E enjte, 18.04.2024, 11:18 AM (GMT+1)

Mendime

G. Ismajli: Në Kirchheim-Teck të Gjermanisë u festua Dita e Flamurit, 28 Nëntori

E marte, 04.12.2007, 07:38 PM


NË KIRCHHEIM-TECK TË GJERMANISË U FESTUA DITA E FLAMURIT, 28 NËNTORI

Në Kirchheim /Teck të Gjermanisë me 01.12. 2007 u festua 28 Nëntori.

Në emër të Këshillit organizativ mysafirët e pranishëm i përshëndeti dhe iu uroi mirëseardhje moderatori i programit festiv  z. Gani Ismalji, inxhinier nga rrethi i Esslingenit. 
Ndërsa, këtij manifestimi me fjalën e rastit iu drejtua zt. Xhafer Leci, i cili foli për rëndësinë e Ditës së flamurit.

Në këtë festë kombëtare kushtuar kësaj date të rëndësishme historike që përmbledhë në vete shumë ngjarje, shqiptarët e mërguar në këtë vend perëndimorë treguan interesim të madh për pjesëmarrje, falë pikërishtë organizatorëve që u angazhuan për informimin me kohë të bashkatdhetarëve tanë. Salla moderne e këtij qyteti ishte e vogël për t`i zënë mbi 500 pjesëmarrës. Programi festiv ishte mjaft i pasur. Në këtë manifestim kombëtar morën pjesë recitues dhe vallëzues nga qyteti i Heilbronn-it të udhëhequr nga arsimtarët z. Abaz Imeri dhe Bedri Kryeziu. Këngëtarja nga Shtimja me vendbanim në Gjermani Fahrije Krasniqi, këngëtari Naim Kastrati si dhe grupi i mrekullueshëm vallëzues "Shake 2 Dance" i udhëhequr nga Kreshnik Dançe, me një koreografi tejet të bukur kushtuar 28 Nëntorit i entuziazmuan të pranishmit. Po ashtu këngëtarët i përcolli në mënyrë të shkëlqyer instrumentalisti Afrim Krasniqi. Në këtë manifestim madhështorë ishin të pranishëm edhe një numër i madh shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike shqiptare, gjë që kësaj mbrëmjeje i dha karakter gjithëkombëtar.

Për Këshillin organizativ: G. Ismajli



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora