E marte, 23.04.2024, 11:02 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Toni Bler në Kosovë

E marte, 13.07.2010, 10:00 PM


TONI BLER NË KOSOVË

 

Nga Halit Bogaj

 

Vizita e fundit e ish kryeministrit britanik Toni Bler në Kosovë ishte njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme e kohëve të fundit në vendin tone.Atë ditë Kosova kishte gëzim të madh, ngase vinte njeriu i  cili bashkë me Bil Klintonin kishin vendosur që në çdo mënyrë ta shpëtonin Kosovën nga barbaria e egërsuar serbe e cila nuk kishte të ndalur me veprimet e veta shtazarake.Duke e parë një gjë të tillë, që një diktator i pashpirtë nuk ndalej asesi por vepronte edhe mëtej me avazin e vjetër, për ta shfarosur këtë popull të pafajshëm, Toni Bler dhe Klinton u pajtuan që të shkonin deri në fund ,që ta shporrnin agresorin nga tokat tona, duke ia hedhur poshtë të gjitha tezat e tij të rrejshme ‘’mbi pronësinë e tij ndaj Kosovës’’të cilat nuk do të pinin ujë në të ardhmen.

 

Pas bombardimeve permanente të cilat zgjatën 78 ditë , Serbia përpiqej që akoma të shpurdhte dhe të mos dorëzohej, por Bashkësia unike ndërkombëtare/përveç miqve të pakët të saj/ia bënte të ditur se duhej të largohej sa më parë nga Kosova dhe të shkonte atje ku e kishte vendin e vetë, natyrisht duke e marrë edhe tërë asrenalin e vetë ushtarak.

 

Klinton dhe Bler, siç e theksuan të dytë  gjatë vizitave të tyre  të fundit në Kosovë, mes tjerash ia kishin dhënë besën edhe presidentit tonë të ndjerë se do ta shpëtonin Kosovën e tij të dashur dhe këtë e mësuam sidomos atë ditë kur Bler e filloi fjalimin e tij në Parlamentin e Kosovës dhe ne e bënim pyetjen : Sa here duhet të na tregojnë të huajtë se kush ishte në të vërtetë dr.Rugova?!Në vijim u pa se kritikucët e ish presidentit tonë nga sikleti mundoheshin ta fusnin kokën midis këmbëve ngase ai edhe përsëvdekuri ua bënte tetë me dy!

 

Mes tjerash duhet theksuar faktin se e veçanta e Toni Blerit/përkitazi me luftën tonë çlirimtare/ishte edhe vendosmëria e tij e paluhatur, se në rast të moskapitulimit serb, atëherë do të futeshin/nëse do të ishte nevoja/ qoftë vetëm trupat ushtarake angloamerikane në Kosovë e qebesa edhe në Serbi, të  cilat do ta kapnin diktatorin për veshi dhe do ta dërgonin në Hagë/ashtu siç e dërguan të lidhur këmbë e duar tri vjet më vonë/.Pra duke e parë atë rrezik ,i cili i afrohej gjithnjë e më tepër, vocërraku nga Dedinja/që pretendonte të bëhej i madh/ më në fund ra në dy gjunjtë, duke e pranuar Marrëveshjen historike të Kumanovës, në bazë të së cilës u vendos fati çlirimtar i Kosovës dhe i largimit të Serbisë njëherë e përgjithmonë nga trojet tona shekullore.

 

Pra, në ditët tona apokaliptike, kur armiku ynë i tërbuar përpiqej ta shfaroste popullin tonë në të gjitha aspektet, Toni Bler dhe Klinton kishin vendosur  të na mbronin dhe t’ia ndalnin turrin Serbisë së çmendur dhe të egërsuar. Ata dy burra të mëdhenj nuk mund t i harrojnë as gjeneratat e ardhshme të cilat do të mësojnë për historinë tonë të përgjakshme.Do të mësojnë se një ditë prej ditësh dy kolosët e kohës së re,/Klinton dhe Toni Bler /kishin dhënë fjalë burrash për ta dëbuar nga toka jonë një makineri të fuqishme vrastare e cila nuk kishte të ndalur nga sulmet e saj të vazhdueshme ndaj qenjes sonë kombëtare.Toni Bler në disa raste ishte edhe më i ashpër se Klintoni. Ai kishte vendosur që të  fitohej lufta çlirimtare për Kosovën dhe të ndalohej katastrofa humanitare e cila e kishte ngritur në këmbë mbarë botën demokratike e cila nuk mund t’i duronte të gjitha ato që na i bënte një regjim dhe një shtet patologjik , i cili    mijëvjeçarin e ri përdorte metoda barbare mesjetare ndaj një populli të pambrojtur dhe liridashës..

 

Pra, këto ditë Kosova kishte gëzim të madh që e priti njeriun që na e ktheu dinjetetin dhe krenarinë. Njeriun i cili në mënyrë kolosale bëri mrekullira të papara në trojet tona, duke e bërë reale atë ëndrrën tonë të kahershme për liri dhe pavarësi të cilën e pritëm me shekuj.

 

Me vizitën e tij miqësore dhe vëllazërore, Toni Bler na bëri edhe njëherë të lumtur, duke e parë edhe vetë se sa thellë ka hyrë në zemrat tona dhe se disa djemëve tanë , në shenjë respekti të madh ndaj tij, ua kemi lënë edhe emrin e tij të nderuar , të shtrenjtë dhe të shenjtë për të gjithë neve..Ata u lindën dhe u rritën në liri dhe shkuan për ta takuar idhullin dhe shpëtimtarin e popullit tonë.. Bler gjithashtu na i tregonte ngjarjet dhe eciritë se sa i vështirë ishte çilrimi i Kosovës, por edhe faktin se nëse Bashkësia ndërkombëtare do të vonohej  me intervenimin e saj kundër Serbisë, ashtu siç kishte vepruar në Bosnjë, atëherë Kosova do të zhbëhej e tëra dhe nuk kishte çka të shpëtohej , ashtu siç kishte thënë një rast edhe kryetari kroat, Stipe Mesiq në një emision të RTK.-së .



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora