E premte, 26.04.2024, 12:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Njollat ideologjike

E marte, 20.07.2010, 09:59 PM


Njollat ideologjike

 

Nga Gjon KEKA

 

Nuk mund të jemi të sigurtë sot dhe ndoshta asnjëherë se Kombi Shqiptar dhe lidershipi i saj e kanë përnjëmend apo në mënyrë të sinqertë si dhe të qartë rrugën dhe procesin e integrimit në bashkimin europian.Kjo jo që unë po krijoj ndonjë bindje të re por se shpesh kur shohim në terren dhe në gjithë infrastrukturën shtetërore ashtu edhe të lidershipit politik, atëherë vërejm se si dalin disa përbindsha që i ngjajnë më shumë njerëzve aziatik të shpellave që punojnë natë e ditë për ta kthyer rrugën e nisur dhe të pashmangshme të Kombit drejt bashkimit me familjen e saj europiane, në rrugën e errësirës së islamizmit aziatik.

Koha po flet,arsyeja dhe e vërteta janë ngritur mbi ndërgjegjet e njollosuara ideologjikisht të kësaj garniture dhe shoqërie që po e rrënojn me vetëdije identitetin dhe kulturën e tyre burimore-origjinale të civilizimit perëndimor,duke mbjellur kështu një “kulturë të egër” dhe një qëndisje horror aziatiko-islamike të imazhit të vendit.Nëse vërtetë si komb kemi vuajtur mjaftë nga pushtimet dhe skllavëria atëherë do të ishte e udhës që pasi u liruam të kuptojm esencën e kësaj lirie dhe të dim ta mbajm atë që është e jona si origjinale e vërtetë dhe e paprekshme historikisht.Por duke ditur se këto sundime siç ishte ai otoman që jo vetëm se rrënoj gjithçka por edhe e njollosi një pjesë të kombit shqiptar duke i lënë kështu një njollë ideologjike që po shkakton një pengesë të madhe në imazhin, zhvillimin e kombit dhe shtetit shqiptar si dhe në proceset e integrimit në familjen europiane.

Një gjë është e ditur se perandoria otomane ishte perandori e errësirës si për kombin shqiptar ashtu edhe për kombet dhe popujt tjerë, ajo jo vetëm se shkaktoj një tmerr apo horror të pa parë në gjithë hapësirat ku aspironte egërsisht për t'i sunduar dhe islamizuar, por ishte edhe ndarëse e plaçkave sipas qejfit dhe kuptohet natyrës së dyftyrësisë dhe hipokrizisë që mbanë ideologjia e saj orientale.Ishte pikërisht kjo perandori që bënte pazare në kurrizë të kombit shqiptar ,ishte pikërisht kjo perandori e errët që e ndante Kosovën ,apo kombin shqiptar në tërësi në vilajete,ishte kjo perandori e mbrapsht që e njollosi tërë petku e civilizimit botërorë me një ideologji që pjellte vetëm vuajtje dhe mjerim nga aty ku ishte mbjell e gjerë në farërat e barbarisë të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës.Pjesët e ndara të kombit shqiptar janë rezultat i kësaj marrëzie perandorake që pasi e ndau Kosovën në vilajete e ndau më pas me sunduesit e tjerë (shih serbët,grekët etj etj) duke lënë kështu një lëmsh djallëzor si dhe vese e sindrome në një pjesë të shpirtit të kombit shqiptar.Kosovën perandoria otomane e errësirës pasi e rrënoj e islamizoj dhe e zhveshën nga gjithçka njerëzore dhe identitare ,e ndanë në vilajete duke i dhuruar serbisë këtë pjesë të kombit shqiptar ,kështu Kosova dhe kombi shqiptar u bë fushë e lojërave të sunduesve si dhe fushë e pazareve të mëdha nga një sundues në tjetërin .

Regjimi tiranik i perandorisë otomane ishte regjim i egër që solli mjerimin dhe ndaljen e procesit të zhvillimit të kulturës së kombit shqiptar ,por gjithashtu edhe ndali hovin e zhvillimeve tjera të mbarë kombit shqiptar në rrugën e tij të modernizmit dhe të afërimit me botën demokratike në ecjen e tyre së bashku në kohë..Kjo perndori ishte nje sistem barbar politiko-religjioz ,fanatik dhe urrejtësi ndaj popujve dhe kombeve tjera me besime tjera.

Me ardhjen e otomanëve në ballkan ata me veten sollën edhe farën e urrejtjes e që si bazë kishte “ideologjinë e dhunës” ,nga kjo ata filluan islamizimin e popujve me dhunë duke i persekutuar,dhunuar, shtrënguar etj etj,kështu kombi shqiptar në mënyrë gjenocidale dhe barbare u persekutua tmerrshëm duke iu nënshtruar dhunshëm një skllavërie dhe ideologjie fatale për vendin dhe botën në përgjithësi.Jo rastësisht mesi apo fundi i shekullit XIV dhe fillimi i shekullit XV shfaqen si ndër shekujt më të errët në historinë e kombit shqiptarë dhe rajonit e botës në përgjithësi sepse pikërisht nga këtu fillon të mbillet fara e kësaj të keqe të madhe të otomanizmit.

Ardhja e perandorisë së errësirës në ballkan jo vetëm se e ndryshoj për të keq këtë rajon por edhe e zhveshi atë nga petku i lartë i civilizimit perëndimorë dhe e prishi në tërësi imazhin e rajonit,sidomos shqiptarëve në përgjithësi duke i veshur ata me rroba orientale dhe duke i futur në një kallëp të një “kulture të egër aziatike-islamike” që jo vetëm se nuk kishte aspak të bënte me subjektin dhe shpirtin e këtij kombi dhe rajoni,por as edhe me vlerat e përgjithshme të botës së civilizuar në tërësi.Fillimi i shekullit XVI e gjen kombin shqiptar dhe disa nga pjesët e rajonit të ballkanit me një urbanizëm vandal dhe peisazh të çmendur të këtyre vendeve sipas arkitekturës islamike të vendeve orientale(xhamitë,banjot aziatike etj etj) ,këto e shëmtuan rajonin dhe pothuajse e ndërruan në tërësi duke i dhënë një pamje të një “kalifati islamik” në ballkan.Por duhet theksuar se të gjitha këto dukuri negative nga perandoria e errësirës u bënë sa duke reënuar kishat e vjetëra shqiptare dhe duke ndërtuar mbi to xhami orientale,aq edhe duke ndërtuar xhami të reja gati në çdo rajon e cep të vendit.

Ndërkaq periudhat nga vitet 1750,1800 e këndej,respektivisht deri në fund të viteve 1912 /13 kur edhe shembet perandoria otomane shumë “shqiptarë të islamizuar ” fituan pozita të larta në qeverinë e kësaj perëndorie të errët të asaj kohe, ata u bënë shërbëtor të demonave gjatë periudhës otomane duke u bërë kështu edhe udhëheqës të verbër të kësaj ideologji,pastaj duke i shërbyer asaj në mënyrë lakmiqare për karrige dhe pushtet ,por që në anën tjetër duke i persekutuar pjeën tjetër të kombit,pra të krishterët që nuk kishin pranuar nënshtrimin e regjimit politiko-islamik të perandorisë otomane.

Pastaj duhet nënvizuar gjithashtu se edhe viti 1912/13 e më pas kur edhe ishte koha e definimit të kufijve të kombit shqiptar ,sidomos gjatë kohës së ambasadorvë në Londër ,u vendos që tokat e kombit shqiptar të ndara në vilajete nën sundimin e perandorisë së errët otomane t'i jepen një pjesë Serbisë dhe tejtëra Greqisë,këto ishin pazarllëqet që i bënë sunduesit si ai otoman,pastaj ai serb e grekë etj etj.Prandaj sot kombi shqiptar i rraskapitur në vuajtjet e këtyre regjimeve mbeti edhe në ditët tona i coptuar ,i zhveshur nga identiteti i tij origjinal,i mbështjellur me një kulturë të egër oriental-islamike dhe me një pasqyrë të thyer të imazhit të saj në përgjithësi.

Duhet nënvizuar qartë se rezistenca e sukseshme e Gjergj Kastriotit gjatë viteve 1443/68 kundër perandorisë otomane kishte të bënte me mbrojtjen e identitetit kombëtar e kulturor si dhe të civilizimit perëndimor të shqiptarëve si një ndër kombet me një civilizim të lashtë europian.Kruja prej nga edhe fillon kjo rezistencë ishte sinonim i mbrojtjes së civilizimit kristian-perëndimor dhe i identitetit kombëtar të shqiptarëve si dhe vendi ku perandoria e errët otomane shembej çdo ditë nga “shkëmbi i palëkundur” që kishte dal në mbrojtje të civilizimit perëndimorë si dhe për ta ndërtuar një Shqipëri të plotë europiane,si një faktor i rëndësishëm në europën e lashtë.Megjithkëtë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit e deri në vitin 1478 perëndoria e errët otomane e pushtoi tërë territorin dhe kështu kështjella historike ra nën regjimin e satanizuar otoman dhe veset e sindromet orinetale filluan edhe më shumë të shtoheshin si dhe imazhi i tërë kombit shqiptar mori ngjyrë sulltaniste gjë që e dëmtoj kombin dhe rrugëtimin e tij hsitorik. Pikërisht gjatë kësaj kohe kombi shqiptar pasi ra nën ndikimin e këtij regjimi barbar-otoman u ndal rrjedha natyrore e zhvillimeve normale historike pesqind e ca vjetë dhe u përmbys e tëra në një gjendje të mjerë në të gjitha aspektet.Nuk mund të mos e përmend këtu një ndër figurat e rëndësishme të kombit shqiptar Pjetër Bogdani njeri me vlera të larta kombëtare dhe kulturore e civilizues që doli në mbrojtje të identitetit kombëtar e shpirtëror të kombit shqiptar me një rezistencë të palëkundër ndaj perandorisë së errët otomane ,ai ishte lider i rëndësishëm i asja kohë i cili reflektoj gjithnjë fuqinë e urtësisë dhe besmimin e madhë në vlerat e larta të kombit dhe civilizimit perëndimor të shqiptarëve.Rezistenca e tij kundër regjimit tiranik dhe barbar të perandorisë otomane në mbrojtjen e identitet dhe kulturës shpirtërore të kombit shqiptar gjatë viteve 1660/89,në kohën kur zhvillohej një luftë e madhe në tërë rajonin ,ai iu bashku forcave austriake në këtë rezistencë me një grupë shqiptarësh për t'i ndihmuar dhe mbrojtur së bashku vlerat e civilizimit perëndimor.Siç dihet Pjetër Bogdani pasi vdiq u nxorr më vonë sërish prej varrit nga barbarët otomanë dhe trupinë e tij i shpërndan qenëve,kjo tregon se si kjo perandori e errësirës aziatiko-islamike bëri gjenocidin e paparë në atë kohë ,prandaj kjo i bënë ata(otomanët) lloj të njerëzve kanibal.

Pas gjithë kësaj kombi shqiptar mbeti edhe në këtë fillim shekull pra shek.XXI si i zhveshur ,i dërmuar me një imazh të turbullt e të paqartë dhe i thyer në kurriz nga perandoria e errësirës otomane.Gjithashtu tani në këtë kohë vërejm qartas se edhe pas rënies së vonë të regjimit komunist dhe fillimit të një procesi të të ri të demokratizmit në ballkan kombi shqiptar ende po shfaq elemente të llojit të kësaj njolle ideologjike ,por ajo tani këtë po e shfaq nëpërmjet rrymave të ndryshme islamike që kanë për qëllim reislamizmin dhe rikthimin e vëllazërisë së perandorisë së errët nëpërmjet linjave të ndryshme.Në të njëjtën kohë, disa organizata radikale islamike kanë për qëllim përhapjen e islamizmit radikal në të gjithë vendin në emër të bamirësisë dhe rrjeteve të ndryshme e të rrezikshme nga vendet aziatike një realitet ky i hidhur për kombin shqiptar dhe rrugëtimin e tij të nisur drejtë proceseve integruese. Duhet ditur të gjithë se ideologjia islamike në ballkan është e çuditshme dhe e papajtueshme me kulturën evropiane dhe të vlerave të civilizimit perëndimorë,prandaj kjo ideologji dhe njollë është një ndër defektet më të mëdha që nuk po e lënë kombin shqiptar të dal në rrugën e tij pastaj në pragun e tij të arsyes si dhe në oborrin e së vërtetës historike.Gjithashtu duhet pasur parasysh se përhapja e grupeve të rrezikshme fundamentaliste islamike të financuara nga vendet aziatike do të mund që në të ardhmen ta sfidojnë legjitimitetin e pushtetit dhe tërë sistemin politik e shtetëror në mbarë kombin shqiptar duke sjell në rend dite një lloj lufte të brendshme shumngjyrëshe që do të kishte pasoja të tmerrshme si për vendin dhe rrugën e tij ashtu edhe për rajonin në përgjithësi.Në këtë mënyrë vendi dhe disa pjesë të rajonit do të shkëputeshin me shekuj nga rrjedha e zhvillimeve kombëtare ,demokratizimit dhe të procesve të integrimit në familjen europiane. Kombi Shqiptar,pastaj elita e vetëdijshme politike ,ashtu edhe elita intelektuale duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin guximin e të ndalin së bashku me faktorët ndërkombëtar rrezikun që i kanoset vendit dhe ardhmërisë së tij nga këto njolla ideologjike dhe barbare.Kombi shqiptar ka vetëm një rrugë rrugën vetë historike t'i bashkohet familjes së saj europiane ,çdo rrugë tjetër është rrëshqitje në demonizëm dhe çmendi totale.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora