E merkure, 30.09.2020, 11:04 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Regjisori dhe producenti i njohur, Sten Dragoti, tregon karrieren e tij

E merkure, 28.11.2007, 08:49 PM


Nga Blendi Fevziu

Intervista Regjisori dhe producenti i njohur, Sten Dragoti, tregon karrieren e tij

A e vizituan Shqiperine prinderit tuaj para viteve '90?

"Po, im ate u kthye ne Shqiperi ne vitet '60 dhe qendroi dy-tri jave. E marr me mend se si mund te jete ndier, sepse ishte larguar qe ne vitin 1917 dhe s'ishte kthyer qe atehere, kishte te aferm ketu, kishte te vellane, mbesa, motrat. Sigurisht, ai na tregoi per viziten, por e kuptoja nga syte e tij, se c'mund te kishte perjetuar, sepse ai kishte nje dashuri te madhe per Shqiperine".

Cila qe pershtypja e tij per Shqiperine ne ate kohe?

"Duhet ta kuptoni. Ai nuk diskutonte shume shpesh me mua per kete gje. Une isha shume i zene me studimet. Por atij iu duk shume e merzitshme".

A mbanin lidhje prinderit tuaj me familjen ketu ne Shqiperi?

"Po, ketu kam disa kusherinj, nje tjeter kusheri qe vetem kohet e fundit ka shkuar ne Kanada. Por pjesa me e madhe e njerezve s'jetojne me".

Cila ka qene karriera juaj? Si e niset karrieren?

"Eshte shume e cuditshme. Shume rruge te cojne ne Rome. Karrieren e nisa si artist. Kur isha i vogel, vizatoja vazhdimisht".

Ne Nju-Jork?

"Po, ne Nju-Jork. Por kisha edhe nje zakon te cuditshem; shkoja shpesh ne kinema. Motrat e mia thoshin: "Ky femije sec ka. Jo vetem qe mban mend dialoget e roleve te burrave, por edhe te grave. Te gjitheve u dukej e cuditshme, sepse ne ate kohe nuk kishte amatore te cmendur filmash. Ata nuk ekzistonin. Nuk kishte keto shkolla filmi qe ka tani. Une e kisha zakon. Per shkak te prirjeve te mia artistike shkova te nje agjenci reklamash. Ne ate kohe, klientet tane po merrnin me miliona dollare nga gazetat dhe median e shkruar, e po investonin ne kete shpikje te re, qe quhej televizor. Dikush kishte raportuar se une kisha informacione per filmin dhe dikush me mori ne telefon te zyra dhe me tha: Si thua, sikur te largohesh nga departamenti artistik dhe te merresh me filmat? Ai e kuptoi qe isha gati te shpertheja, ngaqe e pranova menjehere oferten, sepse kur je ne rrjedhen e duhur te ligjit te ofertes dhe kerkeses, cfaredo sfide qe te del perpara, duhet te ngjitesh lart".

Kur filluat me filmat?

"Ne vitin 1971 me Xhek Uornerin, i cili ishte presidenti i kompanise "Warner Brothers". Ai sapo e kishte shitur "Warner Brothers"-in dhe po fillonte te bente filma te pavarur. Me prezantuan me te dhe vendosem te benim nje film se bashku. Ishte nje nga pervojat me te mrekullueshme te jetes sime. Kur isha femije, ne moshen 7-8 vjecare, shikoja logon e "Warner Brothers"-it, i ulur ne kinema ne erresire ne Nju Jork, dhe ja ku ishte Xhek Uorneri, qe kishte bere filma me te gjitha yjet, qe nga Kegni, Geri Kuperi, Beni Dejvisi. Ai ishte thuajse 90 vjec dhe ishte shume i vecante".

Cila eshte pervoja juaj nga Hollivudi?

"Pervoja ime? Shume e veshtire".

C'do te thote kjo?

"Eshte thuajse e kunderta e asaj qe po thosha pak me pare, kur je ne rrjedhen e duhur te ligjit te ofertes dhe kerkeses. Eshte nje permbysje, sepse ndodhesh ne rrjedhen e gabuar. Kjo ngjason shume me industrine e muzikes klasike. Ka me mijera muzikante te talentuar, por vetem 1.5 per qind ne maje zene pune dhe jane jashtezakonisht te zote, keshtu ndodh edhe me tenistet, profesioniste e te tjere. Por te tjeret nuk kane pune. Keshtu ndodh edhe ne Hollivud. Ka shume yje ne maje. Me pas ka shume role personazhesh e te tjere qe perpiqen, dhe projektet, skenaret, gjerat qe deshiron te besh, endrrat e tua duhet te blihen nga nje bleres dhe ne te gjithe qytetin ka vetem 6-7 bleres, prandaj s'eshte e lehte".

A kishit miqesi me vellezerit Belushi ne ate kohe?

"Sigurisht, perderisa i dhashe Xhimit rolin e pare ne nje film. Une rrija ne hotelin "Beverly Hills". Degjova qe trokisnin ne deren e shtepise njekateshe te mikut tim. Meqe ra fjala, ai ishte Dodi El-Fajed, te cilin e humbem me vone. Por degjova te trokitura ne dere dhe thashe: "Kush eshte?"; "- Ku eshte Dragoti"?; "Kush do te jete, per ate Zot?". Dola te dera dhe pashe dy vellezerit Belushi. Keshtu i takova. Ishin dy djem te mrekullueshem, te cmendur dhe shume te talentuar. Pas disa vjetesh punova me Xhimin dhe i dhashe nje rol ne filmin qe bera".

E keni ende mik?

"Kerkesat e tij, per ate filmin ku ai luan, e bene te punoje nate e dite. Ai shkon ne Kanada, Venkuver, per ta xhiruar filmin. Ka orare shume te ngjeshura prodhimi, keshtu qe s'kam mundesine ta takoj shpesh, por ne do te mbetemi gjithmone miq. Kemi kaluar shkelqyeshem ne xhirimet e filmave".

Nje nga filmat tuaj me te suksesshem ka qene "The man with one red shoe" ("Burri me nje kepuce te kuqe"). C'mbani mend nga ai film?

"Gjate atij filmi kam kaluar shkelqyeshem. Ishte nje xhirim i ri i filmit klasik francez "Bjondi me nje kepuce ngjyre kafe". Ishte film klasik dhe i dhashe Tom Henksit rolin kryesor. Ai ishte i ri, romantik dhe gazmor".

Pse zgjodhet Tom Henksin ne ate kohe?

"Ate film po e beja me "20th Century Fox"-in dhe Henksi sapo kishte bere nje film me ta "Bachelor party" ("Festa e beqarise"), qe kishte pasur shume sukses. Kishte luajtur edhe ne nje serial te suksesshem televiziv "Bosom Budies". Prandaj, "20th Century Fox"-i e kerkonte me ngulm, keshtu qe u takova me te dhe... ai eshte nje djale i shkelqyer, eshte e mrekullueshme te punosh me te, eshte ashtu sic e sheh ne filma dhe ne intervista... Tomi tha: "Ne filmin origjinal personazhi ishte nje tip i ngathet, qe pengohej dhe binte, prandaj s'mund ta bej kete rol. Une i thashe: "Jo, ky eshte nje xhirim i ri dhe personazhi eshte shume me i ri, prandaj s'eshte nevoja ta bejme te ngathet. Por eshte film me peripeci. Eshte i trishtueshem, ne nje menyre komedike, asnjehere s'mund ta parashikosh se c'mund te beje nje qenie njerezore dhe mendon: "Do te kthehet majtas apo djathtas djali"? S'e parashikon dot. Kjo paraqitet edhe ne film. Dy agjenci spiunesh, CIA dhe FBI-ja, po perqendroheshin dhe s'mund te parashikonin se c'do te bente ai. Mbi kete eshte bazuar e gjithe komedia. Ishte nje pervoje e shkelqyer".

Vazhdoni ta keni mik Tom Henksin?

"U bene vite qe s'e kam takuar, por e takova para se te martohej me kete vajzen, Riten".

A eshte e vertete, qe ajo eshte shqiptare?

"Jo, ajo eshte greke. Afer..."

Po, afer me Shqiperine. Cilet njerez te famshem te Hollivudit keni takuar apo keni punuar?

"Ngaqe kam bere shume gjera te ndryshme, kam bere "E dua Nju-Jorkun", kam bere reklama. Kam pasur rastin te punoj me Frenk Sinatren, Gregori Pekun, me yje te medha ne ato vite, kur isha nje djale i ndikueshem ne Nju-Jork. Po te marrim, per shembull, Gregori Pekun, cdo gje qe keni pare ne film, ai djali i madh amerikan, i mendueshem, ashtu ishte, edhe po ta takoje nga afer. Kisha nje lidhje te shkelqyer me te dhe ka qene nje kenaqesi qe e kam njohur".

Pershtypja me e mire prej tij?

"Pershtypja ime?"

Pershtypja juaj personale per ata?

"Ata ishin djem, qe kishin arritur gjithcka ne jete me forcat e tyre dhe ishin vertet te medhenj. Duhet t'u kthehesh materialeve te tyre, per te pare se sa mire jane shkruar. Pra, ata e dinin pak a shume se c'po benin, kishte nje lloj morali ne te gjitha filmat qe benin. Keshtu e jetonin jeten ata".

Z. Dragoti! Tani deshiroj t'ju pyes per nje nga punet tuaja me te suksesshme: "E dua Nju-Jorkun". Cila eshte historia e saj?

"Ne fakt, shume pak njerez e dine historine e vertete. Nju-Jorku ishte ne pike te hallit, kishte probleme, kishte falimentuar, ne te vertete."

Per cilat vite behet fjale?

"Per vitet 1975, 1976, 1977. Gjendja ishte e tmerrshme, kishte greva te punonjesve te pastrimit te plehrave, turma njerezish qendronin larg, nuk deshironin ta vizitonin Nju-Jorkun. C'eshte e verteta, thenia e dites ishte: "E urrej Nju-Jorkun!" Njerezit e shprehnin gjithe kohes kete ndjenje. Ata shkuan te Presidenti Ford dhe i thane "A mund te na ndihmoni, ju lutem? Qyteti eshte ne pike te hallit dhe kemi nevoje per financime." Ne gazete doli pastaj... s'e di nese e tha ne te vertete, por ai ia refuzoi parate Nju-Jorkut dhe aty shkruhej: "Presidenti Ford-Nju Jorkut: Plac!" Pra, ata e kuptuan situaten: Ai s'kishte per t'u dhene pará. Keshilli i Nju-Jorkut u drejtua te ne dhe na tha: "C'mund te bejme?" Ne u thame: "Sa pará keni per te bere marketingun?" "Disa mijera dollare." Ne u thame: "Me ate shume nuk behet dot gje, por mund t'i marrim ato pará dhe te bejme nje prezantim te shkelqyer dhe te perpiqemi t'i marrim parate nga Ollbenia, qe eshte..."

Kryeqyteti i Nju-Jorkut.

"Po. Shkuam ne Albani, kryeqyteti i Nju Jorkut dhe beme nje prezantim te shkelqyer. Ata thane: "Ne rregull, bejeni!" Me pas duhej te gjenim c'te benim. Hodhem ide nga me te ndryshmet".

Per shembull?

"Nje slogan ishte: "Nju-Jorku eshte nje pervoje e papare" dhe slogane te tjera te ngjashme, te cilat s'na pelqyen. Me pas une dhe partneri im e ndryshuam paradigmen... te gjithe thoshin: "E urrej Nju-Jorkun!" Kjo ishte cmenduri, sepse aty kishim te gjitha gjerat me vlere: muzete, restorantet, Brouduejin... Njerezit thjesht kishin frike te shkonin atje. Prandaj sajuam turnete-teater "E dua Nju-Jorkun", te cilet te siguronin dhomen, hotelin... te gjitha gjerat nga te cilat njerezit kishin frike. Ne fillim nuk kishe as dhomen, as rezervimin e hotelit, ne restorant te thoshin: "Me vjen keq, s'e ke fleten e rezervimit". Prandaj, ne zhvilluam keto turne, ne te cilat njerezit "i kapnin per dore" dhe organizatoret siguronin qe ata te arrinin ne destinacion, te shikonin nje shfaqje te bukur dhe te shkonin ne restorant. Pra, ne e ndryshuam paradigmen; ne vend qe te themi: "E urrej Nju-Jorkun" e beme: "E dua Nju-Jorkun"."

Kush tha "E dua Nju-Jorkun"?

"Ne e thame ne fillim. Kishte rendesi qe banoret e rinj te dilnin e te thoshin: "E dua Nju-Jorkun!" Me pas vume njerezit e teatrit nga te gjithe shfaqjet e suksesshme te kendonin ne kamera: "E dua Nju-Jorkun!"

Si per shembull?

"Chorus Line", i pari. ("Vija e korit".) Te gjitha vajzat e "Chorus Line"-it erdhen dhe kercyen duke thene: "E dua Nju-Jorkun". Ishte nje melodi moderne, shume dramatike. Me pas te gjithe interpretuesit e "Enit", me pas interpretuesit e "Grease"-it, "Gin Game"-it ("Loja e xhinit"), ku interpretonin dy aktore te mrekullueshem: Xhesika Tendi dhe Hjum Kronin. Me pas "Chapter 2" ("Kapitulli 2"), e cila ishte nje drame e suksesshme ne ate kohe. Me pas "Drakula", ne te cilen Frenk Langella drejtohet nga kamera dhe thote: "E dua Nju-Jorkun, sidomos ne mbremje!". Kjo ishte skena e fundit. Ajo skene qe xhirova ne mjegull me mantelin luajti nje rol te madh, qe une te merrja filmin "Love at first bite", ("Dashuri me kafshim te pare"), sepse pane se si e xhirova Frenk Langellen ne nje klip prej 5 sekondash dhe thane: "Ky mund te jete regjisori i ketij filmi". Eshte pak cmenduri ta vleresosh talentin ne kete menyre, por ata e dinin kete gjithe kohes".

A eshte e vertete, qe kompania juaj e ka shpikur logon "E dua Nju-Jorkun" me ate zemren ne vend te "Dua"?

"Po. Menduam se duhej bere nje imazh grafik, qe ta thoshte menjehere. Une nuk e krijova vete. Thirrem nje grafist te njohur. Ai na tregoi me qindra ide dhe ne zgjodhem ate".

Eshte shume popullore per momentin.

"Po. Eshte ende shume popullore qe prej shume vitesh, qe nga fundi i viteve '70. Por a e dini se cfare eshte interesante? Si mund ta kuptosh se kur nje fushate eshte e suksesshme? Dikush shkroi: "E dua Nju-Jorkun" ne Murin e Madh Kinez. Atehere e kupton qe fushata e suksesshme".

Kjo fushate, e ka ndryshuar imazhin e qytetit?

"Kur je i licencuar nga bashkia apo qeveria per te bere dicka te tille, ke vetem nje periudhe kohe, gjate se ciles je i lejuar ta mbash llogarine..."

Per sa kohe?

"2 vjet, besoj. Na e rinovuan kontraten per 2 vjet te tjere, edhe 2 vjet te tjere dhe keshtu me radhe. Ishim shume te lumtur dhe te suksesshem. Kontrata perfundoi ne vitin e dhjete. Ata na thane: "Na vjen keq, djema, por s'na lejohet ta bejme me kete!" Ata ecen perpara, por fushata mbeti po ajo, nuk e ndryshoi".

Sa e shtrenjte ishte kjo fushate? Sa kushton te besh nje fushate te vertete ne kete menyre?

"Shikoni, mund te kushtoje shume shtrenjte, kushton koha televizive, botimi ne median e shkruar, por ishte relativisht jo e shtrenjte, sepse perdorem menyra mjaft inteligjente. Jam i sigurt, qe mund t'i kuptoni. Per shembull, menduam: "Eshte shume e rendesishme te themi: "E dua Nju-Jorkut", por mbase nje kompani ajrore do te donte te bashkepunonte me ne. E keshtu, beme nje version te shkurtuar. Shkuam te "United Airlines", "American Airlines" dhe u thame: "Si mendoni, sikur ta shfaqim kete reklame dhe te vendosim nje slogan 6 sekonda per ju", sepse ishte nje turne, e keshtu u be "Turi i 'American Airlines'-it" "E dua Nju-Jorkun" dhe ata e shkrine me ne reklamen dhe keshtu ne arritem te kursenim pará, sepse ata paguan gjysmen e tyre dhe gjerat funksionuan me se miri.

Nese mund t'ju pyes tani, a e doni vertet Nju-Jorkun?

"Kam frike se po, e dua vertet. Eshte nje qytet magjik, ku gjithcka eshte e mundur. Nga dritarja e katit te 50 nga "Trump Tower" mund ta shoh nga dritarja, ate qe dikur ishte apartamenti im ne "68th street" ne Broduej".

A po vazhdoni te punoni per nje film? Para pak vitesh degjuam nga ju per jeten e cifuteve ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore.

“Kjo eshte nje pervoje e gjalle dhe mendoj se duhet te ekranizohet. Shqiperia duhet t’i tregoje botes ate qe beme gjate asaj periudhe te tmerrshme dhe ne duhet te marrim meritat per nje gje qe e beme si popull, e cila ishte nje perpjekje e shkelqyer humanitare”.

Kam lexuar gjithashtu ne media se po punoni per nje film me temen e librit te Piter Lukasit, per jeten e Tomas Stefanit, nje oficer mjaft i njohur amerikan gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi. Cila eshte ideja e ketij filmi? A eshte e vertete, se pari dhe cila eshte ideja?

“Eshte histori shume interesante e nje vendi apo qyteterimi qe po kalon nje transformim. Kemi pushtuesit qe erdhen ne Shqiperi, te cilet ishin italianet, me pas gjermanet, te cilet kishin frike se mos pushtimi vinte ne Ballkan dhe e pushtuan Shqiperine, dhe me pas britaniket, te cilet u perpoqen te bejne parti dhe levizje. Ata s’i pelqenin shqiptaret, shqiptaret s’i pelqenin ata. Me pas erdhi nje amerikan, Tomas Stefani. Ai erdhi per t’u afruar dhe per te kuptuar Enver Hoxhen, i cili ishte nje udheheqes partizan dhe nje anetar zyrtar i Partise Komuniste. Pra, ishte nje vend qe se shpejti do te arrinte ne nje vakuum ne pushtet dhe shume shpejt te gjitha fuqite boterore do te nxitonin per te marre kontrollin ne kete vakuum te krijuar. Ky shqiptaro-amerikan, Tomas Stefani, i cili ndodhej ne nje situate te veshtire mes vendit te tij dhe Hoxhes dhe vendit te babait te tij. Keto jane ceshtje shkaterruese ne nje personazh”.

Si ka qene jeta e Tomas Stefanit me pas ne Shtetet e Bashkuara?

“Ai vuajti shume. E jetonte jeten ne siperfaqe, jetonte te tashmen, per te mbijetuar, punonte me nje showman te jashtezakonshem, intelektual, filozof Enver Hoxhen, por fatkeqesisht ai ishte nje njeri shume i demshem dhe ka mundesi qe ai donte ta vriste Hoxhen, apo ishte ngarkuar per ta vrare”.

Ai donte ta vriste me te vertete Hoxhen?

“Po”.

Ketu ne Shqiperi ne ate kohe?

“Po. Por nuk mundi ta bente”.

Do ta realizoni vertet kete film?

“Po”.

A eshte e mundur?

“Po”.

A eshte e vertete qe ne kete film mund te marre pjese Bred Piti?

“Jo. Ajo ishte nje shaka. Sepse aktori Sterling Hejdeni mori pjese ne nje operacion te Zyres se Sherbimeve Strategjike, ne prapavije ne Adriatik per te ardhur ne Shqiperi per te sjelle furnizime. Mori pjese per nje kohe shume te shkurter. Une thashe me shaka: Mund te veme Bred Pitin ne vend te Sterling Hejdenit per shkak te ngjashmerise. Vetem se Sterling Hejdeni ishte 196 cm i gjate, kurse Bred Piti eshte 175-177 cm”.

A keni ndonje emer per filmin?

“S’kemi arritur ende deri ne ate pike. Varet se cfare strategjie do te perdorim per filmin. Mund te mos jete nje film hollivudian, por mund te jete nje film rajonal, evropian dhe duke pasur parasysh se sa mire do te realizohet, si do te pritet nga shikuesit, mund ta nxjerrim fillimisht ne Evrope, pastaj ne Ameriken Veriore, pra, te veprojme ne kete menyre”.

Z. Dragoti, pse erdhet kaq vone ne Shqiperi, ne vitin 1996?

“Jetoja ne Kaliforni qe nga viti 1970 dhe eshte shume e veshtire te perqendrohesh te filmat dhe te perpiqesh te besh filma ne nje qytet ku, sic thashe, ka pak bleres dhe shume shites, dhe te besh udhetime neper Shtetet e Bashkuara dhe me pas ne Evrope. Pasi fillova te jetoja ne Kaliforni, beja gjithmone e me pak udhetime ne Evrope. E kisha te veshtire te shkoja atje”.

Cila ishte pershtypja juaj e pare ne Shqiperi ne 1996, kur erdhet ketu? Ju ishit rritur me idene e Shqiperise, ne nje familje shqiptare, ne nje komunitet shqiptar. Cili ishte impakti i pare kur e preket Shqiperine, e preket me te vertete Shqiperine?

“Me beri shume pershtypje se sa intelektuale dhe te zgjuar ishin njerezit ketu. Kjo me beri vertet pershtypje. Ne njefare menyre, e kisha harruar se nje nga gjerat qe moren shqiptaret gjate atyre viteve te tmerrshme ishte nje arsim i shkelqyer dhe besoj se ata jane nje popull inteligjent nga natyra dhe kur erdha ketu, takova shume shqiptare dhe me beri pershtypje fakti se sa te ditur ishin njerezit ne nje vend, i cili kishte qene totalisht i izoluar. Shkova te shihja disa filma, qe kishin bere shqiptaret. Ishte interesante te shikoje se c’kishin bere gjate gjithe atyre viteve dhe u habita vertet. U thashe: S’mund t’i shikoj te gjitha, s’mund te kaloj 5 dite ne nje dhome te projektimit te filmit. Por, u thashe te me tregonin disa sekuenca. Shume nga filmat ishin nga dramat klasike. Me beri pershtypje edhe mjeshteria”.

Cilesia e filmave?

“Cilesia... Me beri pershtypje niveli i talentit”.

Po pershtypjet e Shqiperise si vend?

“Duke pare shqiptaret qe takova, mendova se ky vend premton shume. Ashtu sic thashe ne fillim, mendoj se ketu ka shume potencial”.

Ju u bete i famshem me reklamen “E dua Nju-Jorkun”. A mund te beni dicka per imazhin e Shqiperise, dicka konkrete?

“Po, shpresoj qe nje dite te bej nje fushate terheqese, qe te sjelle dicka te re. Te jete e papritur. Duhet te paraqese personalitetin e njerezve”.

Cilat jane projektet tuaja konkrete ketu? Ju u takuat me Kryeministrin. Per cfare diskutuat?

“Desha t’i tregoja se shume nga gjerat qe duhet te beje ky vend...” .

Si per shembull?

“E dua Nju-Jorkun”. Puna qe bera per te ndihmuar ne ndertimin e kompanive si “Ford”, “Chrysler”, “General Motors”, “Procter and Gamble”. Keto industri te medha nisen me koncepte te nxitura nga strategji dhe ide reklamimi per premtimet e nje produkti, sa i mire ishte ai, sa fleksibel ishte. Gjate viteve te pervojes sime ne fushen e reklamave dhe filmave kam pare se si kultura ne reklama, ne film, edhe ne letersi, mund te ndryshoje perceptimet kudo ne bote”.

A vazhdon te jete aktiv komuniteti shqiptar ne Nju-Jork, ne Shtetet e Bashkuara ne pergjithesi?

“Une s’jam nje person shume aktiv. Kohet e fundit shkova ne nje konvente te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan dhe u kenaqa me prezantimin qe bera atje. Ne ate konvente nderuan dike, per te cilin kam shume konsiderate, gjeneralin Uesli Klark, por zakonisht s’i bej ne kete menyre aktivitetet shoqerore”.

Pas kesaj vizite do te vini me shpesh ne Shqiperi ne te ardhmen?

“Keshtu besoj”.

Per gjera konkrete apo thjesht per vizite?

“Gjera konkrete dhe gjera qe do te jene te dobishme”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora