Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2010 (III)

| E diele, 04.07.2010, 09:01 PM |


TUXHARËT NUK KANË MUNDUR TË KONTRIBUOJNË NË THEMELIMIN E UÇK-së

Reagim në një pjesë të intervistës së Saim Tahirajt, botuar në "Bota sot" më 26 prill 2003

Nga SHEFQET CAKIQI-LLAPASHTICA

(Botuar ne gazetën "Epoka e re ")

Tash ku e kanë hallin të ashtuquajturit "bashkëluftëtarë" të Sali Çekut unë nuk e di, por e di se bashkëluftëtarët e Sali Çekut kanë qenë disa të tjerë, dhe ata kanë qenë bashkë me të në luftë e jo në lukse të azilit politik të Banhofeve të Europës. Saim Tahiraj e din se unë e kam njohur shumë mirë Sali Çekun. Kam njohur gjithashtu edhe Zahir Pajazitin. Por e kam njohur edhe atë personalisht, si dhe shumë të tjerë që kishin bërë ushtrime në Shqipëri dhe kishin ikur dhe ishin aziluar në Europë, ku kishin deklaruar lëndën.

"Bota sot" nuk ka të ndalur në marrjen me mua dhe me shkrimet e mia. Është e katërta herë që e bënë këtë, duke mos më dhënë asnjëherë mundësi të jap përgjigje. Kjo tregon se sa ajo është e interesuar për të vërtetën dhe sa është gazetë në kuptimin e vërtetë të fjalës. 
Në numrin e saj të datës 26 prill 2003, në faqen 13, në një intervistë të Sefedin Krasniqit me Saim Tahirajn, "bashkëluftëtar" i Sali Çekajt, përmes konstatimit në pyetjen që i bën të intervistuarit, më akuzon pa argumente: "Shefqet Cakiqi-Llapashtica mohon tërë grupin e Sali Çekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj, e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.". 
Është e vërtetë se në qershor të vitit 2001kam pasur një shkrim ku kam përmendur shkarazi emrin e Saim Tahirajt. Kanë kaluar dy vjet dhe Saim Tahiraj tani e gjen momentin që të konstatojë se "shpifjet e Shefqet Cakiqit janë të turpshme"!! Megjithatë, para se të vazhdojë më tutje, për hir të lexuesve po reprodukoj atë pasus të shkrimit ku kam përmendur Saim Tahirajn: 
"A mundet sot dikush të besojë se guerilja, dmth. UÇK-ja, u formua në diasporë nga Bujar Bukoshi, ….., ….. , Tahir Zemaj, Saim Tahiri,…….etj? Unë personalisht i kam njohur dhe kontaktuar Bujar Bukoshin, Sali Çekun, Saim Tahirin, 
……… , ……. (të gjithë në emigracion) dhe pa dashur as të uli dhe as të ngritiveprimtaritë e tyre, puna e disa prej tyre ka qenë pengimi i forcave ushtarake që veç ishin të formuara dhe vepronin në Kosovë.Bujar Bukoshi, pasi si kryeministër i Kosovës në ekzil në vitin 1993 kishte shkapërderdhur "Ministrinë e Mbrojtjes", në qershor të vitit 1998 bënë publikimin e ri-formimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës në Gjermani me ministër AhmetKrasniqin. Vetëm naivët mund të mashtrohen dhe të mos e dinë se atëherë UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithshëm, Drejtorinë Politike, dhe kishte një përbërje dhe shtrirje organizative në krejt Kosovën. Shefqet Jashari- Strofci e ka lehtë nëse don të argumentojë me fakte: UÇK-ja ka pasur strukturat e veta që i din e gjithë Kosova, le të përmendë se cilin njësit, cilën brigadë e formuan Bujar Bukoshi, Sali Çeku, Saim Tahiri, ……..,……….., etj. Pa nënvlerësuar, por duke çmuar heroizmin eSali Çekut dhe rënien e tij duke hyrë në Kosovë, i cili po të kishte fatin të hynte në Kosovë patjetër se do të shtonte heroizmat, është jo modeste që persona nga emigracioni, pasi kanë mundësi dhe të holla e munden të porosisin shkrime me "kutlla gruri", të përvetësojnë meritat e atyre djemve dhe vashave në Kosovë që gjithë kohën rezistuan për lirinë e Kosovës në Kosovë. Por, fatkeqësisht çyrku (gëzofi) shumëkujt po ia mbulon marren. Por, besoj, përkohësisht. Vetëm një duhet bërë publike, jo të gjithë ata që ishin në ushtrime ushtarake në Shqipëri kryen me nder misionin e marrë, një pjesë e madhe e tyre kanë aziluar në Perëndim. Nuk do të ishte problem vetëm azilimi i tyre, po çështja është se përpara organeve të shteteve që kanë kërkuar strehim, kanë deklaruar lëndën dhe kanë dekonspiruar, e kush është në rrjedhë të këtyre ngjarjeve e din se çfarë dëmi është bërë me këtë dekonspirim dhe zbulim të dhjetëra veprimtarëve. Këta të aziluar që tash na paraqiten si themelues të UÇK-së, as që tentuan më të kthehen në Kosovë dhe të ndihmojnë luftën. Ka qenë një përpjekje dhe është themeluar FARK-u, por ai ka vepruar vetëm në Shqipëri dhe ka pasur filiala në shtete të Perëndimit!!". 
Saim Tahiraj e din se Sali Çeku nuk ka qenë 
MERCENAR i Bujar Bukoshit dhe i din shumë mirë
raportet e Sali Çekut dhe Bujar Bukoshit

Pra, nën 1) Nuk është e vërtetë se unë dikund kam mohuar "grupin e Sali Çekut" dhe as që jam marrë ndokund në shkrimet e mia me "grupin e Sali Çekut". Unë as që e di se ka ekzistuar një grup i Sali Çekut, edhe pse atë e kam njohur shumë mirë. 
2) Nuk është e vërtetë se unë në shkrimet e mia kam përmendur dikund Zymer Lulajn, të cilin as që e njoh. 
3) Është e vërtetë se kam shkruar dhe publikuar intervista afirmative për Sali Çekun (shih intervistën me Frashër Osekun, bashkëluftar i vërtetë i Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit, i plagosur në betejën e Koshares). Shih dhe "web-sitet" e mija http://go.to/shefqet dhe http://shefqet.beep.de 
Tash ku e kanë hallin të ashtuquajturit "bashkëluftëtarë" të Sali Çekut unë nuk e di, por e di se bashkëluftëtarë të Sali Çekut kanë qenë disa të tjerë, dhe ata kanë qenë bashkë me të në luftë e jo në lukse të azilit politik të Banhofeve të Europës. Saim Tahiraj e din se unë e kam njohur shumë mirë Sali Çekun. Kam njohur gjithashtu edhe Zahir Pajazitin. Por e kam njohur edhe atë personalisht, si dhe shumë të tjerë që kishin bërë ushtrime në Shqipëri dhe kishin ikur dhe ishin aziluar në Europë, ku kishin deklaruar lëndën.
Saim Tahiraj e din se Sali Çekaj nuk ka qenë MERCENAR i Bujar Bukoshit dhe i din shumë mirë raportet e Sali Çekajt dhe Bujar Bukoshit.
E din shumë mirë se Sali Çeku nuk ka pas lidhje me të ashtuquajturin FARK-un në Shqipëri. Saim Tahiraj e din shumë mirë se Sali Çeku ka qenë i rreshtuar në radhët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës që ka zbatuar urdhërat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Saim Tahiraj do të duhej ta dinte se si u bë që gjatë udhëtimit të Sali Çekut për në Shqipëri, në Itali i vidhet një sasi armatimi i cili më vonë stërshitet, ndërsa Sali Çeku rrrezikohet të kthehet për në Serbi. Saim Tahiraj do të duhej ta dinte cilët ishin bashkëluftëtarët e Sali Çekut në Brigadat e UÇK-së e jo Banhofeve të Europës. Shokët e Sali Çekut nuk kanë qenë ata që ia vodhën armatimin në Itali dhe e dekonspiruan dhe gati e quan në Serbi. 
Saim Tahiraj në një vend thotë: "Me përgjegjësi po them se një javë pasi grupi i Sali Çekut i ka bërë disa arsione në Kosovë, Shefqet Cakiqi ka ardhur në banesën time me disa shokë të tij, aktivistë të LDK-së së atëhershme, dhe më kanë lutur të anëtarësohem në LDK, me propozim të më bëjnë kryetar të Nëndegës së Wilisaut. Tash të gjithë kanë dezertuar nga LDK-ja. Atëherë vetë Shefqet Cakiqi thoshte se këto aksione i kanë bërë serbët". 
Saim Tahiraj duhet disa gjëra t'i ketë të ditura para se të dezinformojë në mënyrë naive. Unë atëherë isha anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe meqë Sali Çeku ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani, raportet e mija përpos private me Sali Çekun ishin edhe raporte funksionesh në kuadër të LDK-së në diasporë. E tash absurdi: e paskam lutur Saim Tahirin të bëhet anëtar i LDK-së dhe kryetar i një nëndege, një njeri që atëherë ishte një "veprimtar" anonim, që nuk e njihte as mahalla e vet. Gjatë asaj periudhe është e vërtetë se unë kam marrë pjesë në shumë tubime dhe takime me bashkatdhetarë, e është e mundur që edhe kam qenë te Saim Tahiri, por një është e vërtetë; se kurrë nuk kam qenë në banesë që ta bëjë anëtar e më pastaj kryetar të një nëndege të LDK-së në Wilisau. Në atë periudhë dihet si janë anëtarësuar anëtarët në LDK dhe dihen edhe procedurat për t'u zgjedhur kryetar i një nëndege të LDK-së. Saim Tahiraj, edhe atëherë edhe sot me përgjegjësi them, se Sali Çeku dhe UÇK-ja nuk kanë pasur lidhje me disa bomba të hedhura grave dhe fëmijëve refugjatë në disa kampe të refugjatëve serbë në Kosovë. Sali Çeku dhe UÇK- ja nuk kanë pasur të bëjnë me refugjatë fëmijë dhe gra të mjera serbe në Kosovë. 
Atëbotë kjo propagandë bëhej për të kompromituar luftën e UÇK-së. Edhe sot jam i bindur se ato provokime i kanë bërë serbët. Sepse Sali Çeku dhe UÇK- ja e kanë treguar veten në beteja me ushtrinë dhe policinë serbe e jo me fëmijë dhe gra të mjerë refugjatë serbë në kampe të ndryshme në Kosovë. E ata që mundohen t'ia mveshin këto Sali Çekut dhe UÇK-së nuk ia duan të mirën as Sali Çekut e as UÇK-së. Kujdes Saim Tahiraj! A mendon Saim Tahiraj se mund të gënjehet dikush me konstatimin tënd se "me këmbëngulje them se ne kemi qenë themelues të bërthamave të para të Ushtrisë së Kosovës nën udhëheqjen e institucioneve…."? Atëherë, kur s'paskeni qenë as anëtar i LDK- së dhe as keni qenë kryes i obligimeve ndaj Qeverisë së Kosovës, ndërsa për themelues të FARK-ut është proklamuar dikush tjetër para teje Saim. 
Por, nejse. Tash prej Zvicre për t'u shpallë hero në stilin "prvi borac" i `41- shit, me dy-tre dëshmitarë, për ndonjë pension, më duket se je ende i ri. Dhe, nuk ke gjetur vend të mirë ku të rrëfehesh Saim Tahiri; në një gazetë që e boton një ish-polic i Jugosllavisë dhe para "gazetarit" Sefedin Krasniqi, ish-punëtor i konsullatës jugosllave në Francë. Kjo i bie Saim Tahiraj si të shkosh në altarin e Kishës së Deçanit sot për të predikuar patriotizëm shqiptar. Unë nuk kam çka të bëjë dhe nuk mund të të ndihmojë. Nuk je i vogël sa të mos i dish këto gjëra.

(Shënim i autorit: Ky reagim i është dërguar gazetës "Bota Sot", por ajo ka refuzuar ta botojë)

PËRGJIGJE NJË "DOAJENI TË PATRIOTIZMIT SHQIPTAR"

Reagim ndaj shrimeve të Shefqet Cakiqit të botuara në gazetën " Epoka e re "

Nga Sefedin Krasniqi

Para dy viteve, përkatësisht më 21 qershor 2001, një biçim gazetar, që ia paska ngarkuar veti barrën të merret me analizat e shkrimeve të mia dhe me veprimtarinë time politike, më pati sulmuar duke shpifur kundër meje në gazetën " Epoka e re ". Me cilësinë prej shpifaraku, në shkrimin e tij, më kishte rezervuar profesione denigruese që kurrë në jetë s'i kam ushtruar. Atëherë pata vendosur mos t'i përgjigjem me bindjen se është informuar keq nga ndonjë smirëzi që fshihet pas tij, e vetë nuk guxon ta qesë kokën mbi sipërfaqe. Pastaj, si t'i përgjigjem dikujt që nuk e njoh as nuk më njeh, që nuk e kam parë kurrë as nuk më ka parë. Duke mos dashur të spekuloj, shpifjet e tij vendosa t'i konsideroj si tentim për goditje të ultë, të një personi që lufta mund t'i ketë shkaktuar plasaritje në tru dhe nuk dallon punëtorin e arsimit nga " pjesëtari i sigurimit ". Megjithatë, isha disi i bindur se edhe ky duhet të jetë anëtar i ndonjë tufe, që ndonjë pjestar i saj kur është nisur për Zvicër e ka harruar fyellin nën mriz, apo ndonjë bari që në vend të numrave themelor, loptë i ka numëruar me emrat : Laruka, Bala, Bardhana etj… Përveç këtij biçim gazetari, ka pasur edhe ndonjë kalemxhi, pakalem, që është marrë me shpifje të këtilla, por kurrë deri tash në ndonjë medium publik serioz. As këta kalemxhinjë nuk i kam përfillur, sepse po të kishin zbritur gabimisht nga treni Akropolis në Lugmirë (ish-Dobërlluka) të Vushtrisë do të argatshtonin, tre muaj, në qepë dhe speca duke pritur të paguhen në franga të bindur se janë duke punuar në Zvicër. 
Pas një interviste të gjatë që e përgadita për gazetën " Bota sot " me Saim Tahirajn, bashkëluftëtar i heroit të kombit Salih Çekajt, për çudi, prap ky biçim gazetari, më 05 maj 2003, në gazetën " Epoka e re " i kishte përseritur pothuajse të njëjtat shpifje, sikur dy vite më parë. Ky është Shefqet Cakiqi-LLAPASHTICA, që i thënka veti ish i burgosur politik dhe hiqet për "kujdestar dhe analist lucid " i shkrimeve që botohen në gezetën " Bota sot " dhe kujton se është "doajen i patriotizmit shqiptar ". Çka është edhe më keq, ky e " mpreh shpatën për situatën " sa herë që dikush guxon të shkruajë apo flasë pa izën e tij për dëshmorët e kombit, për luftën apo për Kosovën. Me këtë farë " rojtari të shqiptarizmës" të cilin, e përseris, nuk e njoh fare, edhe kësaj radhe nuk do të merrem siç e meriton. Madje e injoroj me indiferencën më të madhe. Do të reagoj me të njëjten masë vatëm atëherë kur ata që fshihen pas tij do ta kenë guximin të shkruajnë me emër e mbiemër të vet. Me qyqarët dhe telallët e tyre s'kam punë !
Megjithatë, për opinion do t'i them dy-tri fjalë, jo për t'u rrëfyer, sepse s'i kam borxh askujt, sa për të respektuar maksimën " kur të shajnë mos hesht ". Pasi ky farë biçim gazetari spekulon vazhdimisht me qendrimet e mia në Francë, duke u kërkuar falje lexuesëve, padeshirë, po jap një rrugëtim të shkurtër të veprimtarisë sime :
Është e vërtetë se unë kam qëndruar disa herë në Francë. Herën e parë kam shkuar ende pa i " rënë fytyrës brisk ", si thotë populli. Në atë kohë kam qenë student në Universitetin e Prishtinës dhe vetëm sa i kisha mbushur 20 vjet. Po atë vit, veç studimeve të gjuhës frënge, në Paris (St. Cheron) pata mbaruar një kurs për edukator, i cili më ka mundësuar të punoj në Francë në cilësinë e edukatorit nëpër pushimore fëmijësh (colonies de vacances). Puna dhe qëndrimet në Francë më kanë mundësuar ta perfeksionoj gjuhën frënge. Kjo më ka ndihmuar shumë t'i mbaroj studimet në afat rekord duke fituar titullin profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge.
Pas diplomimit kam punuar në shkollën teknike, që atëherë quhej " 19 Nëntori " dhe shkollën e mesme " Shtjefën Gjeqovi " në Prishtinë. Kah fundi i vitit 1980, Komiteti Krahinor për Kulturë dhe Arsim në bashkëpunim me Bashkësinë Krahinore për Kulturë dhe Arsim patën shpallur konkurs për një mësues, i cili do të vazhdonte të organizojë mësimin plotësues për fëmijët e punëtorëve shqiparë përkohësisht të punësuar në Francë (Valentigney, Héricourt, Lure, Mulhouse). 
Aplikova në këtë konkurs dhe veç kushteve që i plotësoja, një personalitet i rëndësishëm dhe me autoritet i asaj kohe më ka ndimuar te komisioni që të zgjidhem për këtë vend pune. Ai person edhe sot gëzon autoritet në Kosovë, por pasi konsiderohet i zhdukur nga regjimi i Milosheviqit dhe nuk dihet a është i gjallë apo i vdekur, kam vendosur të mos ia përmend emrin. Takimin me këtë person ma ka mundësuar profesori im i fakultetit Halit Halimi, i cili fatmirësisht kam dëgjuar që iu ka shpëtuar flakëve të luftës. Pasi kam udhëtuar me familje në Francë, katër vjet me radhë fëmijëve të shqiptarëve atje ua kam mësuar alfabetin e gjuhës shqipe në qytetet që i përmenda më lartë. Pas katër viteve jam kthyer në Kosovë dhe kam rifilluar punën, profesori i gjuhës frënge, në shkollat e lartëcekura. 
Në vitin 1987, kam ardhë në Zvicër ku punoj edhe sot. Punën që bëj është mjaft me përgjegjësi dhe e dua shumë. Krahas kësaj pune, edhe në Zvicër, shtatë vjet me radhë, e kam organizuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe në kuadër të LAPSH-it. Një vit kam punuar në kuadër të shkollës zvicërane me fëmijët e ikur nga lufta e Kosovës. Ky vit, për mua, ka qenë shumë i vështir dhe emocional, sidomos kur fëmijët e ikur nga lufta rrëfenin për atrocitetet e përjetuara në Kosovë. Jam i bindur se ushtrimi i profesionit të punëtorit të arsimit, si në Kosovë, në Francë dhe në Zvicër, ka qenë puna më patriotike e jetës sime për të cilën jam krenar dhe do të jem gjithë jetën. A ka gjë më nobël sesa t'ua mësosh fëmijëve shqiptarë alfabetin e gjuhës amtare dhe t'i bësh të ndihen krenarë që janë shqiptarë? Çka ka më sublime sesa me fjalë t'ua sherosh plagët fëmijëve të ikur nga lufta ? Mu për këtë, profesionin e mësuesisë që e kam ushtruar gati njëzet vjet, të cilin e kam braktisur para tri viteve, do ta rinisë në fillim të vitit shkollor 2003/2004. 
Gjatë luftës kam dhënë kontributin e duhur që është kërkuar prej meje, për të cilin nuk dua të flas, sepse është shumë i vogël në krahasim me kontributin e atyre që për çlirimin e Kosovës e kanë dhanë jetën apo ndonjë pjesë të trupit. 
Meqenëse, një kohë relativisht të gjatë kam qenë afër shumë burimeve dhe informacioneve që tregojnë se ç'hile, kurthe e maska kanë ndodhur mes shqiptarëve gjatë luftës, tash tri vjet, përveç punës me të cilën e mbaj familjen, kam dhënë kontributin tim në zbardhjen e shumë ngjarjeve që lidhen me luftën çlirimtare të Kosovës. Nga kjo punë, përveç disa artikujve dhe intervistave, kanë parë dritën tri libra me motive nga lufta për të cilat kam dhënë kontribut të çmuar.
Në të ardhmen, edhe këtë veprimtari do të mundohem ta ushtroj me pasion pa u frikësuar nga kërcënimet që më kanë përcjellur, apo nga sharjet e pista të një tufe shpifarakësh, që vazhdojnë t'u rrinë shqiptarëve në qafë "për do merita të së kaluarës". Të njëjtit po mendojnë që e kanë nën jastak tapinë e Kosovës, të asaj Kosove, që për "meritat e tyre" sot ka mbetur as në tokë as në qiell. Mandej të njëjtit janë në gjendje të bëjnë pazar me Kosovën vetëm për ta shpëtuar kokën nga burgjet për krimet e bëra ndaj shqiptarëve.
Ky është reagimi im i parë dhe i fundit për gazetë apo për çfarëdo mjeti të informimit. Çdo vazhdim i çfarëdo lloji qoftë, punët do t'i çojë në gjyq Në Zvicër ka ligje dhe gjyqe që funksionojnë edhe kundër shpifarakëve.

(*Ky reagim iu ka dërguar gazetës " Bota sot" e cila nuk e ka botuar)

PSEUDOGAZETARIA E NJË ANALISTI PSIKOPAT!

Reagim ndaj shrimeve të Shefqet Cakiqit të botuara në gazetën " Epoka e re "

Nga Saim Tahiraj

Në intervistën time dhënë gazetës kombëtare " Bota sot " (25.04.2003 - 04.05.2003) jam munduar që në mënyrën më të thjeshtë dhe më argumentuese t'i qartësoj disa gjëra lidhur me luftën e Kosovës. Këto gjëra i kam spjeguar si fakte të vërteta që i kam përjetuar dhe bartur mbi kurrizin tim, mbi atë të familjes sime si dhe të shokëve të mi. Këto gjëra i kam spjeguar edhe si përgjigje ndaj shumë shpifjeve dhe gënjeshtarve më të poshtra të botuara në gazetën më të guximshme për shpifje dhe gënjeshtra " Epoka e Re ". Por, për habin time, të nesërmen e përfundimit të intervistës sime në kombëtaren " Bota sot ", një shok më thotë në telefon se kishte lexuar një reagim nga Shefqet Cakiqi-LLAPASHTICA (shpifaraku psikopat) dhe si zakonisht në gazetën më të guximshme për shpifje, gënjeshtra dhe intriga " Epoka e Re ". E luta të ma fotokopjojë atë reagim dhe të ma dërgojë kopjen me postë, sepse jam betuar që atë gazetë s'do ta prek me dorë. Pasi shoku im veproi ashtu siç i thash, shfrytëzoj nga rasti që ta falënderoj edhe publikisht.
E lexova me vëmendje reagimin shpifës të pseudogazetarit anlalistit psikopot. Asgjë e re ! Të njëjtat shpifje dhe gënjeshtra psikopato-cakiqiane që i ka thënë para dy vjete. Në fillim mendova se nuk ia vlen të merrem me këtë kategori njerëzish sikur ky individ. Ndërrova mendimin kur mendova në lexuesit e shumtë e të respektuar që i ka kombëtarja " Bota sot ", e të cilët nuk e njohin këtë " alamet gazetar ", dhe " profesionist " padiplomë, të cilin do ta këshilloja ta bëj një klinikim në klinikën St. Urban. 
Unë, edhe njëherë, ua kam borxh të vërtetën të gjithë lexuesëve të respktuar të kombëtares " Bota sot ", prandaj po e bëj këtë në shenjë respekti për ta dhe për t'i demaskuar shpifjet e Shefqet Cakiqit të cilat i kam rreshtuar në dhjetë pika. Kësaj radhe fakteve të mia do t'u shtojë edhe gjëra që i kanë thënë dhe folur të tjerët.
1. " A mundet sot dikush të besojë se guerilja, dmth. UÇK-ja, u formua në diasporë nga Bujar Bukoshi,….. Tahir Zemaj,….. Saim Tahiri…..etj., UÇK-ja ka pasur strukturat e veta që i din e gjithë Kosova, le të përmendë se cilin njësit, cilën brigadë e formuan Bujar Bukoshi, Sali Çeku, Saim Tahiraj, …., etj." Shefqet Cakiqi, gazeta " Epoka e re " 05 maj 2003.
a) Unë kam thënë se, ne, nuk e kemi pagëzuar UÇK-në…., por bëthamat e një ushtrie të Kosovës, që më vonë do të quhet UÇK, janë: grupi i Deçanit, i udhëhequr nga Salih Çekaj, grupi i Drenicës, i udhëhequr nga Adem Jashari dhe grupi i Llapit, i udhëhequr nga Zahir Pajaziti. 
Ndërsa, brigadatë që i ka formuar ministri i Mbrojtës kolonel Ahmet Krasniqi me Shtabin e FARK-ut, kontributin kryesore e ka dhënë Salih Çekaj me grupin e tij. Ato janë brigadatë e lavdishme: 134,131, 133, të cilat treguan heroizëm të vërtetë në Betejën e Loxhës, në Llukë të Epërme dhe më vonë në Koshare, që pas riorganizimit atje vepronin si G3, dhe ishin të vetmet " brigada operative ". Por, të shohim se si e përshkruan "shtrirjen organizative" të UÇK-së, kolonel Tahir Zemaj pas hyrjes së tij me këto tri brigada në Rrafshin e Dukagjinit:
b) " Mekanizmat mbrojtës që kemi gjetur në Kosovë, përkatësisht në Rrafshin e Dukagjinit, kanë qenë rudimentarë të bazuara kryesisht në njësite fshatrash, dhe organizimi më i lartë, kanë qenë njësitet e Mbrojtes Territiriale. Por, në aspektin ushtarak, diferencat mes njësive të Mrojtjes Territoriale dhe një njësive operatove janë shumë të mëdha në aspektin e aftësisë për të luftuar, për të sulmuar e për të mbrojtur një teritor apo numër të caktuar të kundërshtarit " "Kështi foli Tahir Zema"j , pjesa e dytë, faqe 48, 49.
c) Për më shumë, lexo në librin "Kështu foli Tahir Zemaj"-I-, faqe 35, 36, 37, 38, 39, autorë A. Ahmetaj, S. Krasniqi dhe librin " Pse jemi kështu siç jemi ", të Shefqet Jasharit-STROFCIT, faqe 200, 201, 202, 203 dhe 215

2. " Vetëm naivët mund të mashtrohen dhe të mos e dinë se atëherë (1998 kur u formua Ministria e Mrojtes, v.j.) se UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithashëm, Drejtorine Politike, dhe kishte një përbërje dhe shrirje organizative në krejt Kosovën " Shefqet Cakiqim, 05 maj 2003, Epka e re. 
a) Unë rikonfirmoj se, Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së nuk ka pasur dhe " shtrirje organizative ", në kumptimin e komandimit e mirëfilltë ushtarak nuk ka pasur. Rolin e Shtabit të Përgjithashëm të UÇK e ka luajtur Kryesia e LPK-së, Dega jasht vendit, siç i thonin, e cila lëshonte komunikata (47) për aksionet e kryera nga tri grupet ushtarake në Kosovë : Dukagjin (Salih Çekaj), Drenicë (Adem Jashari) dhe Llap (Zahir Pajaziti)
Më poshtë po jap spjegimet e Ramush Haradinit dhe të Remit (Muharrem Mustafës) se si e spjegojnë këta "shtrirjen organizative" të ShP të UÇK-së, Drejtorinë politike si dhe kur është zgjedhur komandanti i Shtabit të Pëgjithashëm të UÇ-së. Pastaj si e spjegon Xhavit Haliti themelimin e UÇK-së e si e spjegon Rifat Jashari:
b) " … ata e konsideronin të arsyeshme, të mos u nxirrnim telashe në organizimin e Shtabit te Përgjithshëm, por t'i lëmë aty satelitët e tyre. Domethënë, është kërkuar të ishim të dëgjueshëm ndaj argatëve që i kishin Azemi dhe Xhaviti në terren dhe të pranonim se ekziston një Shtab i Përgjithshëm, e faktikisht nuk ekzistonte, nuk ishte i kompletuar. Kërkohej të vepronim në bazë të urdhërave të "shokëve" që nuk dihej se kush janë. Na thoshin: "Kanë thënë shokët, kanë thënë shokët!" Cilët shokë? Me "shokët" aludohej në Shtab të Përgjithshëm. Në fakt, kjo ishte një mënyrë për mbajtjen e mekanizmit ushtarak nën kontroll me diçka te "hijes", dhe "të nëntokës", me diçka misterioze ". Ramush Haradinaj " Rrëfimi për luftën dhe lirinë ", faqe 129, B. Hamzaj. 
c) " … lufta në Kosovë është bërë nga komandantët e zonave. Nuk është bërë nga drejtoria politike. Këtu duhet të jemi të qartë. Drejtoritë politike kanë mundur të veprojnë edhe prej Hëne ". Ramush Haradinaj " Rrëfimi për luftën dhe lirinë ", faqe 130, B. Hamzaj.
d) " Para Sylejman Selimit nuk ka pasur komandant të UÇK-së. Nëse ka pasur, ai nuk ka mundur të jetë ilegal për komandantët e zonave… asnjë komandat zone nuk e dinte. Ideja për emërimin e komandantit ka dalë aty (në mbledhjen e parpe të komandatëve të zonave, v.j.). Ne kemi dashur të kontribuojmë për të mirë dhe do ta forconim delegacionin shqiptar në Rambuje, për të bërë me dije se ata e kanë kmandantin e vet dhe duhet të vijnë këtu për tu konsultuar dhe se nuk janë ata që mund të vendosin për fatin e Kosovës… " libri i Remit " Lufta për Kosovën ", faqe 94, autor Safet Zejnullahu. 
Kjo na bënë të besojmë se " shefi " i Drejtorisë politike të ShP të UÇK-së, Hashim Thaçi, po delë falco, sepse nuk ishte ai që vendoste në emër të Shtabit të Përgjithashëm të UÇK-së në Rambujet.
Ja edhe dy-tri fjalë si e spjegojnë Xhavit Haliti dhe Rifat Jashari themelimin e UÇK-së :
d) " Në fillim është hedhur ideja për krijimin e një strukture ushtarake. Si vendim u mor në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPK-së në Kosovë. Mbledhja është mbajtur në Ujmir… Kjo e ngarkoi Azem Sylën dhe Hashim Thaçin që të merren me organizimin e UÇK-së… Xhavit Haliti, gazeta " Zëri ", faqe 11, më 08 shkurt 2001. 
Tash, unë kam drejtë të pyes edhe njëherë kur ka ndodhur kjo ? Pse Xhavit Haliti nuk e tregon as datën as vitin? A ka proces-vërbal? Edhe dita e formimit të një ekipi të futbollit e ka rëndësinë e vet, e mos të flasim për formimin e një ushtrie me atributin "çlirimtare"!
e) Pas insistimit të gazetarëve; B. Hamzaj, F. Hoti, K. Gecaj të gazetës "Zëri", Rifat Jashari ndër tjera deklaron kështu: "UÇK-ja me emër është prej vitit 1993 kurse fillimi i saj, i takon 4-5 vjet më herët. Rifat Jashari qartëson se në konakun e Jasharëve më 5 prill 1993 (mendohet në 5 prill 1993 që do të mund të mirret si datë e themelimit të UÇK-së) ka ndodhur një takim ku paskan qenë të pranishëm, përveç personaliteteve ushtarake, edhe personalitete politike që sot janë të radhitura si në LDK, PDK dhe AAK. Gazeta "Zëri", më 1 tetor 2002, faqe 7. 
Kësaj radhe nuk po shkoj më larg sa i përket ShP të UÇK-së dhe themelimit të saj. Nëse Shefqet Cakiqi e ka merzi të vërtetën, besoj që lexuesit e kanë të qartë kush po shpif e kush po gënjen për ekzistimin e "shtrirjes organizative" të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Drejtorisë politike të UÇK-së.

3. " Pa nënvlerësuar, por duke çmuar heroizmin e Sali Çekut dhe rënien e tij duke hyrë në Kosovë patjetër se do të shtonte heroizmat... " Shefqet Cakiqim, 05 maj 2003, Epka e re. 
Shefqet Cakiqin e këshilloj të marrë një doracak gjeografie dhe një hartë të Kosovës dhe ta mësojë se Salih Çekaj nuk ka rënë " duke hyrë në Kosovë ", por ka rënë heroikisht mu në Betejen më të lavdishme të Koshares e cila gjindet në Kosovë. Nëse nuk di të lexojë hartën, le ta merrë mundin ta vizitoje Kosharen e të bindet se vendi ku ka rënë Salih Çekaj gjindet në Kosovë.

4. " Unë as që di se ka ekzistuar grupi i Sali Çekut, edhe pse atë e kam njohur shumë mirë. " 
a) Grupi i Deçanit, i udhëhequr nga Salih Çekaj, ka ekzistuar, ka vepruar, ka krye aksione shumë të rëndësishme të cilat gjinden në komunikatat e LPK-së, e përserisë, të lëshuara nga Bahnhofet dhe Flughafet e Zvicëres. Por, dersia të sherohesh kuptohet do të thuash se serbët i kryenin ato aksione. E pasi ke vështirësi t'i identifikosh anëtarët e grupit të Salih Çekajt, nëse je i ineteresuar, nuk e ke vështirë t'i gjejsh : këta janë ata që vazhdimisht i sulmon pamfleti " Epoka e re " ! 
b) Anëtarët e grupit të Salih Çekajt i gjenë edhe në librin " Ushtria Çlirimtare e Kosovës ", të Gafurr Elshanit, faqe 146, i cili, pa dijen tonë, për të spekuluar, na ka futur në atë libër të cilin e ka botuar " Zëri i Kosovës ", nëna e leckës " Epka e re ".
c) Anëtarët e grupit të Salih Çekajt i gjenë edhe në monografinë " Dëshmorët jetojnë pas vdekjes ", kushtuar dëshmorit Rrustem Bruqit, i rënë heroikisht në " Betejen e Loxhës, të autorit Arif Molliqit.

5. " Saim Tahiraj e din unë e kam njohur shumë mirë Salih Çekun… Salih Çekaj nuk ka qenë mercenar i Bujar Bukoshit… " Sheqet Cakiqi, 26 prill 2003, Epoka e re ".
Salih Çekajn, sikur ti o Shefqet Cakiqi, e ka njohur më tepër se gjysma e Kosovës. Ai vërtetë nuk ka qenë mercenar i Bujar Bukoshit, as mercenar i askujt. Ai ishte vetëm ushtar i lrisë së Kosovës. 
Përkundrazi, sintagmi mercenar vlenë për ty dhe taborrin që i takon. E ky taborr i çoroditur ka propaganduar gjërat më të pista për Salih Çekajn si kundërshtar i Bujar Bukoshit. Pastaj, ne, shokët e Salih Çakajt, nuk i kemi harruar ende shkrimet denigruese që shokët tu i kanë shkruar kundër Salih Çekajt në " Zëri i Kosovës ", sikur ai me titull " Salih Çekaj dhe çekistët " ! Kjo ka ndodhur kur Salih Çekaj i pati tubuar më se 60 mijë shqiptarë në Bonn.

6. " E din shumë mirë se Sali Çeku nuk ka pasur lidhje me të ashtuquajturin FARK-un në Shqipëri… Sali Çeku ka qenë i rreshtuar në Brigadën 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka zbatuar urdhërat e Shtabit të Përgjithashëm të UÇK-së…" Shefqet Cakiqi, 26 prill 2003, Epoka e re ".
a) Salih Çekaj jo vetëm që ka pasur lidhje me Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës që i ka udhëhequr ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, por ka qenë njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit kryesor. Ka qenë vetë dora e djathtë e ministrit Krasniqi. 
Salih Çekaj nuk ka qenë i rreshtuar në Brigadën 138, spse kjo brigadë është formuar pas rënjes së tij në fushen e nderit. Salih Çekaj ishte komandant i Brigadës 134 të riorganizuar, e cila ishte formuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes. Por, pikërisht për ta shuar këtë brigadë që ishte e mbuluar me heroizmat e lavdishëm të betejave si të Loxhes, Llukës së Epërme e sidomos thyerjs së kufirit shqiptaro-shqitar, që u bë nga brigadat 133 dhe 134 si formacione ushtarake të FARK-ut, formohet Brigada 138 me emrin e Agim Ramadanit. Ky ndryshim bëhet për të humbur gjurmët e lavdisë së Brigadës 134 dhe heroizmin e pashoq të komandantit të saj Salih Çekajt. Prej atëherë, emri i heroit Salih Çekaj ende mbetet i anatemuar dhe i pagraduar nga Shtabi i Shefqet Cakiqit. Ky anatemim bëhet me qëllim, sepse zbardhja e tërë veprimtarisë së Salih Çekajt do të thotë fundi i gënjeshtrave dhjetë vjeçare (90-99) të një kaste gënjeshtarësh, shpifarakësh, intrigantësh dhe hajnasgh të historisë, të cilës kastë, ti Shefqet Cakiqi, me vetëdije apo pavetëdije, iu ke bërë altoparlant me zhurmë monotone dhe të çoroditur. Këtë zhurmë ti e quan analizë, por që të anlizosh diçka, ti duhet fillimisht të sherohesh. 
Sikur ti, o Shefqet Cakiqi, është munduar të spekulojë edhe Xhavit Haliti, i cili thotë : " … Ideja bazë e frontit të Koshares ka qenë të krijohet një kanal për armatimin e Zonës së Dukagjinit dhe pastaj të krejt UÇK-së. Ishte arritur marrëveshja për koordinimin e veprimeve midis Azem Sylës, Nasim Haradinajt dhe Rrustem Berishës e Salih Çekut… ", gazeta " Zëri ", 15 shkurt 2001, faqe 8. 
Xhavit Haliti prap nuk përmend as ditën, as datën, as vitin për këtë marrëveshje, por nga pyetja e gazetarit B. Shala nënkuptohet se flet për periudhën derisa zgjatën bombardimet e NATO-s.

7. " … si u bë që gjatë udhëtimit të Sali Çekut për në Shqipëri, në Itali i vidhet një sasi armatimi i cili më vonë stërshitet, ndërsa Sali Çeku rrezikohet të kthehet për në Serbi " Shefqet Cakiqi, Epoka …
Salih Çekajt kurrë në jetën e vet nuk iu ka vjedhur armatimi në Itali dhe kurrë nuk ka qenë i rrezikuar nga autoritetet italiane që të transferohet në Serbi. Ky zbulim i yti është kulmi i shpifjeve të tipt defatore - à la Cakiqjanqe. Kur është bllokuar Salih Çekaj në kufi dhe të cilit shtet, pyete Xhafer Shatrin të tregon, i cili kësaj radhe ia ka ndihmuar Salihut.
Ndërsa sa i përket azilimit tim, nës e ke fjalën, se kur e kam marrë dhe pse, pyete Naser Tupellen se të tregon. 
Sidoqoftë, me fitimin e azilit veprimtarinë time nuk e kam ndalur, përkundrazi e kam shtuar, ti do ta kuptosh vetëm kur të sherohesh.

8. " Unë isha anëtar i Kryesisë së LDK-së në Zvicër dhe meqë Sali Çeku ishte anëtarë i Kryesisë së LDK-së në Gjermani, raportet e mija përpos private me Sali Çekun ishin edhe raporte funksionesh në kuadër të LDK-së në diasporë ". Shefqet Cakiqi, " Epoka e re ….
Une e di që ke qenë anëtar i Kryesisë së LDK-së në Zvicër edhe të njejtin funksion e kishte edhe Salih Çekaj në Gjermani, por veprimtaria jote me të Salihut s'ka pasur gjë të përbashkët. Derisa Salih Çekaj punonte me tërë energjinë për avansimin e LDK-së dhe Pavarësinë e Kosovës, ti punoje për ta realizuar misionin e turpshëm " ta marrim kalanë nga brënda " dhe pikërisht për këtë punë ke qenë te unë në Wilisau dhe doje të më bësh emisar për një ndërmarrje kaq të turpshme, siç patët bërë me shumë nëndegë apo aktiva të LDK-së. Përveç kësaj, ti ke marrë shpesh pjesë në linçimin e njerëzve më të devotshëm të LDK-së. Kujto çfarë i ke bërë në Zofingen të ndjerit Akademik Fehmi Aganit, i cili ka edukuar aq shumë berza dhe deri në momentin kur e vranë forcat serbe punoi dhe veproi për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Sikur mos të njihja se kush je, sot do të më vinte turp për ty, o Shefqet Cakiqi ! Nëse këto gjëra nuk të kujtohen, pyeti shokët që kanë qenë prezent dhe ende e kanë mendjen në rregull.

9. " Atëherë kur s'paskeni qenë as anëtar i LDK-së dhe as nuk keni qenë kryes i obligimve ndaj Qeverisësë Kosovës "
Sa i përket 3% që aq shumë të paska marrë malli, shko dhe kërko kontratën time në Triba Partner Bank në Nebikon. Përndryshe ka plot shqiptarë që kurrë nuk kanë qenë anëtarë të LDK-së, por e kanë paguar 3%. Megjithatë, është vërteta që LDK-ja ka qenë shtylla kryesore që e ka financuar Fondin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në intervistën time, kam thënë se anëtarët e LDK-së i ka mbushur edhe fondet tjera, si atë të " Emergjencës " dhe " Fondin Vendlindja thërret ".

10. " Por, nejse. Tash prej Zvicëre për t'u shpallë hero në stilin "pervi borac" i '41-shit, me dy-tre dëshmitarë, për ndonjë pension, më duket se je ende i ri" Shefqet Cakiqi Epka …
Më vjen mirë që më ke ndihmuar ta njoh fytyrën tënde të vërtetë në citatin e fundit, ku nostaligjia për shprehjet partizane i personifikon ti dhe taborri në të cilin vepron. Kjo nostalgji iu ka përcjellur më bëmat më të shëmtuara prej luftës së Dytë e deri te " revolucioni demokratik " dhe tre gishtrinjtë që në vazhdim organizuan dhe kryen shumë vrasje të figurave shumë të rëndësishme të LDK-së. Për këto vepra të pista padyshim se keni fituar vendin për tu bekuar edhe në kishën e Deçanit, apo ndoshta edhe më lartë, në atë të Graçanicës.
Përndryshe, unë s'kam nevojë të vishem me pupla të huaja, më mjafton veprimtaria ime të cilën e fillova kur isha ende në gjimnazin " Vëllezërit Frashëri " të Deçanit dhe veprova në grupin e Jusuf Gërvallës. Për veprimtarinë time në këtë grup, përveç Jashar Salihit, që është i vdekur, kam jo më pak se dhjetë dëshmitarë të gjallë, emërta e të cilëve nuk e shof të arsyeshme t'i radhis kësaj radhe.

Saim Tahiraj

Vërejtje: Reagim dërguar gezetës " Bota sot ", por e cila nuk e ka botuar. Kur nga redaksia kërkova qartësim, më propozuan t'ia dërgoj gazetës "Epoka e re". Por unë më parë do t'ua dërgoj gazetave të Beogdit se sa kësj gezete leckë, e cila aq shumë propaganduar dhe legjimtimuar vrasjet e shqiptarëve!

UÇK dhe prapaskenat

Gazeta TEMA



ANALIZA 

Dëshmi tronditëse për prapaskenat e uzurpimit të UÇK-së në Kosovë (1)

Si u eleminuan themeluesit e UÇK-së

Dëshmi mbi eleminimet në kreun e UÇK në Kosovë, shmangien e Adem Jasharit nga drejtimi i UÇK-së dhe vrasjen e disa drejtuesve kryesorë të saj

Një intervistë-dëshmi e Saim Tahiraj, një prej themeluesve të grupeve guerrile në Kosovë qysh në vitin 1991. Dëshmitari flet për rolin që ka pasur Shqipëria në organizimin e grupeve ilegale në Kosovë, armatosjen e tyre, stërvitjen në kampet shqiptare, rolin e Adem Jasharit dhe Sali Cekajt, në këto organizime. Dëshmitari i identifikuar si pjestar i grupit të Sali Cekajt flet për krimet e vitit 1998 1999, kur krerët realë të UÇK-së u eleminuan nga celula marksiste të drejtuara nga shërbimi sekret i Tiranës. Gazeta TemA po boton në disa numra dëshminë e tij
 

Nga  Sefedin Krasniqi
 & Beqir Kameraj 

Në përvjetorin e pestë të luftës së Jasharëve në Prekaz, të 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovës ka botuar artikuj të ndryshëm lidhur me përgatitjet e luftës, ushtrimeve të grupeve të para në Shqipëri në vitin 1991 deri në fillimin e luftës së hapur dhe zhvillimin e saj në Kosovë. Prej mbarimit të luftës është folur dhe janë realizuar shumë intervista me komandantë dhe ushtarë apo veprimtarë që e kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës. Janë botuar edhe shumë libra, shumë të tjera janë në botim e sipër. Por shumë gjëra kanë mbetur pa u thëne nga shkaku se shumë ushtarë të UÇK-së gjëndeshin ende nëpër burgjet serbe. Pasi në burgjet serbe, sipas të gjitha gjasave, nuk ka më pjestarë të UÇK-së, intervista dhe fejtone, me rrëfime për luftën, prapë kanë vërshuar në shtypin e Kosovës. Interesim i veçantë është shfaqur për rrëfimet e anëtarëve të familjes së Adem Jasharit. Në rrëfimin e Rifat Jasharit flitet edhe për disa pjestarë të grupit të Sali Çekajt, sidomos për familjen e vëllezërve Tahiraj nga Belegu si dhe të Osman Ferizit nga Kodralia. Për këto familje ka folur për së gjalli edhe Hamzë Jashari, i cili në intervistën e Shpresë Mulliqit, të botuar post-mortum në kombëtaren "Bota sot" më 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: "Familja Jashari e njeh mirë familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj." Në një intervistë të gjatë, në muajin shtator të vitit 2002, në gazetën "Zëri", Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjashëm sikur vëllai i tij Hamza. Për komëtaren "Bota sot", e lutëm njërin nga vëllezërit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi që ky ishte edhe më aktivi në grupin e Sali Çekajt, që të flasë më imtësisht rreth veprimtarisë së këtij grupi si dhe zhvillimeve të luftës në përgjithësi. Gjatë bisedës të pranishëm kanë qenë edhe vëllezërit Ismet dhe Sami Tahiraj.
 



Intervistë dëshmi e Saim Tahiraj, një prej themeluesve të gupeve guerile në Kosovë qysh në vitin 1991

Ushtarët dhe armët erdhën nga Shqipëria

Ku dhe kur kanë filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftëtarëve të Drenicës dhe të Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit të Salih Çekajt me këto grupe?
 
Saim Tahiraj: Dua të jem i qartë. Ne nuk kemi punuar kokë më veti. Para se të fillojmë me përgatitjet ushtarake në Shqipëri, në mes të institucioneve të shtetit shqiptar dhe atyre të Kosovës, sa di unë, është arritur një marrëveshje. Protogonistët e kësaj marrëveshje janë gjallë, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Ata më në fund duhet të flasin e ta thonë të vërtetën. Këtë ia kanë borxh historisë dhe gjithë shqiptarëve, por në veçanti ua kanë borxh Salih Çekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Për mua këto tri persona janë tri shtyllat kryesore të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Ata e përgatitën luftën, i realizuan aksionet e para kundër ushtrisë serbe dhe vazhduan me luftën e hapur derisa ranë heroikisht në fushën e nderit. Ndërsa për kontaketet me Adem Jasharin dhe me grupe të tjera luftëtarësh do të flas në kuadër të kontakteve që kemi pasur me rastin e përgatitjes së Grupit të Dytë në Shqipëri, e sidomos pas hyrjes së këtij grupi në Kosovë.
 

Atëherë na thoni diçka më imtësisht, për përgatitjet ushtarake dhe futjen e këtyre grupeve në Kosovë.
 

Saim Tahiraj: Pas daljes së Salih Çekajt në Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet në dy drejtime: në atë politik, duke u kyçur në LDK me qendër në Shtutgard, sepse ndërsa ishte në Kosovë ishte anëtar i kësaj partie. Drejtimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake, e që në atë kohë ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Kosovës e cila punonte në egzil. Ai pra kishte marrë instruksionet nga njerëzit e qeverisë për të filluar përgatitjet e para ushtarake, bashkë me shumë shokë dhe njerëz të besueshëm të çështjes kombëtare. Pas shumë analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar në Shqipëri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem të zgjedhur nga të gjitha viset shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Me këta djem ka bërë përgatitje ushtarake në Surrel të Tiranës, në malin Dajt. Ky ka qenë grupi i parë i ushtarëve të Republikës së Kosovës.
 

Do të ishte me interes të thuani diçka për këtë grup. Në opinion dihet shumë pak. A janë futur në Kosovë ushtarët e këti grupi të armatosur dhe me uniforma ushatarake?
 

Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanë qenë të armatosur as të uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake një muajshe, qëllimi i tyre ka qenë futja në Kosovë nëpër rrugë dhe mënyra të ndryshme. Përjashtim bëjnë Salih Çekaj dhe Zymer Lulaj. Këta të dy kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Kosovës dhe kanë qenë të armatosur. Mendoj që për këtë duhet të flas më gjerësisht Zymer Lulaj. Ai është dëshmitar i gjallë. Por e di që ata në Deçan i kanë vënë bazat e para për ushtarët e ardhshëm të Republikës së Kosovës.
 

Në këtë grup veç Salih Çekajt dhe Zymer Lulajt, a dini edhe ndonjë emër tjetër të rëndësishëm që duhet përmendur?
 

Saim Tahiraj: Po, në këtë grup ka qenë edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bëri shumë për formimin e bërthamave të para të luftëtarëve të lirisë të Llapit por edhe më gjerë.
 

Për vrasjen e tij para luftës, e në veçanti pas saj, ka pasur polemika nga individë të ndryshëm. Çfarë mendoni ju?
 

Saim Tahiraj: Fatkeqësisht, ai u vra herët nga forcat serbe. Rreth vrasjes së tij është folur e përfolur shumë, janë dhënë vlerësime dhe spekulime, por unë nuk dua të ngatërrohem me gjëra që nuk i di.
 

Atëherë, si qëndron puna me grupin e Dytë të ushtarëve të Republikës së Kosovës?
 

Saim Tahiraj: Unë kam pasur privilegjin që grupit të dytë t’ia bashkangjes një grup djemsh nga komuna e Deçanit. Edhe ky grup është stërvitur në Surrel të Dajtit, në të njëjtën bazë stërvitore ushtarake. Pasi unë bashkë me shumë djem të tjerë i kishim filluar aktivitetet tona, ende pa filluar ushtrimet në Shqipëri, posa u paraqit nevoja udhëtova nga Zvicra në Kosovë. Në Deçan kontaktova me Xhemail Berishën, një veprimtar mjaft i denjë për kohë të vështira dhe kushtet në të cilat vepronim atëherë. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi përgatitjen e njerëzve dhe të terrenit se kush mund të ishte në grupin e dytë nga komuna e Deçanit, ndërsa unë u ktheva në Zvicër. Posa e morëm sinjalin e duhur nga njerëzit përgjegjës, nga Kosova në Zvicër, erdhën bashkë me Xhemail Berishën, Osman Ferizi, Shkëlzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vëllai im, Sami Tahiraj, ndodhej në Zvicër. Meqenëse, ky tashmë ishte i kyçur në këtë organizim, iu bashkua këtij grupi në Zvicër dhe udhëtuan të gjithë së bashku në Shqipëri. Ushtrimet kanë zgjatur 30 ditë dhe ato i kanë udhëhequr oficerë të specializuar të ushtrisë shqiptare. Pas ushtrimeve në Shqipëri, qëllimi kryesor ishte që me një pjesë të armatimit të depërtojnë ilegalisht në Kosovë. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal të kufirit Shqipëri-Kosovë, me 33 ushtarë të armatosur, iu besua Salih Çekajt, tash hero kombëtar.
 

Cilat kanë qenë arsyet që determinuan që Salih Çekaj t’i printe këtij grupi për t’u futur në Kosovë? Kush ia besoi këtë rol dhe a ishte ai komandanti i parë i grupeve të armatosura të luftëtarëve të lirisë?
 

Saim Tahiraj: Arsyet që Salih Çekaj duhej t’i printe këtij grupi ishin të shumta dhe të ndryshme. Por, arsyet kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervë dhe për këtë fushë posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person që njifte më së miri terrenin kah duhej të hyhej nga Shqipëria në Kosovë. Sali Çekaj ishte njeri i qetë, serioz, i besës dhe një intelektual që dinte shumë mirë çfarë duhej bërë për Kosovën. Udhëheqës e kanë zgjedhur ushtarët që përgatiteshin të futen në Kosovë.
 
Kështu pra, pas 30 ditë ushtrimesh prej 55 ushtarëve sa ishin në grupin e dytë, vetëm 34 veta u nisën drejt Kosovës me 75 kallashnikovë, me një pjesë municioni e me bomba dore. Me këtë rast dëshiroj ta cek, por nëse është nevoja edhe ta përseris, se kjo është thyerja e parë e kufirit dhe jo siç po pretendohet, se thyerja e kufirit u bë vetëm në vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, për trima, është bërë në vitin 1991. Atëherë ishte tepër vështirë dhe gati e paimagjinuar një ndërmarrje e këtillë. Ka njerëz që kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë; dy, tre a më shumë veta, por me qëllime luftarake, të armatosur dhe të organizuar në baza institucionale, kjo është hera e parë deri në fillimin e luftës së hapët. Të tjerët le të thonë si të duan e çka te duan. Grupe bashibuzukësh mund të ketë pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte një rrugëtim me detyrë, i mbështetur nga institucionet e atëhershme të Republikës së Kosovës. Pastaj në këtë rrugëtim ka qenë edhe legjenda e mëvonshme e luftës së vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal më as për Salih Çekajn, as për Adem Jasharin, as për Zahir Pajazitin. Qëllimi i futjes së armatimit në Kosovë ishte armatosja e bërthamave të para të njësiteve ushtarake për çlirimin e Kosovës, të cilat quheshin njësitet e para vetëmbrojtëse.
 
----------

 

Nehat Jahiu: "Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe"

 

NJË VEPËR E RËNDËSISHME PUBLICISTIKO – DOKUMENTARE

Nga Tahir Z. Berisha


Kohë më parë doli nga shtypi Monografia “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”, e autorit Nehat Jahiu. Vepra në mbi 500 faqe i kushtohet zhvillimit të arsimit shqip në Komunën e Likovës (Sllupçan, Orizare, Allashec, Izvor, Bellanoc, Runicë dhe Zallkuq) të Maqedonisë.

Emri i Nehat Jahiut si pishtar i arsimit nuk ka qenë i panjohur as deri më tash në radhët e inteligjencisë shqiptare dhe në opinionin e gjërë publik. Ai krahas punës së palodhshme në procesin edukativo-mësimor, vazhdimisht është marrë edhe me krijimtari letrare. Kështu që gjatë periudhës 1982 – 2005, ka shkruar dhe botuar dhjetë libra me poezi. Kjo është vepra e 11-të me radhë e këtij autori të frytshëm.

Mirëpo, duke qenë i vetëdijshëm se “sa më e lartë që të jetë shkalla e arsimit të popullsisë, aq më shumë do të përmirësohet jeta e shoqërisë” (Frensis Bekon) dhe se “arsimi është fortesë e lirisë, arma e demokracisë, shpresa e rinisë, mburrja e djalërisë dhe gëzimi i shekullit” dhe se “me fat janë kombet që këtë e mirëpresin” (Henry Van Duke), zoti Nehat Jahiu, përkohësisht e pezulloi krijimtarinë e vet poetike dhe iu përkushtua seriozisht zhvillimit dhe përparimit të arsimit shqip në vendlindjen e tij në Komunën e Likovës.
Si rezultat i këtij orientimi, vargut të veprave të tija letrare, iu shtua edhe një vepër e rëndësishme publicistiko – dokumentare, me një titull sa simbolik, aq edhe domethënës: “BREZ PAS BREZI NË LUFTË PËR SHKOLLA SHQIPE”. Ky titull është në përputhje me mendimin e shkrimtarit italian Arturo Grof, i cili ka thënë: “Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron as që lidh kokërr, në qoftë se nuk ujitet me lotë e gjak”.

 


     Rrugëtim për në përjetësi

Dëshmori Ismet Sahit Krasniqi

(16.11.1959-27.3.1989)


Nga Fazli Maloku, mësues

 

Ismet Sahit Krasniqi, u lind më 16 nëntor 1959, në fshatin malor të Grashticës, nga babë Sahiti e nënë Feridja, të cilët në jetën e tyre bashkëshortore lindën gjithsej 11 fëmijë.Nga këta, 7 vajza e 4 djem.Ismeti ishte fëmija i katërt me radhë. Edhe pse jetonin në varëfërinë e skajshme, nënë Feridja, ashtu si të gjitha nënat shqiptare, kurrë nuk e mallkuan pjellën e vet, me gjithë vështirësitë që ua sillte çdo fëmijë i lindur. Përkundrazi, ndodhi e kundërta. Daljen në dritë të çdo foshnjeje të tyre, e pritnin me një gëzim të papërshkruar, duke qenë të vetëdijshme, se jetojnë në robëri dhe çdo foshnje e re do të jetë një pushkë më shumë për liri.
     Kështu të rënduar nga skamja, babë Sahiti, në vitin 1061, zbret nga fshati për në qytetin e Prishtinës, për tu vendosur në lagjën Kodra e Trimave (ish-Vranjevci). Arsimin fillor dhe atë të mesëm Ismeti i kreu në Prishtinë. Regjistrohet në Fakultetin Filozofik-dega e historisë. Por i shtyrë nga skamja, detyrohettë punësohet në fabrikën e mobilieve "Napredak"në Prishtinë,ku punoi vetëm 6 muaj. Në vitet 1979-80, Ismeti kreu sherbimin e detyrueshëm ushtarak në qytetet Karllovac dhe Zagreb.Në këtë sherbim famëkeq për të gjithë shqiptarët, dërgoheshin djemt faqekuq si molla dhe na ktheheshin në arkivole të metalta e të blombuara,pa të drejtë hapjeje!Shprehja "ka bërë vetëvrasje"ishte bërë moto e arsyetimeve për vdekjen e tyre!
    Ismet Krasniqi, ky zog shqiponje, nga edukata familjare trashëgonte: urtësinë, humanitetin, bujarinë, besën, krenarinë, reagimin ndaj të keqës e padrejtësisë, me një fjalë, të gjitha vlerat univerzale njerëzore, që mund ti ket njeriu. Por fatkeqësiht pikërisht pse posedonte këto vlera,ra në sy tek oficerët e KOS-it ushtarak të APJ (Armata Popullor Jugosllave), me ide fashiste e raciste, të cilët bën çmos për shkatërrimin e përsonalitetit të Ismetit.Thirrjet në të ashtuquajtura "biseda informative", të cilat zgjatnin me orë të tëra, ditën e natën, nuk e thyen Ismetin. Pasoi dënimi me 60 ditë burg, duke përdorë dhunë çnjerëzore psiko-fizike, të pa imagjinuara! Ismet Krasniqi iu përballon burrërisht duke u çelnikosuredhe më shumë.
    Këthimin i tij nga sherbimi ushtarak që pak kush e priste, solli gëzim si tek familja, po ashtu edhe tek shokët e Ismetit. Tanimë, Ismetin e shohim të burrëruar, të kalitur për betejat e ardhshme. Përmes agjitacionit të cilin e ushtronte tek të rinjët, ai i porosiste: “Kurrë më, të mos shkojë askush në ushtrinë fashiste Jugosllave!
    Ismeti, në karierën e tij revolucionare, pati fatin të veproi dhe militoi, në lagjën Kodra e Trimave. Lagje kryesisht skamnorësh, por liridashës dhe mospërfillës ndaj pushtuesit serbo-sllavë. Kjo lagje ishte shndërruar në një çerdhe atdhetarie dhe një strehë e sigurtë për të gjithë militantët e disa brezave me radhë, të cilët, herë si gjysëmilegalë, e herë në ilegalitet të thellë, vepronin në kontiunitet, për vetëdijësimin e popullit, në veçanti të rininë, për një kryengritje gjithëpopullore, për çlirimin e tokave të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me Nënën Shqipëri.Në lagjën Kodra e Trimave, në përiudha të ndryshme kohore vepruan këta militantë: Mulla Ramë Govori-Heretica, Brahim e Qerim Berisha, Xhemajl Berisha-Radasheci (veprimtarë të NDSH, të dënuar deri më 20 vit burg); Kadri Osmani, Rexhep Mala-tani dëshmor, Nuhi Berisha-tani dëshmor (Partia e Luftës e Kosovës); Fadil Vata-tani dëshmor, hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Berat Luzha, Sejdi e Shemsi Veseli, Rrahman e Bajram Bahtiri-ky i dyti dëshmor, Rrahman Dini-tani dëshmor, Zijadin Hoxha e shumë të tjerë, veprimtarë të organizatave të ndryshme të Lëvizjes Ilegale për çlirim e bashkim kombëtar. Në këtë frymë liridashëse u brumos dhe u kalit Ismeti ynë i dashur.
     Demonstratat historike të vitit 1981, për Ismetin nuk ishin fare befasi. Sepse ai me shokë përgatitën masën popullore, që të reagojë në këtë mënyrë, duke shkruar parulla, afishe dhe duke propoganduar fuqishëm, se po vjen Pranvera e Madhe, Pranvera e Lirisë. Ismeti, do të jetë gjithnjë në ball të demonstruesve, me një fjalë, aty ku më së shumëti e kërkonte nevoja. Veçanërisht organizoi dhe drejtoi, punëtorët e fabrikës "Napredak", ku ndikimi i Ismeti ishte vendimtar në pjesëmarrjen e tyre masive, me në ball Ismet Krasniqin. Për këtë veprimtari atdhetare, në vitin 1982, arrestohet nga organet policore serbosllave, në vendin e tij të punës dhe dënohet me dy muaj burg të cilat i mbajti në Prishtinë e Mitrovicë.Aktakuza e ngarkonte përveq tjerash, se më datën 25 maj 1982, nga ndërtesa e Komitetit Krahinor, zbriti në tokë duke e shkelur me këmbë Flamurin Jugosllav dhe në vend të tij vendosi Flamurin Shqiptar. Ismeti asnjëherë nuk i mohoi këto akuza!
     Ashtu si në pranverën e vitin 1981, ku Ismetin e gjejmë në barrigadat e para, në dallgët e Kryengritjes Gjithëpopullore, fytafyt me policinë gjakatare serbosllave dhe vasalët e tyre shqipfolës, e njejta do të përsëritet edhe në demonstratat e viteve 1988-1989. Ismetin e gjejmë kudo dhe kurdo, por gjithnjë në rreshtin e parë të demonstruesve.
    Meriton të veçohet dita 21 nëntrorit 1988, në të cilën ditë, Ismeti realizoi mu në qendër të Prishtinës, fjalimin e tij më të zjarrët, nga i cili fjalim, masa e emocionuar dhe e trimëruar, nga guximi i këtij djaloshi me zemër luani, e shoqëroi fjalimin me duartrokitje frenetike, duke e pranuar këtë fjalim KUSHTRIMDHËNËS.
I tërë qyteti kumbonte nga zëri revolucionar e tepër i fuqishëm, duke ua dridhur pushtuesve sllavë, jo vetëm zemrën, por edhe dheun e Tokës Shqiptare.
    Ismeti, do ta përmbyllte fjalimin e tij me thirrjet, citoj:
" Poshtë Jugosllavia dhe soldateska e saj raciste në Kosovë"!
" Poshtë Titistët dhe kolaboracionistët shqiptarë"!
" Lavdi martirëve të kombit që ranë në mbrojtje të Kosovës dhe pavarësisë së saj"! Mbaron citati.
    27 Mars 1989. Rinia dhe populli shqiptar, krahpërkrah si kurrë më parë, defilon rrugëve të Prishtiës. Si gjithëherë, më e organizuara si dhe më e zëshmja, lagja Kodra e Trimave. Në ball të saj Ismet Krasniqi. Dy taborre armike përball njëratjetrës. Nga njëra anë, populli dhe rinia shqiptare duarëthatë, përball kordoni policoro-ushtarak serbosllavë, të armatosur deri në dhëmbë. Përleshja fillon. Sulme, shtyrje, tërheqje dhe përsëri mësymje. Një përleshje tepër e fuqishme zhvillohet para ndërtesës së ish-Komitetit Krahinor. Ismeti si gjithnjë në ball të saj. Katër inspektorë, dy serbianë dhe dy spiunë shqipfolës, i hidhen në shpinë Ismetit për ta arrestuar. Në këtë moment tepër të vështirë, Ismetit i erdhi në mendje, porosia e ideologut të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dijetarit dhe enciklopedistit ndër më të mëdhenjtë e kohës së tij, Sami Frashëri, i cili njëqind vjet më parë, i porosiste shqiptarët, citoj: " Të gjithë ata që na dalin përpara, për të na penguar, në rrugën tonë të shenjtë, t’i shtyjmë, t’i rrëzojmë, t’i shkelim, e të hecim para". Mbaron citati. Kështu veproi sokoli i nënës, Ismet Krasniqi. I fuqishëm që ishte, i zhdërvjellët dhe i kalitur tanimë për situata të tilla, i hodhi për tokë të katër hienat dhe marshoi përpara. Përsëri në ballë të demonstruesve. Por tani Ismeti e kuptoi se ishte në shënjestër të armikut. Në arrestimin e tij vetëm një javë më parë, duke e torturuar në mënyrë shtazarake, UDBASHËT e kishin porositur, citoj: "Nëse zihesh edhe njëherë, të jeshë i sigurtë se do të likuidojmë"! Mbaron citati. Por kjo nuk e frikësonte Ismetin. Sa më shumë që kërcënohej, i shtohej guximi, i rritej energjia. Ishte i vetëdijshëm se liria do gjak e sakrifica. Nuk ishte e rastësishme që pikërisht në këtë ditë, 27 Mars 1989, në rreshtin e parë të demonstruesve të ndodheshin: motrat Shukrie dhe Lumnie Obertinca, si dy Shote Galica, Ismet Krasniqi, Sevdat Berisha, Vetim Shala, Mustfë Veselaj e të tjerë. Të detyruar që të barrikadoheshin, po ku tjetër përpos në lagjën Kodra e Trimave, në këtë Kështjellë të pamposhtur, në vijën e hekurudhore përball Xhamisë së Llapit. Forcat gjakatare serbosllave, të tërbuara nga rrezistenca titanike shqiptare, si edhe duke parë paaftësinë e tyre për të depertuar më tutje, drejtuan tytat e armëve vdekjeprurëse, drejt trupave të njomë të rinisë shqiptare. Tytat vollën zjarr. Krismat thuase po e kallin edhe qiellin. Plumbat mbjellin vdekje! Në altarin e lirisë do të bien: Vetim Shala, Ismet Krasniqi, Sevdat Berisha, Shukrie Obertinca dhe Mustafë Veselaj.
    Vetëm për dy ditët e 27 e 28 marsit 1989, në gjithë Kosovën do të bien dëshmorë, 28 djem e vajza shqiptare. Trupi i Ismetit lahet me gjak. Ismeti, për momentin mbyt dhëmbjen dhe thërret: " Fitore"! Me këtë akt heroik, Ismet Krasniqi ndëroi veten, prindërit, vëllezër e motra, nderoi bashkëshortën Xhemile, nderoi bijt e tij Amirin e Rinorin, nderoi fisin dhe kombin.
    Lavdi Ismet Krasniqit!
    Lavdi dëshmorëve të kombit!


    Prishtinë, më1.6.2010

 


    Shkruan: Ramadan S. Latifaj

 

DËSHMORVE

E Mërkurë, 8 Prill 2009

Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe,
që vdekjes i jep kuptim, përjetësise rrënjë.
Mbi imazhin e sakatosur të atdheut, Kosovës sime,
Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku,
Aty do vije liria, kështu thoshte bacë Metush Krasniqi – Plaku.

Në oda burrash është pjekur burrëria,
n’oda burrash tingëllonte dhe digjej teli i lahutës
Tingëllonte me ma të lartin zë sharkia e çiftelia.
Janë përcjellur këngët e burrave që kishin trimëri
Aty n’oda burrash u lidhte besa për vdekje a liri.

Kosovë trime, je kala ndër shekuj,
mbi të gjitha simbol i qëndresës,
Ndër stuhi e shtërngata qëndrove e hekurt
Kosova ime, ishe, je e mbetesh e pushkës dhe e besës.

Kosova…. din ta çmojë gjakun e dëshmorëve,
gjakun që din ta urrenë robërinë,
Kur derdhet për tokë të Kosovës dhe e sjell lirinë.

Varg-varg rrjedh gjaku te pragu i përgjakur
Populli im shqiptar për liri i përflakur.
E hekurt UÇK-ja, radhitet në male,
xhamadan për dekë dhe bëne ftesë
Lëshohet kushtrimi e lidhet besa-besë.

Ka shumë burra të këtij dheu e shumë burra të fisit
Ka stërnipa t’Skënderbeut, e nipa të Metush Krasniqit.
Ka ademë, hamëza e shabanë jashara
Që lirinë tënde Kosovë,
shohin vetëm me pushkë përpara.
Ise Kastrati, Avdi Xhaqku e Rexhep Mala,
Nuhi Berisha e Kadri Zeka lum për ju bëjnë nanat,
Selver dhe Emin Kryeziu me Besnik Marocen si luan
Rrahim Beqiri, Musli Imeri u flijuan për vatan.

Kush na e zbukuroi me t’madhe Dardanën,
Kush qëndron në këtë lapidarë
Sabri e Driton Krivaqa dy djemë të një nane,
Agush Isufi me respekt aty u qëndron pranë.

Dardanë, çerdhe e madhe trimash përherë,
Musli Ymeri e Besnik Maroca me plot ndere
Luftuan e ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrrrrrë
Kurrë nuk ju harrojmë, ju kemë në flamur.

...Ku krisi pushka e të parëve, në Prekaz,
pikërisht në kullë të Jasharëve,
Aty dridhej toka deri sa i madh e i vogël luftonte
Aty Legjendari Adem Jashari luftë po bënte.
Nga kulla e Jasharëve në Drenicë,
Liria rrugë të mbarë ka nisë.
Nga kjo betejë në front lufte,
u mbush Kosova plot lulekuqe.

…e kam pa me sytë e mij, o vëllezër, o shokë ,
fluturimin e pavdekshëm syshqiponje
ndonëse kishte plagë në kokë,
Muharrem Fejza i thonë.

Por… e shihja edhe në ëndërr kur flija,
me plagë në gjoks kah ecte Haki Efendija.

Por qe kurrë s’pranoi  ligjet serbo-sllave,
e lart iu ndëgju zëri, besa e FJALA
Me paraftyrohet para syve i madhi Rexhep Mala.
Kushtrim lëshon sikur rrufeja që pret
Kadri Zeka me shoke t’idealit të vet.

Nga mërgimi po vie me vrap, ishte Avdi Xhaqku
Krenari që për Kosovë dëshmor ra,
s’ju dhimt fare gjaku.

Një amanet, që Heronjët lanë, nuk mundem dot pa ua thanë:
Kur vritet një ushtar lirie nga Hogoshti, fjala bie,
Ju mos qani, mos vajtoni,
por me zërin më të lartë deri në qiell këndoni.
Dhe mos thuani se u vra, Komandanti ISA.

Po të vritet edhe një ushtar lirie, ju prapë mos qani por me të madhe këndoni
Dhe mos thoni u vra ushtari me emrin Avdi
Por thoni se ra për Kosovë e për Shqipëri.

… Ah, të them për këta trima e heronj të lavdisë
po, … po një gjlë e di, se kurrrrrë nuk vdesin trimat e lirisë.
Ata vetëm sa bien,
gjakun ta njomin me të shijshmin ATDHE
Ata vetëm sa bien pë r t’u bë ATDHEUT DHE.
Ata vetëm bien për të mbi lul ëkuqet n’Kosovë e në çdo anë
Bien për t’na treguar se LIRIA e Kosovës quhet NANË.

P ër bijtë e maleve, ushtarët dhe dëshmorët e lirisë KOSOVË këndo,
Kudo që i ke e kado që shtrihet e gjithë Shqiptaria
E kur zëri juaj lart të jehojë, s’ka ç’na ban moti as stuhia

Xhafer Durmishi: Jusuf Gërvalla dhe Ndoc Gjetja
E Premte, 25-06-2010, 09:37pm (GMT+1)

Jusuf Gërvalla dhe Ndoc Gjetja

Faqja poetike në gazetat e Jusuf Gërvallës

Nga Xhafer Durmishi

Ka disa persona të cilët duke shkruar për Jusuf Gërvallën, në mesin e veprave që Jusufin e kanë të padurueshëm për sistemin e atëhershëm të Jugosllavisë e të shovinizmit serbomadh e marrin edhe cilësin e tij si poet.

 

Në Kosovë Jusufi ka botuar tri përmbledhje me poezi: Fluturojnë e bien (1975), Kanjushë e verdhë (1978) dhe Shenjat e Shenjta (1979). Edhe pas arratisjes nga Kosova Jusufi vazhdon të shkruaj poezi, por në gazetat e tij apo të redaktuara nga ai nuk e boton asnjë poezi të vetme të shkruar nga ai. E vetmja poezi e Jusuf Gërvallës që është botuar në revistat luftarake të asaj kohe është poezia "SHQIPJA BËN EDHE PA GJËMË, I MJAFTON LAVDIA" e botuar në revistën "Liria", nr. 4-5, gusht 1981, faqe 23. Revistën "Liria" Jusufi e ka ndihmuar me të gjitha mënyrat por ai nuk ka qenë redaktor i kësaj reviste. Poezia e tij e lartpërmendur është zgjedhur nga Kadri Zeka.

 

Skurpuloziteti e përpikmëria e përsosur Jusufin e ka penguar që t'a shfrytëzoj hapësirën e gazetave të tij për të botuar poezi personale. Për këtë arsye këndin poetik ua ka lënë të tjerëve. Në shtypin e tij Jusufi ka botuar poezi të Abdyl Latif Arnautit (Siri), Tahsin Saraçit (Turqi), Ulmar Qvickut (Suedi), Petraq Ristos, Çajupit, Hydajet Hysenit, Isamil Sylës e Ismail Kadaresë. Në gazetën 'Bashkimi' ka ndonjë poezi që nuk përmendet këtu. Por poeti të cilit Jusuf Gërvalla ia ka dhënë fjalën dhe hapësirën më të madhe është Ndoc Gjetja. Nga ky poet Jusufi ka botuar katër poezi. Poeti Ndoc Gjetja vdiq 7 qershor 2010. Në këtë rast zgjodhëm ta përkujtojmë poetin Ndoc Gjetja në të njejtën mënyrë ashtu siç ka bërë Jusuf Gërvalla para 30 vitesh.

Më kishin ardhur njerëzit

Para ca vitesh isha sëmurë

i kisha humbur ndjenjat fare

dhe tek krevati m'u duk sikur

më erdhi ajo, armikja e të gjallëve.

 

Në dhomën me heshtje të rëndë

lëvizte me çapa të pandjerë

sikur më tha: - Ngreu në këmbë!

Po të fal dhe kësaj herë.

 

Ajo priste që t'i thosha

por s'i thash: - Falemnderit!

Unë u ngrita se te koka

më kishin ardhur njerëzit.

 

Unë shtëpinë e kam te fjala "shok"

 

Më kanë ardhur kaq telegrame

"Lajmëro shëndetin"

nga shokë të largët pas tërmetit.

Me këta vargje desha t'u përgjigjem:

"Ju paça të gjithëve, falemnderit!"

 

Shtëpia u rrëzua, shumë gjëra u prishën

por nga kjo s'e pata vështirë

se unë prej kohësh e kisha hyrjen

te zemra juaj, njerëz të mirë.

 

Sa njerëz më erdhën tek çadra sot!

Prit e përcjell më kaloi gjithë dita,

unë shtëpinë e kam te fjala "Shok",

me themele në zemra e me çati prej drite.

 

Ja, rri e mendoj me vete sonte:

me shumë gjëra në jetë jam ngopur

por asnjë herër dashuria e shokëve

të më teprojë s'më ka ndodhur.

 

Se gjithçka në botë ka një madhësi,

mbushet me diçka dhe nuk nxë më tepër

por njeriu kur s'u mbushka me njeri

dhe universin  mund ta nxërë në zemër.

Gjyshit

Gjithë jetën e kaloi me një martinë hedhur krahut duke luftuar mal më mal kundër zaptuesve. Ka qenë 93 vjeç kur e rrëmbuyen armiqtë natën në kullë dhe s'i kthye më. Nuk dihet se ku e kanë vrarë dhe as kufomën nuk ia gjetë njeri.

Nga një gojëdhanë

Jeta e gjyshit - një gojëdhanë

një gojëdhanë me tridhjetë fjalë

se fjalët e tjera i kanë rënë

rrokje-rrokje nga një këngë,

se s'është lehtë njëqind vjet

të trokasësh nëpër zemra,

të hysh në to dhe të bëhesh

fjalë që digjet nëpër breza.

 

Vallë ku mbin gjithato fjalë

që i patë folë kur ishte gjallë

se fjalët e gjyshave janë si farat

që çajnë plisin në pranverë,

nëpër zemra lëshojnë rrënjë,

ato mbijnë e nuk lënë

jetën kur të mbetet djerrë.

 

Në ato fjalë si thelbi në farë

është përkdhelja edhe puthja,

është martina edhe lahuta,

është Shqipëria me gjithë hallet

dhe ajo e bardhja bjeshkë

kokrra e misërit, Besa e Dhënë

më të shenjtë se zoti vetë.

 

More gjysh, Ulisi i Bjeshkëve!

Askërkund s'ta gjeta varrin,

gjithkah brodha vërri e më vërri,

pyeta hënën e s'mu përgjegj,

pyeta përrenjtë e nuk u ndalën,

pyeta diellin e tha: Nuk di!

 

Më në fund thash me vete:

Bjeshka e Namun me shtatë male

ngrihet sot mbi eshtra të gjyshit

Bjeshka e Namun me shtatë maja

që tallin e sfidojnë

piramidat e Egjyptit.

 

Si t'i shtyj shtresat e tokës,

si t'i shtyj shtresat e kohës

si t'i ngrej malet e Bjeshkës

të ta gjej thelbin e zemrës

se ty mali të ka marrë

të të hedh një tufë me fjalë

të të hedh një degëz ahu,

të të hedhë një hingëllim kali,

të të hedhë ca hala pishe,

të të sjellë një djep fëmije

të shohësh jetën si lëvizë

nëpër rrembat e Shqipërisë...

 

Qëkur vdiqe more gjysh

njëqind vjetë kan kaluar

e ti s'mundesh që ta dish

se sa shumë që ka ndryshuar

faqja e jetës dhe faqja e botës

po të ngjallesh tre dekika

tre dekika ta shikosh

nuk besoj se do ta njohësh.

 

Ngreu e shih fillin e lëmshit

që është lidhur nyje-nyje

në tavolinë të supershtetit,

në plitikën e të gjithë frajlive,

janë bërë një rrahja e puthja,

janë bërë një paqja e lufta,

janë bërë një tregu e miqësia,

janë bërë një burgu e liria,

janë bërë një gjoksi e shpina...

 

Të dhëmb syri dhe zemra

kur sheh bankat "Nëna e bija"

mbushë me letra që vlerësohen

shumë më tepër se burrëria,

shumë më tepër se atdheu

shumë më tepër se fytyra,

kur sheh urat që montohen

me gjymtyrë e kafka kombesh

ku kalojnë tanket e jankit

edhe trenat e Moskovit.

 

Për ta gjetur të vërtetën

duhet sot t'i kthesh përmbys

shtatëmijë male ngritë me letra

ngritur shkronjën përmbi shkronjë

dhe çdo fjalë ta thyesh si arrën

mos ka brenda varrin tonë.

 

Larg nga detet dhe kontinentet

nga sarajet e krajlive

vijnë ca zëra si përkdhelje,

vijnë ca zëra si gjëmime

Ç'janë sirenat e Uliksit

more gjysh përpara tyre?

 

Si gra të lëshueme propagandat

nëpër udhë të botës ecin

në buzëqeshje fshehin prangat,

fshehin thikën brenda fjalës.

Disa thonë: - Çaj përmes!

Disa thonë: - Bjeri anës!

 

Na u dashka t'i thuash vetes

ndizu flakë e digje trupin,

me kurriz s'fiton asgjë,

rënë në gjunjë të ha poshtrimi

të kafshon me dhëmbë prej qeni,

më mirë luftës jepja gjoksin

në llogore ta haj plumbi.

 

Krejt si njerëzit edhe kombet!

Nga kurrizi u vjen vdekja

rënë në gjunjë humbin veten

u zbret qyqja në thelb të zemrës

mbi shpinëkrrusjen vjen mandata,

më mirë flakë ta ndezin shtatin

dhe në dorë t'u shkrihet shpata.

 

Po shekullit tim e rrugës sime

në mos i shkofsha për midis

në mos vdeksha për këto vërrie

mos arritsha të bëhem gjysh!

 

Gjakun tim te udha e jetës

pika-pika e piftë dheu

gjithsaherë t'i thahet buza

gjithsaherë ta marrë etja

e iu bëftë shëndet e gëzim

u bëftë lule, gjesh e bar

u bëftë rrita e Shqipërisë,

zë fëmije ndër pelena!

Këto tri poezitë më lartë janë marrë nga "Lajmëtari i lirisë", nr.1, gusht 1980, faqe 15.

 

TE GRYKA E HONIT KU PREHEN ESHTRAT E AZEMIT

Iu afrova grykës së honit,

ia ngula sytë heshtjes, territ

dhe s'di pse zemrës brenda gjoksit

iu dha t'i thërrasë Azemit.

 

- A po më ndien, o Azem Galica? -

thirra ndoshta nj¨qind herë.

Një shqiponjë doli nga gryka,

me tërsëllimë u ngrit në qiell.

 

I thash vetes: Mos thirrë më!

Se Azem Galica doli.

Marrë nga "Lajmëtari i lirisë", Nr. 1, janar-shkurt 1981.

 

 

 

O Keni, të mjerët ne që të kemi: ti saherë që flet, sikur nganjë njeri e vret!

/botohet e komentohet te revista “Shqipëria etnike” nr. 2/2010/

 

"Ndjenja e urrejtjes nuk i bën askujt më tepër dëm sesa vetes tuaj!"

 

Keni

 

Baca Kadri!
Pse shprehesh me kaq egërsi ndaj atyre të cilët dikur i ke pasë shokë- kolegë?
Pse përdorë fjalë e shprehje kaq denigruese?
Pse lejon vetes që me kaq mllef të shprehësh urrejtje ndaj të tjerëve?

Pse të dukën të "vëgjël" njerëzit e veprave të mëdha?
Pse kaq të këqija, ti si njeri, i sjell njeriut?
Pse kohëve të fundit e përfundon shkrikmin me "Amen", e kurrë më parë nuk e ke përdorur as "Amen" e as "Amin!"?!
Pse në disa nga shkrimet tua, po këtu, e shënon: Kadri Mani, protestant? Kurse në disa shkrime nuk e tregon orijentimin përkatësinë fetar?
Pse nuk publikon shkrime për "Protestan-izmin" e të bashkohen edhe shumë të tjerë?
Pse kohen e fundit "nuk po del në syret me plis të bardhë" siq dilshe përpara?
Largoje urrejtjen se ajo më shumë dëm i shkaton vetes tënde!

Kam bindjen se disponon aftësi kapitale për shkrime të mira, nga të cilat do të përfitonim të gjithë, dhe ashtu do të donim dhe do të vlerësonim edhe më lartë. 
Nejse, punë për ty është!?

Përshëndetje!

Keni
e- maill: aaaemi@hotmail.com

 

Bisedë me një të ndërkryer!?

 

Von:

Emiemi Keni (aaaemi@hotmail.com)

Gesendet:

Donnerstag, 27. Mai 2010 07:24:00

An:

kadrimani@hotmail.com; Emiemi Keni (aaaemi@hotmail.com)

 

Baci Kadri!
 
Kjo letër sot më arrijti nga ti prej se cilës shi
fet vetëm fjalia: "Bisedë me një të ndërkryer!" DHE ASNJË FJALË TJTËR!!!???
 
 Komenti im ka qenë një UDHËRRËFYES PËR TY, të orijentohesh në rrugën e drejtë, e jo në rrugën e atyne qe e kanë humbur veten.
 
Unë ende e ruaj respektin ndaj teje, anipse je shumë i egër në fjalë, fjalori yt nuk
osht për me u publikue se po jaqet nji marre vetit, rueju pak se je plak, je i shkolluem, e mos lejo me bo hajgare hallki me ty.
 
Ti më shpërblen me : "Bisedë me një të ndërkryer" e unë po të përgjigjem:
 
O Kadri Mani, kisha pasë qejf të bëj bisedë me një  "të përkryer".
Por mbaje në mend:  Nuk ka njeri të përkryer, vetëm Zoti është i PËRKRYER!
 
Sa i përket ndërrimit të fesë, ajo
osht qashtje shpirtërore e jotja.  
 
Por kurrë dhe kurrë mos lejo me u shëndërrua në shpirtëlig, sepse shpirtligët nuk janë njerëz stabil, nuk janë të qëndrruesh
em, nuk kanë rezon të gjon të mendimit, i lejojnë vetes të hyjnë në rrugë të ngushtë, të pakryer, të padalje, shpirtëligët nuk kanë kapacitet të të menduarit, nuk kanë vëmendje të përqëndruar, janë të luhatshëm, nuk kanë ekuilibrim të saktë, janë të dëmshem për vetveten por edhe për rrethin, dhe qdoaty ku jetojnë këto krijesa të dobëta, ai ambijent, ai mjedis  i nënqmom, i përqeshë, i fyenë, i lëndon, nuk i pranon në mesin e njerëzve normalë, i anashkalon për të gjitha të mirat e jetës, dhe kam dëgjuar se këto krijesa të dobëta nuk dijnë për krijuesin e tyre, bile, bile e mallkojnë zotin pse i ka krijuar, i nemin nënat e veta pse i kanë bo (lindë), i nemin krejt ata që përparojnë...
Të lutëm, mos lejo vetes që përmes gazetave të shprehesh aq ulët. 
Mos e lejo djallin të udhëheqë me ty!
Mos lejo që të përdorësh aso shprehje të ulëta që me e në
qmuar diturinë tënde, aftësinë mendore!
Mos lejo të "gjykohen dhe dënohen" për mos dituri profesorët ty, që ta kanë nënshkruar diplomen.
Mos lejo që me fatin tënd "të luajnë koqe" tyrlifar mahluki, udhëheq vet
(ë) me fatin që ta ka dhuruar Zoti. Ti më se mira e di për shka je burgosur, dhe aty ke qenë "njeri i pa vlerë, i q'rregjistruar nga jeta, i shlyem nga "tefteret e të gjallëve", i humbur. Por vetëm Zoti të ka shpëtuar. Duhet të jesh mirënjohës e jo përbuzës ndaj të mirave me të cilat të ka shpërblyer Zoti.
 
Mos lejo që ta harrosh Zotin, se Zoti të bën që ta harrosh edhe vetveten!
 
Sinqerisht të them se i njoh aftësitë tua njerëzore, profesionale, shkencore. Të kam në
rregjistrin e njerëzve të ditur - ku nuk është numër i madh. Këto që po "ndodhin përmes gazetave..." asesi të unë nuk ta humbin vlerën si njeri, si shkencëtar - bile të qmoj edhe si "novator të fjalëve (të reja) shqipe!"
 
Sinqerisht të them se ende nuk e di profesionin tënd, titullin shkencor - nuk di a je historian apo gjuhëtar, anipse ka prirje për të dyjat.
 
Të kam shpreh edhe ne komentin tim se ke aftësi kapitale, andaj përdori për të mira e jo kështu, se i shkakton vetes më shumë dëm sesa të tjerëve. Kurr nuk je i qetë, edhe familjës i shkakton
disharmoni.
 
NJeriu që krejt ditën përlahet me njerëz dhe  familjen e shqetëson, ai njeri nuk e ka shpirtin e qetë, nuk flenë rehat, dhe dita-ditës e
shkatërron veten - me mendime të këqija - është aq i thelluar në hakmarrje ndaj atyre që për një grimë send e provokojnë, e qesin prej taktit, sa që kur ka durim me krijue mendime te mira. UNë te percjelli sa kohë ti humbë, sa mundime bën për hakmarrje permes gazetave...
Nuk po e zgjas, por për herë të fundit të them: 
O Kadri! Ndalu dhe jepi mendjes qetësi! Mos u kthe mbrapa, nga se: "duke u munduar të spastrosh të kaluarën e turbullon të ardhmen!"
Ke nevojë të domosdoshme te rrijsh me njerëz që nuk të shkaktojnë as ma te voglin shqetësim.
 Mos krijo  "
miqë të atillë që të urrejnë!" Që shfryhen e zbrazën ne ty me të këqijat e tyre.
Mos ja ndersé vetit qentë: nese je nisë drejt një qëllimi e rrugës ndalesh me gjuajtë me gurë qdo qen që leh ne ty, kurr s'do të arrijsh atje ku je nisur!"
 Dhe krejt në fund, mbaje ne mend këtë bindje qe kam mbi ty:
 
    "RREZET E DIELLIT BIEJNË EDHE NË PLEH, POR PRAPË SE PRAPË MBESIN TË PASTËRTA!"
 
Për mua mbetesh ai që të kam njohur kaherë.
UNë nuk ta njoh familjen. Me sa kam mësuar, zonjen Shukrije e ke grue burrënore! Kjo ka domedhënie të madhe, ka vlerë të lartë! Mos i shkakto lëndime shpirtërore, të lutëm!
 
me respekt,
 
miku yt i sinqert
(ë) 
 
 Keni     
 
PS: 1. "EDHE ENGJËLLI EDHE DJALLI, GJ
ËNDEN MBRENDA TEK I GJALLI!" (Bibla- Ungjilli)
 
     2. Të lutëm mos bën korrigjim të gabimeve, si
q e ke shprehi. Keto janë letra private, andaj mos u bën korrektor(ë) ne to!
 
3. Kurrë mos shiqo "gabimin", por  Q Ë L L I M I N !
 
Keni

-----

 

Përgjigje Keni-t të hallakatur:

 

DY  SHOKËT

 

Kishin qenë dy shokë, që prej fëmijërisë shokë të pandashëm, madje kur njërit iu kishte sëmuar nëna, nëna e shkout i kishte mëkuar bahkë. Por kur u rritën, fillaun fërkimet dhe zënkat idelogjike-politike, dhe midis tyre zhvillohet ky dialog:

-Të kam pas sivëlla, kemi pi nga një nënë...

-Shihe budallain e dreqit! Në një rast tjetër kur e kisha pas nënën e sëmurë, më kishin fut nën lopën e kam thithë bashkë me viçin, por kjo nuk do të thotë që ta kem kaun vëlla!