Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Pelegrinazh nëpër eshtrat e mi

| E diele, 18.07.2010, 12:52 PM |


Sejdi BERISHA:

 

PELEGRINAZH NËPËR ESHTRAT E MI

 

Vetëm pluhur dhe pritje

Askush tjetër në këtë shëtitje

Rrugëtim i gjatë

Qumështin e gjirit të nënës

Për ta kërkuar nëpër eshtrat e mi

Me vete

Vetëm një letër pa shkronja

Mbi supe frikën e lumturisë

Për dritën e humbur

Për zjarrin e pashuar...

Çfarë shëtitje është kjo

Duke kërkuar fjalën e babait

Edhe djepin

Ku shtati mu rrit

Pelegrin në atdheun tim

Duke kërkuar vendlindjen