Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Emri i Maqedonisë dhe replikat Shkup-Athinë

| E marte, 04.12.2007, 08:34 PM |


Nga Albert Zholi

Albert Zholi
Jo më shumë se një javë më parë zv.sekretari amerikan i shtetit Nikolas Berns, bëri deklarata të rëndësishme për cështjen e emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, fill, pas takimit me Ministren e Jashtme greke Dora Bakojani, takim i cili u zhvillua në kuadrin e Samitit të 15-të të  Madritit.
Sic theksoi z.Berns në televizionin shtetëror grek  NET, “Qeveria e Shkupit duhet të tregojë ndjeshmëri më të madhe ndaj opinionit publik grek dhe qeverisë greke e të kuptojë se, disa veprime të saj, janë shumë provokuese dhe shtoi se SH.B.A. do të përkrahin një zgjidhje, për të cilën do të jenë dakort të dy palët".
Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme Dora Bakojani tha, se jemi gati, të fillojmë një dialog konstruktiv dhe me këtë frymë presim ditët e ardhshme në Athinë, ndërmjetësin special të O.K.B.-së Mathio Nimic.
Realisht, në gjithë këto vite të emërtimit Maqedoni, Greqia në praktikë, ka treguar vullnetin e saj për dialog, dhe po ashtu, ka pritur të njëjtin reagim edhe nga ana e qeverisë së Shkupit. Ky takim shërbeu dhe si një shkëndijë, pasi të nesërmen,  Ministrja e Jashtme greke në intervistën e saj në gazetën spanjolle "El Mondo” i dërgoi Shkupit një mesazh të qartë, se duhet të ndryshojë emrin e tij kushtetues. Dhe udha e deklarimeve dhe erërave për sensibilitet vijoi me të njëtën amplitudë nga zyrtarë të tjerë grek. Pas këtij momenti, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme Jorgos Kumucakos, i pyetur nga gazetarët greke, për reagimin  e Greqisë në rast se qeveria e Shkupit për të tërhequr vëmendjen, do të ndryshojë emrin e aeroportit të saj “Aleksandri i Madh”, që i dha kohet e fundit deklaroi: “Nuk do të ishte ky veprim, shkak për ndryshimin e qëndrimit grek, të politikës greke, e cila përqëndrohet në thelbin e kësaj cështje”. Rrugëtimi këtyre bisedimeve, përcolli  iniciativën e re të ndërmjetësit special të O.K.B.-së Mathio Nimic, për arritjen e zgjidhjes në problemin e emrit të Shkupit, i cili vizitoi të hënën  Ish Republiken Jugosllave të Maqedonisë dhe të mërkurën pritet tw vizitoje Athinën.
Në bisedimet e Shkupit nga pala shkopiane  morën pjesë Presidenti i vendit Branko Cervenkofski, kryeministri Nikola Gruefski, Ministri i Jashtëm Antonio Milososki dhe përfaqësuesi i Ish Republikës Jugosllave i të Maqedonisë në negociatat për cështjen e emrit, Nikola Dimitrof.
Në të njëjtën kohë,  kryetari i Republikanëve në komitetin për cështjet e jashtme të Senatit amerikan, kërkoi nga Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rais, të marrë cdo masë të mundshme, për inkurajimin e Shkupit, që të arrijë nnë marrëveshje me Greqinë, për një emër të pranueshëm të perbashkët. Por sipas shumë gjasave, Shupi nuk është aq entuziast sa Greqia në këtë nismë kaq delikate për ta. Dhe maratona e diskutimit vazhdon. Eshtë Bakojani ajo që nuk ndalet as në shtypin e fqinjit verior të japë deklarata.
“Tani është momenti” për zgjidhjen e problemit të emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, deklaroi ajo, në intervistën  për një gazetë të Shkupit.
Ajo me karakterin e vet të të mos ndalurit, në këtë moment  thekson nevojën “për zgjidhje të pastra” në cështjen e emrit, “të kuptueshme nga të gjithë popujt e rajonit dhe të botës” dhe karakterizon të gabuar arsyetimin që thotë, se ekzistojnë fitues dhe të humbur në këtë cështje.
Ministrja e Jashtme e Greqisë theksoi  në intervistën e saj, se “Greqia është e hapur për bisedime dhe rikërkon një zgjidhje të pranueshme, të përbashkët, duke pranuar se ajo do të jetë në bazën e një emri të përbërë".
Znj.Bakojani ftoi qeverinë  e Shkupit, pas këtij hapi të rëndësishëm për Greqinë, të bëjë edhe ajo hapin analog per arritjen e zgjidhjes. Politika e jashtne greke ka përcaktuar dhe një strategji për sa  i përket perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Dhe kjo srtaegji ku përfshihet dhe Shqipëria, përmban angazhimin serioz të Greqisë  të mbështesë ecurin e vendeve fqinjë drejt BE-së, duke nënvizuar se kjo politike ndiqet pa dallime (pra pa lënë jashtë vëmendjes Shkupin).
Jo vetëm kaq, por Ministrja e Jashtme Dora Bakojani shpreh bindjen, se iniciativa greke për Ballkanin Perëndimor do të ketë korespondim pozitiv nga partnerët e Greqisë në B.E, të cilët sipas saj  do të binden,  se perspektiva evropiane e vendeve të këtij rajoni, duke përfshirë edhe Ish Republiken Jugosllave te Maqedonise, do të ketë pasoja pozitive për B.E.-në. Emri i Mqaedonisë është në qendër të vëmëndjes botërore. Shkupi ndodhet i dyzuar. Ende brenda politikës së tij nuk  është gjetur emëruesi i përbashkët që shqetëson tashmë jo vetëm Greqinë por edhe Amerikën. Cështja e emrit të Maqedonisë tashmë është bërë problem botëror dhe Shupi e sheh mbështetjen vetëm tek Rusia e cila për këtë cështje thuajse nuk është angazhuar fare. Por edhe nqs angazhohet,  e ardhmja e Shkupit për në BE, varet më shumë nga Athina se sa nga Moska. Kjo mëdyshje e stërgjatur është bërë sa lodhëse po aq dhe dëshpëruese për politikën e jashtme shkupiane. Prandaj, ajo po fillon të lëshojë pe të avashtë, deri në gjetjen e një rruge më të përshatshme që të mos pësojë “theyrje të rënda” në politikën e saj të jashtme që po ecën në trarin e ekulibrit.