E marte, 19.03.2024, 09:42 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Pal Sokoli: Tubim kulturorë për nderim të ditës se Flamurit 28 Nëntorit dhe të një...

E marte, 04.12.2007, 07:56 PM


Nga Pal Sokoli
 
Tubim kulturorë  për nderim të ditës se Flamurit 28 Nëntorit dhe të një vjetorit të formimit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani
 
Në sallën e Gemeindehaus të Essen-Werde, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Gjermani dhe Unioni i studentëve të Universitetit të Bochumit dhe Duisburgut u mbajt një tubim i larmishëm kulturor qe përkushtohej dy jubileve të rëndësishme;28 Nëntorit dhe njëvjetorit të formimit të LSHSH në Gjermani.
Tubimin e hapi poeti dhe aktori Liman Zogaj i cili duke ju uruar të pranishmëve këto dy  jubile recitoj poezinë “28 Nëntori”,pastaj i dha fjalën kryetarit të LSHSH në Gjermani z. Martin Çuni.
 Martini ju uroj të pranishmëve festat dhe foli për rëndësinë e dyfishtë të  organizimeve të tilla kulturore, rendësi kanë kur  prezantojmë kulturën tonë rrethit ku jetojmë, dhe kultivojmë vlerat e saj te gjeneratat e reja qe po rritën këtu”. Z. Martin Çuni foli edhe për aktivitet e gjertanishme të LSHSH në Gjermani dhe tha “Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë në Gjermani po i shtohen për ditë e më tepër anëtar të rinj, bilës edhe të tillë qe kanë lindur këtu dhe shkruajnë dhe krijojnë në gjuhen e nënës në gjuhën e ëmbël shqipe,kjo ka rëndësi të madhe për Lidhjen tonë”,pastaj Martini theksoj se ne  shqiptarët kemi edhe armiq, armiku ynë me i madh është harresa,prandaj mos ta harrojmë Flamurin,mos ta harrojmë fjalën tonë shqipe. Do të kremtojmë ditën e Flamurit kudo qe jemi,edhe do të u thurim vargje edhe do ju këndojmë këngë, kudo që jemi.
Fjalën e mori poetja Alma Papamihali nga Tirana (anëtare më e re e Lidhjes) e cila foli për historikun e 28 Nëntorit qe nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,Ismail Qemali e deri te ditëlindja e  trimit Adem Jashari.
Alma recitoj edhe vargje nga poezitë e Naim Frashërit qe publiku i shpërbleu me duartrokitje frenetike. Sipas një regjie u fikën dritat dhe me ngadalë u hapë perdja, në skenë i ulur këmbëkryq recituesi Musa Mulolli pas një qetësie të shkurtër filloj të recitoj me mjeshtri vargjet nga “Një gjam dëshpërimi” e Gjergj Fishtës. Grupi i valltarëve “Kosova” nga Esseni në koreografinë e arsimtares së muzikës nga Shqipëria z. Lënditë Lulaj e”okupuan” çdo centimetër të sallës duke hedhur valle të përcjellë më muzikën e bukur popullore shqiptare. Pastaj e mori fjalën Teutë Foniqi në emër të unionit të studentëve shqiptarë nga Duisburgu -Bochumi i përshëndeti të pranishmit dhe foli shkurtimisht për historikun e Flamurit tonë kombëtar dhe rëndësinë e bashkimit rreth tij. Pastaj  studentja Hyre Sutaj kishte përgatitur se bashku me një grup studentesh këngën “Për Mëmëdheun” ashtu pa muzikë,i dha një imtonim vërtetë origjinal. Në pyetjen e udhëheqësit të këtij tubimi Liman Zogaj se kur kishte ardhur në Gjermani Hyra ju përgjigj”Kam lindur këtu në Gjermani” dhe këndonte aq bukur këngë për Mëmëdheun. Me recitime nga raportuari i krijimeve të tij poetike lexoj Shaban Cakolli.
Pastaj na doli befasia tjetër me një këngëtare të re Rinesa Jashari e cila pa i mbushur ënde të shtatat vërtetë mori duartrokitje të pandërprera dhe me meritë.  
Aktori dhe krijuesi Naser Halili recitoj vargje nga “28 Nëntor 1913” te patër Gjergj Fishtës,recitime vërtetë sublime për spektatorin. Me poezi kushtuar disa dëshmorëve të luftës se fundit “Për Lirinë” u prezantua poeti Martin Çuni. Ndërsa poeti Dibran Demaku me poezinë “Ani legjendë ani” prezantimi i tyre poetik vërtetë u mishëruan me fatin e shqiptarëve nëpër histori. Hasan Qyqalla recitoj poezitë “Kosovë fjala ime e fundit” dhe “Kalemi flet shqip”
Dëshmoj se poeti përditë po përsosë veprimtarin e tij poetike me krijime të reja. Befasia e mirë e kësaj mbrëmje poetike ishte edhe poetja Alma Papamihali e cila posa ka botuar përmbledhjen poetike “Nën Tingujt e natës”,prej nga Alma recitoj poezitë “Emigranti” dhe “Tirana ime”. Alma u mirëprit nga të pranishmit dhe stili i saj alegorik në poezi zgjoj ndjenjat e mërgimtarëve të pranishëm. Pal Sokoli pasi uroj për festen e Flamurit dhe njëvjetorin e Lidhjes,uroj qe edhe Prishtina të bëhet sa më shpejt qytet i Flamurit dhe kështu Kosova e pavarur të bëhet edhe një mozaik i bashkimit kombëtar,pastaj recitoj nga “Kambanë e pëlcitur dhembja” poemën “Ne dhe liria” dhe Liman Zogaj recitoj “Kosovë nuk ta mora diellin” nga përmbledhja poetike e tij.
Te gjithë poetet në fund të takimit ju dhuruan nga dhjetë exemplarë te librave të tyre Unionit të Studentëve dhe u zotuan qe të zgjerojnë bashkëpunimin edhe për takime të tjera.

 

Takimi u mbyllë me një këngë nga Rinesa Jashari dhe të lidhur  se bashku në valle qe sinjalizoj përfundimin e një mbrëmje vërtetë kulturore. Poeti Liman Zogaj i cili është përgjegjës për organizime kulturore pranë Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në Gjermani e shpalli të përfunduar këtë mbrëmje të larmishme kulturore.
 
Essen-Werden
02.12.07



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora