E enjte, 25.04.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komunikatë nga Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë

E hene, 05.07.2010, 09:58 PM


 

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

 

www.illyricumlibertas.org

  illyricumlibertas@live.com

 

 

 

KOMUNIKATË

 

 

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, u bën thirje Gjykatave të këtij vendi që në rigjykimin e radhës të të burgosurve të rastit të Sopotit të caktuar për në muajin shtator, të marrë vendim për lirimin definitiv të tyre nga burgu.

 

Kërkojmë gjithashtu që të meret urgjentisht në shqyrtim rasti i të burgosurve të fshatit Brodec, për të cilët të vlejë pocedura e njëjtë deri në lirimin përfundimtar të tyre.

 

Kërkojmë nga faktori politik shqiptar në vend, që të përpiqet në maksimumin e mundshëm për çështjen e shqiptarëve të burgosur nga fshati Brodec si dhe familjarëve të tyre, të cilët gjenden në një pozitë të mjerueshme dhe të padurueshme ekonomike. T’iu ndihmojmë këtyre familjeve shqiptare në emër të parimeve më të larta të humanizmit.

 

Apelojmë edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup, te misionet e BE, OSBE, NATO dhe ambasadat e huaja, që të kërkojnë nga Gjykatat e këtij vendi një rigjykim të drejtë për të burgosurit e Sopotit në shtator, rigjykim të mundshëm dhe lirim definitiv edhe për të burgosurit e Brodecit si dhe një numri të të burgosurve tjerë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë raste të motivuara politikisht dhe etnikisht.

 

Valon Kurtishi

Kryetar

 

Tetovë/Oaeneum

05.07.2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora