flatron Shqiponja krenare mbi flamur.

 

Flatron e hareshme mbi trojet kombëtare

Ëndërruar ndër shekuj… etshëm mot pas moti…

Tash haka iu dha çështjes Kosovare;

Gëzon Shqipëria me flamur kastrioti.

 

Të ligjshme – Pavarësinë, e  lumja Kosovë;

Ecjen  mos e step, dhe vrapo lirisht!

Tok, si një familje të rendim dorë për dorë;

Dhe këngët e vallet t’i ndezim shqiptarisht.

 

Këndo, Pagarusha, mos resht, o Agim Gasshi!

Kushtrim zeri juaj … më fort të buçsasë…

Hasmët gjithandej të heshtin, të pëlcasin.

Bilbilat, kanarinat me ju të mblidhen bashkë.

 

U krye sot Kosova dhe me Drejtësi

E mendjes t’i thrrasin qeverit’ e vonuara.

T’njihet  sa më shpejt  kjo Pavarësi;

Boll më në pritje me t’drejta të mohuara…

 

Të bekoi Drejtësia, moj Kosovë

Detyrat që t’përkasin  tani zgjidhi shtruar…!

E paqen e brendshme vet’ merre në dorë

Ngadhnjyese  t’jesh  përherë lart duke flatruar.

 

Gjirokastër, 23 korrik 2010, ora  6 00 – 7.00



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora