E enjte, 25.04.2024, 02:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Valbona Peraj: Thashethemet në Shqipëri janë si ushqimi i ditës

E enjte, 08.07.2010, 08:50 PM


Flet këngëtarja Valbona Peraj

 

Jam martuar dhe pres një fëmijë

 

Thashethemet në Shqipëri janë si ushqimi i  ditës

 

Nga Albert ZHOLI

 

Kohët e fundit qarkullojnë shumë thashetheme për këngëtaren Valbona Peraj. Dhe thashethemet vijnë pasi ajo është larguar nga skena. Disa thonë  është larguar jashtë shtetit, të tjerë se ka pas një aksident automobilistik, të tjerë se i ka ikur zëri. Por e vërteta e Perajt është krejt ndryshe. Ashtu potente, tërë forcë, Valbonën e gjen sërishmi rrugëve të Tiranës, të qeshur, miqësore, bukuroshe, por me një ndryshim esencial…Këtë ndryshim le ta mësojmë përmes intervistës.

 

Valbona flitet kohët e fundit flitet shumë për ju…Disa thonë se i jeni larguar skenës pasi keni bërë një aksident. A është e vërtetë?

 

(Qesh). E çuditshme. Thashethemet s’mbarojnë që smbarojnë në Shqipëri (qesh sërishmi). Jo. As kam bërë kurrë aksident. Në timon jam shumë e kujdesshme, shumë e vëmendshme, bile më e vëmendshme dhe se në skenë. Makinat i kam pas dhe i kam shumë qef, ato i dua dhe i kam hob. Kujdesem për çdo defekt dhe nuk e lë makinën kurrë pas dore. Sidomos sistemin e frenimit e kontrolloj më shpesh. Nuk luaj e makinën, nuk bëj shaka kur jam e të. Respektoj rregullat  e qarkullimit rrugor. Ata që thonë le të qetësohen.

 

Ndërsa për një të vërtetë, nuk flitet shuë. Shihet që Valbona është shtatzënë. Mos vallë më bëjnë sytë?

 

Ahaaaa, qesh me forcë). Ja, kjo nuk është thashethem. Eshtë e vërtetë. Jam shtatzënë, pas një martese të bukur. Jam në muajt e fundit të lindjes. Kjo më gëzon shumë, shumë.

 

Ky ka qenë shkaku që jeni shmangur nga publiku, skena dhe spektaklet?

 

Po , kjo është arsyeja. Në një martesë të bukur, të dëshiruar, për disa kohë, harrohen skenat, spektaklet, lëvizjet e tepërta. Një femër do ta gëzojë me detaje një martesë. Ajo është ëndrra e çdo fere. Flas për martesë të mirkuptua, të dëshiruar, të mirëpritur nga të afërmit, pra për atë martesë që njeiu mund ta quaj ideale.

 

Kjo martesë erdhi në kohën e duhur?

 

Ahaaaaaaaaaaaaaaaa. Martesa, dashuria nuk pyet. Dashuria vjen vetiu. Ajo vjen si puhizë, vjen si valë, pastaj tingëllon bukur në zemër. Kur kalon këto faza mund të thuash se është gjetur ajo dashuri që pritej dhe martesa thirret vetiu.. Pra kur të thërret zemra me gjuhën e saj të dashurisë, mund të thuhët me plot gojën se martesa ka ardhë në kohën e duhur. E them me plot gojën,  martesa ime erdhi në kohën që duhej.

 

Ju pas kësaj martese të bukur, prisni dhe një fëmijë.  Si ndiheni mes ëndrrës për tu bërë nënë?

 

Sdi si ti gjejë fjalët. S’di. Matesa gjithmonë duhet apo ka si objektiv, sjelljen në jetë të fëmijëve. Unë I dua shumë fëmijët. Shuë. Më duket ende ëndërr se do bëhem nënë së afëri. Eshtë një momenmt magjik. Është një moment që fjalët nuk I gjen  se si ti shprehësh. Nënë ëshët nëj fjalë e madhe. Nënë do të thotë jetë. Do të thotë rilindje, do të thotë, përsosmëri e natyrës. Në fund të fundit çdo femër kur martohet, pret me shumë ëndje me shumë dëshirë, me shumë  gëzim të sjellë një jetë një fëmijë. Për lindjen e fëmijës ka shumë këngë, ka shumë vargje poezie, ka shumë libra, ka shumë entusiazëm. Ata janë lulja e jetës, janë behari në zemrën prindërore, janë e ardhmja e shoqërisë, janë  festa e një shtëpie. Kur thua fëmijë i thua të gjitha dashuritë. Thua mirësi, dlirësi, pafajësi, këngë, hare, erëmirë, …fëmija të plotëson të gjitha boshllëqet shpirtërore.

 

Tashmë jashtë skenës. Si ndiheni…?

 

Si ndihem? Më mungon, bile shumë. Skena më jepte fuqi, ëndrra. Skena ishte bërë pjesë e pandarë në jetën time, jo vetëm si këngëtare, por edhe si prezantuese. Me skenën ishte lidhur pjesa më e bukur e jetës. Pra e ndjej se ëm mungon. Skena të jep gjallëri, të jep freski, të jep hapësirë. Por kur e mendoj se përse e kam lënë përkohësisht skenën, skam shumë merak. Më duket se e mbush dhe e tejkaloj atë zbrazëti…

 

Kishit ndonjë ide për ndonjë klip të ri, apo këngë të re?

 

Planet për këngën nuk i kam lënë kurrë. Edhe tani ideoj për të ardhmmen. Kam disa ide. Po i seleksionoj. Nuk do të jetë e largët dita kur do të dal me diçka të re në skenë. Imagjinata ime nuk pushon kurrë për këngën?

 

Tashmë keni shumë kohë të lirë. Me se merret Valbona në këtë kohë?

 

Unë pushoj aq sa më rekomnadon mjeku. I ndjek këshillat e tij me korrektësi. Dal shëtitje, bëj punë shtëpiake. Dëgjoj shumë muzikë. Shumë. Dëgjoj të gjitha gjinitë e muzikës. Ky dëgjim më bën mirë dhë ë nxit intuitën për të ardhmen në drejtim të këngës. Nuk bëj dallime në këngë. I pëlqej të gjitha pa përjashtim.

 

Kush të qëndron më afër në këto momente?

 

Nëna ime. E kam shoqe dhe nënë. Kuptohemi në mënyrën më të mirë. S'jemi ndarë edhe kur ishim larg. Kushdo flet mirë për nënën, por unë dhe nëna ime kemi një lidhje të veçantë ku se di nga e ka burimin. Ajo më qndron afër dhe më këshillon duke pasur parasysh se po bëhem nënë për herë të parë.

 

Ushqimi, një pikë e dobët e Valbonës,  e keni ndruar menynë ?

 

Paksa. Por si gjithmonë nuk i ndaj nga tryeza frutat. Ato janë ushqimi im më i mirë. Ushqimi im  më i pëlqyer. Por kam hequr disa ushqime që për monetin nuk janë shumë të pranueshme për shtatzani të mirë.

 

Udhëton si më parë Valbona me maknë?

 

Ah! Jo, jo. Nuk e kam të rekomandueshme. Jo. Rrallë dhe lëvizje të shkurtëra.

 

Lidhjet me shoqërinë?

 

Tashmë më shumë me telefon. Nuk mund të jem active si më parë. Por lidhjet me miqtë dhe mikeshat e mira si ndërpres kurrë. Pa miq duket se je e vetmuar.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora