E premte, 26.04.2024, 12:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

FBI në kërkim të Bajram Asllanit

E diele, 18.07.2010, 07:58 PM


Nga Express

 

Menjëherë pasi që një gjykatëse e EULEX-it nuk pranoi kërkesën për ekstradimin e Bajram Asllanit në SHBA, FBI e ka vënë atë në listën e të kërkuarve.

 

Bajram Asllani nga Mitrovica akuzohet në SHBA për terrorizëm dhe lidhje me një rrjet në Karolinën Veriore.

 

Zyra e FBI në Charlotte lëshoi një paralajmërim për Asllanin, duke e vënë në listën e personave në arrati, si i dyshuar për ofrim të materialeve ndihmëse për terroristët dhe për përgatitje të sulmeve të dhunshme ndaj qytetarëve të një shteti tjetër.

 

Ai mendohet se në bashkëpunim me 8 persona tjerë ka mbledhur para për Xhihad, ose luftën e shenjtë islamike. Prokurorët thonë se ai ka mbledhur 15.000 dollarë gjatë një vizite në Raleigh në vitin 2009, dhe me to planifikonte ta mbante bazën në Kosovë. Asllani mund të dënohet me 40 vjet burgim, nëse gjykohet dhe gjendet fajtor në SHBA.

 

Gjykimi për anëtarët e tjerë të rrjetit do të nisë në shtator 2011. EULEX-i nuk pranoi ta deportojë kosovarin në SHBA, pasi që tha se vendi nuk ka marrëveshje të tillë me Washingtonin



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora