E merkure, 24.04.2024, 11:12 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Engjëll Koliqi: Rrahje masive e të rinjëve kosovarë me bashkëmoshatarët e tyre italianë

E enjte, 15.07.2010, 09:45 PM


NË MALËSINË E LECCO-S VALSASSINA RRAHJE MASIVE E TË RINJËVE KOSOVARË MA BASHKËMOSHATARËT E TYRE ITALIANË:

 

Shfrenimi i paarsyeshëm dhe ndjenjat naciste

çdo ditë e më shumë po çojnë drejt krimit

që mund të përfundojë edhe me tragjedi

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

            Siç njofton sot, në edicionin online, agjencia informative “Valsassina News”, në botimin e sotëm në internet, në Malësinë e mbi Lecco-s – Valsassina, ku jetojnë një numër i konsiderueshëm bashkëkombasish tanë, mbrëmë ka ndodhur një rrahje masive, që për pak nuk ka përfunduar me tragjedi.

            Në të vërtetë, në sheshin e lojërave “Luna Park” në qytezën Introbio, një grup i të rinjëve kosovarë, që ishin rreth dhjetë sish, po dëfreheshin, mbase edhe me britma të shfrenuara. Kur kanë arritur aty një grup të rinjësh italianë, rreth njëzet sish, nga ndjenjat naciste të mosdurimit të elementit të huaj, kanë reaguar dhe ka filluar shamata, që brenda pak minutash ishte shndërruar në rrahje masive, ku janë përfshirë mbi 30 persona, sikurse në filmat e Teksasit, me grushtime e shqelmime, sa të dhembshme, sa qesharake.

            Pronarët e sheshit të lojërave dhe disa prindër që i kishin dërguar aty fëmijët e tyre për t’u dëfryer, kanë ndërhyrë pa vonuar dhe e kanë shmangur më të keqen, duke mos lejuar që kjo rrahje masive të arrinte deri në tragjedi. Siç thonë dëshmitarët okularë, në këto kënde të Italisë, shpesh përsëriten skena të tilla dhe mund të ndodh edhe ndonjë e keqe më e madhe, duke pasur parasysh se shfrenimi absurd i të rinjëve shqiptarë dhe shfrenimi nacist i të rinjëve italianë, gjithnjë e më shumë po shtohen dhe po bëhen më të zëshëm, me zënka e rrahje, që falë ndërhyrjes së njerëzve të arsyeshëm, deri tash është shmangur tragjedia, por nuk mund të thuhet se është zgjidhur ky problem e se tragjredia është shmangur përgjithmonë.

            Të rinjtë italianë, të nxitur nga radhët e nacistëve të formacioneve të “Lega Nord”, që tani më janë edhe në Qeverinë e Berluskonit, po tërbohen gjithnjë e më tepër e me tërbime nuk ngelin prapa as të rinjtë tanë, që më shumë janë të interesuar për t’u dukur edhe në ambiente absurde e edhe pa pasur kurrëfarë motivi, se sa të shkollohen e të zënë punë të mira, gjithnjë e më shumë po konfrontohen mes tyre dhe po shkaktojnë skena të dhembshme e shumë të rrezikshme. Dashtë Zoti dhe zëri i arsyes e nuk ndodhin pasoja më të rrezikshme me ngjyra tragjedishë!

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora