E merkure, 24.04.2024, 06:11 PM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Vazhdojnë ëndrrat serbe për Kosovën

E diele, 11.07.2010, 09:58 PM


VAZHDOJNË ËNDRRAT SERBE PËR KOSOVËN

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë sërish doli në sipërfaqe Oliver Ivanoviq i cili akoma sheh ëndrra në pikë të ditës. Ai edhe kësaj radhe gënjente pa u skuqur fare, duke  e matur çdo gjë me kutin e vetë .Mes tjerash pohonte se ‘’Çështja e Kosovës akoma nuk është kryer’’kurse në anën tjetër atyre në Beograd ka filluar t’u hyjë uji përfundi dhe të kërkojnë llogari për rrogat e dyfishta që u jepen serbëve të Kosovës dhe të ashtuquajturës Ministri për Kosovën , kur tanimë edhe vremçat e dinë se Kosova është e pavarur dhe duke shkuar  në drejtim të Unionit evropian.

 

Ai i cili akoma jeton në kurriz të Kosovës flet gënjeshtra të llojit specifik për ta vazhduar agoninë e vetë shpirtërore dhe atë të Serbisë rreth kësaj çështjeje e cila ka mbetur ‘’Si çura në mjegull’’, duke e ditur fare mirë se ka përfunduar gjithça.Por si ta merr ndryshe atë rrogë të majme Oliveri i mjerë?!. Ai vazhdon këngën si papagall/ashtu si edhe kryetari i tij Tadiq/ se është e  patolerueshme’’Që Kosova të fitojë gjithçka ,kurse Serbia t’i humbë të gjithat?!’’!Pra Ivanoviq mundohet të thotë diçka, pa pasur  asnjë gram ndikim ,qëftë në politikën e brendshme të Serbisë, qoftë në politikën e jashtme të saj, në të cilën nuk kanë gjithashtu aspak ndikim as mentorët e tij/Tadiqi dhe Jeremiqi/!Ata qysh moti i ka lënë takati dhe siç po dëgjohet këto ditë, serbëve ua ka bërë tetë me dy edhe Rusia e cila po u thotë atyre se’’Ose duhet ta zgjedhin Rusinë, ose Evropën ‘’dhe nëse do të përcaktohen për Evropën, Rusia do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës! Kjo i ka shokuar dhe i ka tmerruar vëllezërit e vegjël të rusëve të cilët shpresonin se Nëna e tyre do t’i përkrahë deri në amshim, duke mos u shkuar fare mendja se ata kanë filluar të pajtohen me amerikanët dhe se nuk mund t’i lënë anash interesat e tyre kapitale. Kur e kanë dëgjuar atë lajm të hidhur jeremiqët dhe tadiqët do të kenë pasur sulm nervor por ç’ti bësh kur edhe kjo ishte e ditur dhe se nuk mund t’u shkonte përherë kungulli mbi ujë.

 

Pra mjerani Ivanoviq duhej ta kishte ditur se’’Lojtarët e mëdhenj’’të çështjes sonë, që ishin të përcaktuar para dy vitesh ta pranonin pavarësinë e vendit tonë, janë pikërisht ata që’’vrajnë  e këthjellin’’në politikën e sotme botërore dhe se çdo gënjeshtër serbe do t’ u kthehet pikërisht atyre bumerang, duke i vonuar edhe më tepër në realizimin  e synimeve të të gjitha shteteve ballkanike.Ai duhet ta dijë se të gjitha ato shtete që e kanë pranuar Kosovën e dinë fare mirë se kjo çështje është kryer dhe është në kundërshtim me atë që e ka thënë qyqari Ivanoviq i cili nuk ka asgjë në dorë. Madje kur ka nevojë ai i lutet Zotit që të del diçka sebep për të mos ardhur tek ne,ngase mbetet i turpëruar duke i krahasuar slloganin e vetë’’Kosova është Serbi’’ me ato që burojnë nga realiteti i hidhur..Prandaj ai duhet ta dijë se shtetet më të fuqishme të botës që e kanë pranuar Republikën e Kosovës i thonë vazhdimisht Serbisë se ato nuk janë duke kërkuar prej saj që ta pranojë shtetin tonë por mos ta pengojë atë  në rrugën e tij të mëtejme, gjë që po bëhet realizohet ngase Serbia nuk po guxon të veprojë ndryshe nga ajo që i thonë vazhdimisht asaj, përkatësisht nga ata nga të cilët është e varur, sidomos tani kur ajo po e sheh se çka e ka gjetur miken e saj traducionale Greqinë e cila është’’Duke i larë duart’’dhe duke kërkuar ndihmë nga më të fuqishmit e kësaj bote. Serbët më në fund e kanë kuptuar se është i kotë  harxhimi i parave rreth të ashtuquajturës’’Ministri e Kosovës dhe’’Kthimit të saj nën Serbi’’siç shohin akoma ëndërr shumë budallenj të shtetit të tyre! Ata  më në fund duhet ta kuptojnë se Kosova tani është shtet fqinj i tyre dhe  duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira reciproke si edhe me vendet e tjera përreth. Dhe sa më shpejt ta bëjnë atë, siç u tha edhe më lart,  aq më mirë për ta dhe vendin e tyre të rënë në pus të pafund nga mendjemadhësia dhe dëshira e madhe për t’u shkaktuar kokëçarje të tjerëve.Dhe, nëse Ivanoviq dhe shokët e tij mendojnë se çështja e Kosovës nuk ka përfunduar , atëherë ai dhe ata duhet ta shpjegojnë se si  dhe kur duhet ta kryejnë  atë?!. Sipas tyre çka do të bënin me 2 milion e gjysmë shqiptarë të cilët janë armiqësisht të orientuar kundër tyre ngase e dinë fare mirë dhe i kanë të freskëta mendimet se çka kanë hequr prej tyre dhe çfarë masakrash kanë përjetuar pikërisht nga shteti kanibalist, zyrtarët e të cilit nuk janë hiq më të mirë se ata të djeshmit.Dhe nëse për të  nuk ka përfunduar çështja e Kosovës atëherë ka përfunduar për 69 shtete të fuqishme të botës, të cilave është duke u rënë në të dy gjunjtë Serbia. Prandaj i sugjerojmë atij që sa më shpejt aq më mirë të thotë’’Lamtumirë Kosovë dhe do të shiheni në Evropë’’.

 

Kohëve të fundit Kosova e mori edhe një pranim nga Svazilend, i cili ishte i treti në këtë vit dhe nëse vazhdon kështu, atëherë ajo për tri vjet do të pranohej mbi 100 shtete, që do të thoshte se do të ishin më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara.

 

Mes tjerash këto ditë u dëgjua edhe ‘’margaritari’ tjetër i Jeremiqit’’Jamajka po e përkrahë Serbinë për Kosovës’, duke harruar se edhe ajo  së shpejti do të detyrohet ta pranojë shtetin më të ri në botë, aq më tepër kur dihet se ajo do të veprojë në favor të Kosovës, pikërisht në çastin kur do t’i thotë  SHBA-ja.Njejtë do të veprojnë edhe shumë vende të tjera nga Amerika latine dhe Afrika.Problemi kryesor i Serbisë në shtigjet afatgjata është se ajo nuk ka kurrfarë fuqie që t’i ndalojë pranimet e mëtejme, aq më tepër kur edhe Rusia është në dilema të reja se ç’duhet bërë në këtë drejtim?!.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora