E enjte, 25.04.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet këngëtari i mirënjohur Sajmir Braho

E hene, 05.07.2010, 07:07 PM


Kënga çame jo më kot i ka thurur vargje Bajroni

 

Kënga çame po zgjon politikën shqiptare

 

Nga Albert Zholi

 

Kushdo që ka dëgjuar këngën “Tuman kuqe, moj bel hollë…”, patjetër është kënaqur. Ajo është kënduar plot ndjenjë, plot ëmbëlsi, plot mall nga këngëtari I mirënjohur Sajmir Braho. Ajo këngë të çon, në fushat, malet, lëndinat, shtëpitë e Camërië. Por ajo këngë nxjerr më shumë në pah bukurinë e vajzës çame, hijeshinë e saj, brishtësinë e saj. Nga bukuria e tyre Bajroni është mahnitur. Por Camëria është ende tokë e ëndëruar për shummë çamë. Padrejtësitë historike janë treguar shumë të ashpra për këtë popull martir. Por çamët shpresojnë.. shpresojnë ashtu siç shpresonin kosovarët për Kosovën. Dhe mënyra më e bukur sot ta kërkosh këtë të drejtë është arti, kënga. Këngatarët çamë me motivet e larmishme të kësaj treve, po e publikojnë në qarqet politke shqipatre dhe ato ndërkombëtare këtë padrejtësi. Një nga këto këngëtarë është dhe Sajmir Braho, me origjinë nga Spartari i Filatit, në tokën greke.

 

Z. Sajmir, kohët e fundit është bërë problem çështja çamë, ju si pjestar I këtij komuniteti çfarë ndjesie keni kur dëgjoni të flitet për Camërinë?

 

Ndjesia e parë është që ndihem mirë, kur dëgjoj shikoj, që po [përmendet diçka që është harruar, është lënë në heshtje për dekada të tëra. Është shumë e rëndësishme për një komunitet që problemi I tyre dhimbja e tyre, del në sipërfaqe, evidentohet, sepse ndjen ndjesinë e indetitetit që ishte anashkaluar gjatë gjithë viteve të komunizmit dhe më tej, e nxitur kjo apo e stimuluar nga vetë historia jonë, mbas vitit 1944. Indetiteti jonë, në komunizëm ishte paksa jo I drejtpërdrejtë kjo e ushqyer nga politika, paçka e në zemër I gjithë komuniteti ynë se ka hequr asnjherë, emrin e krahinës, fshatit nga I kanë zbuar me orcë. Ishte një presion I sistemit komunsit që çamët të harronin dhe indetitetin e tyre. Tasshmë, ne krenarinë tonë, prejardhjen tonë e themi me zë të plotë, me krenari, dashuri..Kjo vjen pasi dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë kanë filluar të njohin edhe një pjesë tjetër të pamnjohur të historisë së tyre. Atë pjesë që pakkush und ta bënte publike. Camëria tashmë nuk është pjesë e indetitetit të çamëve por edhe pjesë e indetitetit të vetë kobit tonë, të vet Shqipërisë. Eshtë pjesa e harruar e saj, që koha po e nxjerr në dritë. Tashmë ështën koha për Camërinë, ashtu siç ishte para disa vjetësh koha për Kosovën. Historia vonon por nuk harron. Pra Camëria për çdo shqipatr kudo mnë botë është as më pak apo më shumë, por një çështje që këkron zgjidhje siç ka qenë Kosova para disa vjetëve

 

Si ju a kanë përcjëllë prindërit, gjyshi apo gjyshja, vendlindjen e tyre dhe fshatin e origjinës tuaj?

 

Kjo është një pyetje që më ngacmon, që më shtyn tutje në kohë. Një pyetje që ndihem mirë ti përgjigjem. Unë skam qenë asnjë herë në fshatin e origjinës, në vendlindjen e prindërve të mij. Skam qenë pasi dua të shkoj si duhet, I qetë, me të drejta si pronar I shtëpisë I tokës sime dhe të mos rri I ndrojtur. Por, unë e di vendin ku është ngritur shtëpia e të parëve të mi, ndërtimin e saj, dhomat, oborrin, arqitekturën, fqinjët, tokat, pronat, si di dhe shtëpinë time këtu në Tiranë. I di sepse janë terguar me shu,më dashuri, me shuë imtësi, në mënyrë të detajuar nga të parët e mi, gjyshi, gjyshja, netëve në dimër, çdo ditë san a ishte bërë si edukatë të dëgjonim për vendin e origjinës. Familja ime është me origjinë nga një rrethinë e Filatit që quhet Spatar. Një fshat I bukur, plot me agrume, rrush, gjelbërim. Është një natyrë e mrekullueshme, zoti është treguar bujar me të. Imagjinata ime për këtë fshat shkon në kufijtë e detajimit. Në mendje kam gjithçka të atij fshati nga unë kam rrënjët.

 

Ju keni kënduar një këngë me motive çame, që ju ka bërë me emër jo vetëm në komunitetin çam, por edhe në tërë bashkombasit tanë. I erdhi tek Sajmiri kjo këngë?

 

Eshëtë e vërtetë. Ajo këngë është bërë shumë e njohur dhe unë jam bërë po aq I njohur sa ajo. Dhe shumë thonë se ta marrim Sajmirin në dasma koncerte se ai di shuë këngë çame. Unë nuk di shumë këngë çame. Por dii mirë atë këngë që më bëri të njohur qëë më evidentoi ssi çam dhe që pritet me shumë dashuri nga publiku. Kënga titullohet “”Tuman kuqe, moj belhollë….”. Eshtë një këngë e mrekullueshme. Eshtë një këngë që të mbërthen, të jep forcë dhe gëzim. Kjo këngë është kënduar dhe më parë në krahinën e Camërisë, por edhe në qytete ku ka çam, por jo në këtë mënrë dhe në mediume ku unë e përcolla. Pata shansin, më shumë I nxitur nga im atë (që mëm thoshte gjithmonë këndo një këngë çame), që të mirrja përsipër barrën që të ripunoja këtë këngë. E këndova të ripunuar në Maratonën e Këngës Popullore”. Por të përpunuar, të modruar, ku u lidh bukur në mënyrë organike kënga popullore me atë të lehtë. Dhe doli ajo këngë që ju më pyesni tani. Ishte një këngë që pati sukses. Unë sjam muzikat në profesion dhe se fus veten në radhët e profesionistëve të kompozitorëve, por personalitete të muzikës shqiptare, kompozitorë, artistë, këmngëtarë të mirënjohur, motivet e këngës çame, ndjeshmërinë, delikatesën e muzikës çame ata e quajnë një fond I veçantë I kulturës folklorike, tradicionale shqiptare. Nuancat e muzikës çame kanë një miksim të veçantë. Nqs do I refrohemi Bajronit, lexojmë, burrërinë, ashpërsinë, por dhe delikatesën, elegancën, bukurinë e femrës çame. Në valet e burrave, apo grave, në këngët e tyre, kënga ishte e veçantë saqë Bajroni nuk e kishte kaluar pa e qëndisur me penë. Këto melodi janë falë natyrës çamë, atij vendi të bukur, historisë së asaj krahine.

 

Keni ndonjë project të veçantë tashmë për një këngë të re çamë?

 

Kemi projekte, por kur dëshiron ti bësh të veçanta dicka të pengon. Po punoj për një këngë popullore të stilizuar duke ja përshtur vokalit tim dhe mënyrës sime të interpretuarit. Dua të nxjerr dicka që të ketë thellë tabanin çam, pasi ka kompozitorë, artistë këngëtarë që e bëjnë shumë shumë mirë, edhe melodinë çame. Jam në kërkim…

 

Kërkesat e çamëve po njohin progress….Djem çamë po e bëjnë publike edhe në podiumet politike këtë cëcshtje. Ju vetë jeni përfshirë në këtë politikë?

 

Di tëthem që deri tani politika që bëhët nga politikanë çamë deri në këtë moment është një politkë e pastër, e qëruar, e zhveshur nga interat meskine. Kjo politikë deri tani është e ngjizur me kreanrinë kobëtare, me dinjitetin kobëtar, larg politikës tjetër shqiptare. Ajo ka në themel ndjeshmëqrinë historike dhe kur janë këto, ajo bëhet paksa më ndryshe më idealiste. Deri në këtë pjesë të rrugëës, edhe unë patjetër në një mënyrë apo tjetër jam pjesë e kësaj politike. Jam I rëmbyer nga këto aksione politike, pasi flitet për çësstjen kombëtare. Politka e partisë çame ka një status të qartë, një platformë të qartë që janë në inters të çdo çami. Deri sa kjo politikë të jetë në këtë rrugë unë në nëj ëmnyrë apo tjetër jam pjesë e saj, mbështetës I saj. Unë I shikojn këto askione politike si pjesë të kërkesave të mija, sepse duket si një plotikë e pa komprometuar dhe aspak false.

 

Po politikën shqipatre në këto 20 vjet si artist si do ta komentonit?

 

Sot është shumë I vlefshëm sistemoi I vlerave. Sot politkanët shqipatrë duhet të sistemojnë vlerat e tyre individuale dhe më pas ti përcjellin ato në politkbërjen pjesë e së cilës ata janë. Pra kur gjithçka ata ta kenë të qartë për vetn e tyre, athere do të bëhen të vetëdijshëm edhe për vetn, shoqërinë, kombin. Këtu ëshët çelësi I ngërçit të politkës 20 vjeçcare shqiptare.

Politika shqiptare nuk I ka kthyer sytë sa duhet në çështjen çame ndaj dhe rezultati në këtë çeshtje ka qenë fiktiv.

 

Mendimi juaj për huazimet në muzikën shqipatre.

 

Nqs marim atë se çfarë duhet për monetin, çfarë vlere duhet të transmetosh për momnetin, mendoj se huazimet janë një pretendim shumë I vogël, shumë I ulët, I artistëve shqipatrë . Memndoj se këto huazime janë si rezultat I shumë boshllëqeve që ka sot në shoqërinë shqipatre, por që me kalimin e kohës ato do të reduktohen dhe do alrgohen vetiu.

 

Mnedimi juaj për bashjetesën?

 

Jam kundër saj. Eshtë jë plagë e madhe e shoqërisë së sotme. E shmang traditën dhe largon përgjegjësinë ndaj qelizës së shoqërisë familjes.

 

Tshmë po evdientohen shumë këngëtarë çamë. Ndiheni I konkuruar?

 

Aspak. Le të ketë. Atë dua. E muzika çame është e pafund. Këngët e Enkeljdës dhe xhaxhait të sja Hysniut janë shumë të bukura dhe I dëgjoj me ëndje. Ky numër këngëtarëh më bën më të përgjegjshëm, më të motivuar. Le të shtohen se kënga çame ësshtë e pa shtershme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora