E premte, 29.03.2024, 01:32 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Gjimnazet seks para moshës 17 vjeçare

E hene, 03.12.2007, 07:46 PM


Parlamenti Rinor publikon raportin e sondazhit të kryer në 12 gjimnazet e Tiranës

Në festat e të rinjve kryhen orgji, të merren masa

Parlamenti Rinor publikoi përpara Ministrisë së Shëndetësisë rezultatet e një sondazhi të kryer kohët e fundit në 500 gjimnazistë të 12 shkollave më të rëndësishme të Tiranës. Sipas këtij sondazhi rezulton se të rinjtë e fillojnë jetën seksuale shumë herët duke filluar që nga mosha 14 vjeç dhe pjesa më e madhe në moshën 15 vjeç. Sipas kreut të Parlamentit Rinor, Julinda Gjika të rinjtë e sotëm ndodhen mes presionit të mentalitetit të vjetër, frikës nga gjykimi i prindërve të tyre dhe pavarësisht kësaj jeta seksuale për ta ka filluar. Ndërsa prindërit nuk dinë asgjë mbi jetën seksuale të fëmijëve të tyre, ata janë tepër të ekspozuar ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme, të cilat kanë pasoja deri vdekjeprurëse.

Deklarata

“Ne i gjykojmë si të dëmshme marrëdhëniet seksuale në moshën 18 vjeç, por faktet tregojnë se ky është një fenomen që nuk duhet mohuar. Të rinjtë kryejnë marrëdhënie nën 18 vjeç dhe tashmë ky është një fakt. Problemi imediat është mbrojtja e tyre nga HIV-SIDA. Ne nuk mund të mbyllim sytë përpara realitetit dhe t’i dënojmë ata me vdekje”, u shpreh Gjika. Më pas ajo vijoi fjalimin e saj “Ne nuk duhet t’i diskriminojmë dhe t’i përjashtojmë të rinjtë për shkak të zgjedhjeve apo vendimeve të tyre, por duhet t’i ndihmojmë të kujdesen për shëndetin e tyre. Prindërit duhet ta kuptojnë situatën dhe të përpiqen të ruajnë jetën e fëmijëve të tyre. Fshehja e problemit dhe mohimi i së vërtetës i çon të rinjtë drejt rrezikut. Vërtet marrëdhëniet seksuale nën 18 vjeç janë të gabuara, por të rinjtë nuk meritojnë të ndëshkohen me vdekje”.

Kërkesa

Në situatën e krijuar Parlamenti Rinor i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë përgatitjen e një fondi rezervë për pajisjen me kondom falas të të gjitha gjimnazeve të vendit, bashkëpunim për ndërgjegjësimin e të rinjve dhe sensibilizimin e opinionit për rrezikun e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, rrezikun e SIDA-s dhe mënyrat e transmetimit të saj. “Motoja jonë është JETO! prandaj ne i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, pikërisht sot në ditën ndërkombëtare kundër SIDA-s, që të caktojë një fond rezervë për të pajisur me kondom të gjitha gjimnazet shqiptare në mënyrë që të mbroj jetën e të rinjve; në mënyrë që të parandaloj përhapjen e HIV-it; në mënyrë që të rinjtë të jetojnë”, tha Gjika.

Sondazh i zhvilluar nga qendra FORIS në periudhën tetor-nëntor 2007. U anketuan 500 të rinj nga 12 gjimnazet më të mëdha të Tiranës, të moshave 16 – 19 vjeç. Nga rezultatet e pyetësorit dhe të Fokus Grupeve rezulton se:

Vihet re një rënie e vlerësimit të virgjërisë nga ana e femrave:

· Rreth 68% e femrave shprehen se do të preferonin të qëndronin të virgjëra deri në moshën 18 vjeç, por mund të kryenin marrëdhënie edhe më herët nëse do të gjenin partnerin e duhur.

Një pjesë e konsiderueshme e meshkujve trashëgon një mentalitet konservator:

· Rreth 82% e meshkujve deklarojnë se do të preferonin që të martoheshin me një femër të virgjër.

· 75% e femrave kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 15 deri në 16 vjeç.

· 52% e meshkujve kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 17 deri në 18 vjeç.

· Vetëm 7% deklaron se ka informacion që kryhet seks edhe në ambientet e shkollës. Në këto raste ambientet janë banjo dhe klasat.

· Rreth 63% shprehen se mbas festave/ballove të ndryshme të rinjtë kryejnë marrëdhënie seksuale. Në këto raste vendet më të shpeshta janë: në motel ose në makinë.

· 87% e atyre që deklarojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale, pranojnë se kanë kryer marrëdhënie gjatë ekskursioneve shkollore.

· 99% e tyre pohuan se në këto festa kryet seks në grup (orgji)

· 99% e tyre pohuan se në këto festa nuk përdoret prezervativ.

54% e të anketuarve shprehen se në shkollën e tyre njohin të rinj që janë homoseksual (gay, lesbike) 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora