E enjte, 18.04.2024, 10:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Zhegu, dhurate per “Kenget e Shekullit”

E hene, 03.12.2007, 09:57 PM


Nga Anisa Ymeri - Koha Jone

Luan Zhegu
“Nostalgji” dhe Luan Zhegu nder vite do te jene ne nje album te vetem. Por ky s’do te jete i vetmi, pritet te jene edhe dy albume te tjere prej tij. Ndersa mbremjen e se shtunes, ne puntaten e parafundit te spektaklit te shqiptareve, “Kenget e Shekullit”, ai “dhuroi” nje kenge. Per te paren here, ai solli interpretimin e kenges se tij me te re ne skenen e ketij spektakli. Ndersa femijet qene ata qe e rrethuan ne cdo moment te qendrimit te tij ne skene. Ai rrefen: “Kur po punoja per kete spektakel me femijet e “Kripmjaltezave” te Leonard Bombajt m’u duk vetja se isha ne ato vite te hershme. Femijet jane nje leter e bardhe, ku mund te shkruash cdo gje, ndaj edhe duhet te jemi shume te kujdesshem me ta. M’u duk vetja sikur isha ende ai djali 28-vjecar!”. Nuk mund te flase per femijet e te mos kujtoje ato momente te para, kur interpretoi me ta. Vitin e hershem 1981, me kengen e Aleksander Lalos dhe vargje te mbretit te teksteve, Jorgo Papingjit, kur pati edhe pak diskutime, se te tilla skena ndeshen ne Perendim.

Vini me kenget e nje shekulli te shkuar. C’ndjesi provoni, pasi i keni kaluar ne skene edhe ato vite te shkuara?

Vij tek “Kenget e Shekullit” per te dyten here, pasi kam qene edhe ne edicionin e shkuar... Duhet theksuar, se eshte nje spektakel ne te cilin jane vlerat e verteta ato qe dalin ne pah, te te gjitha kengeve shqiptare dhe eshte nje mesim shume i mire, se si eshte dhe si duhet te jete kenga shqiptare. Dhe ajo cka eshte per t’u pershendetur edhe me shume eshte prania e kengetareve fare te rinj ne kete spektakel, pasi ata me shume se kushdo kane nevoje te dine, se cila ka qene muzika e lehte shqiptare.

I keni interpretuar edhe dekada shkuar keto kenge, te riorkestruara ju ben te ndjeheni me ne kohe?

Tek nje kengetar ka te beje shume paraqitja vokale e tij, e ne kenget e mia, qe eshte rifreskuar se tepermi orkestra, e rishkruar mbi ate baze, pa i ndryshuar rrymen aspak, e ndiej veten shume rehat. Edhe me keto riorkestracione, qe jane punuar shume mire dhe teper profesionalisht nga Saimir Cili.

Marredhenie shume e ngushte e juaja me femijet...

Kenga e pare, me muzike te Aleksander Lalos, tekst te Jorgo Papingjit, qe u ngjit ne skene nga une dhe grupi i femijeve, ishte risi per ato vite. Kenga e pare eshte kenduar ne vitin 1981 dhe pati shume diskutime, duke thene se kjo eshte nje forme e Perendimit. Te punosh me femijet eshte shume e bukur. Dhe kur po punoja per kete spektakel me femijet e “Kripmjaltezave” te Leonard Bombajt m’u duk vetja se isha ne ato vite te hershme. Femijet jane nje leter e bardhe, ku mund te shkruash cdo gje, ndaj edhe duhet te jemi shume te kujdesshem me ta. M’u duk vetja sikur isha ende ai djali 28-vjecar!

Po me albumin tuaj c’behet?

Kam gati jo nje, por tre albume! Jam trembur pak nga pirateria, per te qene i sinqerte, pasi une jam ne nje kohe tani, kur nuk vuaj per te lancuar emrin, por dua te jene kenget e mia ne treg, per ata qe i kerkojne. I pari eshte “Nostalgjia” me kenge hit-e nder vite, i dyti eshte me krijimtarine time si kompozitor dhe tjetri eshte me kenge popullore qytetare, te Shkodres, Shqiperise se Mesme dhe Korces. Them se, se shpejti, mund te dale.

Jeni nder te vetmit qe po hidhni ne treg nje album me hit-e te vjetra...Si e shihni sot raportin e ketyre kengeve me publikun e ri?

Periudha e tranzicionit beri te tijen, por ky s’mund te jete faktor determinant per ate qe ndodhi me muziken. Kete e kane me teper ne dore institucionet, pasi duhet te mendohet per kete gje. Por ama, keto dite me shume po i jepet rendesi politikes, se sa kultures, dhe ky popull duhet me shume te degjoje muzike, se sa te perfshihet ne vorbullen e politikes.

Mirepo, ju keni provuar te jeni vete edhe pjese e politikes...

Une jam nje artist i perjetshem. S’ka me moshe per te qene politikan teper i pranishem ne politike. Por nje gje mund te them, se sa me shume artiste te kete ne politike, aq me mire dhe as me zbutje do te kete ne te gjitha sferat e jetes. S’ka gje me te madhe, se te jesh artist.

Po si ndjehet nje artist, kur nuk ndjehet teper i pranishem?

Pasuria me e madhe e artistit jane duartrokitjet, jane ato qe e mbajne gjalle. Ne Shqiperi artisti asnjehere s’ka qene i pasur, ndaj edhe perhere thuhet se “eshte i pasur ne shpirt”. S’ka kenaqesi me te madhe per te. Por, megjithate, ka engjej, qe mendojne edhe per artistin.

Ne festivalin e fundvitit prej kohesh nuk jeni i pranishem si kengetar, por si kompozitor...

Si kengetar ne gare per te fundit here kam qene ne vitin 1995 me kengen e Osman Mules “E doni dashurine”, nje duet me Ledina Celon. Duartrokitjet kane qene per rreth 7 minuta dhe aty thashe, qe s’na paskan harruar. E ne festivalet ne vijim kam pasur krijimet e mia, Alberien, Saimir Cilin e Vikena Kamenicen etj; kete vit kam Samanta Karavellen. Por kam pasur nje privilegj teper te madh ne jete, qe kenget e mia i kane kenduar qe nga Vace Zela e deri tek kengetaret me te rinj.

“Kenget e Shekullit”, te shtunen galaja e madhe

Shkuan jave te tera mes emocionesh te kengeve te shekullit te shkuar. Mbremja e se shtunes shenon edhe te fundit mbremje, galane e madhe te ketij edicioni te dyte te spektaklit te shqiptareve. “Promotoret” Laco-Hila-Laco s’do mund te lene qe kjo mbremje te shkoje pa surpriza, sic edhe ne cdo mbremje te spektaklit. U ngjiten per jave me radhe emra te medhenj te muzikes shqiptare, e para qe Nertila Koka pas vitesh mungese ne skene, e me pas Tonin Tershana. Lindita Theodhori, Alida Hisku, Luan Zhegu e shume te tjere. Por se c’do te sjelle mbremja gala, kjo s’mund te rrefehet, edhe pse prej kohesh mendohet per te. Me siguri, surprizat s’do t’i mungojne kesaj nate te madhe te muzikes shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora