Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Frank Shkreli: Thank you mr. Blair

| E merkure, 07.07.2010, 10:00 PM |


THANK YOU MR. BLAIR

 

Nga Frank Shkreli

 

Njoftohet se me 8 Korrik, ne Prishtine arrine ish-Kryeministri i Britanise se Madhe, Zoti Tony Blair, i ftuar nga Kryeministri i Kosoves, Zoti HashimThaci per nje vizite dy diteshe ne Kosove, per takime me udheheqsit me te larte te qeverise dhe te shtetit dhe aktivitete te tjera.

 

Per ne shqiptaret, ish-Kryeminstri Blair eshte heroi i dyte pas ish-Presidentit Bill Clinton te cilet shpesh konsideroheshin si arkitektet binjake ne perpjekjet e tyre -- per te ndaluar gjenocidin kunder shqiptareve te Kosoves nga forcat brutale serbe -- perpjekje keto qe me ne fund cuan ne bombardimin e Serbise nga forcat e NATO-s, 11 vjete me pare. Ne ate kohe, Zoti Blair u bind nga zyrtaret amerikane, kryesisht nga ish-Sekretarja e Shtetit Albright, sidomos pas deshtimeve te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, se NATO-ja duhej te vepronte per te ndaluar mizorite e metejshme ne Ballkan edhe neqoftese Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara nuk aprovon nje gje te tille. Megjithese keta burra shteti ishin te nje mendimi per shpetimin e shqiptareve nga gjenocidi, ata kishin edhe ndryshime ne strategjine dhe pikepamjet e tyre se si te arrihej objektivi per largimin e forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova. Presidenti Clinton propozonte perdorimin e forcave ajrore si menyren me efikase per te detyruar forcat serbe te terhiqeshin nga Kosova, ndersa Zoti Blair ngulte kembe edhe ne perdorimin e forcave kembesore. Megjithse ishte i vetedijshem se 80% e shpenzimeve te luftes ne Kosove mbuloheshin nga Shtetet e Bashkuara, Zoti Blair ishte forca kryesore morale ne Evrope, qe perkrahte kauzen e shqiptareve te Kosoves. Ka verejtes qe edhe sot mendojne se pa ndihmen e Zotit Blair -- sidomos perpjekjet e tij per te bindur aletatet e tjere evropiane te Aleances se Atlantikut -- ndoshta nuk do te kishte nderhyrje te NATO-s ne Kosove, me 1999, qe sic dihet me ne fund detyroi terheqjen efektive te te gjitha forcave te Millosheviqit nga Kosova dhe ne vendosjen afatgjate te nje force nderkombetare ne Kosove, dhe me ne fund ne pavarersine qe sot gezon Kosova. Zoti Blair ishte i vetmi udhehqes ne Evrope i cili, asnje here nuk ndryshoi qendrimin e tij  gjate konfliktit ne Kosove, qendrim ky qe sipas atij vete, e konsideronte si nje detyrim moral ndaj shqiptareve te Kosoves, te cilet perballeshin me nje gjenocid racial te pa pare ne Evrope, c'prej Luftes se Dyte Boterore.

 

C'prej fillimit te tragjedise ne Kosove, Kryeministri Blair ne nje deklarate para parlamentit britanik shprehu qendrimin e tij dhe te vendit te tij duke thene se "ne duhet te veprojme qe te shpetojme mijera burra, gra e femije te pafajshem nga nje katastrofe e menjehershme, nga vdekja, nga barbarizmat dhe spastirmi etnik i nje diktature brutale. Ne nuk kemi alternative tjeter....."

 

Ne fjalimin e tij me rastin e njoftimit te fillimit te bombardimeve te NATO-s kunder Beligradit, Kryeministri i atehershem Blair iu drejtuar kombit te tij duke thene se "ne jemi duke ndermarre kete veprim vetem e vetem per nje arsye te thjeshte: per te demtuar forcat serbe ne nje menyre te mjaftueshme qe ato te ndalojne shtypjet e tyre te turpeshme kunder shqiptareve civile e te pafajshem te Kosoves". 

 

Zoti Blair vazhdoi duke thene se "Britania e Madhe eshte nje komb paqesor. Ne jemi nje popull paqesor qe nuk na gezon lufta......Por, ne e dime nga historia dhe nga vete karakteri yne se ka raste qe ne duhet te marrin qendrimin e te luftojme per paqe... dhe e vetemja paqe qe eshte e qendrueshme eshte paqeja e bazuar ne drejtesi... Drejtesi. Keta njerez te varfer, qe jane debuar nga shtepite e tyre  ne Kosove nuk po kerkojne asgje me shume. Vetem mundesine per te jetuar te lire nga frika".

 

"Ne i kemi mundesite tu ndihmojme atyre te sigurojne drejtesine. Dhe e kemi per detyre qe te bejme cmos qe te fitoje drejtesia".  Zoti Blair e perfundoi fjalimin e tij duke thene se "i kemi vendosur vetes nje objektiv te qarte, dhe te jeni te sigurte se ne do te vazhdojme perpjekjet tona deri ne realizimin e ketij objektivi."

 

Objektivi i juaj Zoti Blair, eshte realizuar. Ju vizitoni sot shtetin e pavarur te Kosoves, nje shtet demokratik, ku te gjithe qytetaret gezojne liri dhe te drejta te barabarta, nje shtet qe aspiron qe se shpejti te behet anetar i Bashkimit Evropian dhe Aleances se Atlantikut, nje shtet qe me pjekurine e tij cdo dite eshte duke kontribuar per konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne Evropen jug-lindore dhe rrjedhimisht ne kontinentin evropian.

 

Shqiptaret e Kosoves te mirepresin me dinjitetin dhe falenderimet me te larta qe u akordon burrave te shtetit si Ju, miqe te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar.

 

Mire se vjen ne Dardanine e lashte, Zoti Blair.