E shtune, 20.04.2024, 05:42 AM (GMT+1)

Mendime

Azgan Haklaj: Agjenti serb Ramiz Alia udhëhoqi masakrën e Drenicës, që Kosova ti kalonte Serbisë

E diele, 18.07.2010, 11:30 AM


Agjenti serb Ramiz Alia udhëhoqi masakrën e Drenicës, që Kosova ti kalonte Serbisë

 

(Masakra në dritën e fakteve të reja)

 

Nga Azgan HAKLAJ

 

Kur krerët nacionalistë të Kosovës të drejtuar nga Shaban Polluzha, Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Mulla Iljaz Broja etj, po ashtu dhe krerët e Malësisë së Gjakovës të drejtuar nga Ram Muj Hoxha, Binak Aga, Ali Braha, Hysen Bajrami, Avdyl Qerimi, Ali Braha e Bajram Haziri të cilët nuk po besonin as në marrëveshjen e Bujanit dhe as në sistemin bolshevik komunist që pritej të instalohej. Pas lufte filloi plani ogurzi i hartuar në tavolinën serbo-sllave i vëllavrasjes dhe genocidit në Kosovë.

Dhe për të vënë nën zap Kosovën duhej nisur terrori në Drenicë. Po përse Ramiz Alia, Ali Shukria, Fadil Hoxha, Zyfer Musiqi dhe kryesatrapi serbo-partizan Petar Brajoviç zgjodhën pikërisht Drenicën??!! Përgjigja është retorike dhe s’ka nevojë për koment. Urdhri vinte  nga O.Z.N.A serbe gatuar me kohë me akademinë shqiptaro shfarosëse të Vasa Çubrioloviçit

Përsenë e zbulon historia. Historia nuk ka faqe më të lavdishme të kombit tonë sesa të burrave atdhetarë të Drenicës si Azem Galica, Ahmet Delia, Ram Lutani, Shaban Polluzha, Mehmet Galica etj. Pra pikërisht në djepat e Drenicës ku përkundej nacionalizmi duhej të fillonte masakra me idenë se pastaj Kosova ishte e marrë për t’ju bërë dhuratë Serbisë.

Së dyti shkaku përse pikërisht u zgjodh Ramiz Alia të udhëhiqte forcat partizane shqiptare? Alia u përzgjodh si pjesa e një projekti afatgjatë, u përzgjodh sepse ishte, ngelet në përjetësi simbol i pabesisë ndaj Kosovës, Shqipërisë por edhe ndaj shokëve të vet. Jo më kot Shaban Polluzha ju drejtohet kështu atij dhe mercenarit tjetër të Serbisë Fadil Hoxha: “Ju popullin e paçi në qafë se na i lidhet duart me besë”.

Së treti dhe ç’e implikon Ramiz Alinë dhe gjenezën e tij serbo-boshnjake është fakti tashmë i dekonspiruar se Drenica ishte projektuar të kthehej në vendinstalimin e kolonëve serbo-boshnjakë, pra të baballarëve biologjikë të Ramiz Alisë. Si pinjoll besnik i gatuar që në embrion me antishqiptari, agjenti serb Alia i infiltruar përmes lëvizjes komuniste, antinazifashiste u bë promotor i deshqiptarizmit të Drenicës dhe Kosovës dhe ndihmëtar i instalimit të kolonëve serbo-boshnjakë. Ja si e përshkruan në atë kohë strategjinë serbe për depopullimin autoktonas dhe kanalizimin serbo-boshnjak G. Kertiç në librin “Kolonizimi i Serbisë Jugore”, “Drenica është krahina jonë me tokë të butë. Sipas natyrës së saj ajo është njëlloj me krahinën e Bosnjës prandaj krajinasit vrapojnë pas saj. Në kohën e kolonializmit tonë në Drenicë ka sunduar një pasiguri e madhe. Vetëm pas vrasjes së Azem Galicës dhe kur ka intervenuar ushtria me topa ka filluar një kohë e re për kolonizimin dhe për jetën e kolonistëve”.

Dhe për ironi të fatit nën sloganin e gënjeshtërt të vëllazërimit shqiptaro-serb bëhet një lider ushtarako-politik i Shqipërisë autor i genocidit anti-Drenicë, anti-Kosovë dhe kolaborator i ndërgjegjshëm në kolonializimin e tokave shqiptare. Ky është Ramiz Alia. Ndërsa plehra të tjera komunisto-bolshevike si Shefqet Peçi, Manush Myftiu a Hysni Kapo i shërbyen kauzës serbe ndoshta me parandërgjegje por me shumë vendosmëri e terror ndërkohë që Ramiz Alia i shërbente dhe vijon t’i shërbejë deri në grahmën e fundit. Ai nuk del dot nga loja edhe po të dojë sepse ustallarët dhe gjaku gjenetik e kërcënojnë. E vetmja mënyrë për ta frenuar është dekonspiracioni i tij dhe këtë duket se do ta bëjë parlamenti ose më mirë të themi mazhoranca për të cilën uroj të jetë dhe të konsiderohet si  një hap i rëndësishëm dhe jo sa për të kaluar rradhë. Sali Berisha ngelet garanci unike për çuarjen në fund të këtij misioni i cili s’duket dhe nuk duhet të jetë politik përpos se krejtësisht kombëtar.

Ramiz Alia, pjestar aktiv në vrasjen e heroit të kombit shqiptar Shaban Polluzha

Përpara se të flasim për masakrën e Tivarit duhet të theksojmë se ushtria partizane shqiptare që marshoi drejt Kosovës në bashkëpunim dhe bashkëveprim me ushtrinë jugosllave dhe O.Z.N.A kreu shumë masakra të tjera të përgjakshme ku spikat dhe kulmon masakra e Drenicës dhe pikësëpari vrasja e heroit të Kosovës Shaban Polluzha.

Pikërisht atë që s’mundën për vite e dekada ta bënin ushtarët çetnikë e vojvodët e Serbisë do ta bënin me shqiptarët e Kosovës partizanët e Ramiz Alisë. Dëshmitarë okularë që fatmirësisht jetojnë edhe sot dëshmojnë se Ramiz Alia jo vetëm kishte gisht në rrethimin e Shaban Polluzhës por dhe ka ndodhur sa vijon: “Ditën që u bë rrethimi dhe vrasja e Shaban Polluzhës në Tersenik, Drenicë, Ramiz Alia jo rastësisht instalohet në fshatin Verboc po në Drenicë shumë afër vendngjarjes dramatike. Ai me porosinë e O.Z.N.A-s jugosllave vendoset në shtëpinë e Sejdi Krelanit. Kjo vendosje ishte e paraqëllimtë për të hetuar dhe paralizuar këtë familje që të mos vinte në ndihmë të Polluzhës pasi e bija e të zotit të shtëpisë Sejdi Krelanit, Ajmane Krelani ishte e fejuar me të birin e Shaban Polluzhës, Ramadanin. Ajmanja e cila i ka kthyer bukë me duart e veta Ramiz Alisë, tregon për dhimbjen dhe gjëmën që u bë në familje pas vrasjes së Polluzhës dhe ngazëllimin që shkaktoi tek Ramiz Alia. Fatmirësisht si Ramadan Polluzha dhe Ajmane Kerlani janë gjallë dhe janë gati të dëshmojnë dhe të konfirmojnë këtë dhe shumë bëma të tjera kriminale të Ramiz Alisë dhe shpurës së tij. Diktatori i ardhshëm i Shqipërisë i cili u bë kumbar i mosbashkimit të gjakut tonë punoi siç dëshmohet pikë për pikë për strategjinë akademike serbe e cila ka pasur dhe vazhdon të ketë në thelb zhdukjen dhe shpërnguljen nga trojet etnike të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë apo siç e quan Vasa Cubrilloviç zhdukjen e pykës arnaute në Ballkan. Për të kuptuar më së miri përse u përzgjodh Drenica për terrorin e madh komunist le ti referohemi bisedës së diktatorit Millosheviç bërë me gjeneralin amerikan, liderin e atëhershëm të NATO-s në Evropë z. Ëesley Clarc në Beograd. Në bisedë e sipër siç dëshmon gjenerali në memoriet e tij Milloshevici i nervozuar i shprehet atij: “Gabimin më të madh ne serbët e bëmë në vitin 1945. Atëhere ka qenë dashur të mbaronim punë me Drenicën”. Publicisti Muhamet Mjeku në një libër të publikuar në New York më 2002 thekson dhe rezumon si më poshtë: Synimi serbo-kolaboracionist “kundër Drenicës më 1945 nuk luftuan vetëm serbët, malazezët, maqedonët por luftuan edhe shqiptarë të Shqipërisë (Këtu bëhet fjalë për Ramiz Alinë dhe partizanët e tij të cilët ishin organizuar në formacione ushtarake partizane dhe ishin të verbuar skajshmërisht pas internacionalizmit komunist”.

Unë i jap të drejtë publicistit atdhetar Muhamet Mjeku por shtoj se nëse partizanët nga Kosova dhe Shqipëria prej internacionalizmit iu erdhi verbëria; Ramiz Alisë i pat ardhur dhe vazhdon ti vijë nga tradhtia.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora