E merkure, 24.04.2024, 02:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdije Rexhepi: Between rivers of Babylon - Mes lumenjëve të Babilonisë

E marte, 13.07.2010, 08:18 PM


VITRINA E LIBRIT  – II –

 

Sevdije Rexhepi – „BETWEEN RIVERS OF BABYLON – MES LUMENJËVE TË BABILONISË“

 

Pas përmbledhjes në gjuhën shqipe “BALADË MBI BALAD”,  të cilën e botoi sivjet, poetesha Sevdije Rexhepi ka publikuar edhe një përmbledhje tjetër në gjuhën angleze.

 

Siç e kemi theksuar edhe në shënimet e më hershme, kjo poetesh që momentalisht punon dhe jeton në Irakun Qendror shkruan poezi origjinale në të dy gjuhët: shqip dhe anglisht. Përmbledhja me poezi „BETWEEN RIVERS OF BABYLON - MES LUMENJËVE TË BABILONISË“, plotëson edhe më tej gamën e saj krijuese në gjuhën angleze, kurse libri është përmbledhja e saj e dytë në këtë gjuhë, ku bashkë me tri përmbledhjet tjera në gjuhën shqipe kjo autore duket se e ka profilizuar stilin e  saj krijues.

 

Redaktorë të librit janë, poetesha e mirënjohur Mirela Sula që jeton në Tiranë dhe poeti Kreshnik Ndreu i cili jeton në qytetin New Jersy në Amerikë. Përgatitjen teknike dhe ballinën e librit e ka realizuar Skënder Hajdari i cili jeton në Zvicër. Botues i librit është shkrimtari i mirënjohur nga Kosova Nazmi Rrahmani i cili drejton Shtëpinë Botuese “Faik Konica” në Prishtinë.

 

Kur të kihet parasysh se vet autorja jeton në Irak, ky lloj kompletimi i bashkëpunëtorëve të librit duke kap hapësirën shqiptare është interesant dhe i menduar mirë,  sidomos shtrirja gjeografike e vendeve ku ata gjallërojnë, sikur lë të nënkuptohet se edhe “lumenjtë shqiptarë” rrjedhin e gjallërojnë kudo e kahdo që janë.

 

Kreshnik Ndreu, njëri nga redaktorët e librit për poezinë e Sevdije Rexhepit, në esenë e tij të shkurtër “SHPREHJA MË E THELLË E JETËS” shprehet kështu: “Në librin me poezi “Mes lumenjëve të Babilonisë” Sevdije Rexhepi ka krijuar në realitet poezinë e së vërtetës, optimizmit, besimit dhe dashurisë. E bukura e miqësisë është gjetur në momentet e qeta ku s’ka  nevojë për fjalë, por dashuria është ndier sinqerisht. Nga ana tjetër, mbajtja gjallë e vlerës së miqësisë është përfshirë në të gjitha poezitë për jetën në Irakun e sotëm ku autorja qëndron përkohësisht.

 

Të gjitha poezitë njëra pas tjetrës janë vargje plot jetë, ngase ato përmbajnë vitalitet,  janë të lira në formë dhe stil, që është e njohur gjithmonë  si shprehja  më e thellë e jetës. Jepni këtë libër si një dhuratë të bukur për mikun/miken. Rigjallëro shpirtin  përmes fjalëve që flasin drejt e në zemrën tuaj, duke e lexuar ti vetë.

 

Mbajeni një për vete, në thesarin tuaj të kujtimeve.”

 

Përmbledhja me poezi „BETWEEN RIVERS OF BABYLON “, është botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë 2010, kurse libri i ka 92 faqe dhe është regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë me shenjën:  ISBN 978-9951-06-313-5.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora