E premte, 19.04.2024, 01:28 PM (GMT+1)

Editorial

Bekim Rexhepi: Shteti pa muskuj

E marte, 06.07.2010, 10:00 PM


SHTETI PA MUSKUJ

 

Një konflikt i ri është i mundshëm, pasi edhe GJND-ja, të japë mendimin e saj mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Serbia ka të njëjtin plan në dorë, atë të luftës civile në Bosnje.

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Pakica serbe në Kosovë jo më shumë se 5% e tërë popullatës së përgjithshme, po arrin të mbajnë nën kontroll 30% të gjithë territorit të Kosovës. Pra, me këtë realitet qeveria nuk ka fuqi dhe sipas kësaj dileme ajo as qe ka provuar ndonjëherë të tregoj fuqinë e saj, madje as edhe tani kur kemi eksese me motive fare politike, kur shumë probleme janë në sipërfaqe, ky shtet me këtë qeveri, më këtë parlament, më këtë president dhe me gjithë ato institucione nuk po gjejnë sfidë, nuk po inkurajohen dot, e më keq nuk po pranojnë të fuqizohet, të mbaj në favore e tyre pavarësinë dhe sovranitetin e plotë.

As një qeveri, e vendit në botë nuk mund t’ia lejojë vetës një komoditet të skajshëm, karshi zhvillimeve në vend, sjellja e qeverisë nga dita në ditë nuk ndryshon nga luksi i saj i tepërt dhe i pakuptimtë. Ndërsa, komuniteti serb në anën tjetër ka kohë qe brenda shtetit të ri po promovon padëgjueshmëri totale. Madje qeveria aktuale aq shumë është dhënë pas shfaqjeve teatrale dhe në të vërtetë është thjeshtëzuar aq shumë para komunitetit serb në Kosovë, sa që integrimin brenda shtetit i’a le vendimeve politike të jashtme dhe me keq kohës e, iniciativave serbe nga Beogradi. E gjithë kjo do të thotë se me vetëdije apo pa të, qeveria është dakorduar në heshtje qe duke mos funksionuar të humbas më shumë. Nuk justifikohen arsyetimi nonshalente për shtetin si: “Ja, sapo jemi krijuar si shtet dhe gjërat e mira për vendin vijnë ngadalë dhe me kohë” !. Më këtë lloj arsyetimi qe po bëhet, e që më shumë duket se tingëllon si një veprim kulturor, e jo më shumë si një argument politik që në fakt do ti shërbente shtetit, sepse ndalja në këtë arsyetim qe perceptohet ndofta edhe si një argument në vetvete, nuk është shtytësi për zhvillim të mëtejmë të shtetit për tu kompletuar i gjithi si shtet. Duke u hamendësuar në këtë argument të ashtuquajtur dhe në anën tjetër duke parë vrullin e problemeve të shumta që merr shteti si humbjet në emër të politikës ditore. Nuk është i vështirë konstatimi se argumenti i ashtuquajtur i pushtetit është vetëm një arsyetim më shumë sipërfaqësor dhe konsum i brendshëm, por assesi domethënës për shtetin.

 

Biblioteka politike

 

Nuk mund të hyjmë në një bibliotekë të re, dhe në të, të sillemi me kulturë të vjetër. Në bibliotekën e re, ka rregulla të mbi vëna: aty mbase na sugjerohet se duhet të lexohet me kujdes të veçantë dhe heshtje, akoma nga e para, madje për të mos harruar nga e para. Nuk mund ti themi bibliotekistit se në bibliotekën tuaj duhet shpërfillur rregullat tuaja, sepse përballë ke një anëtar (ose lexues të parregullt), por njëmend këtë se bënë dot bibliotekisti.

Qeveria e Kosovës është kaq e parregullt, njëkohësisht po tregohet edhe më cinike kur vendoset të gënjejë qytetaret e saj se vendi do të integrohet në instancat e larta ndërkombëtare si në BE apo dhe NATO.

 

Shikimi nga pakica

 

Qeveria e Kosovës duke shpërfillur realitetin në veri të Kosovës, dhe qasjen ndaj pakicës serbe atje, ka humbur taktikën e saj për të përvetësuar nga identiteti i pakicës, atë qe quhet interes shtetëror, i përfshirjes së juridiksionit shtetëror dhe të pasurisë ekonomike në atë pjesë ku tashmë quhet veriu problematik i Kosovës. Duke e shikuar në një kënd tjetër këtë qasje, atëherë nuk është e drejtë që pakica/t të shikohen në mënyrë të natyrshme armiqësore, e vazhdimisht si armiq ndaj njëri tjetrit. Ka prova të tjera, të shumta, që dy kombe të armiqësuara më parë, më pas janë ofruar edhe aq, sa duket se e kaluara e tyre ka qen një moment historie. Edhe nga kjo, kuptojmë se armiqësia nuk është konstante, më shumë është variabël.

Është e vërtet që ndërgjegjja mes shqiptarëve dhe serbëve për njërin dhe tjetrin ka rënë. Shqiptaret po përpiqen që vendin e tyre, për fatin e keq historik ta qojnë në një nivel, që parë nuk ka mundur të ishte. Ndërsa, serbët me një mospajtim të vazhdueshëm mbi këtë kontekst politik, akoma orvaten të ngufatin të drejtën absolute të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. E vështirë për egon nacionaliste serbe, ta pranojnë si humbje. Por, gjithashtu edhe për shqiptaret mbete e vështirë një tendencë mbetje nën çfarëdo kontrolli serb. Paqësimi i të dy vendeve aty ku janë dhe si janë është e vetmja mundësi qe e ardhmja e tyre të ketë ndërgjegjeje dhe jo të shikohet nga të tjerët si pandërgjegjshmëri totale. Për, shembull edhe Greqia si një vend i BE-së dhe NATO-së, po humbë imazhin e vet. Më parë ky vend është mbajtur për një ndërgjegjeje të lartë, por sot ka rrëshqitur aq poshtë edhe tek njerëzit e thjesht të Evropës, të cilët i përqeshin dhe i fillojnë ti shikojnë më ndryshe. Greqia duke kalkuluar me frikë me të drejtën e shqiptarëve brenda shtetit ka shmangur përqendrimin e shtetit në ekonomi e zhvillim. Ka një krizë të thellë dhe një borxh të lartë sa dhe marramendës për një vend të Evropës. Kosova të qartësoi opsionin serb Kosova duhet të qartësoi opsionin e fshehtë të Serbisë. Nuk duhet ta mbaj të heshtur dhe ta le në pavëmendje ndërkombëtare, tentativën e Serbisë për një luftë të re civile në Kosovë. Janë krijuar shumë element çintegrues në Kosovë qe tashmë e kërcënojnë atë përbrenda. Një konflikt i ri është i mundshëm, pasi edhe GJND-ja, të japë mendimin e saj mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Serbia ka të njëjtin plan në dorë, atë të luftës civile në Bosnje. Duke u justifikuar prapë politikisht, se po mban një qëndrim të arsyeshëm, karshi Kosovës por, nuk mund ti le serbët atje të vriten nga shqiptaret. Ndërsa edhe shqiptaret nuk do të mund të pajtoheshin aq lehtë me tkurrjen e vazhdueshme, reagimi i këtyre të fundit do të ishte më i madh dhe më i fuqishëm sepse pavarësia edhe e tillë çfarë është, i ka dhënë më shumë shanse reagimit nacional.

 

Shteti pa muskuj

 

Se cili nga ne do të donim të kishim muskuj të mirë, të dukshëm. Ndërsa, të pakt janë ata që nuk i duan muskujt. Por, ka një keqkuptim esencial, kur janë në pyetje muskujt, shpesh na mendojmë se muskujt janë vetëm për tu treguar dhe harrojmë ti zhvillojmë ata me ritëm e duhur dhe ngacmues. Kemi njerëz që muskujt i duan, por, nuk i duan tek vetja e tyre për shkak se zhvillimi i tyre mbanë angazhime të madha dhe i parapëlqejnë të duken me pak muskulor, sepse u vije më lehtë të tërhiqen nga këto angazhime se sa të ballafaqohen. Ndërsa kjo është një dembeli dhe sëmundje gjenetike. Të pyesim: a duhet të ketë shteti muskuj? Që shteti duhet të ketë muskuj kjo nuk ka mëdyshje, dhe kur të lypset nga ai të tregohen. Ndonëse, kemi shtet mjaftë të vogla edhe me territor po edhe me popullatë, por, kur lypset nga ai, i tregon muskujt e tij edhe përkundër madhësisë. Shembull; në vendet arabe kemi shtet të mëdha edhe me territor edhe me popullatë, por qe kanë vazhdimisht muskuj të brishtë, sepse nuk din ti zhvillojnë ose kanë pak dije.

E kemi Izraelin një shtet të vogël, por që është shumë muskulator, i zhvilluar dhe shumë aktivë në arenën ndërkombëtare.

Kosova duhet të zhvilloj muskujt e saj, në mënyrë që edhe qytetaret e saj të marrin besim se shteti i tyre është i fortë dhe i shëndetshëm. Kjo po lypset, e nëse vazhdojmë të tërhiqemi nga tregimi, atëherë do të ballafaqohemi me të tjera zhvillime.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora