E premte, 29.03.2024, 01:14 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

F.B.K.SH: Jo shkëmbim teritoresh me Serbinë

E enjte, 08.07.2010, 07:20 PM


FRONTI     PËR    BASHKIM    KOMBËTAR    SHQIPTAR

 

F.B.K.SH

 

Tiranë, 07/korrik/2010

 

D  E  K  A  L  A  R  A  T  Ë

 

Nr.03/ Protokoll: 01/07

 

Fronti  për Bashkim Kombëtar Shqiptar (F.B.K.SH) deklaronë  qëndrimin e vet  kundër çdo ideimi, projektimi e aq më tëpër implementimi të  teorisë  së rrezikshme mbi shkembimin e  territoreve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. 

 

FBKSH-ja  është absolutisht kundër kësaj “loje” të rrezikshme  për këto arsye:

 

Nuk duhet të këtë shkëmbim territoresh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë  sepse kompromentohet integriteti territorial i shtetit të Kosovës.

Një ide e tillë nuk duhet të bëhet praktikë  për arsye se ajo prodhonë  një precedent të rrezikshëm për Ballkanin e më gjerë.

Kjo ipotezë  cënonë, e aq më keq, dhe injoronë aspiratën shekullore të shqiptarve për (ri) Bashkim Kombëtar të sanksionuar  nga një histori shekullore e tyre.

Shkëmbimi  territoreve, nëse ndodh,  sjellë në skenën ballkanike rrezikshmërinë  e “Serbisë së madhe”  dhe  “Greqisë së madhe” në dëm të interesave shqiptare duke t’kurruar  më tepër territorin e një popull autoktonë në Ballkan..

Shkëmbimi territoreve   “legjitimonë”  padrejtësisht  pushtimet serbo-greke si  në veri (Lugina e Preshevës) po ashtu dhe në jug të Shqipërisë Historike (Çamëri, Kostur-Konicë-Follorinë).

Fenomeni i shkembimit territorial  bllokonë njohjet e reja për shtetin e Kosovës dhe si rrjedhim paralizonë  “pakon Ahtissari” mbi të cilën u ndertua  duke vënë  në pikëpyetje vet ekzistencën e shtetit të ri.

 

Fronti  për Bashkim Kombëtar Shqiptar (F.B.K.SH), për arsyet e mësipërme , nuk do të pranoi shkembimin e asnjë centimetër territori  në veri të Kosovës, përkundrazi do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike për ribashkimin e trojeve shqiptare në një komb-shtet të vetem ashtu siç sanksionohet edhe në Platformën  strategjike-kombëtare të tij.

 

 

Solidarizohem plotesisht me deklaraten;

 

sepse një shkembim territoresh justifikon dhe realizon pretendimet  e politikes ortodokse fundamentaliste bizantino-sllave dhe të qarqeve shovene antishqiptare  greke dhe sërbe;. veshtireson funksionimin e demokracise ne Serbi, Greqi dhe ne tere Ballkanin.

 

Prof. Dr. Inxh. Vedat Shehu



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora