E enjte, 18.04.2024, 03:38 PM (GMT+1)

Editorial

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, dënon aksionin e Policisë së Kosovës ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

E premte, 09.07.2010, 10:00 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

www.illyricumlibertas.org

  illyricumlibertas@live.com

 

Reagim

 

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, dënon aksionin e Policisë së Kosovës ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE në Komunën e Gjilanit, me ç’rast janë arrestuar dhe lënduar një numër i madh i tyre.

 

Kërkojmë nga MPB e Kosovës që të lirojë urgjentisht personat e arrestuar arbitrarisht, edhe atë: Liburn Aliu, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Dardan Prebeza, Aranit Selimi, Albion Rexhepi, Veton Dragusha, Arsim Maçastena, Fatmir Haziri, Zenun Selimi, Gurec Jashari, Minator Hajrullahu, Enver Zeneli, Arben Ibrahimi dhe Avni Selimi.

 

Illyricum Libertas e përkrah potësisht Lëvizjen VETËVENDOSJE në qëllimin e saj të deklaruar për të penguar miratimin e aktit të rezikshëm për ndarjen e Komunës së Gjilanit në baza etnike. 

 

Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që tu japë fund njëherë e përgjithmonë planeve për ndarje etnike të komunave të Kosovës, të cilat nuk e stabilizojnë, por përkundrazi e tensionojnë situatën e sigurisë duke krijuar parakushte për një ndarje të mundshme të vendit në të ardhmen.

 

Valon Kurtishi

Kryetar

______________

Tetovë/Oaeneum

9.07.2010



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora