E enjte, 18.04.2024, 12:06 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2010 (I)

E diele, 04.07.2010, 10:03 PM


Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2010

SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti X nr. 1/2010 Nistor-Shkurtor-Larcor-2010
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Agim GASHI

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Xhafer Leci
Redaktorpërgjegjës: Ali Jusufi

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Vera Dushi

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

 

 

KRYEARTIKULLI

 

 

KRIZA MORALE E PARLAMENTIT TË KOSOVËS

 

Nga Idriz ZEQIRAJ, kryredaktor

 
     Në vitet `90-a, në fillimet e demokracisë në Shqipëri, humba shansin e pastër për t`u bërë deputet, madje, pa u mëdyshur fare. Gëzimi i madh i shëmbjes të komunizmit, sikur përmbushi ëndrrën e kahmotshme të lirisë faktike në Shqipëri dhe shpresën, gjithëherë aktive, për lirinë,në përspektivë, të Kosovës. Veç kësaj, garda e lëvizjes ilegale të viteve `60-a shquhet për ideale të mëdha, ndaj edhe nuk i janë "rriçnuar"  askujt për qëllime të karrierës politike dhe të përfitimeve të tjera.

Vite më vonë, duke biseduar me një shokun tim të vuajtes, tashmë, të pensionuar në Tiranë, e pyeta nëse e përballon rritjen dhe shkollimin e kalamajve, ndonëse i martuar në moshën 50 vjeçare dhe tani i ka shkelur të 70 vitet? Dhe, ai u gjegj se "vitet në Parlament tejkalojnë pensionin e shumë viteve të tjera në arsim dhe jetojmë mirë". Pra, karrika e deputetit është më shumë se sa karrierë.

Deputeti në Kosovë, duke qenë i emëruar, i listës partiake, është kthyer në një bisnes të levërdishëm. Shefat e partisë e përdorin,më sakt, e keqpërdorin deputetin për interesa personale e partiake, por kurrë për interesa të popullit. Konvertimet partake, blerja e tyre bëhet, në raste specifike, me dhënien e postit të ministrit, siç është rasti i të shiturës Edita Tahiri, ndonjëherë me karrikën e zëvendësministrit, rasti i servilit Gjergj Dedaj dhe karrika e deputetit është kusuritja më e shpeshtë për karrieristët.

Deputeti në Kosovë nuk ka asnjë përgjegjësi. Ai mund të flasë pa doganë fare, ose të llomotisë çfarë t`i vijë në mendje, sepse fjala e tij, vota e tij nuk ka asnjë vlerë, nuk vendosë asgjë, sepse qenien e tij në parlament e bën një hiç partia në pushtet, e cila nuk e përfillë dhe nuk e konsulton për asgjë as partinë në koalicion. "Partnerja" në koalicion shërben vetëm si mëlmesë e mbulesë të krimit të organizuar në përgjithësi dhe të atij ekonomik në veçanti.

Dominimin e qeverisë mbi Parlamentin e ka pohuar edhe vet kryeparlamentari Jakup Krasniqi, edhepse është personi i dytë i partisë në pushtet. Për këtë denoncim, ai meriton të lavdërohet. Pra, PDK-ja vendosë edhe për çështjet që janë në kompetencë të Parlamentit. Kjo është një lehtësi për deputetet, të cilët nuk kanë pse merakosen për asgjë, me përjashtim të rritjes dhe pritjes të privilegjeve në vijimësi!

Për habinë tonë të madhe, mjaftoi një dekadë parlamentarizmi në Kosovën e lirë, për t`u thyer ca rekorde, që do të mbahen mend për gjatë kohë. Kuvendi hartoi një projekt-ligj, për t`ia paraqitur  Presidentit për miratim. Ligja i njeh të drejtën deputetit që në moshën 50 vjeçare të gëzojë privilegjin e pensionimit!!! Dhe, kaq të njëzëshëm, për këtë privilegj ishin deputetët tanë, sa ne kemi dëgjuar vetëm reagimin mospajtues të Naser Rugovës nga LDD-ja. Dhe, jo me kot thonë: "Një krua që ka rrjedhur, në mos rrjedhtë më, të paktën, do të pikojë".

 

Dikur, në vendet komuniste, u njihej e drejta e pensionimit më të hershëm disa kategorive profesionesh si: minatorëve, ushtarakëve, mësuesëve, për arsye gjinie grave... Por, në këto kategori nuk përfshihen deputetët. Madje, ne nuk kemi dëgjuar të këtë pjellë dikush nga deputetët meshkuj, që të futeshin në kategorinë e grave! Për rrjedhojë, projekt-ligji është sa i paligjshëm, i palogjikshëm dhe tërësisht i marrëzishëm.

Megjithatë, Kosova është bërë rezervati eksperimental për shumëçka, është bërë vendi i "vakive" dhe i çudive gjithëfarëshe. Andaj, për ne nuk do të ishte preçedencë as miratimi i këtij projekt-ligji anakronik e paradoksal.

Deputeti ynë, sot, nuk mund të krahasohet me asnjë nga kategoritë e punëve që llogaritën të rënda, të lodhshme. Përkundrazi, deputeti ynë është më i çlodhshmi, më i papuni, dhe hiç i preokupuari me punët mendore  e intelektuale për prosperimin e Kosovës.

Parlamenti i Kosovës prej shumë muajsh përballet me një krizë të thellë morale. Parlamenti, si institucion ligjvënës, duhej të ishte edhe mbrojtës i ligjeve që aprovon. Mjerisht, në Parlamentin e Kosovës ka ndodhur e kundërta. Kryeparlamentari, grupi parlamentar i tij, për rrjedhojë, edhe partia e tij, janë barrikadua në mbrojtje të krimit të organizuar politik dhe të korrupsionit masiv.

Kur "rasti Bllaca" shpalosi të vërtetën, sa të hidhdur, aq edhe të përgjakur, të organizatës ilegale kriminale, me emrin kamuflues dhe keqpërdorues SHIK-u, ishte i pari kryeparlamentari i Kosovës që, apriori, mbrojti gojarisht në Kuvend dhe me shkrim - komunikatë, në emër të Kryesisë të partisë të tij (PDK-së"), në mediat publike. Kjo qasje kundraligjore ishte një mesazh shumë i keq, ogurëzi për ligjshmërinë dhe shtetin ligjor. Kryeparlamentari ngjalli dyshimin e bazuar se ai dhe partia e tij qendrojnë prapa SHIK-ut, për rrjedhojë, janë të implikuar keqas në krimet seriale, përgjatë dekadës të përgjakur të luftës dhe të pasluftës.

Nisma e EULEX-it për luftën kundër korrupsionit thelloi krizën në Parlamentin e Kosovës. Deputetët janë edhe ministra, edhe funksionarë të dikastereve të tjera qeveritare e shtetërore. Korrupsioni është i përmasave të mëdha dhe me implikime grupore, që prek edhe kupolën.

Së fundi, ndodhi ajo që pritej. Kryeparlamentari, ngulmuesi numër një i shkeljes të ligjshmërisë në Kosovë, deklaroi publikisht: "Vdes dëshmitari, ndërpritet hetimi i mëtejmë i krimit, mbyllet çështja"!!!? Madje, pavarësisht që, ai, dëshmitari, ka dhënë deklaratë gojore dhe ka deponuar deklaratën denoncuese shkrimore, në të gjallë, duke dhënë dëshmi e fakte të bollshme dhe të pakundërshtueshme për korrupsionin dhe të korruptuarit nominal. Po sikur të jetë njëri nga shumë të ikurit nga shantazhi për tërheqjen e dëshmisë?! E tmerrshme!

Ndoshta deklarata e bujëshme e kryeparlamentarit tonë nuk do të ishte aq buçitëse, sikur të mos kishin ndodhur në Kosovë shumë presione ndaj dëshmitarëve, si: shantazhe, rrahje, maltretime, me qëllim të tërheqjes të dëshmive. Dhe, atëherë kur të gjitha këto nuk kanë dhënë rezultate, radha i ka ardhur masës më ekstreme - vrasja e dëshmitarit. Dhe, këto vrasje, tashmnë, janë faktike dhe heshtja e tyre është e turpshme për Parlamentin, Presidentin, Kryeministrin, drejtësinë....dhe kombin mbarë.

Në përmbyllje, kriza gjithëpërfshirëse ka paralizuar organin ligjvënës - Parlamentin e Kosovës. Zgjidhja e vetme është shpërbërja e tij e menjëhershme. Ndoshta të zgjedhurit e rinj, kurrë përmes listës, emërimit, do t`ia kthenin dinjitetin emërtesës zëmadhe - Kuvendit. Kam bindjen se do t`i rrekeshin punës dhe jo privilegjeve, siç është rasti i projekt-ligjit për 50 vjeçarët e zinj të deputetëve tanë aktual dështakë.

Le të shpresojmë për ndryshime cilësore!

 

 

Gjakmarrja

-skicë-?

 

Nga Albert Zholi

a_zholi@yahoo.com


Ajo ditë fundmaji s’më hiqet nga mendja. Ecja me nxitim në bulevardin kryesor, për të mbërritur sa më parë në një lokal pranë Piramidës. Bënte freskët dhe pse muaji i nxehtë i verës ishte vetëm disa metra larg. Megjithatë të rinjtë ishin veshur me mëngë të shkurtra, ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve ishin me xhaketa apo me pulovra. Në lokal më priste një shok që e kisha njohur dikur në Athinë. Ishte njeri i qetë që shihte punën e e vet, miqësor, por dhe korrekt. Kisha vite të tëra pa e parë, thuajse mbi 10 vjet. Kur më mori në telefon zëri i tij m’u duk shumë i largët dhe i lodhur, një zë sikur s’e kisha dëgjuar kurrë. Sapo u afrova, ai më njohu që larg dhe u ngrit në këmbë. Kishte ndryshuar shumë. Ishte plakur para kohe. Si duket dallgët e jetës e kishin goditur keq. Sa e përqafova dhe afrova karrigen për t’u ulur, ai psherëtini thelle dhe tundi kokën. Kishte hall të madh, këtë e kuptova menjëherë. Unë e shikova fort në sy. Ai s’e përballoi dot vështrimin tim dhe me kokë ulur filloi të flasë:
-Më dëgjo me vëmnedje dhe në fund, po deshe, më jep një mendim- më tha dhe ktheu një gotë ujë me fund. Buzët i kishte të plasaritura.
Po të dëgjoj, i thashë:
-Pra 11 vjetësh, disa kohë pasi u takuam bashkë, vëllai im i vogël, ra në dashuri me një kushërirën tonë. Ishte fundi i vitit 1998. Nëna jonë, babain e gocës e kishte kushëri të parë (e kishte djalë daje). Të dy ishin të mirë, të paraqitshëm. Kur u muar vesh lidhja, askush s’donte ta besonte. Kishim shumë lidhje gjaku. Fjala mori dhenë dhe në qytetin tonë të vogël, ky problem diskutohej në çdo tavolinë. Të afërmit u bënë thirrje që të largoheshin nga lidhja dhe vëllait i thanë të vinte në Greqi. Ai s’pranoi. Atëherë vëllai i gocës, një mbrëmje, i del në pritë dhe e qëllon me armë vëllain tim. Vëllai ngelet i vrarë në vend, ndërsa vëllai i gocës largohet në drejtim të paditur. Edhe sot s’e gjejmë ku është. U futëm në gjak. Babai kërkonte marrjen e gjakut. Më takon mua të marr hak. Por dua të marr hak vetëm mbi të, pikërisht mbi atë që vrau vëllain! Po ku ta gjej?! Ai ka
ndryshuar gjeneralitet dhe kushedi ku është! Eh, gjakmarrja!!! Një dukuri e tillë i ka ndodh dhe një mikut tim në veri. Motra e tij dashuroi, një të afërm. Ai deshi të vrasë motrën… dhe motra është larguar për vite të tëra në një shtet perëndimor… Si thua ta kërkoj, apo ta fal? Jam lodh 11 vjet. Më jep një mendje.-dhe nga sytë i dolën lot. Eh, nga njëra anë vëllai që më duket sikur thërret merr hak, nga ana tjetër unë njeriu, që s’mund të vras as një zog… Por më shumë prindërit që me shikim të tyre më thonë: Akoma ti?! Zakoni…!!!
E dëgjoja dhe s’pipëtija. Heshtje. Tani shikonim njëritjetrin në sytë... Ai me lot, unë në dëshpërim. Gjakmarrja… Ky fenomen i shëmtuar vazhdon edhe tashmë në vitin 2010, vazhdon ende dhe pse me përmasa më të kufizuara. Sa familje janë ende të ngujuara në gjithë Shqipërinë? Me qindra. Gjakmarrja…Gjak në emër të asgjëje… Marrje jete për një fjalë, për një dashuri… Sa zakon…! S’di se sa më rëndon ky emërtim kur mendoj se jam shqiptar…
-Dëgjo miku im-i thashë. E di që edhe në vitin 2010, tek ne egziston gjakmarrja. Por ti duhet të gjesh forca ta flakësh nga vetja. Mos vra me dorën tënde. Mos merr jetë njeriu...Gjej forca dhe fal. Nuk mund të shkojmë në Evropë me psikologji të tillë. Gjakmarrja duhet të marrë fund… Ai u drodh nga këto fjalë dhe u ngrit vrikthi në këmbë…

 

Në 10-vjetorin e revistë “Shqipëria etnike”

 

OFERTRA FISNIKE PËR BASHKEPUNIM

 

Nga Idriz ZEQIRAJ


     Vite më parë botuesi i suksesshëm Kadri Osmani (Mani) më ftoi për bashkëpunim me revistën "Shqipëria Etnike", në cilësinë e redaktorit përgjegjës. I dhashë një OK-ej të hamendësuar, meqë isha shumë  i ngarkuar me hallet që na "dhuroi" lufta. Ndërkohë, unë u barta në Lindjen Gjermane, ndërsa baca Kadri lëshoi Zvicrën helvetike, për të vazhduar jetën e përtëritur në Kosovën tonë, për lirinë e të cilës, pothuajse, pjesën më të madhe të moshës të artë e kaloi burgjeve jugosllave.

Heshtja ime aspak fisnike, pengu i një premtimi të parealizuar, më kanë shoqëruar përgjatë më shumë se gjysmë dekade.

Bashkëpunimi me njeriun e vullnetit të çeliktë, me njeriun e idealeve të mëdha, kërkon angazhim dhe përkushtim të masës gjegjëse. Dhe, le ta provojmë, me shpresën se qëllimet e dëlira, joshin dhe, në të njëjtën kohë, lehtësojnë tejkalimin e pengesave të mundshme.

Në vitet `70-a zoti Kadri Osmani me shokë, në kushte të rënda ilegaliteti, në një bodrum të Prishtinës, realizoi botimin e fletushkës, me emërtesën kuptimplote,  "Zëri i Kosovës". Burgosja ndëpreu daljen e fletushkës në fjalë, për një dekadë, për të rinisë botimin në mërgim, në vitet `80-a, nga mik u i tij Jusuf Gërvalla, shoku i ilegalës Xhafer Shatri me veprimtarë të tjerë, duke u bërë zë i fuqishëm i lirisë.

Në vitet `90-a, politika redaktuese e fletushkës "Zëri i Kosovës", dikur aq e dashur për lexuesit atdhedashës, u unifikua me atë të "Zëri i Popullit", organ i Partisë të Punës të Shqipërisë.

Tashmë fletushka vuri në plan të parë luftimin e demokracisë në Shqipëri, duke u bërë zëdhënëse e forcave errëtake komuniste, të cilat, dëshprimisht, mbronin dogmën famëkeqe sllavo-bizantine, me origjinë nga Rusia.

Njëkohësisht, banda e kuqe, hafije e Sigurimit Shqiptar, e zgjedhur në mënyrë selektive, si në një kor ujqërish, në dimrin me dëborë, ulurinin kundër organizimit pluralist në Kosovë, duke e vënë në shenjestër Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetarin e saj dr. Ibrahim Rugova. Fletushka "Zëri i Kosovës", për një dekadë radhazi, 1990-2000, u bë altoparlant i përçarjes ndërshqiptare dhe sabotatore e egër e luftës për çlirim. Çuditërisht, në këtë fushatë mjerane u përfshi i gjithë spektri i ideologjisë komuniste stalinistre-enveriste, madje nga e tërë hapësira shqiptare në Ballkan dhe mërgata.

Zoti Kadri Osmani, babai i shtypit ilegal të Kosovës, zemërplasur për shpërdorimin kriminal të emrit të fletushkës të tij të dashur "Zëri i Kosovës", e cila, padyshim, është pjesë e jetës të tij të mundimshme, do të shpërthente në zemratë se banda e kuqe komuniste e ka konvertuar "Zërin e Kosovës" në një "fletushkë antikombëtare". Skajmërisht e dhimbshme, por krejt e vërtetë.

Nga nxjerrja e numrit të parë ilegal të fletushkës "Zëri i Kosovës" e deri ke nisma e botimit të revistës "Shqipëria Etnike", më 1999, i janë dashur afro tri dekada zotit Kadri Osmani, kohë kjo, me të shumtën, e kaluar burgjeve jugosllave.

Nga fletushka ilegale, me synim lirinë, në revistë legale, me qëllimin e realizuar, por, tani,  me synim shtetësinë e Kosovës, ka ndryshime cilësore. Revista "Shqipëria Etnike", me emërtesën logjike vetëfolëse, ashtu siç i përgjigjet flakë për flakë realitetit të ndryshuar, botuesi i vyeshëm begaton tematikën nga trevat gjithëpërfshirëse shqiptare.

Lindja "Shqipëria Etnike" qe e vështirë. Madje, për herë të parë, pas pesë dekadash bashkëshortësie ideale e mirëkuptimi, çifti Osmani (Mani) nuk u pajtuan, në masën e dëshiruar, për botimin e revistës zëmadhe. Zonja Shukrije ishte e mendimit se "misioni ynë u përmbush me lirinë e Kosovës dhe tani duhet t`i kthehemi vetes tonë, sidomos djalit Rabitit me familje në Prishtinë", i cili ishte gjithnjë në nevojë.

Por, baca Kadri, i cili është shquar, përgjatë gjithë jetës, për nisma dhe ndërmarrje të vështira, që mund t`i kushtonin edhe me jetë, ngulmoi se "edhe ky projekt duhet realizuar, sepse do t`i shërbejë pavarësisë dhe, në perspektivë, Etnikumit Shqiptar si dhe emancipimit të kombit tonë".

Për ndryshim nga bota, që botuesit bëhen të pasur, milionerë e më tej, tek ne asnjë gazetë apo revistë nuk mund të mbijetojë pa financime anësore. Qytetarët e Kosovës janë mjeshtër të bjerrakohës. Nuk lodhën për të lexuar shumë, sepse janë mentarë dhe i dinë të gjitha! Për ndryshim nga vëllezërit tanë në Shqipëri, që me gjithë varfërinë klasike dikur, gjithëherë kanë ndarë diçka edhe për "fondin" e kulturës, shtypin dhe librin. Ndërkohë që raftet e vitrinave në Kosovë, në masën sipërore, janë të stolisur me servise çaji dhe kafeje.

Dhe, pas një debati, me shumë respekt reciprok, ashtu siç kemi lexuar përkushtimin ke romani "Nuset tona" dhe shkrime të tjera, për mirënjohjen e thellë që shprehë zoti Kadri Osmani për shoqen e jetës Shukrije Bunjaku-Osmani, sepse ajo i rriti, edukoi dhe shkolloi fëmijtë: Hidajeten, Rabitin dhe Yllin, në mungesën e shumëkohëshme të tij, u vendos botimi i revistës simpatike, admiruese dhe zëmirë "Shqipëria Etnike".

"Shqipëria Etnike", si revistë periodike, rreket të trajtojë tema historike dhe shoqërore aktuale. Një vend të veçantë zënë edhe krijimet letrare, artistike. Botuesi, Kadri Osmani, njihet për temperamentin e tij të fuqishëm, e herë-herë, shpërthyes, në veçanti, kur dikush shkelë norma e parime, për qejfbërje. Por, duke vlerësuar seriozitetin dhe mesazhin që përcjellë revista në fjalë tek bashkëkombasit, zoti Kadri Osmani është gjithnjë serioz, i përgjegjshëm për misionin që, jo pa sakrifica, i ka ngarkuar vetes.

Pesha e tej shtatë dekadave, vuajtja e gjatë, nuk kanë arritur ta mposhtin njeriun me shpirt gjithnjë luftarak, hulumtues e studius, duke thyer një rekord, të paktën në hapësirat shqiptare - magjistrimin në moshën 70 vjeçare. Forca shpirtërore e mendore e magjistër Kadri Osmanit e mbizotëron fort energjinë fizike, duke e stimuluar në çdo hap, për të mos e iu "dorëzuar" mefshtësisë e plogështisë, si "dhuratë" klasike e pleqërisë.

Përcaktimi i tij i gjithmonshëm për ta bërë të përkryerën vetë dhe kërkesa ngulmuese e tij që këtë ta bëjnë edhe të tjerët, jo rrallë, e ka vënë atë në pozita konfliktuoze, qoftë edhe me miq të vjetër apo të rinj. Ata që i kanë kuptuar më shpejt qëllimet fisnike të tij, për emancipim e begatim shpirtëror e moral të shoqërisë tonë, fort të hallakatur dhe të çekuilibruar, kanë shpëtuar më lehtë.

Me ndarjen e re të detyrave për revistën Shqipëria Etnike", veterani i publicistikës luftarake shqiptare, magjistër Kadri Osmani, nuk është liruar dhe aq më pak larguar apo dezërtuar nga "beteja". Ai është aty, në krye të detyrës, gjithherë i freskët dhe aktiv, me moton e perifrazuar nga korifeu i shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi, se "edhe nëse 99 herë të biem, përsëri duhet të ngritemi". Dhe, kjo ndjenjë vetëbesimi na ndihmon dhe frymëzon, për të qenë palë e përkushtuar në punët e marra përsipër.

 

Qofsh faqebardhë, për jetë e mot, e shumëdashura "Shqipëria Etnike"!

 

Qershor 2010

 

 

Shkëlzen Gashi, politikolog
Shkëlzen Gashi, politikolog
Intervistë për gazetën Illyria

INTERVISTË ME SHKËLZEN GASHIN, AUTORIN E BIOGRAFISË SË PAAUTORIZUAR TË ADEM DEMAÇIT
-
Kam shpjeguar gati një shekull të Kosovës nëpërmjet jetës së Demaçit

Illyria: Ndoshta jua kanë bërë shpesh këtë pyetje, por mbase është e pashmangshme: pse zgjodhët Adem Demaçin për t’i shkruar biografinë?
Shkëlzen Gashi: Sepse Adem Demaçi është personaliteti politik shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit të kaluar që më ka intriguar më së shumti. Me emrin e tij lidhet pothuajse krejt rezistenca e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe e këtij fillimshekulli, lidhje kjo që për fat të keq tash është ndërprerë.
Illyria: Kur dhe si nisët ta shkruani librin? 
Shkëlzen Gashi: Librin nisa ta shkruaj në fillim të vitit 2008 dhe e përfundova në fillim të vitit 2010. Pra, punova krejt vullnetarisht plot 2 vjet në këtë projekt. Por, më duhet ta them se po të mos ishte ndihma e shumanshme e sa e sa njerëzve, përgatitja e këtij libri kish me zgjatë larg më shumë dhe nuk kish me qenë kështu siç është aktualisht. 
Lehtësia e të shkruarit për ata që nuk njihen shumë është se çdo gjë që të shkruash përbën një befasi; anasjelltas, një figu kaq e njohur si Demaçi vjen me sfidën se mjaft njerëz dinë shumë për të ose të paktën kështu mendojnë.
Illyria: Çfarë aspektesh e bëjnë këtë libër interesant për lexuesin?
Shkëlzen Gashi: Janë dy libra të shkruar për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, ashtu siç na e rrëfen ai. Njëri i shkruar nga gazetari slloven Matijazh Hanzhek, e tjetri nga
ai boshnjak Fahrudin Radonçiq. Të dy janë në formë të intervistës vetëm me
Demaçin dhe të botuar më 1990, pra 20 vjet më parë. Libri im për Demaçin nuk flet vetëm për periudhën deri në vitin 1990 kur ai lirohet përfundimisht prej burgut (kjo është vetëm gjysma e librit), por edhe për dy dekadat e fundit të veprimtarisë së ngjeshur politike të tij. Po ashtu, për këtë libër nuk e kam intervistuar vetëm Demaçin, por edhe familjarët, mësuesen e shkollës fillore, shokët e klasës, bashkëvuajtësit, miqtë, kolegët,
bashkëpunëtorët e oponentët politikë, gazetarët, luftëtarët, asistentët e shoferët, që e kishin njohur, shoqëruar, e që kishin bashkëpunuar me të në kohë të ndryshme të jetës së tij. 
Kam përdorë si burime të gjithë librat që i ka shkruar Demaçi; të gjithë librat e shkruar
për Demaçin; librat më të rëndësishëm që trajtojnë aspekte të historisë së Kosovës prej fillimit të shekullit të kaluar e deri më sot; intervistat që Demaçi i ka dhanë prej vitit 1989 e deri më sot nëpër gazeta, revista, radio e televizione të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, por edhe artikuj autorialë të Demaçit nga gazeta të ndryshme. Kam përdorë edhe dokumente të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovën, jetën dhe veprën e Demaçit. Me pak fjalë, e kam shpjeguar gati një shekull të Kosovës (1912-2010) nëpërmjet jetës së Demaçit, ndaj edhe motoja e librit: ‘Një shekull i Kosovës nëpër një jetë’. Së fundmi, dorëshkrimi i librit u formësua edhe duke përfituar nga dhjetëra lexues, kryesisht figura të publicistikës, që duke e marrë pa ngurrim disa herë në dorë, e komentuan e më dhanë komente, vërejtje e sugjerime.
Illyria: Njëra arsye pse u lavdërua ky libër është vetëpërmbajtja juaj për të mos shprehë asnjë koment a përshtypje për ngjarjet. Në vend të kësaj i keni renditë ngjarjet siç kanë ndodhë duke ia lënë reagimet lexuesit. Çka ju çoi te kjo mënyrë e të shkruarit? 
Shkëlzen Gashi: Libri nuk është lavdëruar vetëm për vetëpërmbajtjen time; sidoqoftë, dua të them se kam pasë nëpër duar artikuj e libra që e madhëronin Adem Demaçin, por edhe të tillë që e fyenin dhe e poshtëronin, por nuk kam gjetë asnjë artikull a libër që për jetën dhe veprën e Demaçit ofron vetëm fakte relevante ‘të renditura kronologjikisht e të përkufizuara politikisht’, siç shprehet Arbën Xhaferi, e të pakomentuara, duke ia ‘lënë këtë kënaqësi lexuesit’ (sërish sipas Xhaferit), dhe për më shumë, të gërshetuara me
kontekstin historik të shekullit të kaluar të Kosovës 1912-2010. 
Illyria: A nuk mendoni se duke shkruar biografinë e dikujt që është gjallë lihet gjithmonë jashtë një kapitull i fundit i jetës që mund të jetë gjithashtu i rëndësishëm?
Shkëlzen Gashi: Po, kjo që thoni është e saktë. Prandaj edhe po e përcjell aktivitetin publik të Demaçit edhe pas publikimit të biografisë, në mënyrë që pas vdekjes së tij – uroj të jetojë plot 111 vjet sa thotë se ka në plan – ta ribotoj biografinë me plotësime. Përveç kësaj, vazhdimisht po i shënoj vërejtjet, sugjerimet, këshillat që po më vijnë nga lexues të ndryshëm të librit.
Illyria: Keni bashkëpunuar ngusht me Adem Demaçin për këtë biografi, mirëpo në fund, ai deshi t’i hiqte disa pjesë. Ju nuk pranuat dhe raporti mes jush, me sa di, u rrënua. Lexova se është përpjekë t’ju hedhë në gjyq dhe që ta pengojë përurimin e librit. Cila është marrëdhënia mes jush tani?
Shkëlzen Gashi: Kur e nisa hulumtimin, Demaçi pranoi të intervistohej, me kusht që para botimit ta lexonte dorëshkrimin dhe t’i korrigjonte pasaktësitë eventuale, por edhe që biografia të botohej me autorizim prej tij. Demaçi e lexoi tekstin para botimit dhe m’i dha do vërejtje fort të dobishme, për çka i jam shumë mirënjohës. Mirëpo, duke marrë rolin e censorit, kërkoi arbitrarisht t’i hiqte gjashtë të vërteta, të cilat nuk m’i ka thënë mua në konfidencë, siç po shpifin bashkëpunëtorët e tij, që njëkohësisht janë edhe anëtarë të ShIK-ut. Ato të vërteta janë deklarata nga intervistat për media, nga konferencat për shtyp, në polemikat me kundërshtarë, nga mbrojtjet e tij gjatë hetimeve në paraburgim, e kështu me radhë.
Momentet që ka kërkuar të hiqen janë këto: ai ku sqarohet kërkesa e Demaçit më 1958 për likuidimin e udhëheqësve kryesorë komunistë të kohës në Kosovë, Dušan Mugoša e Fadil Hoxha (f. 24, paragrafi II); qortimi që i bën më 1999, gjatë ditëve të lutës, Pandeli Majkos, Kryeministër i Shqipërisë (f. 155, paragrafi II); vlerësimi i tij për Ismail Kadarenë pasi refuzon ta nënshkruajë Marrëveshjen e Rambouillet- së më 1999 (f. 166, paragrafi II); fërkimet që ka pasë më 1999 me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi (e gjithë f. 169); arsyet që jep më 2 mars 1999 për dorëheqjen nga posti i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së (e gjithë f. 170); cilësimet e tij për Agim Çekun, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Veton Surroin, Fatmir Sejdiun pak ditë pas protestës së VETËVENDOSJE!-s më 10 shkurt 2007 (f. 205,
paragrafi II). 
Raporti im me Demaçin, për aq sa më përket mua, mbetet siç ka qenë më parë. Nga ana e tij duket se është acaruar maksimalisht sepse, me sa kam njohuri, ka provuar të më padisë në gjykatë, por gjykata ia ka kthyer mbrapsht padinë me shpjegimin se akuza nuk ka bazë ligjore. 
Illyria: Kjo biografi besoj dallon nga mënyra se si shkruajnë përgjithësisht sot në Kosovë - e kam fjalën jo thjesht për Demaçin - qoftë në shtypin e përditshëm e qoftë në histori. Cila është arsyeja sipas jush që njerëzit shkruajnë vetëm me cilësime ekstreme, me
adhurim ose urrejtje? A dilet dot prej këtij modeli? 
Shkëlzen Gashi: Në thelb arsyeja kryesore pse njerëzit shkruajnë sipas modelit të
romantizmit e të atdhetarizmit patetik është se nuk janë të pavarur, prandaj shndërrohen aq lehtë në kondomë të ‘politikanëve’ aktualë, të cilët nuk janë aspak të interesuar që të dalë në shesh e vërteta.
Merreni me mend, Qeveria e Kosovës për vitin 2010 ka nda për librin vetëm 24 mijë euro, me të cilat janë financuar kryesisht libra me poezi, nivelin e të cilave besoj se nuk kam nevojë t’jua them, ndërsa ka nda 600 mijë euro për t’ia shtuar hapësirat Institutit Albanologjik, i cili tash sa vjet del shumë rrallë me publikime, nivelin e të cilave e merrni me mend vetë. Krejt kjo ndodh sepse qeveritarët e Kosovës janë të interesuar që Kosova të ketë qytetarë që për kah edukimi janë nën nivelin e tyre, prandaj zotëron kjo gjendje e rëndë në çdo segment të arsimit në Kosovë. Prandaj kam pak shpresa se mund të dalim prej këtij modeli të të shkruarit.
Halli im kryesor është se këta qeveritarë po bëhen model për brezat e rinj, prandaj Shtëpia Botuese “Rrokullia” i ribotoi kujtimet e Hasan Prishtinës dhe biografinë time për Adem Demaçin, duke dashur kështu që këto dy personalitete t’i ofrojë si modele për brezat e rinj, edhe pse Demaçi kohët të fundit, për fat të keq, është afruar shumë me qeveritarët aktualë.
Illyria: Po ju vetë, pavarësisht se s’ia keni shfaqë lexuesit në libër, besoj të keni pikëpamje personale lidhur me ngjarjet dhe në jetën e Demaçit dhe orientimet e tij. Cili episod nga jeta e tij ju ka bërë më së shumti përshtypje? A ka ndonjë moment kur mendoni se duhet të kishte vepruar ndryshe?
Shkëlzen Gashi: Jo episode të jetës së tij, por krejt jeta e tij, jo vetëm më ka bërë përshtypje, por edhe më ka motivuar dhe frymëzuar për rezistencë ndaj pushteteve, që të shumtën e herëve janë të padrejta në raport me popullin. Për lexuesit e gazetës suaj po e nxjerr një fragment nga libri, që ndoshta mund t’u duket interesant: 
Në verën e vitit 1998, bashkë me Shasivar Makollin dhe Shefqet Sylejmanin, Demaçi shkon në fshatin Likoc të Drenicës për t’u takuar me përfaqësuesit e ShP të UÇK-së. Policët sërbë, të stacionuar në punktin te udhëkryqi i fshatit Komoran të Drenasit, ua
ndalojnë veturën. Komandanti i punktit policor, pas identifikimit, i shpjegon Demaçit se nuk mund të bëjë asnjë metër më tutje, ngaqë jeta mund t’i vihet në rrezik. Demaçi i kërkon komandantit sërb të mos shqetësohet fort për jetën e tij, por t’ia hapë rrugën. Ndërsa komandanti i punktit shkon pak hapa më tutje për t’u konsultuar me kolegët, njëri nga policët i drejtohet kolegut të vet: «Ej, ?uo li si za ono, znaš, generala bez vojske?» (Hej, a ke ndie për atë, e din, gjeneralin pa ushtri?). I nervozuar, Demaçi nxjerr gati gjysmën e trupit jashtë dritares së veturës dhe me të madhe ia kthen: «A koju li ti pi?ku materinu svoju ?uvaš ovde i pržiš se na suncu, ako ja nemam vojsku, je li?» (E kënd pidhin e nanës tënde po e ruan ti këtu dhe po përcëllohesh në diell, nëse unë s’paskam ushtri, hë?). Pasi marrin dokumentet prej komandantit të punktit, megjithë insistimin e përsëritur të tij për rrezikshmërinë e udhës, Demaçi me shoqëruesit vazhdojnë tutje.
Sa u përket momenteve kur mendoj se Demaçi duhej të vepronte ndryshe, për pikëpamjen time, janë dy kryesore në karrierën e tij politike, kur ai e humbi shansin për t’u bërë lider: 1. viti 1990 kur Demaçi refuzon të marrë timonin për ta drejtuar rezistencën në Kosovë dhe, për më tej, të gjithëve u bën thirrje që t’i bashkohen Ibrahim Rugovës; dhe 2. viti 1999 kur jep dorëheqje nga posti i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së duke e lënë UÇK-në në dorë të Hashim Thaçit, i cili realisht në terren ka pasë larg më pak ndikim sesa Demaçi.
Illyria: Gjuha e librit ka elemente të gegnishtes, si në përdorimin e paskajores ashtu edhe në një numër fjalësh. A është kjo ndonjë “pakujdesi” e korrektorit apo zgjedhje e qëllimshme e juaja?
Shkëlzen Gashi: Në libër, përveç fjalëve të gegnishtes, të cilat janë fjalë të shqipes dhe prandaj nuk duhet t’u tutemi, e kam futë edhe paskajoren, por pjesërisht, kurse në botimet e ardhshme kam me e futë plotësisht.
Illyria: Libri ka dalë si në shqip ashtu edhe në anglisht. A do të kenë mundësi shqiptaro-amerikanët që ta blejnë atë?
Shkëlzen Gashi: Libri përveç në shqip ka dalë edhe në gjuhën angleze dhe është përkthyer mjeshtërisht nga Elizabeth Gowing. Aktualisht libri është në shitje vetëm në Prishtinë, Tetovë dhe Tiranë. Së shpejti libri do të shitet edhe nëpërmjet internetit.
Illyria: Keni thënë diku se tani doni t’i përvisheni një biografie të Presidentit Rugova. A është e vërtetë kjo? Çfarë sfidash mendoni se do të ketë kjo ndërmarrje e re dhe sa do t’ju ndihmojë përvoja me Demaçin?
Shkëlzen Gashi: Përvoja me Demaçin ka me qenë një lehtësim shumë i madh, por sfida kryesore do të jetë se projekti për Rugovën është shumëfish më i madh sesa ai për Demaçin. Duke qenë i tillë, financiarisht është jashtëzakonisht më i kushtueshëm. Prandaj, hë për hë jam duke shikuar se kush do të mund ta ndihmonte këtë projekt. 
Illyria: Disa thonë se historia shkruhet më mirë një brez më vonë, kur pasionet e kohës të jenë qetësuar. A mendon se librat që shkruhen sot do t’i mbijetojnë kohës? Si mendon se do të na shohin brezat e ardhshëm?
Shkëlzen Gashi: Pjesa dërrmuese e librave që shkruhen sot kanë për të qenë objekt talljeje për brezat që do të vijnë.

 

 

Sadri Ahmeti, poet, piktor, humorist
Sadri Ahmeti, poet, piktor, humorist
NGA PEZIA SHQIPTARE

 

Sadri Ahmeti

 

Masakra e Tivarit

Poemë

 

Marin Barleti, 1996

Mundësoi boitmin

Besa Tafilaj

Hjuston

Realizimi kompjuterik.

Klodi Gjinopulli

 

Tirazhi 1000 kopje

 

Shtypur në shtypshkrnojën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti”, Tiranë 1996

 

 

MASAKRA E TIVART

 

1

 

Të kam kërkuar ndër cicërimat e zogjve të zemruar

sqepërcëlluar

 

nëpër pranverat e vizatuara ndër rrjedhat e ëdëndrrave

të trembura,

me kryet mbi gur.

Të kam kërkuar ndër zërat e nunullave

midis dydjepeve.

tek përkundne kudo ndër ara pranëlisave

në hijen e lisave

në shiegzën e plisave

Cila fjalë e shqipes së bilurtë

e ardhjur nga liria e purpurtë

ka nderin të jetë shkëndizë e parë

dhe gacë  efundit

ekësaj tingëllime

të përcëlluar

 

1

 

Agu aq i adhuruar

arratiset abiseve amorfe

andaj: askush askun asnjëherë

nuk anon alibi altari

Aderojmë si arena alarmesh e ankthesh

arash, anurinash e ahishtesh.

aksh arje ahmash e agonishë.

..........................................................

 

NGA POEZIA BOTËRORE

 

Ivan Goran Kovaqiq

 

II.

 

Me shurrë t’ceemtë më kthenin n’vete. S’pushonin

Goditjet të ndanin, me zjarr dhunisht duke

m’ngritur

Dhe t’gjithëve me radhë  veshët na i shponin

Gjaksorët, me bizë të trashë e t’topitur.

“Qeshni!”- të thermen urdhëri përcjell e s’menë.

“T’gjithëve para kryqit*) vathë kem’ për t’ju  dhënë!”

 

Dhe e qeshmja e mnertë, zgërdhirja, plasja gazi

Jehoi, si t’vdekurit n’hare t’ishin shkri;

Dhe xhelatët vetë i hutoi ky gaz-marrëzi

Pra secili n’viktimë u turr me kamxhi:

E ne vazhdonim me të qeshur të paparë

Dhembjen e vdekur, t’verbuar, për ta qarë.

 

Kur, menjëherë, si t’vdekur, të gjithë kemi qeshur

(Ndoshta nga frika   se të gjallë jemi prapë),

Për veshë të ënjtur në radhë na kanë ngrehur ,

Ndërsa dhembja memece na lakon  e zmbrapë;

(Në heshtje nga pylli zogun kemi ndi’):

Nëpër veshë telin ata na kanë shti.

__________

*)  Para  vdekjes.

 

Dhe kështu secili, kur luante vendi’

Nga dhembja e mnershme ai unguronte shterptë.

“Heshtni!” – klith gjakësori, “S’është lehtë, mirë e di,

Porse duhet ë kush mos ta dajë për t’tretë

E nga ne askush kokën ta luaj s’provon,

Që të verbërit tjetër dhembje t’i shkaktojë.

 

Dryri i telit xhlatët i qetësoi,

Dhe n’hije t’afërt ulem për të pushuar;

E uj’ i akullt u ndi si gurgulloi

Në fyt t’përvluar, kaba kanë drekuar,

Sipas punës së rëndë; man dej, ashtu të ngrirë

Në mes vete, vrazhdë, janë mahitur lirë.

 

Si të kishin harruar se aty jemi dhe ne:

Gromësonin, zëshëm arërat duke lëshuar.

“Yh, një vogëlush sot që e kam parë atje...”

Bëri dikush, diç yndrshëm  dke shtuar.

Prapë gurgullimi i verës ose i ujit t’ngritë

I trand t’verbuarit – teli si me dhëmbë na ngritë.

 

Me rastin e 75- vjetorit të themelimit të Organizatës “Besa

ORRGANIZATA ” BESA” SIMBOL I LUFËS PËR SHQIPËRINË ETNIKE

RRUGËTIMI I ORGANIZATËS STUDENTORE “BESA”

DREJT BASHKIMIT KOMBËTAR (1935-1941)

 

Nga Prof. Dr.Vebi Xhemaili

 

Shqiptarët midis dy luftërave Botërore ishin të ndarë përsëri në disa kampe politike, ata nuk kishin program të përbashkët kombëtar. Një vit pas themelimit të Mbretërisë SKS në luginën e Vardarit dhe në Kosovë ka vepruar Partia Myslimane e njohur me emrin “Xhemijet” (Bashkimi), që përfaqësonte interesat e popullatës  të gjithë shqiptarëve, myslimanëve dhe turqve, nën sundimin jugosllav. Kjo parti gjatë veprimit të vet nuk arriti të artikulonte interesat e popullatës që përfaqësonte. Në këto rrethana lufte, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, (tani më e njohur në historinë më të re si nacionalizma shqiptare), ka pasur mangësi të mëdha në zgjedhjen e drejtë të çështjes shqiptare.

Gjatë sundimit të Mbretërisë Jugosllave, Shkupi ishte shndërruar në qendër të nacionalizmës shqiptare. Aty tuboheshin studentët shqiptarë që studionin nëpër universitetet e Jugosllavisë si në Beograd, Zagreb dhe qytete tjera. Shkupi luante qendrën e lëvizjes kombëtare të shtresës intelektuale në atë kohë, ku bënin pjesë edhe nxënësit e medreseve që shumica shkolloheshin në Shkup. Me rivendosjen e regjimit serb në trojet tona, Hasan Prishtina u lagua nga Shkupi, i shpallur si person tejet i rrezikshëm nga regjimi serb. Udhëheqës më në zë q vepronte tani më në Shkup mbeti vetëm Ferat bej Draga. Prandaj me shpalljen e diktaturës jugosllave, regjimi serb, Fehrat Dragën e kishte pagëzuar si “Gandist” dhe bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja. Regjimi jugosllav deklaronte: “Ferat Draga është udhëheqës i vërtetë për masën shqiptare si “Gandi në Indi” Për ta thyer këtë botëkuptim kundër Ferat Dragës, tani për tani është e pamundur”.[1]

 

THEMELIMI I ORGANIZATËS “BESA”

 

Organizata studentore “Besa”, u themelua me ndërmjetësimin e Legatës Shqiptare në mars të vitit 1935.[2] Këtë organizatë në fillim të vitit 1935, e ndihmoi Sekretari i Parë i Legatës Shqiptare në Beograd Shermet Xherxhuli. Me ndihmën e tij, filloi së vepruari kjo organizatë nacionaliste me seli në Beograd. Ky diplomat shqiptar në fillim arriti të anëtarësojë 12 studentë nga Kosova dhe Shqipëria Lindore.[3] Ky diplomat shqiptar  organizatën “Besa” e organizoi pastër në baza kombëtare, kjo organizatë politike, kishte për detyrë ngritjen e vetëdijes kombëtare te popullata shqiptare, në luftë kundër regjimit të egër Jugosllav. Koordinator i parë i kësaj lëvizje djathtiste ka qenë studenti Abdulla Saqipi nga Presheva. Ky në fillim të lëvizjes njihet edhe si Kryetar i Këshillit Iniciativë, të kësaj organizate studentore, para mbajtjes të kuvendit. Aktiviteti i Abdullah Saqipit, në këtë vijë është ndër të parët nismëtarë dhe organizatorë i organizatës “Besa”, njëherrit edhe kundërshtar i përbetuar i regjimit serb.[4] Sipas dëshmive që na  ofrojnë dëshmitarët e organizatës “Besa”,  Abdulla Saqipi ka qenë një ndër studentët e parë shqiptar në Beograd. Atij iu ngarkua detyra e propagandës dhe punoi shumë për përhapjen e idesë për bashkim kombëtar. Ky punoi me të madhe kundër nacional-shovinizmit serb në mbrojtje të çështjes  kombëtare. Abdullahu para se të themelohej organizata “Besa”, ka pasur marrëdhënie të mira me konsullin shqiptar në Beograd. Ka qenë kryesori që ka mbrojtur fuqishëm rrymën djathtiste në organizatën “Besa”.  Ky kërkonte me çdo kusht që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë, pa marrë parasysh se çfarë regjimi shoqëror ka Shqipëria e Ahmet Zogut. Po ashtu ishte kundër bashkëpunimit të studentëve shqiptarë me komunistët, qofshin ato edhe shqiptarë, në veçanti me organizatën studentore “Kosmet”, ku bënin pjesë edhe disa shqipfolës si; Meto Bajraktari, Ali Shukriu e disa të tjerë.

Këtë organizatë politike, me mjete financiare e ka ndihmuar shteti shqiptar i Zogut. Në veçanti ndihmë të madhe ka ofruar, Sekretari i Parë i Legatës Shqiptare në Beograd, Sheremet Xherxhuli. Ky ka marrë pjesë aktive në mbledhje me anëtarët e shoqatës “Besa” në “Koshtunjak”, një paralagje e Beogradit, duke u dhënë detyra konkrete anëtarëve të organizatës për veprim. Detyra e parë ishte grumbullimi i të dhënave statistikore për popullsinë shqiptare në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare të aneksuara nga sundimi jugosllav.[5]

Në fillim kjo organizatë përbëhej nga studentë të trojeve të Shqipërisë Verilindore, që studionin në Universitetin e Beogradit.[6] Por, ka pasur student edhe nga Shqipëria politike që kanë studiuar në Beograd si studentët; Abdyl Selfo Sejko, i cili pas studimeve u punësua në Filat. Ndërsa studenti tjetër nga Shkodra, Ilia Banushi, pas kthimit në Shqipëri, punoi si profesor në gjimnazin e Tiranës. Pastaj u transferua si dhespot në Gjirokastër, u burgos në vitin 1945, nga pushteti i Enver Hoxhës si nacionalist.[7] Ndërsa shumica e këtyre studentëve tjerë ishin nga qytetet e “Banovinës së Varadarit” pra nga Kosova, Presheva, Kumanova, Tetova, Gostivari, dhe Struga. Të gjithë këta studentë më parë kishin mbaruar medresenë në Shkup. Koordinator i të gjitha lëvizjeve me karakter progresiv ishte studenti dhe komunisti, Shaip Mustafa nga Presheva.[8]

Kjo organizatë ka vepruar ilegalisht, në plan të parë ka pasur për objektiv përhapjen e idesë për çlirimin  e Shqipërisë Lindore dhe bashkimin e saj me Mbretërinë Shqiptare të Mbretit Zog. Këta studentë, kudo që shkonin propagandonin idenë, që në momentin e dhënë të bashkohen me Shqipërinë. Në platformën e tyre për bashkim kombëtar u dalluan studentët: Ibrahimi Lutfiu nga Prizreni, Qazim Bllaca nga fshati Bllacë i Malishevës, Imer Esat Berisha nga Gjilani, Nexhip Deva nga Mitovica, Abdulla Saqipi nga Presheva, Tahiri Ismaili nga Matejçi i Kumanovës, Shaip Mustafa nga Presheva, me Jahja Osmanin nga Kumanova, të dy anonin kah e djathta. Këta dy vepronin së bashku, në Shkup me rrethinë. Xhevdet Pallaska dhe Sokol Dobroshi nga Gjakova. Sokol Dobroshi pas kthimit në vendlindje ka punuar si stazhit te senatori dhe avokati i njohur i nacionalizmës shqiptare në Gostivar, Kadri Saliu.[9] Nga Tetova, më i njohuri ishte Ikona e nacionalizmës shqiptare nga fshati Gajre i Tetovës, Shaip Kamberi. Ky nga viti 1943 u emërua kryetar komune në Tetovë. Ndërsa nga viti 1944 nxori edhe gazetën “Zani i Sharrit”. Nga Struga më i njohuri ishte Esat Doko. Ky, në fund të luftës, gjatë muajt tetor-nëntor 1944, kalon nga forcat partizane.[10]

 

Programi themelor i kësaj organizate ishte, çlirimi i trojeve shqiptare me Kosovë, Preshevë, Shkup deri në Veles dhe bashkimi  i tyre me shtetin amë. Anëtarët e organizatës “Besa”, kanë pasur për detyrë sipas programit të tyre kombëtar që në kontaktet me qytetarë të përhapin platformën për bashkimin e trojeve shqiptare të aneksuara me dhunë nga pushteti Jugosllav, ti bashkëngjiten Shqipërisë.[11]

Pas themelimit të Organizatës “Besa” me iniciativën e Legatës Shqiptare, ajo në fillim veproi si e bashkuar, por më vonë ajo ndahet në dy rryma politike: në majtistë dhe djathtistë. Në krahun e majtistë më i njohuri ishte preshevari Shaip Mustafa nga Presheva dhe Jahja Osmani nga Kumanova që vepronin në Shkup. Ndërsa këtij krahu i takonin edhe Abdulla Saipi dhe Xhevdet Pallaska.

Ndërsa si djathtistë më të njohur në organizatën politike “Besa” ishin: Ibrahim Lutfiu nga Suha Reka, Sokol Dobroshi nga Gjakova, Shaip Kamberi nga Tetova, i cili ishte dhe mbeti simbol i nacionalizmës në Tetovë me rrethinë, deri në vrasjen e tij nga OZN-a. Këta atdhetarë të palodhshëm kurrë nuk i besuan platformës komuniste për barazi ndëretnike dhe çlirim nacional. Këta ishin kundër bashkëpunimit me komunistët shqiptarë dhe malazez që kishin erdh në Kosovë si kolonistë dhe vepronin nën platformën e Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Më vonë kësaj organizate iu bashkëngjit edhe Ferhat Draga, i cili ka marrë pjesë si mediator midis ambasadës italiane dhe organizatës “Besa” të Beogradit.[12]

Me formimin e kësaj organizate të fshehtë politike me karakter  mbarëkombëtar, nëpërmes një telegrami u informua edhe Mbreti Zog.[13] Organizata “Besa” ka mbajtur kontakte të pa ndërprera me Legatën shqiptare në Beograd dhe Shkup.[14] Në manifestimin e ditës së Flamurit më 28 nëntor 1936, diplomati shqiptar në Beograd Rauf Fico, në përshëndetjen e tij me rastin e ditës së flamurit ndër të tjera tha: “Bijtë e mijë, ju jeni të lumtur. Ju keni një atdhe të lirë, ju një Mbret të Madh e të mençur. Shqipëria është e juaja, Mbreti është i juaji. Keni mbret gjenial. Ai rri zgjuar për fatin e kombit”.[15]

Në Beograd, kundër veprimtarisë nacionaliste “Besa”, vepronte organizata studentore “Kosmet”, e themeluar poashtu në Beograd, ku shumica nga këta studentë ishin kolonistë malazez, që ishin vendosur në Kosovë nëpërmes reformës agrare. Kjo organizatë studentore e ashtuquajtur “Kosmet”, pas vitit 1937, ka qenë shumë e fuqishme edhe ndër studentët shqiptarë që studionin në Beograd dhe qytete tjera të Jugosllavisë. Kjo organizatë për të përfituar shqiptarët në anën e tyre, u tregua shumë e vendosur në veçanti kundër grabitjes së pronësisë ndaj shqiptarëve. Ajo publikisht doli kundër vendimit të Qeverisë Serbe për marrëveshjen që kishte lidhur ajo me Qeverinë Turke, në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.[16]

Me këtë platformë të ideologjisë komuniste jugosllave vepronin edhe disa studentë shqiptarë që studionin në Universitetin e Beogradit: si Ali Shkriu, Meto Bajraktari, Zejnel Ajdini, Rashid Dedoviqi, Hivzi dhe Azis Selejmani, Shaip Mustafa, Selim Selimi, Mexhid Saliu, Abdulla Presheva, Abduraman Hajdar Pasha e tjerë.  Ndërsa takimet i mbanin në klubin “Kosova” në Beograd.[17]

Për pozitën e vështirë ekonomike dhe politike të shqiptarëve nën sundimin Jugosllav, kanë pasur njohuri edhe shtet e evropiane. Në veçanti shërbimi informativ italian i cili ka pasur lidhje me disa  organizata shqiptare dhe krerë të saj, pasi ajo ishte shumë e interesuar për gjendjen e shqiptarëve nën Jugosllavi. Në veçanti diplomacia konsullore mbante lidhje të ngushta, me organizatën studentore “Besa” të Beogradit.

Me këtë rast duhet theksuar se demonstratat e shqiptarëve në Shkup, të organizuara më 10 maj 1941 kundër sunduesve bullgarë i kanë organizuar anëtarët e organizatës studentore “Besa” të Beogradit. Parulla e tyre ishte: “Shkupi e Kumanova me Preshevë t’i bashkohen Shqipërisë”. Po ashtu kjo organizatë ka organizuar një manifestim edhe në Tetovë, po me të njëjtën kërkesë.[18]

Qazim Bllaca ka qenë student i drejtësisë në Beograd. Gjatë luftës së Dytë Botërore ishte kryetar komune në Prizren. Ky para luftës ishte anëtar i Organizatës “Besa”. Sipas të dhënave që disponojmë, ai u bë anëtar i organizatës nga fundi i vitit 1935, në fillim të vitit 1936.[19] Ky ishte rreshtuar në krahun e Ibrahim Lutfiut. Te ky si kryetar komune erdhën një grup veprimtarësh, si Jahja Osmani, Shaip Mustafa, Xhevdet Pallaska, Sokol Dobroshi, ku së bashku i shkruan një qarkore, Kryetarit të Qeverisë Shqiptare, Rexhep Mitrovicës, në të cilën kërkohej: “Ne studentët shqiptarë nuk pajtohemi me politikën e ndarjes së një pjese të Kosovës, nga Shqipëria, që duan ta zbatojnë forcat bullgare dhe pushteti italian”.[20]

Poashtu duhet cekur aktivitetin e dendur të Esat Imer Berishës nga Gjilani. Ky si student i drejtësisë në Beograd nga viti 1934, ka qenë shumë aktiv në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Në organizatën “Besa” ka mbajtur krahun  e Kryetarit Ibrahim Lutfiu. Gjatë luftës ka qenë funksionar politik i degës së Partisë Fashiste në Gjilan, mbante postin e Sekretarit të partisë. Gjatë kësaj kohe ka punuar në gjyqin e Gjilanit. Me këtë shoqërohej Aqif Tetova dhe nënprefekti Rakip Raça, nga Shqipëria, ky  më vonë përcaktohet me detyrë në Gostivar. Rakipi pasi vendoset në Gostivar, arrin sëbashku me Xhevat Kallajxhiun të bindin Xhemë Hasën, që të kthehet në Gostivar, që të veprojë në anën e forcave nacionaliste, në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, nga depërtimi komunist jugosllav.

Ndërsa Aqif Tetova është i njohur për veprimtarinë e tij kombëtare në Gjilan me rrethinë. Ky e kundërshtoi Fadil Hoxhën fuqishëm, në një tubim që patën në Livoç, ku i thotë; “ Fadil mos u beso sllavëve, se atyre nuk besohet, ata përsëri do të na mashtrojnë”.

Gjilani në këtë kohë i takonte Prefekturës së Prishtinës e cila kishte në kuadër të saj  edhe nënprefekturën e Ferizajt, me gjithsejtë 21 komuna dhe tri bashki. Pushteti italian deri në gusht të vitit 1941 kishte formuar vetëm tri Prefektura në tokat e liruara: Dibrës, Prizrenit dhe Prishtinës.[21] Esat Berisha, gjatë studimeve në Beograd, ka marrë ndihma financiare nga Drejtoria e Vakëfeve në Shkup, ndërsa më vonë ka marrë ndihma edhe si aktivist i organizatës “Besa”, nga Legata Shqiptare në Beograd.[22]

Studentët komunistë shqiptarë që studionin në Beograd e forcuan propagandën komuniste me kthimin e Fadil Hoxhës në Kosovë. Ky kishte mbaruar shkollimin në Tiranë, atje ishin nxënësit shqiptarë ishin frymëzuar me literaturë marksiste-leniniste, që u printe Asim Vokshi, i cili ishte bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në rezistencën e Fierit në vitin 1935, pastaj edhe u burgos për disa muaj nga regjimi i Amet Zogut. Asimi duke shpërndarë literaturë marksiste-leniniste, i porosiste nxënësit shqiptarë që të lexojnë veprën e Maksim Gorkit “Nëna”, por më e lexuara ndër nxënësit kosovarë ishte “Rruga e një bolsheviku”. Ky arriti të përvetësonte edhe shumë mësues tjerë që shkolloheshin në atë kohë në Tiranë dhe qendra tjera. Shumica nga këta nxënës, me fillimin e luftës u kthyen në Kosovë dhe filluan propagandën e idealeve komuniste, internacionaliste që propagandonin “vëllazërim bashkimin” me të gjithë komunistët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale.

Ndër veprimtarët më të njohur të ideve komuniste që u kthyen në Kosovë ishin: Emin Duraku, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Qemal Bakija, Xhevdet Hamza, Ymer Pula, Mazllum Këpuska,  Veli Deva, Ismet Mula,  Hysen Shita, Ismet Shaqiri, Xhavit Nimani, Ramadan Çitaku, Sadik Stavileci, Mehmet Hoxha e shumë të tjerë. Mehmet Hoxha gjatë sundimit italian ka qenë nëpunës në Elbasan, pastaj emërohet Prefekt i Dibrës, por këtu ka bashkëpunuar fuqishëm me lëvizjen komuniste, duke i bërë dëme të mëdha së pari Prefekturës së Dibrës, ku bënin pjesë; Tetova, Dibra, Kërçova, Struga. Këto qytet shqiptare u bashkuan me trungun e vet. Njëherrit ajo rrezatohej edhe kundër institucioneve të shtetit bashkuar shqiptar, pas copëtimit arbitrar të Shqipërisë në Konferencën e Londrës më 22 mars 1913.

Me lejen e Mehmet Hoxhës, Organizata e Partisë Komuniste në Dibër, i nxjerr Tempos dhe shoqes së tij letër njoftimi, duke e bërë qytetar të Dibrës, për të lëvizur lirshëm nëpër qytete shqiptare. Pasi Tempo bëhet banor i Dibrës, kah Struga shkon në Elbasan, ku takohet me Enver Hoxhën dhe koordinatorin e PKSH, Milladin Popoviqin.[23]

Anëtarët e Besës u  bënin apel studentëve shqiptarë të mos bien pre e propagandës komuniste. Në këtë veprimtari kombëtare është dalluar Sokol Dobroshi nga Gjakova,  njëri ndër më aktivët në këtë organizatë.[24]

Sokol Dobroshi, ka marr pjesë në Kuvendin themelues të organizatës “Besa”, të mbajtur në mars të vitit 1935. Ai ka propozuar që emri i organizatës të ishte “Liria”, ose “Besa”, u pranua “Besa”, thotë një ndër themeluesit, Abdulla Saqipi.[25] Sokoli i ka takuar krahut me bindje të fuqishme djathtiste, ka luftuar për shkëputjen  e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Ka qenë mediator që organizata të lidhet sa më ngushtë me konsullatën shqiptare në Beograd. Sokoli ka punuar në fillim si ndihmës te avokati i njohur Kadri Saliu në Gostivar. Sokoli ka merita për formimin e degëve të “Besës” në Gostivar, Strugë, Tetovë,  Gjilan dhe Prizren.[26]

Lidhjet e organizatës me Kosovën i mbante Sadik Tafarishi nga Gjakova. Ai ka sjellë letra dhe raporte nga Kosova për Rexhep Stabllevën në Shkup, “për brendinë e letrave i tregonte vetëm Nevzat Maksutit”.[27]

Politika e shtetit shqiptar, në krye me Mbretin  Zog, në atë kohë ishte shumë e interesuar që përmes organizatës “Besa”, të frymëzohej rinia shqiptare që jetonte nën sundimin jugosllav për organizimin e rezistencës kundër shpërnguljes dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare për çlirimin e trojeve shqiptare nga sundimi jugosllav. Në atë kohë shteti shqiptar u ndante edhe para veprimtarëve të organizatës “Besa”, përmes diplomatit Ymer Rashidi, i cili në vitin 1938 u emërua konsull në Shkup.[28]

Në atë kohë diplomacia shqiptare ishte shumë e  interesuar për të bashkuar shqiptarët në rrafshin politik. Kjo ishte arsyeja që Rexhep Steblleva dhe Shaip Presheva biseduan për rrethanat politike në Jugosllavi dhe pozitën tejet të vështirë të shqiptarëve në Kosovë dhe Banovinën e Vardarit. Biseda u fokusua në të mirë të veprimit të përbashkët të parisë shqiptare kudo që vepronte. Prandaj konsulli shqiptar në Shkup, Ymer Rashidi, e luti Shaip Musatafën që të koordinonte veprimet politike me Ferat bej Dragën. Por Shaipi, i mbushur përplot me ide komuniste, në fillim nuk pranoi bashkëpunim me Ferat Dragën.[29]

Për rëndësinë politike të organizatës “Besa” fletë edhe takimi që kanë pasur udhëheqësit e organizatës “Besa”, Lutfiu dhe Shaipi në Paris, me udhëheqësit e Komitetit të Kosovës, ku bënë këmbimin  e informatave dhe i caktuan detyrat për zhvillimin e mëtejshëm të organizimit të popullit drejt bashkimit me Shqipërinë.[30]

Programi politik i organizatës “Besa”, të Beogradit;

1. Përhapja e propagandës midis myslimanëve, se ata kurrsesi nuk mund të jenë turq, por janë shqiptarë.

2. Çdo anëtar e kishte për detyrë që të përhapte idenë për Shqipërinë Etnike dhe të luftonte për bashkimin e shqiptarëve; në Kosovë, Preshevë, Bujanovc dhe luginën e  Vardarit.

3. Ti jepet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare.

4. Kërkohej një regjistrim i plotë i popullatës shqiptare, që struktura e saj të jetë më bindëse para diplomacisë evropiane.

5. Kërkohej që turqit të deklaroheshin shqiptarë dhe të mësonin shkrim dhe lexim në gjuhën shqipe.

Propaganda komuniste për dështimin e politikës jugosllave akuzonte anëtarët e organizatës “Besa”. Ajo publikisht deklaronte: “se përçarje më të mëdha midis serbëve, malazezëve dhe shqiptarëve ka futur organizata “Besa”.[31] Pas 28 prillit të vitit 1941 në trojet shqiptare të Maqedonisë Perëndimore vendoset ushtria italiane.[32] Ata kudo në krahinën e Maqedonisë Perëndimore u pritën si çlirues, me lule dhe shumë manifestime në të gjitha trojet shqiptare që u aneksuan nga regjimi jugosllav, me vendimin e Konferencës së Bukureshtit që nga 29 korriku i vitit 1913.[33]

Në vitin 1938 në Tetovë, me iniciativën e Shaip Kamberit në bashkëpunim me Nexhbedin Besimin, Selim Shehapin dhe Idris Cërcërin, në shtëpinë e Selman Shehapit, të vëllait të Selim Shehapit u themelua Dega e “Besës”, në praninë e 16 anëtarëve, ku për kryetar u emërua Ibrahim Ibrahimi-Cërcëri.[34]

Okupatori fashist  ishte i njohur mirë me rrethanat politike dhe ekonomike të shqiptarëve nën sundimin e Mbretërisë Jugosllave. Në anën tjetër edhe Lëvizja Kombëtare në territorin shqiptar ishte forcuar fuqishëm në prag të luftës së Dytë Botërore. Propaganda shqiptare dhe aspiratat e saja  për çlirim nacional në krahinën e Maqedonisë e sidomos në viset përgjatë luginës së Vardarit dhe Kosovës ishin permanente në zgjidhje të çështjes shqiptare. Në këto rrethana të vështira politike, ekonomike ku shqiptarët kërkonin shpëtim dhe drejtësi, diplomacia italiane doli me platformën për të korrigjuar gabimet e së kaluarës, duke u premtuar shqiptarëve bashkimin kombëtar. Pasi këto territore u pushtuan  pas luftës së Parë Ballkanike në vitin 1912, dhe me Paqen e Bukureshtit në vitin 1913, i mori  dhuratë Serbia.[35] Kërkesat e shqiptarëve midis dy luftërave botërore politika ditore sllave e karakterizoi si kërkesë separatiste për krijimin e Shqipërisë Etnike, në dëm të Jugosllavisë.[36]

Kjo ishte arsyeja që forcat nacionaliste përkrahnin fuqishëm premtimin e forcave të boshtit qendror dhe ishin të “bindur”, se fashizmi u ofron më shumë të drejta në aspektin nacional, që deri atëherë nën sundimin jugosllav ishin të sanksionuara me ligj: si arsimi, gjuha, kultura dhe simbolet kombëtare. Shqiptarët para organeve zyrtare serbe nuk kishin të drejtë të deklaronin përkatësinë e vetë nacionale dhe i detyronin me forcë të paraqiten si turq.[37] Klasa sunduese  serbe i kishte verbuar shtetet Evropiane dhe forcat demokratike deri në skajshmëri. Klasa sunduese serbe haptazi deklaronin: “Se më mirë ne të jemi sundues të tyre, se ata, pasi ne jemi më të kulturuar dhe dimë të udhëheqim. [38]

Në anën tjetër, pas Paqes së Shën Stefanit, Bullgaria me  përkrahjen  e Rusisë gjithmonë ka qenë prezentë politika e saj  hegjemoniste, në veçanti kundrejt Shqipërisë Etnike. Në prag të Luftës së Dytë Botërore, aspiratat e saj u ringjallën si gjatë luftës së Parë Botërore, kur ajo e pushtoi një pjesë të Kosovës, tërë krahinën e Luginës së Vardarit deri në Dibër.[39] Në atë kohë, në krye të saj ishte qeveria e Filovit e cila pretendonte jo vetëm krahinën e Maqedonisë të banuar me shqiptarë, por kërkonte zgjerimin e saj deri në Pogradec. Interesi i politikës gjermane ishte për të pasur Bullgarinë në boshtin e  saj për të dominuar mbi Ballkanin. Ajo propagandonte: “Duhej rregulluar padrejtësitë e bëra ndaj Bullgarisë pas mbarimit të luftës së Parë Botërore. Hitleri publikisht i deklaroi Duçes: “Se duhet kënaqur aspiratat e shtetit bullgar”. Kjo deklaratë i erdhi për shati Car Borisit dhe qeverisë bullgare në krye me Fillovin. Këto aspirata hegjemoniste e shtyn Bullgarinë që  për së treti herë të hy në këto lojëra katastrofale në dëm të shteteve fqinje. Në radhë të parë ajo donte të zgjerohej në dëm të Shqipërisë Lindore, duke pushtuar territore shqiptare që kurrë nuk i kanë takuar Maqedonisë,  siç pretendojnë ta paraqesin sot bullgarët dhe maqedonasit.[40]

Historikisht nga periudha ilire ato kanë qenë dhe janë me tapi toka të Shqipërisë Lindore, duke filluar nga Tetova, Shkupi, Kumanova deri në Preshevë e Bujanovc, ka dominuar gjithmonë elementi etnik shqiptar.[41]

Nacionalizma  shqiptare e udhëhequr nga Komiteti i Kosovës dhe shumë nacionalistë tjerë kurrë nuk u mashtruan me këto plane të fashizmit, që ishin premtime gjysmake, ku në radhë të parë vinin interesat e tyre strategjike.[42] Prandaj nacionalizma shqiptare kërkonte Shqipërinë e vërtetë, por jo dhuratë nga fashizmi. Kjo shihet më së miri në bisedat që pati Hasan Prishtina me diplomatin  italian: “se në rast lufte kundër Jugosllavisë ai ishte i gatshëm të mobilizojë mbi 100 mijë shqiptarë”.[43] Kjo u vërtetua kur forcat nacionaliste iu kundërvunë ndarjes së re të shqiptarëve sipas projektit gjerman, që Tetova, Gostivari, Struga dhe Dibra ti takojnë Bullgarisë fashiste. Kësaj ndarje të re iu kundërvunë Forcat nacionaliste shqiptare, në krye të lëvizjes ishte Organizata Besa”.[44]

Me ardhjen e Italisë një pjesë e Maqedonisë Perëndimore,  iu bashkua Shqipërisë politike, pasi historikisht këto ishin territore shqiptare të grabitura nga pushteti serb, që ajo i trajtonte si koloni të veta që nga viti 1912-1913. Në atë kohë Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës, në mënyrë arbitrare, i dhuruan Mbretërisë Serbe, tërë Vilajetin e Kosovës, me disa qytete të vilajetit të Manastirit si: Kërçovën, Strugën,  Velesin, Manastirin  Prilepin dhe Ohrin. Pra, u realizua ëndrra serbe, për krijimin e Serbisë së Madhe në dëm të tokave etnike shqiptare.[45]

Pas kapitullimit të Jugosllavisë në fillim të vitit 1941, u bë deri diku korrigjimi i drejtësisë ndaj trojeve të okupuara shqiptare. Me copëtimin e Jugosllavisë një pjesë e tokave etnike përsëri iu bashkua trungut të vetë Shqipërisë. Kjo ishte arsyeja pse luftonin forcat nacionaliste, “që Tetova me Kosovë të mbetet pjesë integrale e saj.“[46]

Jugosllavia kapitulloi vetëm për 12 ditë; shkaqet ishin të shumta; lufta sociale, pozita  e vështirë ekonomike, mungesa e barazisë, dhe e drejta për vetëvendosje të kombeve, si formë më demokratike për një popull të ekzistoj i lirë. Kjo është e mundur vetëm në kufijtë etnik të saj që mos të vij deri te eksplodimi i brendshëm i kufijve artificial, si shembull më eklatant mund të merret rasti me Jugosllavinë e Versait. V.Xh).

 

KONTRIBUTI I ORGANIZATËS “BESA” NË SHPALLJEN E    SHQIPËRISË ETNIKE  NË PRILL TË VITIT 1941

 

Pas invazionit që i bëri Italia fashiste Shqipërisë, diplomacia e saj  deklaroi nëpër mes F. Jakaomonit: “Se Italia është tejet e interesuar për pozitën e shqiptarëve në krahinën e Kosovës, ku historikisht bënin pjesë  Presheva, Shkupi, Tetova dhe Gostivari”. Në këtë kohë u paraqitën hartat e vërteta të banuara me shqiptarë që ishin nën regjimin jugosllav. Disa historianë shqiptarë gabimisht këto territore i kanë trajtuar si territore të Jugosllavisë, të cilat për herë të parë u pushtuan nga Serbia me largimin e Turqisë në vitin 1912.[47]  Në këto troje, shqiptarët me kompaktësinë e tyre; gjuhësore, etnike, kulturore dhe historike, njihen që nga epoka ilire deri më sot, si popull më i vjetër midis Ballkanit. Është një fakt historikisht i pranuar, për etnogjenezën dhe kompaktësinë e tyre.[48] Nacionalizmi shqiptar kishte marr fletë pas deklarimit publik të Mustafë Krujës, në fjalimin që mbante në Akademinë Mbretërore  të Italisë në Romë, në maj të vitit 1941, kur ky përmendi kufijtë etnik të Shqipërisë. Po ashtu, në këtë frymë është botuar edhe punimi i Gjergj Fishtës “Shqipëria e jonë”.[49]

Forcat nacionaliste arritën rezultatet e para të bashkimit kombëtar, në veçanti pas vizitës që i bëri Tetovës Komisari i Lartë Fejzi Alizoti, cili në sheshin e Tetovës deklaroi: “Se pas ardhjes të italianëve në trojet shqiptare u aplikua paralelisht gjuha shqipe me atë italiane”. Kjo u dha sinjal nacionalistëve shqiptarë  se vinë ditë më të mira për shqiptarët, se sa pozita që kishin pasur deri tani nën sundimin jugosllav, ku nuk gëzonin kurrfarë të drejta elementare.[50]  Prandaj, propaganda italiane ishte e interesuar për të ushtruar një pushtet paralel kundrejt popullit shqiptar, duke i premtuar edhe bashkimin e trojeve tjera shqiptare, që deri tani ishin nën sundimin jugosllav.

Nacionalizma shqiptare e bindur thellë, se me ndihmën e forcave italiane, do ta realizon  idealin e programit të Lidhjes së Parë të Prizrenit për Shqipërinë Etnike, ku populli shqiptar i robëruar nën sundimin jugosllav, do të realizonte idealin e vet historik, të jetonte i lirë dhe i bashkuar, një komb një shtet.

Në krahasim me regjimin jugosllav të paraluftës, në këtë territor shqiptar (Shqipërisë Lindore), nuk ka pasur asnjë shkollë ose ent tjetër kulturor  në gjuhën shqipe.[51] Me ardhjen e pushtetit italian hapja  e shkollave shqipe në territorin e Luginës së Vardarit, edhe pse ka pasur shumë vështirësi, ka qenë për çdo lëvdatë. Ky problem arsimor të cilin e përmend edhe propaganda komuniste jugosllave, u zgjidh deri diku me ardhjen e italianëve. Ajo pranon se gjatë sundimit jugosllav shqiptarëve jo që nuk u lejuam shkolla në gjuhën amtare, por ndaj tyre u bënë presione të pa para të shtypjes dhe terrorit në aspektin ekonomik, politik, social dhe kulturor.[52]

Nga të dhënat që disponojmë për disa muaj në Prefekturën e Dibrës valoi lirshëm Flamuri Kombëtar, këndohej himni shqiptar, të gjitha rrugët, sheshet, bibliotekat, institucionet dhe shkollat, u emërtuan me atdhetarë dhe heronj, nga historia e jonë e lavdishme kombëtare.

Për herë të parë në trojet e Shqipërisë Lindore, u hapën mbi 33 shkolla fillore dhe shumë kurse për të mësuar shkrim-lexim në gjuhën shqipe, ku vepronin mbi 74 arsimtarë.[53] Pra, edhe pse ishte gjendje lufte, të gjithë nacionalistët vepronin sëbashku, në ngritjen e vetëdijes kombëtare drejtë e Shqipërisë demokratike, një komb një shtet.

 

 

Katër zakonet e këqija që shkurtojnë jetën e njeriut deri në 12 vjet?

 

Meriton Muriqi

meritoni_17@yahoo.com

 

Veset e këqija kanë pasoja për shëndetin. Ekspertët mendojnë se kombinimi i veseve të këqija mund të shkurtojë jetën e njeriut deri në 12 vjet.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Oslos në Norvegji. Rezultatet e hulumtimit janë bërë publike në revistën “Medicine” dhe që parashikojnë se rritja e shkallës së vdekshmërisë, paraqitet e lartë lidhur me 4 zakone të këqija të jetuarit si pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, ngrënia e pak fruta-perimeve si dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Rezultatet treguan se kryerja e këtyre katër sjelljeve gjatë gjithë jetës, do të thotë një rrezik në rritje të vdekshmërisë me tre herë, si edhe rritje e rrezikut të prekjes nga sëmundjet si kanceri apo problemet kardiovaskulare. Studimi zbuloi se vetëm zakoni i pirjes së duhanit favorizon rritjen e vdekshmërisë me 58% krahasuar me të tjerat. Sipas autorit të studimit, Elizabeth Kvaavik, rezultatet e kërkuara mund të jenë të përkthyera në një reduktim të jetës me 12 vjet.

Studiuesit thonë se parashikimet e studimit megjithatë mund të ndryshojnë nëse duke qenë ende në kohë njeriu heq dorë nga zakonet e këqija të lartpërmendura. Ajo çka duhet bërë është të hiqni dorë nga duhani, të jenë më aktivë fizikisht si dhe të konsumoni më shumë fruta dhe perime.

 

 

Pse po rren o Shkelzen Maliqi??

 

Nga Shkëlzen Gashi dhe Gazmend Bërlajolli 

Tue mos qenë asnjani lexues të gazetës Express, se nuk ia lexojmë afishet Thaçit, s’kishim me ditë, Shkëlzen Maliqi, për shkrimin tand “Një jetëshkrim i Adem Demaçit” të datës 4 maj 2010, po të mos na njoftonte nji mik. 
Shkrimi yt, edhe tash sa muej mbas hartimit, e vuen hala mungesën e konkretizimeve. Thue se për periudhën nga vitit 1996 e deri më sot autori e paska shmangë qasjen kritike dhe neutrale për me kalue në diskursin arsyetues dhe mbrojtës të Demaçit. Pse s’ke shembuj që e ilustrojnë këte? Thue edhe se kontekstet historike shpesh jepen në mënyrë të thuktë e të përgjithësueme, saqë edhe po të ishin krejtsisht të sakta në prezentim e vlerësim, nuk e krijojnë sfondin e mjaftueshëm për me kuptue në mënyrë ma objektive vendin dhe rolin e Demaçit në ato zhvillime. Cilat kontekste historike nuk qenkan të sakta në prezentim? 
Sa për vlerësimin, biografia qëllimisht s’e jep asnji. Ku i gjete ato ‘vlerësime’? Thue edhe se disa herë nuk je shum i bindun se prezentimi i kontekstit historik është i saktë. Sa herë nuk je i bindun dhe ku? Thue se historiografia kritike do të duhej me ia shtrue autorit nji sërë pyetjesh për kriteret e seleksionimit të burimeve, sepse simbas teje vetë përzgjedhja e burimeve len anash dhe neglizhon shumçka nga fryma e kohës. Përzgjedhja e cilave burime? Çka len anash dhe çka neglizhon kjo përzgjedhje? 
I vetmi tentim për konkretizim në të cilin ndalesh pak asht Rambujeja, tue thanë se prej Rambujesë e deri më sot, pikëpamjet e autorit janë të ngjashme, nëse jo identike me ato të Demaçit. E vërteta asht se mbas luftës, Demaçi e riproklamon idenë e Ballkanisë; ku pikëtakon autori me këtë ide? Së fundmi Demaçi afrohet me Hashim Thaçin, me çka përafrohet me ty Shkëlzen Maliqi, jo me bindjet e autorit. 
Thue se nuk asht mëkat me nda pikëpamje që pikëtakojnë me të Demaçit. 
Madje krijon edhe hipotezën se autori kish me mujtë me e ba haptazi proklamimin e linjës që ndjek Demaçi, e që vërehet si implicite gjatë leximit, dhe se “konsekuenca e kësaj do të ishte se ky jetëshkrim do të bëhej përmendore”, e Demaçi “profet”. Mirë që e jep në kushtore këtë hipotezë, por s’e kemi të qartë pse vazhdon me “ky lloj i madhërimit 
aryetues… bie ndesh me qasjen që tenton të jetë objektiviste”, sepse “madhnimi arsyetues” që Demaçin e kthen në profet bahet eksplicit veç në hipotezën tande. Asht poshtërsi e madhe që ti n’argumentimin tand e bjen fillimisht kushtin që linja mund t'ishte ‘propague’ në mënyrë eksplicite, e mbasandej vetë këtë kusht e shndërron në realitet kundër të cilit pozicionohesh prapë ti vetë. 
Dhe, natyrisht, maja e ligsisë dhe servilitetit tand asht Post Scriptumi që e ke shtue mbasi gjithçka shkoi ashtu qysh nuk e kish parashikue mendja dhe nuhatja jote servile. Në të ti shpif se “botuesi i librit dhe vetë Gashi, me rastin e promovimit, kanë nisur një fushatë denigruese ndaj Demaçit, që ka kërkuar respektimin e autorësisë së biografisë së tij, duke u ngjasuar atyre shpendëve grabitqarë që ushqehen me kufoma, në këtë rast duke proklamuar vdekjen e autorit dhe heroit, për hir të mbijetesës së heroit fiktiv”. Kjo tregon se ti, Shkëlzen Maliqi, s’e njeh dallim mes ‘autorsisë’ dhe ‘autorizimit’. Autorsia e biografisë i përket autorit. Ajo që Demaçi s’e dha ish autorizimi, pra pëlqimi për me u botue biografia n’atë përmbajtje, sepse lypi me ia censurue do momente të nxehta. Edhe fushatën denigruese e ka nisë e po e ban Demaçi; njerëzit e tij, përveçse e bllokuen promovimin në Bibliotekën Kombtare, provuen me ngritë padi kundër autorit dhe po shpifin se autori paska nxjerrë momente që Demaçi ia ka thanë në konfidencë. 
Interesant që leximi yt i biografisë po e sheh nji superhero: Demaçin si ‘profet’ e si ‘patriot të pagabueshëm’ qysh e shpreh ti, ndërsa Demaçi gjatë leximit të vet u mundue me i censurue momentet që simbas tij e nxirrnin si vdekëtar të gabueshëm, çka nënkupton se leximi i tij asht diagonalisht i ndryshëm prej tandit. Biografia nuk e glorifikon heroin, 
thjesht potretizon nji njeri në ndjekje të nji linje, prej të cilës tërhiqet vetë rishtazi. Krejt çka të pengon ty asht vetë linja e Demaçit që përvijohet në biografi, prandaj mos derdh kot lot krokodili për të. 
Shkrimi yt, përveç që nuk asht konkretizues, përmban edhe do rrena të mëdhaja. S’ka pasë lutje të përsërituna për me e lexue dorëshkrimin, qysh thue ti, po veç një kërkesë të vetme, të cilës i je përgjegjë pozitivisht. Për komentet je falënderue te mirënjohja në libër dhe nuk është e vërtetë se ato nuk janë pëlqye, por kemi kërkue, pa insistue, që t’i konkretizosh vërejtjet me shembuj, qysh kanë ba shumica e komentuesve të tjerë. Ti the se nuk kishe kohë. Kur e more dorëshkrimin u njoftove menjiherë edhe se Demaçi nuk do ta autorizonte librin; këtë nuk e ke kuptue mbas leximit, qysh rren në

P.S.:

Pse këto që po i thue tash në P.S., nuk i ke thanë në recensionin tand?

Pse nuk ke guxue me i thanë direkt në sy? Çka të ka shtye tash me shtue këtë P.S.? Pse nuk ke guxue me ardhë në promovim? Kujt iu tute? Çfarë borxhi pate me la? 
Thue se Demaçi ka kërkue me u heqë “vlerësime të kontestuara nga ai për personalitetet e kohës së komunizmit (Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, etj) si dhe për komandantët e UÇK-së”. Këtu i ke dy rrena: “vlerësimet e kontestuara” është e para sepse Demaçi nuk ka kontestue, po ka kërkue arbitrarisht me u heqë gjashtë fakte, gjashtë të vërteta. Veç njanës ia ka kontestue vertetësinë, qëllimit me e vra Fadil Hoxhën, dhe ky kontestim asht i futun në libër. Pra, ka pasë korrigjime e sqarime kur për këtë ka pasë fakte. Kështu që, shkrimi yt dëshmon që ti s’e ke lexue versionin e publikuem të librit, e po merr me shkruejtë për të. Qëllimi mbrapa biografisë ishte me i hulumtue të mirat e të këqijat, jo veç të Demaçit po dhe të udhëheqësve të kohës në Kosovë. Ta zamë, Fadil Hoxha 
nuk përmendet veç në rastin kur, simbas procesverbalit të gjykimit të parë, del se Demaçi kish planifikue me e likuidue; në libër figuron edhe momenti se i njejti Fadil Hoxha asht ndër të rrallët që e viziton Zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Rrena e dytë asht se në mesin e personaliteteve të kohës së komunizmit Demaçi paska kërkue me u heqë vlerësimet për 
Mahmut Bakallin. Pse e shtin Bakallin këtu? Ty s’t’intereson Bakalli, as Fadil Hoxha, por veç Mehmet Maliqi; mbase ke frikë se mos njollosja e mundshme e njerëzve rreth tij po ia shton njollat atij. Por njerëzit e kohës dhe ndikimin e tyre duhet t’i njohim veç ashtu siç kanë qenë. 
Personalitetet e vetme t’implikueme ishin ato që i nxorëm në parathanie: Dušan Mugoša, Fadil Hoxha, Pandeli Majko, Ismail Kadare, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Agim Çeku, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Veton Surroi dhe Fatmir Sejdiu. Mos rrej pra Shkëlzen Maliqi se asht marre, e edhe je plakë tash. Rrena e plakut asht faqezezni e sokakut! 

(Shkëlzen Gashi asht autor i biografisë ‘Adem Demaçi’ ndërsa Gazmend Bërlajolli redaktor dhe botues i saj)

Kujdes grigjën e krishterë, profesor!

 

 

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

 

 

Lexova me shumë vëmendje artikullin e prof.as.dr. Thanas Gjika me titull “Faik Konica

hapi epokën e rikrishterizimit të shqiptarëve”, të botuar në gazetën “Tribuna Shqiptare” më 20 prill 2010. Siç del edhe nga titulli i artikullit, autori është ndalur dhe ka analizuar një nismë që Konica, në vitin 1895, ka pas ndërmarrë, në një moshë fare të re, për t’u dhënë shembullin  mbarë shqiptarëve myslimanë që ta braktisnin fenë myslimane dhe të ktheheshin në të krishterë. Asokohe Konica ishte gjithsej 20 vjeç (ka lindur më 15 mars 1875).

Ndër të tjera, në artikull theksohet: “Në historinë e krishterizimit të popullit shqiptar nuk është kuptuar dhe as është vlerësuar si duhet akti i pagëzimit të djaloshit Faik Bej Konica, i cili u konvertua në besimin e krishterë katolik me emrin Faik Domenik Konica”. E kuptoj plotësisht frymëzimin djaloshar të Konicës dhe nismën e tij për t’u

kthyer në fenë e të parëve tanë. Por, me sa jam në dijeni, nismës së tij asokohe nuk i është bërë asnjë jehonë në organet e shtypit shqiptar që botoheshin në Sofje, në Bukuresht apo edhe gjetiu. Aq më tepër që këtë nismë, sipas informacionit që kam, nuk di që ai ta ketë bërë publike, në formë thirrjeje apo ftese për mbarë pjesën e kombit shqiptar të besimit mysliman.

Veç kësaj, në veprën e Konicës, të botuar në 4 vëllime nën kujdesin e admirueshëm të prof. Nasho Jorgaqit, të cilën e kam lexuar cep më cep, nuk kam hasur kund që Konica t’i jetë kthyer përsëri nismës së tij të vitit 1895.

Ato letrat që ai u dërgonte shqiptarëve të Bukureshtit në vitet 1895-1897, me nënshkrimin Faik Domenik Konica, nuk mund të vlerësohen si grishje për ndërrimin e fesë. Pra, as në vitet e prodhimtarisë së pasur publicistike dhe të veprimtarisë së tij si diplomat i shquar i 1 Mbretërisë Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai nuk i është kthyer më nismës së vitit 1895. Arsyet se pse nuk u kuptua dhe pse nuk u vlerësua akti i pagëzimit të tij në katolik, na i shpjegon bukur vetë prof. Thanasi:

“Mbas pagëzimit, Faiku i propozoi mikut të tij të ngushtë, Murat BejToptanit, të pagëzohej dhe ai dhe të dy së bashku të nxisnin miq e shokë të tjerë për t’u pagëzuar dhe ata. Mirëpo Murati iu përgjigj se këtë hap ai nuk mund ta bënte, mbasi të parët që do ta sikterisnin (dëbonin) nga shtëpia do të ishin vëllezërit Frashëri, tek të cilët ishte dhëndër. Murati, pra, i dha të kuptonte Faikut se pagëzimi në të krishterë i shqiptarëve myslimanë që jetonin brenda Perandorisë Osmane, ishte një veprim që nuk mund të kryhej,

prandaj ai nuk nguli më këmbë për këtë problem”.

Gjatë viteve të mëvonshme të pjekurisë politike dhe të aktivitetit të tij si publicist dhe diplomat i shquar, Konica do bindej përfundimisht se ajo nisma e tij e vitit 1895 kishte qenë thjesht një vrull djaloshar i çastit dhe se  pikëpamjet e tij për fenë islame do të ishin krejtësisht të tjera, për çka unë do të flas më pas, por që profesor Thanasi një gjë të tillë nuk duhej ta kishte kapërcyer në artikullin e vet.

Diku më poshtë në artikull thuhet se Konica kishte arritur në përfundimin “se hapi i parë për ta shkëputur popullin shqiptar nga zgjedha e gjatë osmane ishte evoluimi i mendësisë fetare, shkëputja prej mendësisë myslimane përmes konvertimit në fenë e të parëve, në fenë e krishterë, në fenë e përbashkët të shqiptarëve të kohës së para pushtimit osman”.

Sipas autorit, mund të arrihet në përfundimin se shqiptarët nuk paskan pasur kurrfarë kontakti me fenë myslimane para pushtimit osman. Në të vërtetë, ca burime historike pohojnë të kundërtën. Në njërin nga këto burime nënvizohet: “…duhet të themi për hir të së vërtetës se sundimi osman nuk ishte ai që solli kontaktet e para me Islamin, që ishte feja dhe doktrina shtetërore dhe ligjore e tij. Kontaktet me Islamin të shqiptarëve janë shumë më të hershme se kaq dhe ka shumë të dhëna historike. Një nga kontaktet më

të hershme dhe që na vë më shumë në mendime është ekzistenca e Xhamisë së Mlikut, e cila, sipas një dokumenti të ardhur nga Halepi i Sirisë, daton rreth viteve 1205 e deri më 1291. Pra, rreth një shekull më parë se të ndodhte, në mos dhe më tepër, Beteja e Fushë-Kosovës dhe të shfaqeshin turqit osmanë si fuqi e kohës. Sipas disa të dhënave historike, kemi edhe rastin e Jakub Shpatës, një nga princat e parë shqiptarë që u kthye e u bë musliman.

Hapat e parë drejt islamizimit masiv të shqiptarëve nuk janë bërë prej pushtetit osman, siç mund të paraqitet rëndom nga historianët. Ato janë bërë

2

prej tarikateve të ndryshme, siç mund të përmendim bektashinjtë me Sari Salltëkun në Krujë, në Tetovë Kalkandelët dhe në Janinë teqeja e Sheh Hashimit, të cilët janë vendosur në territoret shqiptare para hyrjes së osmanëve…”. (Roald A. Hysa. “Ndryshimi i strukturës konfesionale ndër shqiptarët”. Marrë nga interneti. 25 nëntor 2009).

Lidhur me përqafimin e fesë myslimane, profesor Thanasi shkruan: “…

pjesa myslimane e popullit shqiptar kishte vetëm dy a tre shekuj që ishte

konvertuar dhe këtë konvertim e kishte bërë në shumicën e rasteve nga halli

ose nën dhunë”.

Por çfarë thonë burimet historike pikërisht për mënyrën e ndërrimit te fesë nga pjesa më e madhe e popullit shqiptar? A ka qenë përcaktuese dhuna e pushtuesve osmanë ajo që e ka pas detyruar shumicën e tij të pranonte fenë islame? Në të vërtetë, “osmanët nuk kishin treguar ndonjë interes të veçantë ndaj prozelitizmit të popullsive të krishtera, dhe përjashtimi i konvertimeve me dhunë nga pikëpamja shtetërore i dha një kuptim të veçantë parullës së ortodoksëve bizantinë “Më mirë çallma turke, sesa tiara papale” (Roald A. Hysa. Po aty).

Nga këto burime historike mësojmë se“profesor Petrika Thëngjilli mes hulumtimeve nëpër dokumentet e arkivit të shtetit dhe nga burime të tjera ka shkruar historinë e rrugëve të përhapjes së fesë islame në Shqipëri. Referuar këtij shkrimi, në prag të sundimit osman, më 1506 në Shqipëri kishte tre rajone fetare. Rajoni katolik, i vendosur kryesisht në Shqipërinë e Veriut, Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit, rajoni i krishterë, që përfshinte kryesisht Shqipërinë e jugut e disa krahina në veri që lidheshin me

Patriarkanën e Pejës, dhe ai mysliman, që përfshinte qytetet e krahinat përreth tyre. Sipas profesor Thëngjillit, dy ishin rrugët kryesore të përhapjes së fesë islame: vullnetarizmi dhe dhuna.

Dy janë kategoritë e personave, që, në mënyrë vullnetare, pranuan fenë islame. Të parët ishin ata shqiptarë që besonin me bindje në ligjin e shenjtë të Kur’anit dhe përqafonin parimet e fesë islame. Në sherijet e qyteteve shqiptare, që ruhen në arkivin e shtetit, nuk ka kërkesa individuale apo kolektive deri në fund të shekullit XVII, deri atëherë kur kish mbaruar dhe  vala e parë e islamizimit. Dokumenti i parë që shënohet në një kërkesë është i vitit 1687, ku shkruhet: I krishteri Nikolla pranon fenë islame dhe ka nderin

të marrë emrin Sinan. Sipas studimit të bërë nga profesor Petrika Thëngjilli, një shekull më vonë numri i kërkesave për t’u bërë mysliman u rrit, por jo në mënyrë kaq të dukshme sa të justifikonte kthimin masiv të popullsisë në

3

myslimane. Duke iu referuar shkrimit të profesorit, mësojmë se, nga burimet e mbledhura prej tij, shumica e popullsisë që përqafonte fenë islame i përkiste fshatrave ose çobanëve dhe pas kthimit të kryefamiljarit, myslimane ishte dhe gjithë familja e tij. Në grupin e dytë të vullnetarëve bëjnë pjesë ata që kërkonin të përmirësonin gjendjen sociale e shoqërore. Myslimanëve u hapeshin dyert e karrierës ushtarake, u jepej mundësia të zotëronin timare,  ziamete e sase; të grumbullonin sipërfaqe të mëdha toke sa të krijonin

çifligje. Atyre që përqafonin fenë islame u jepeshin dhurata, si veshje ose të holla. Në shekullin XVII-XVIII praktikohej gjerësisht stimuli material. Në   vitin 1685 personave që përqafonin besimin islam u jepeshin 5080 akçe në formën e dhuratës, kur një shtëpi shitej deri në 4000 akçe” (Rezarta Delisula.

Si u bënë muslimanë shumica e shqiptarëve. Marrë nga interneti, 14 janar 2006).

Një rrugë tjetër që ka shërbyer për islamizim ka qenë edhe përjashtimi nga taksat “Kjo njihet si një mënyrë tjetër që është përdorur për islamizimin e popullit shqiptar. Në vitin 1744 në Arkipeshkvinë e Tivarit ndeshet praktika e dy besimeve fetare, katolike e myslimane, dukuri, e cila kishte shqetësuar kishën. Banorët e fshatit Livar në famullinë e Brishit e të Shestanit, njerëz shumë të varfër, mbas lutjes së arkipeshkvit te pashai i Shkodrës, iu falën detyrimet shtetërore” (po aty).

Tjetër mënyrë ishte edhe kriptokristianizimi.Ku qëndronte thelbi i kësaj mënyre?

“I zoti i shtëpisë dhe të rriturit që kishin mbushur moshën madhore deklaronin se kishin përqafuar fenë islame. Ata merrnin një emër mysliman në lidhje me botën e jashtme. Për këtë veprim ata përfitonin të gjitha privilegjet e myslimanëve. Anëtarët e familjes vazhdonin të qëndronin të krishterë dhe të kryenin fshehurazi shërbesat, çka ndryshe mund të quhet myslimanizëm fiktiv. Nëse prindërit e përqafuan fenë për të marrë të mira

materiale, fëmijët, duke shkuar në xhami dhe duke dëgjuar predikimet, dalëngadalë u bënë myslimanë me bindje. Një nga krahinat e tilla është ajo e Shpatit, e cila, edhe pse krahinë malore, e përqafoi e para fenë islame. Një formë tjetër e myslimanizmit njihet edhe kthimi i robërve të luftës” (po aty).

Rolin e vet në procesin e islamizimit e kanë luajtur edhe martesat.

“Myslimanët marrin gra të krishtera, por nuk japin vajza te të krishterët…

Fëmija që është fryt i një martese të tillë është padyshim mysliman. Në vitet e pushtimit osman kjo është një nga format e islamizimit. Martesat atëherë kishin forma të tjera, në mes të të cilave mund të përmendim formën natyrale

4

të pëlqimit, blerjen me para të nuses së krishterë, rrëmbimin... Por, këto martesa ndikuan edhe në tolerancën fetare. Në fshatin Mazhë të Laçit kishte 10 myslimanë që ndihmonin kishën, pasi kishin gra të krishtera. Më 1673… një mysliman, i biri i një fisniku të krishterë, i dha F.Bardhit 3000 akçe për ndërtimin e një kishe. Ndërkaq, mund të veçohet edhe kthimi i shërbëtoreve nga të krishtera në myslimane. Në vitin 1745 në lagjen “Tophana” të Shkodrës 48 burra e gra nga Barbullushi shërbenin te myslimanët, kurse në

vitin 1777 ky numër shkoi në 89. Duke qëndruar në këto mjedise, ata përqafonin fenë islame” (po aty).

Në këtë mes ka ushtruar ndikimin e vet edhe konflikti mes kishave.

“Konflikti ndërmjet kishave greke dhe latine pasqyrohet shumë qartë në një letër të poetit të shquar italian Petrarka, drejtuar Papës Urban: “Osmanllinjtë janë thjesht armiq, por grekët skizmatikë janë më keq se sa armiqtë”.

Ndërkohë që muret e Kostandinopojës binin në duart e turqve osmanë, vetë krishterimi latin përjetoi një krizë të fuqishme, kur tre papë njëkohësisht pretendonin fronin e Shën Pjetrit, i cili u zhvendos nga Roma për në Avinjon” (po aty).

Në studimin e sapocituar të zonjës Delisula nuk përmenden raste të dokumentuara të ushtrimit të dhunës nga ana e pushtuesve otomanë për ndërrimin e fesë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se raste të tilla nuk duhet të ketë pasur. Por fakti që një dhunë e tillë nuk qe ushtruar ndaj etnive të tjera të krishtera për konvertim në fenë myslimane, të bën të dyshosh në përdorimin e saj në mënyrë masive mes shqiptarëve të krishterë.

Ndërkohë studiuesit mendojnë se arsyet e përqafimit të fesë islame janë shumë më madhore, sesa ato që u përmendën më lart. Sipas tyre, kanë qenë  interesat e larta atdhetare - ruajtja e gjuhës dhe e identitetit kombëtar - ato që kanë diktuar për kthimin në myslimanë të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në mbarë trojet e veta etnike. Shqiptarët, në pjesën më të madhe të trojeve të tyre, filluan ta braktisnin krishtërimin, sepse, “...me pranimin e Islamit e hiqnin gunën e kishës ortodokse serbe, bullgare e greke. Hiqnin plafin e imponuar të kombësisë serbe, bullgare e greke. Kjo ishte ana e fisme e kalimit në Islam që shqiptarëve ua siguroi rrugën për integrimin e kombësisë, të kombit dhe të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë” (Katarza kadareane për Islamin. Gazeta “Start”, 01 nëntor 2008. Marrë nga interneti më 28 nëntor 2008).

Zef Skiroi shkruan: “Me pranimin e fesë myslimane, shqiptarët sakrifikuan, njëherë e përgjithmonë, idealin fetar ndaj atij kombëtar...”

5

(Citohet sipas: Nuri Dragoj. “Shqiptarët dhe grekët. Realitete historike”.

Tiranë 2009, f. 356). “Prania e dy besimeve fetare, në themelin e vet, ka përpjekjet e shqiptarëve për mbijetesë dhe u thellua me lëvizjen unite në gjirin e popullsisë kripto-ortodokse të Shpatit, të udhëhequr nga Papa Jorgji” (po aty). “Ajo nisi dhe u përvijua nga interesa të mirëfillta të çështjes kombëtare, për t’i bërë ballë politikës shkombëtarizuese, asimiluese, greqizuese, të kishës ortodokse, me anë të liturgjive në gjuhën greke dhe, sidomos, të shkollave greke, në kushtet kur shqiptarëve nuk u lejohej – nga  ana e autoriteteve osmane - arsimimi i tyre në gjuhën amtare” (Prof.dr. Gazmend Shpuza. “Dukuri të bashkëjetesës ndërfetare”. Revista “Univers”, nr. 9, 2007, f. 27. Citohet sipas librit të lartpërmendur të Nuri Dragojit. f.  362).

Perandoria otomane domosdo që nuk do t’i lejonte shqiptarët të  arsimoheshin në gjuhën amtare, sepse fqinjët e tyre, dhe sidomos grekoortodoksia, u nënshtruan në mënyrën më vetëposhtëruese para pushtuesve turq të Kostandinopojës. Dhe për këtë nënshtrim vetëposhtërues i kërkuan sulltanit, në këmbim, moslejimin e arsimimit të shqiptarëve në

gjuhën e tyre amtare. Pikërisht këtë nënshtrim të ulët të fqinjëve tanë para Perandorisë Otomane e vinte në dukje edhe njëri nga ideologët e shquar të Rilindjes sonë Kombëtare: “Populli shqiptar është i vetmi komb që ka zhvilluar prej kohësh një rezistencë energjike kundër pushtuesve turq. Kjo rezistencë heroike ka vazhduar deri në ditët tona. Nëse shqiptarët, për hir të karakterit të tyre, krenar e luftarak, nuk e kanë lënë veten të nënshtrohen aq ultësisht sa fqinjët e tyre, janë ata që e kanë ndier më tepër peshën e zgjedhës së huaj...” (Abdyl Frashëri. “Letër drejtuar Kryeministrit Italian Françesko

Kripsi”, 25 shtator 1888. Neki Frashëri, Alfred Frashëri. “Frashëri në historinë e Shqipërisë. Tiranë 2007, f. 52. Citohet sipas librit të lartpërmendur të Nuri Dragojit. f. 361).

Një tjetër studiues me shumë peshë në lëmin e publicistikës shqiptare, thekson se përqafimi i fesë islame lindi si domosdomëri e kohës “për t’i bërë ballë presionit asimilues të popullsive fqinje, sllave dhe greke, që vepronin nëpërmjet fesë ortodokse dhe drejtoheshin nga Patrikana e Stambollit, e cila ishte një shtet brenda Perandorisë Osmane dhe që qeveriste gjithë krishterët ortodoksë” (Abdi Baleta. “Shqiptarët përballë shovinizmit serbogrek”, Tiranë 1995, f. 62. Citohet sipas librit të lartpërmendur të Nuri Dragojit, f. 360).

Në artikullin e vet, profesor Thanasi thekson edhe diçka tjetër:“Duket qartë se Faik Konica mendonte se shteti i pavarur shqiptar duhej të ishte i

6

njëjtë për nga përkatësia fetare, me shtetin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kur luftohej pushtuesi osman”.

Por, çuditërisht, krishterimit perëndimor nuk i pati ngjallur kurrfarë emocionesh përplasja e përgjakshme 25-vjeçare e Skënderbeut me pushtuesit otomanë, paçka se asokohe feja mbizotëruese në pjesën dërrmuese të trojeve etnike shqiptare ishte feja e krishterë. Gjatë asaj përplasjeje të gjëmshme u vra lulja e burrërisë shqiptare, mijëra e mijëra të tjerë u sakatuan dhe rreth 200 mijë veta u larguan drejt Italisë së Jugut. Por krishtërimi perëndimor veç bënte sehir. Kushdo mes shqiptarëve mund të përgjërohet për krishterimin perëndimor se askush s’ia ka për mëri, por ama faktet rreth qëndrimit

shpërfillës të atij krishterimi ndaj luftës çerekshekullore të Skënderbeut kundër perandorisë më të fuqishme të mesjetës, dëshmojnë pa asnjë mëdyshje se ai krishterim nuk i ka dashur kurrë shqiptarët, edhe pse në shumicën e tyre dërrmuese ishin të krishterë. Prandaj prof.dr. Gazmend Shpuza ka plotësisht të drejtë kur thotë: “Shqiptarët e krishterë mbetën të zhgënjyer nga qëndrimi indiferent i shteteve evropiane ndaj fatit të Perandorisë Osmane dhe sidomos ndaj luftës së tyre për liri” (Citohet sipas veprës së lartpërmendur të Nuri Dragojit, f. 362).

Për ta nxjerrë më në pah tehun e kritikës së vet ndaj shqiptarëve myslimanë, profesor Thanasi shkruan: “…shumë komunistë e sigurimsa katilë, që po e mundonin popullin çnjerëzisht, ishin pikërisht nga radhët e familjeve myslimane...”

Jam plotësisht në një mendje me të. Udhëheqësit e Partisë së Punës të Shqipërisë, në pjesën dërrmuese, e kishin prejardhjen nga familje myslimane.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sigurimsat katilë. Por unë mendoj se problemin duhet ta analizojmë që në gjenezën e vet. Prandaj, në fillim, për të qenë të paanshëm me lexuesin e nderuar, le të shikojmë se cili ishte raporti me besimet fetare në Shqipëri i atyre që më 08 nëntor 1941 u mblodhën për të themeluar Partinë Komuniste të Shqipërisë.

Sipas të dhënave arkivore që m’i dërgoi një miku im nga Tirana, të cilat nuk përputhen me të dhënat që gjeta në internet, rezulton se në listën e atyre që kanë themeluar Partinë Komuniste të Shqipërisë më 08 nëntor 1941,  figurojnë këta emra: Enver Hoxha - mysliman, Sadik Bekteshi - mysliman, Sadik Premte - mysliman, Anastas Lulo - ortodoks, Qemal Stafa - mysliman,  Vasil Shanto - ortodoks, Ramadan Çitaku - mysliman, Koçi Xoxe – ortodoks (në mungesë, por i paracaktuar për mbledhjen), Tuk Jakova - katolik, Bedri

7

Spahiu - mysliman, Gogo Nushi - ortodoks, Koço Tashko - ortodoks, Pilo Peristeri - ortodoks, Miladin Popoviç - ortodoks.

Pra, bëhen 14 veta pjesëmarrës. Po të heqim nga lista Miladin Popoviçin, meqenëse ishte i huaj, na mbeten 13 veta, nga të cilët 7 janë me prejardhje nga familje të krishtera, kurse 6 - nga familje me prejardhje myslimane. Domethënë, elementi me prejardhje të krishterë përbënte shumicën kur u themeluar Partia Komuniste e Shqipërisë. Një dukuri e tillë

nuk mund të vlerësohet si normale, për faktin se shumica dërrmuese e popullit shqiptar asokohe ishte e besimit islam. Por dukuria në fjalë nuk ishte e rastësishme. Elementi me prejardhje të krishterë asokohe do të ishte më i  zellshëm në përqafimin e ideve komuniste, sepse ideologjia komuniste lindi për herë të parë në mjediset e krishtërimit perëndimor, atje u hodhën edhe bazat e saj teorike. Por edhe konkretisht kjo ideologji u materializua po në mjediset e krishterimit, por këtë herë në mjediset e krishtërimit lindor

sllavorus. Dhe komunizmi, si teori dhe si praktikë e botës së krishterë, la pas një trashëgimi kriminale, e cila, sipas Librit të Zi të Komunizmit, në arsenalit e krimeve të veta ka regjistruar 100 milionë viktima të pafajshme në mbarë botën.

Ja edhe një tjetër citat nga artikulli i profesor Thanasit: “Ndasia fetare e popullit shqiptar në të krishterë e myslimanë, e krijuar gjatë pushtimit osman, sipas tij (Konicës - E.Y.) , nuk i shërbente unitetit, por përcarjes kombëtare, pra, vonimit të proceseve çlirimtare”.

Në të vërtetë, përqafimi i fesë islame nga ana e pjesës dërrmuese të popullit shqiptar, nuk ka shërbyer absolutisht si shkak për përçarje kombëtare. Përderisa mes shqiptarëve nuk kishte pasur asnjë konflikt fetar deri më 1895, kur djaloshi Konica konvertohet në katolik, a thua se konfliktet fetare do të fillonin pas këtij viti, kur tashmë ishin të numëruara ditët e Perandorisë Otomane, e cila tatëpjetën kishte filluar ta merrte që në vitin 1683, kur fuqia e saj u thye para portave të Vjenës? Janë të shumta dëshmitë

për harmoninë fetare mes shqiptarëve pas pushtimit otoman.

Ettore Rossi është shprehur: Vasa efendiu (e ka fjalën për Vaso Pashën - E.Y.) ka mundur të vëzhgojë, me të drejtë, se në Shqipëri, myslimanët dhe të krishterët nuk kanë luftuar kurrë midis tyre, sepse ata arritën të lënë mënjanë ndryshimet fetare, duke ruajtur të njëjtën gjuhë, të njëjtat zakone, pra, një ndjenjë kombëtare të përbashkët” (Citohet sipas librit të sipërpërmendur të Nuri Dragojit, f.355).

8

Hugo Adolf Bernatzik, gjatë kohës që ka vizituar Shqipërinë në vitin 1929, ka lënë këtë shënim: “Katolikë, ortodoksë dhe myslimanë jetojnë në paqe, në këtë vend të vogël, madje shpesh edhe në fshatra jetojnë së bashku.

Luftërat fetare janë të panjohura dhe të pakonceptueshme për shqiptarin” (po aty).

Evliha Çelebit i kishte rënë në sy një fakt interesant: “Shqiptarët nuk çajnë krye për doktrinën fetare” (po aty).

Konsulli A. Degrand konstatonte: “Shqiptarët myslimanë u japin dhurata miqve të tyre katolikë, që t’i dërgojnë në këtë vend të shenjtë” (po aty, f. 358).

Mary Uorthley Montagy, bijë e Dukës së Kingstonit dhe gruaja e ambasadorit anglez, Eduard Uorthley Montagy, në Kostandinopojë, në letrën e saj të 01 prillit 1817, mes të tjerash, shkruante: “Shqiptarët myslimanë dhe ata katolikë nuk mund të përcatojnë se cila nga fetë e tyre është më e mirë. Të premten ata shkojnë në xhami, kurse të shtunën në kishë…” (po aty).

Historiani Finlay shkruan: “Marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve ishin më miqësore se ato në mes shqiptarëve dhe turqve” (po aty f. 359).

Hobhouse pohonte: “Megjithatë, është përtej çdo dyshimi se të krishterët që, pa frikë, mund të quhen shqiptarë, zor se mund t’i dallosh nga myslimanët. Ata mbajnë armë dhe shumë prej tyre janë rekrutuar në shërbim të Ali Pashait, pa dallimin më të vogël prej ushtarëve të tjerë. Tek ata ekziston fryma e pavarësisë dhe atdhedashurisë, ashtu si tek i gjithë populli, i cili, në një shkallë të konsiderueshme, e shpërfill dallimin që vërehet në pjesë të tjera të Turqisë që besojnë në dy fetë respektive. Kur banorët e provincave

të tjera të Turqisë pyeten se ç’janë, ata të përgjigjen: “Jemi muhamedanë!”

ose “Jemi të krishterë!”, ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet: “Unë jan shqiptar!” (po aty).

Ndërsa Bajroni, kur i shkruante nënës së vet, nënvizonte: “I dua shqiptarët. Ata nuk janë të gjithë myslimanë. Disa prej fiseve të tyre janë të krishterë, por feja nuk i ka ndryshuar traditat e tyre: (po aty, f. 359-360).

Edhe Pukëvili (Pouqueville) thotë: “Ata e duan atdheun e tyre me entuziazëm. Kur flasin për të, e vendosin mbi të gjitha (mbi besimet fetare - E.Y.). Edhe pse ndoshta jetojnë në vendet më të mira dhe të zhvilluara, mendja e tyre gjithmonë është në malet e Epirit” (po aty, f. 360).

9

Ndërkohë, kleriku anglez T.S. Hughes vinte në dukje: Shqiptari shpesh martohet me grua të krishterë, dërgon të birin në xhami, lejon të bijat të presin nënën në kishë” (po aty, f. 363).

Kurse një tjetër i huaj, Eduard Leak, thotë: “Në krahinat e Korçës dhe në Berat, sikurse në shumë pjesë të tjera të Shqipërisë, myslimanët martohen me gra të krishtera. Aty është traditë që djemtë bëhen myslimanë, kurse vajzat të krishtera. Prandaj, në të njëjtën sofër, mund të kesh mish të qengjit   dhe të derrit” (po aty).

P. Aravantinos, kur përmend martesat mes të krishterëve dhe myslimanëve të krahinave të Labërisë, hedh në letër këto përshtypje: “Në të njëjtin vend janë zier mishi i derrit dhe i deles. Në një anë ishte burri i krishterë dhe në anën tjetër gruaja myslimane”(po aty).

Aleks Mamopullos sjell ca të dhëna edhe më kuptimplote: “Në tavolinë pitja ndahej në pjesë. Gjysma gatuhej me gjalpë dhe gjysma tjetër me vaj, gjysma me mish derri dhe gjysma me mish qengji. Imami mysliman martohej me të bijën e priftit të krishterë dhe anasjelltas” (po aty, f. 364).

Studiuesit e huaj e kanë pas të vështirë ta besonin dukurinë e bashkëjetesës së shkëlqyer që vihej re mes myslimanëve dhe të krishterëve në Shqipëri.

Prandaj edhe H.G. Tozer shprehej: “Myslimanët në Shqipëri, në të   vërtetë, nuk janë myslimanë, ndërsa të krishterët nuk janë vërtet të krishterë” (po aty).

Nga sa u citua më lart, del përfundimi se nuk qëndron deklarata e profesor Thanasit që thotë: “Në atë kohë nuk mund të mburreshe se ishe i krishter, por se ishe mysliman, se ishe i një feje me sunduesin”. Pra, të krishterët jo vetëm që nuk keqtrajtoheshin nga shqiptarët e konvertuar në myslimanë, por përkundrazi, ata bashkëjetonin në një harmoni të shkëlqyer  me njëri-tjetrin.

Indoktrinimi me urrejtjen kundër fesë myslimane ka qenë në kuota  shumë të larta mes botës së krishterë në shekuj. Por ky lloj indoktrinimi mes krishterimit sllavogrek, në raport me etninë shqiptare, ka qenë më shembullori, sidomos pas daljes në skenë të çështjes kombëtare shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe, me mënyra nga më të ndryshmet, vazhdon të shfaqet me tërë spikatshmërinë e vet edhe në ditët tona.

Pikërisht ky lloj indoktrinimi ka bërë që në psikologjinë e krishterimit sllavorus të lindin ca paragjykime, të cilat janë krejtësisht të huaja dhe të papranueshme për kodin filozofik të popullit shqiptar. Kështu, në gjuhën ruse

10

haset një shprehje frazeologjike tepër domethënëse: na russkij bajram, e cila në gjuhën shqipe përkthehet: asnjëherë, kurrën e kurrës. Po cili është motivimi i kësaj sh prehjeje frazeologjike? Për këtë le të shikojmë se çfarë thonë burimet shkencore të frazeologjisë së gjuhës ruse: “Bajrami, ose fitër- Bajrami, është festa e mbarimit të agjërimit në kalendarin mysliman.

Shprehja është një oksimoron (një figurë stilistike - E.Y.) që bazohet mbi pamundësinë logjike të festimit nga ana e të krishterëve të një feste fetare myslimane” (A.K. Birih, V.M. Mokijenko, L.I. Stepanova. “Sllovar russkoj frazeologii. Istoriko-etimollogiçeskij spravoçnjik”. Sankt-Peterburg 2001, f. 39).

Kjo shprehje frazeologjike e gjuhës ruse më bën të ndihem gjakftohtë, kur kujtoj ca ditë të qëndrimit tim në Kosovë, në nëntor të vitit 1999, kur po shoqëroja, si përkthyes, ca gazetarë rusë. Në një bisedë të lirë me ta, për gjëra nga më të ndryshmet, në hollin e “Grand Hotel”-it, ata u befasuan kur morën vesh se në varrezat e shqiptarëve prehen pranë e pranë eshtrat e myslimanëve dhe të të krishterëve. Unë, si shqiptar i paindoktrinuar me urrejtjen ndaj çdolloj feje, e kuptoja fare mirë befasimin e tyre, kurse ata, si të krishterë të indoktrinuar me urrejtjen ndaj fesë myslimane, nuk e kuptonin

dot gjakftohtësinë time. Vetëm ky fakt i thjeshtë i prehjes së eshtrave të bashkatdhetarëve të mi të besimeve të ndryshme fetare në të njëjtat varreza, tregon frymën e admirueshme të tolerancës që ka pas karakterizuar në shekuj kodin filozofik të popullit shqiptar, në këtë pikë tregon se sa fisnik është kombi shqiptar në krahasim me kombet e tjera. Toleranca proverbiale fetare e shqiptarëve është e përjetësuar bukur fare në një këngë të vjetër të Veriut të vendit tonë, në të cilën del mirë në pah se si shqiptarët e besimeve të

ndryshme i festojnë bashkërisht festat fetare: “Turk Isuf e Lulash Ndré… /

Hajshin mish e pishin venë, / Nuk e njihte qeni qenë, / Cili â turk, cili â i kshtênë!” (Tahir N. Dizdari. Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë 2005, f. 1055).

Prandaj përqafimi i fesë islame nuk i ka shërbyer përçarjes fetare në Shqipëri, siç thotë profesor Thanasi, sipas të cilit Konica prandaj edhe e mori nismën për t’u konvertuar në katolik. Që nisma e Konicës ka qenë thjesht një vrull djaloshar, për këtë dëshmon vetë Konica kur ka bërë deklaratën që do të citoj më poshtë, në një moshë tashmë të pjekur, kur qe formuar si personalitet i shquar i letrave shqipe, i kulturës dhe i diplomacisë shqiptare dhe kur para të cilit në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyert hapeshin kat e kat: “Unë jam i bindur se dihet gjithkund që shqiptarët janë

11

tolerantë për besimet e tjera dhe, ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë, ku nuk ka pasur luftëra fetare” (citohet sipas librit të larpërmendur të Nuri Dragojit, f. 355). Pikërisht këtë deklaratë të Konicës nuk duhej ta anashkalonte profesor Thanasi.

Ja edhe një tjetër deklaratë e Faik Konicës, në të cilën shprehet fare shkoqur qëndrimi i tij ndaj fesë islame, si faktor vendimtar për mbijetesën e kombit shqiptar, çka dëshmon edhe një herë për frymën djaloshare të nismës së tij për konvertim në katolik: “Po të mos ishte feja islame, kombi shqiptar do të ishte shumë më i madh, por nuk do të ishte më shqiptar”. (Citohet sipas:

“Faik Konica”. Marrë nga faqja e internetit Uikipedia, 18 shkurt 2010). Edhe

këtë deklaratë, siç e përmenda pak më herët, profesor Thanasi nuk duhej ta kishte kapërcyer.

Pra, edhe sipas kësaj deklarate të Konicës, mund të gjykohet se krishterimi përëndimor, ashtu si edhe në kohën e Skënderbeut, kur i la shqiptarët në mëshirën e goditjeve të stuhisë otomane, e ka urryer etninë  shqiptare dhe pritej që ta asimilonte pëmes krishterimit sllavogrek. Vetvetiu del përfundimi se urrejtja e krishterimit perëndimor, në rezonancë me urrejtjen e krishterimit lindor sllavogrek, nuk ka lindur pikërisht atëherë kur shumica e shqiptarëve përqafoi fenë islame. Rrënjët e kësaj urrejtjeje shkojnë

shumë më thellë, për të cilat këtu nuk është vendi të ndalem posaçërisht.

Në përforcim të idesë së vet për braktisjen e fesë islame nga ana e myslimanëve shqiptarë, ashtu siç bëri Konica në moshën djaloshare, profesor Thanasi thërret në ndihmë autoritetin e shkrimtarit tonë të madh zotit Ismail Kadare. Prandaj ai shkruan: “Shkrimtari i talentuar shqiptar Ismail Kadare,  edhe pse ishte ateist për nga bindjet fetare, u bëri thirrje shqiptarëve në vitin 1995, pikërisht që nga Franca, prej ku u kishte bërë të njëjtën thirrje njëqind vjet më parë Faik Konica, që të ktheheshin në fenë e të parëve, duke u pagëzuar si të krishterë katolikë”.

Së pari, profesor Thanasi duhet t’i marrë gjërat më shtruar, se, siç u sqarua më lart, Konica nuk u ka drejtuar ndonjë thirrje shqiptarëve për të  braktisur fenë islame. Ai, po e përsëris për të disatën here, ndërmori një nismë në një vrull djaloshar e sipër.

Së dyti, a thua që profesor Thanasi të mos ketë informacion se cili ka qenë qëndrimi i mëvonshëm i zotit Kadare ndaj kësaj deklarate që bëri asokohe nga faqet e gazetës “Figaro”? E kam të vështirë të them se ai nuk e ka pasur informacionin e duhur. Më mirë le të shikojmë konkretisht se si ka reaguar më pas zoti Kadare ndaj deklaratës së vet të vitit 1995: “Teza ime

12

është që ne duhet të hyjmë në Evropë myslimanët, të krishterët bashkë. Asnjë pengesë nuk është myslimanizmi shqiptar për Evropën...”. “Prirja e Shqipërisë do të ishte drejt fesë së krishterë...” (e ka fjalën për deklaratën e vet të vitit 1995 - E.Y.) - “...kjo është një bisedë, është një kujtim që unë vetë e kam nxjerrë.., një rrëfim për diçka...”. “...mendimi im krejtësisht i gabuar, parashikim krejtësisht i gabuar, që nuk doli...” , “...Është gabim pa asnjë hezitim...”. “Pa myslimanët kombi shqiptar prishet, prandaj është absurde të

kesh mendime kundër myslimanëve... Pse të them unë që pjesa më e madhe e popullit tim s’janë më shqiptarë...” (Katarza kadareane për Islamin. Gazeta “Start”, 01 nëntor 2008. Marrë nga faqja e internetit, 28 nëntor 2008).

Nuk është mirë që profesor Thanasi i ka anashkaluar këto deklarata të zotit Kadare.

Profesor Thanasi deklaron: “Sot, mjaft të rinj e të reja, që shkojnë për të punuar a studiuar në vendet e krishtera të Evropës ose Amerikës, po pëlqejnë të pagëzohen si të krishterë, të detyruar nga rrethanat konkrete ose  dhe nga bindjet e tyre fetare që po përvetësojnë aty. Ky fenomen po shtrihet  sidomos tek fëmijët që lindin në Greqi, Itali, Gjermani, SHBA, Kanada etj”.

Do të ishte mirë që profesor Thanasi të mos e vendosë në një peshore Greqinë me Italinë, Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanadanë. Qëndrimi i Greqisë ndaj emigrantëve shqiptarë është një qëndrim i  kulluar shovinist, i cili është konkretizuar në detyrimin që ajo praktikon ndaj tyre për ndërrimin se s’bën të emrave, në të kundërt ndaj tyre ndërmerren operacione, të quajtura në një mënyrë të turpshme “fshesa”. Do të kisha

shumë dëshirë të mendoja ndryshe për Greqinë për qëndrimin fisnik që duhej

të mbante ndaj emigrantëve shqiptarë, por nuk më lë rehat orë e çast “Dosja

e zezë e Greqisë” që qarkullon gjithandej nëpër faqet e internetit.

Dhe, për t’i bindur lexuesit për atë që thotë dhe që unë sapo e citova më lart, profesor Thanasi vjen në përfundimin se “prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre në këto vende të mos jenë të mangët për nga formimi kulturor e fetar në krahasim me fëmijët vendas. Në këto vende flitet e propagandohet jeta e Jezu Krishtit dhe Krishtërimi e jo jeta e Muhamedit dhe Myslimanizmi, festohen Krishtlindjet e Pashkët e jo Bajrami, askush nuk bëhet synet etj. Duket se fëmijët e shqiptarëve në këto vende nuk duan të kenë një edukatë fetare të ndryshme nga fëmijët e vendit ku ata do të jetojnë gjithë jetën”.

Nga këto që deklaron profesor Thanasi, vjen e të krijohet ideja sikur bota dhe feja islame na qenkan simbol i errësirës, i padijes, i injorancës dhe prej saj u dashka larguar si prej kolerës. Po çfarë thonë ca personalitete të

13

shquara të botës perëndimore, të cilat botën dhe fenë islame e vlerësojnë me

një objektivitet të kulluar, shkencor?

Le t’i referohemi dr. Hans Koechler, profesor, përgjegjës i departamentit të filozofisë në Universitetin e Innsbruck-ut, Austri:

“Nga perspektiva universale e historisë së qytetërimeve, Evropa shfaq një pabarazi të veçantë në lidhje me ndikimet kulturore të ndërsjella të botës myslimane dhe të krishterë. Ndikimi i mendimit evropian në botën myslimane daton në fillimin e shekullit të 19, ndërsa qytetërimi islam e kishte dhënë ndikimin e tij të thellë në kulturën evropiane të krishterë - rrugës së saj të gjatë drejt zhvillimit dhe teknologjisë - gati një mijëvjeçar më parë dhe gjatë një periudhe prej disa qindra vjetësh. Me fjalë të tjera, për më shumë se

një mijë vjet kultura evropiane nuk pati ndikim të veçantë në botën myslimane, për më tepër përfitoi nga “iluminizmi” i hershëm islamik në të gjitha fushat e kulturës dhe shkencës.

Eshtë fakt historik që formimi i jetës intelektuale të vërtetë evropiane në mesjetë erdhi si rezultat i qytetërimit islamik lulëzues në Spanjë. Gjatë pesë shekujve, pikërisht nga shekulli i tetë deri në shekullin e 13, historia e qytetërimeve të botës ishte ajo e Islamit. Në krahasim me qytetërimin e krishterë të Evropës në atë kohë, qytetërimi islamik ishte më i rafinuar dhe i  gjerë. Gjatë një periudhe afërsisht prej 200 vjetësh ndeshja e Evropës me qytetërimin islam i mundësoi asaj zhvillimin e aftësive në të gjitha fushat shkencore dhe të dijes, veçanërisht në filozofi, mjekësi, astronomi, kimi dhe matematikë. Një nga arritjet më të mëdha të dijetarëve myslimanë në mesjetë është ruajtja e thesareve të shkencës dhe filozofisë së lashtë greke për brezat e ardhshëm. Dijetarët e krishterë u njohën me konceptet e metafizikës aristoteliane nga filozofët arabë ne Spanjë dhe nga përkthimet dhe komentet e  tyre. Filozofi arab ibn Rushd, i lindur në Kordovë në vitin 1126 e.r., ushtroi ndikimin më të madh me anë të komentit të tij mbi Aristotelin. Shkollat arabe  (universitetet) në Kordovë, Sevilje, Granadë, Valencia dhe Toledo tërhoqën një numër të madh dijetarësh të krishterë. Mendimtarët më të mëdhenj të krishterë të asaj kohe, si Albertus Magnus, Roger Bacon, Thomas Aquinas, Uilliami i Ockham, Gerberti i Aurillac, që më vonë u bë papa Silvester i II, për të mos përmendur të tjerë, zhvilluan aftësitë e tyre intelektuale në ato  qendra mësimi.

“Biblioteka e madhe e Evropës” në Toledo, ku në vitin 1130 e.r. u themelua një shkollë përkthimi, tërhoqi studentë dhe studiues nga e gjithë Evropa. Shkenca mjekësore arabo-islamike pati një ndikim të madh në

14

zhvillimin e disiplinës mjekësore në Evropë. Në shekullin e 12 profesorët e parë në universitetet e porsathemeluara të Evropës ishin të gjithë studentë të dijetarëve arabë. Për gjashtë shekuj, puna kryesore e dijetarit mjekësor më të famshëm, Ibn Sina (Avicenna), “Al-Kanun” (canon medicinae), u mësua në të gjitha fakultetet e mjekësisë kryesore evropiane. Në vitin 1587 e.r. mbreti Henri III i Francës krijoi një katedër për gjuhën arabe në kolegjin Royal për t’i dhenë shtysë studimit mjekësor në Francë. Ndikime të ngjashme në zhvillimin e metodave shkencore mund të gjenden në fushën e matematikës, astronomisë, kimisë, arkitekturës, muzikës dhe teknikave industriale.

Astronomi arab Al-Battani, (Albatenius 858-929) hodhi poshtë prerazi dogmën e Ptolemeut të heliocentrizmit, shumë kohë para se Koperniku të publikonte librin e tij të famshëm “De revolutionibus orbium coelestium” në shekullin e 16-të. Periudha romane e artit evropian i detyrohej mjaft  arkitekturës islamike, veçanërisht në Spanjë. Pa hyrë në detaje të mëtejshme, mund të deklarojmë me të drejtë se qytetërimi islam - që lulëzoi në jug të  Evropës deri në fund të shekullit të 12 dhe në arritjet e tij e tejkaloi kontributin e mëparshëm të perandorisë romake për zhvillimin e qytetërimit - zgjoi Evropën nga “gjumi dogmatik” në mesjetë dhe, si rrjedhim, përgatiti një rilindje evropiane të hershme në kuptimin e një vizioni botëror jodogmatik, racional dhe të gjerë.

Megjithatë, në nivelin politik, ky ndikim i pasur kulturor, nga i cili qytetërimi i krishterë në Evropë përfitoi në mënyrë të njëanshme - sepse nuk kishte asgjë të vetën për të ofruar për të zhvilluar qytetërimin islamik në atë kohë - shumë rrallë u ballafaqua me tolerancë dhe mungesë paragjykimesh”.

(Dr. Hans Koechler. “Marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishterimit në Evropë”.

Marrë nga faqja e internetit, 21 gusht 2009).

?shte e vërtetë ajo që thotë profesor Thanasi se “nga radhët e besimtarëve të krishterë kishin dalë gjatë shekujve shumë bij të shquar, klerikë ose jo, si dhe shkrimtarë e martirë kishin dhënë jetën për lirinë e atdheut”. Por është puna se këto figura të shquara të kombit shqiptarë, paçka se ishin të krishterë, na i vrau me helm ose me thikë apo pushkë pikërisht ajo bota e krishterë, të cilën e kemi fqinje andej nga jugu i Shqipërisë. Ato

personalitete me emër, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi dhe Atë Stath Melani ranë pre e urrejtjes së shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke ndaj kombit shqiptar, nuk ranë pre e pushtuesve otomanë, të cilët ishin të besimit islam.

15

Tani le të ndalemi edhe në dy pohime të profesor Thanasit, të cilat unë i vlerësoj si kontradiktore. Së pari, ai thotë: “Le të përmendim disa fakte, pa dashur të nxejmë a fyejmë ndonjë besimtar mysliman, sepse për ne besimtarët e mirë myslimanë, ashtu si dhe besimtarët e mirë të krishterë, janë njësoj të vlefshëm për shoqërinë shqiptare dhe atë botërore”.

Por, këto fjalë të profesorit tingëllojnë si sapun mbi gunë për shqiptarët myslimanë kur pak më poshtë ata njihen më pohimin e tij të dytë, krejtësisht të kundërt:

Sot, midis shqiptarëve, nuk përbën mburrje të qenët mysliman”.

Po pse nuk përbëka mburrje të qenët mysliman? Domethënë, sipas profesor Thanasit, të jesh shqiptar mysliman, do të thotë që duhet ta ndiesh  veten ngushtë. Dhe njeriu e ndien veten ngushtë kur kryen një akt të pahijshëm, të turpshëm, apo kur ai shfaqet si njeri i lig në sytë e besimtarëve të një feje tjetër. Bindja ime është se profesor Thanasi i fyen rëndë shqiptarët e besimit islam kur deklaron se për ta nuk përbëka mburrje të qenët mysliman. Me ç’të drejtë ai ndërhyn në botën e tyre shpirtërore, në të drejtën e ushtrimit të një besimi që ata e kanë zgjedhur vetë, aq më tepër që kjo e drejtë është një çështje krejtësisht vetjake. Ky qëndrim me dy standarde i profesor Thanasit ndaj shqiptarëve myslimanë, të cilëve në fillim u shkon një  sapun mbi gunë dhe mandej i fyen në të drejtën e ushtrimit të besimit të tyre, më kujton pikërisht qëndrimin hipokrit të Janullatosit ndaj tyre. Kur në qershor të vitit 1991 ky Janullatosi i drejtohej me një letër presidentit Ramiz Alia, duke kërkuar të vinte në Shqipëri si eksark, popullin shqiptar e quante “popull i dashur shqiptar” (shih faqen e internetit “Peshku pa ujë”, 04-05

nëntor 2009). Por ca vite më vonë, kur, me pëlqimin e klasës politike tradhtare të Tiranës, u lejua të uzurponte kreun e Kishës Ortodokse Shqiptare, duke shkelur mbi gjakun e Papa Kristo Negovanit, Naum Veqilharxhit, Koto Hoxhit, Anastas Kulluriotit, Petro Nini Luarasit, Atë Stath Melanit dhe mbi amanetin e Fan Nolit që dikur kërkonte që “…t’i spastrojmë me mashë dhespotlerët grekë pa vonim dhe të kërkojmë dhespotlerë shqiptarë” (Vepra, vëll. 2, f. 152)], po ky Janullatosi do të fliste krejt ndryshe për shqiptarët myslimanë. Në një takim që ka pasur me gazetarin amerikan Fred Reed, ky

Janullatosi ka deklaruar: “Zoti Reed, ju jeni një gazetar i shquar dhe fjala juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumë, sensibilizoni se këtu duan të krijojnë një shtet fundamentalist islamik dhe kanë si qëllim të shtypin ortodoksinë”. (Gazeta “Shqip”, 6 dhjetor 2004, f. 6).

16

Me këtë deklaratë Janullatosi shpifte në mënyrën më të poshtër kundër harmonisë fetare, e cila, në shekuj, ka qenë shembullore mes mbarë kombit  shqiptar. Domosdo që Janullatosi do të shpifte, përderisa klasa politike tradhtare e Tiranës e lejoi të pushtonte kreun e Kishës Ortodokse Shqiptare (të shndërruar tashmë, siç thotë me shumë të drejtë Atë Nikolla Marku, në filial të kishës shoviniste greke) dhe meshimin e dikurshëm në gjuhën shqipe ta bënte pis me gjuhën greke.

Qëndrimi i profesor Thanasit ndaj shqiptarëve të besimit islam të kujton edhe qëndrimin e politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi, i cili në romanin e vet me titull “Të jetosh në ishull”, shqiptarët myslimanë i quan të ligj. Nga një bisedë telefonike e paradisaditshme që një gazetar i kanalit televiziv “Alsat” pati me përkthyesin në greqishte të këtij romani, zotin Anagnosti, që fliste nga Athina, mësova se libri i Blushit paska shumë sukses mes lexuesve grekë. Domosdo që romani i Blushit do të pritet me interesim të madh në Greqi. Ai për grekët është si një dhuratë nga qielli: një autor shqiptar i quan të ligj shqiptarët myslimanë, çka e pasuron shumë më tepër arsenalin e urrejtjes së shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke kundër kombit shqiptar me një “fakt” që jepet nga një shqiptar. Me këtë nofkën të ligj që u ka vënë shqiptarëve myslimanë, Ben Blushi, në të vërtetë, e ka paraqitur veten jo si shqiptar, por si një shqiptarofolës. Kurse me atë romanin e dytë me titull “Otello, arapi Vlorës”, Blushi e ka pasuruar edhe më shumë

arsenalin e vet prej shqiptarofolësi, çka del shumë mirë në pah në analizën e shkëlqyer me titull “Mjerimi i letërsisë me Otellon e Blushit” të shkrimtarit të njohur Faik Islami, të botuar në gazetën “Zemra Shqiptare” (20 shkurt 2010). Prandaj, siç e përmenda më lart, kur profesor Thanasi deklaron se “sot, midis shqiptarëve, nuk përbën mburrje të qenët mysliman”, ai zbret në nivelin e ujërave ku noton Ben Blushi dhe kësisoj del në shtegun që i intereson shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke.

Pra, nga fryma e artikullit të Profesor Thanasit, del përfundimi se shqiptarët myslimanë duhet ta braktisin fenë islame dhe të përqafojnë krishterimin. Por është puna se në radhët e botës së krishterë perëndimore po vërehet një dukuri e re, krejtësisht e përkundërt me dëshirën e profesor Thanasit: banorë të krishterë të vendeve perëndimore po braktisin fenë e tyre tradicionale dhe po përqafojnë fenë islame. Le t’u referohemi ca fakteve

konkrete që janë jo të pakta dhe aspak ngushëlluese për profesor Thanasin:

Gjatë këtyre viteve të fundit, 40 mijë banorë belgjianë kanë përqafuar fene islame. Dhe arsyeja kryesore e konvertimit te tyre ne fenë islame është

17

pastërtia morale e jetës së njeriut, në përputhje me normat e kësaj feje. Këto janë të dhëna të internetit që janë nxjerrë nga rubrika “Përhapja e Islamit në Evropë. 11 gusht 2009.

Këto kohët e fundit Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) njoftonte se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjenci theksonte se 30 000 deri në 50 000 francezë të strukturave të ndryshme e të besimeve të ndryshme pranuan fenë islame. Bazuar në njoftimet e kësaj agjencie, kisha katolike jo vetëm që po shqetësohet për shkak të numrit të madh të besimtarëve të rinj muslimanë, por ajo po befasohet nga besimi i thellë i

francezëve të konvertuar në fenë islame dhe po kërkon e hulumton shkakun pse anëtarët e saj po largohen nga katolicizmi.

Si shkak i këtyre zhvillimeve, të kalimit masiv në islam, shumë gazeta e revista franceze po rezervojnë faqe të tëra për ta diskutuar këtë çështje.“Revista Katolike” (Revue Catholique), një revistë e rëndësishme e katolikëve francezë, publikoi një studim të gjithanshëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm.

Në të kaluarën, numri i të konvertuarve që e pranonin fenë islame ishte i kufizuar dhe asokohe ishin vetëm ushtarakë. Në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, në kohën e kolonializmit francez, përveç ushtarëve dhe oficerëve francezë, fenë islame e kishte pranuar edhe Gjenerali Minean, komandanti kryesor i armatës franceze në Egjipt, pas ekspeditës së Napoleonit, në fillim të shek. XIX.

Përkundrazi, sot besimtarët e rinj muslimanë janë intelektualë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofinë islame. Ndër ta duhen përmendur: Rene Jeneon - mendimtar i njohur, Roger Garoudy - filozof i shquar, Michel Chorkioutz - artist, dhe Maurice Begart - specialiste, të cilët e pranuan islamin sepse kjo fe, sikur dëshmojnë edhe vetë, ndikoi me thjeshtësinë dhe me gjallërinë e saj për t’iu afruar Zotit pa ndërmjetës.

Të gjithë këta besimtarë të rinj muslimanë thonë se arsyet kryesore për ndërrimin e fesë është se feja islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale. Në fenë islame besimtarët e rinj francezë gjetën paqen, që u mungonte në katolicizëm.

Kështu, besimtarët e rinj muslimanë francezë po i ndjekin dhe po i zbatojnë mësimet islame dhe po jetojnë në mënyrën islame pikërisht në zemër të Evropës! E ne, ku jemi?!, - përfundon njoftimin e vet AFP-ja (AFP, 14 prill 2010. Marrë nga interneti).

18

Mendoj se është interesante të vihet në dukje fakti se “krahas asaj që Napoleoni ishte dhe mbeti njeriu më i famshëm i historisë franceze, në opusin  e gjerë të librave të shkruara për personalitetin e tij, gjendet një libër me titull “Islami dhe Napoleoni”, në të cilën bëhet fjalë për kalimin e tij në fenë islame. Libri është botuar në vitin 1914 në gjuhën franceze, ndërsa ribotimi i tij u bë shumë vite më vonë, më 1999, por, këtë herë në gjuhën angleze. Sipas librit në fjalë, Napoleon Bonaparti kishte përqafuar Islamin në vitin 1798…” (Shevki Sh. Voca. “Pendimi i Josif Broz Titos”. Marrë nga interneti. 15

nëntor 2008).

Deri para dy vjetësh, në Gjermani, më shumë se 100 mijë gjermanë janë konvertuar në muslimanë. (Marrë nga interneti, 06 gusht 2008).

Një qytetare gjermane, me emrin Kristina, ka vendosur para pak kohe të kalojë në këtë fe. Ajo është e veshur me të zeza dhe mban një shami. Në kërkim të kuptimit të jetës, ka vendosur të kalojë në fenë islame. "Ndryshimi është që unë përmes kësaj feje dhe shamisë e ndiej veten më të sigurt dhe më të mbrojtur, - thotë ajo. Tani më shikojnë si grua dhe jo vetëm si ndonjë objekt të dëshiruar apo diçka të tillë", - pohon ajo.

Imami Hercog shpjegon se kalimi prej një feje në fenë tjetër bëhet përmes një ceremonie të vecantë. Ai thotë: “Mendoj se në një farë mënyre ne jemi më fetar, sepse duhet të futemi deri tek rrënjët, pasi që këtë fe nuk e kemi jetuar më parë. Gratë që tani janë futur në këtë fe, për shembull, janë shumë më rigoroze. Ndonjëherë edhe më shumë se turket apo gratë nga vendet arabe”. Angazhimi më i madh i atyre që më vonë janë futur në këtë fe shihet edhe në institucionet gjermane. Kështu, për shembull, pothuajse në të gjitha

postet e larta në Këshillin e Myslimanëve në Gjermani ndodhen persona me mbiemra gjermanë. (Konvertimi i të krishterëve në fenë islame. Marrë nga interneti, 17 shkurt 2010).

Të dhëna interesante jepen për përhapjen e fesë islame edhe në Britani.

Nëse atje në vitin 1963 kishte vetëm 13 xhami, për momentin atje janë 600 xhami dhe 1400 organizata islame, në tërë vendin. Në një intervistë me Sekretaren e Shtetit të Britanisë Xheki Smith, ajo bëri një vrojtim interesant në lidhje me përhapjen e islamit në Britani. Sipas saj, rreth 50 000 britanezë hyjnë në islam çdo vit dhe prej vitit 2001 në islam kanë hyrë 400 000 britanezë. Sipas një raporti nga gazeta prestigjioze “Time magazine”, me qindra xhami tani po ndërtohen në perëndim dhe shumica e qyteteve

evropiane po munden ta dëgjojnë ezanin 5 herë në ditë. Shumica e hulumtuesve besojnë se rritja e madhe e vlerave fetare dhe kulturore ka

19

drejtuar perëndimorët drejt islamit, i cili ofron një strukturë familjare, shoqërore dhe kulturore gjithëpërfshirëse, te qëndrueshme dhe të orientuar drejt vlerave. Tani islami është feja e dytë në Britani, me një numër prej rreth 2 000 000 ose rreth 3% të popullsisë. Në Angli 40% e muslimanëve jetojnë në Londër, ku përbëjnë rreth 9% të popullsisë. Ka numër të madh të muslimanëve në Birmingem, Mançester, Bredford, Luton, Slou, Leicester si dhe në disa qyteza të tjera në veri të Anglisë. Në Skoci kemi një numër të

madh të popullatës muslimane, me afër 20 000 banorë në Glasgou ose 3.1% dhe disa qytete tjera me përqindje prej 2%. Në Uells shumica e muslimanëve jetojnë në Kardif dhe përbëjnë afër 4% të popullsisë, por ka edhe ne Njuport (2%) dhe Svonsi (1%). Popullsia muslimane është e përqendruar në qytete, me një pakicë në zonat rurale. Personalitete të njohura, si dhe anëtarë të familjeve të njohura dhe të atyre në pushtet, kanë hyrë në islam gjithashtu. (Islami si feja më e zgjedhur në Britani. Marrë nga interneti. 29 Shtator 2008).

Mendoj se duhet ndalur pak në rastin e gazetares angleze Yvonne Ridley që përqafoi fenë islame. Ajo thotë:

“Megjithë kundërshtimin e madh të familjes sime që është e krishterë, unë përqafova fenë e pastër islame. Është interesante të dini se një ditë e pyeta vëllanë tim: çfarë mendon ti, prej ku e ka burimin hz. Isai a.s.? Ai u  ndal dhe mendoi për disa momente dhe pas debati që u zhvillua mes nesh, ai për herë të parë e pranoi se Islami, Krishterimi dhe Jehudizmi, të gjithë kanë një burim të përbashkët.

Yvonne Ridley, në lidhje me pikëpamjen e fesë islame ndaj femrës, thotë: " Kur studiova Kur'anin famëlartë, më mahniti fakti se si Kur'ani i ka kushtuar rëndësi pozitës dhe rolit të femrës dhe ky libër qiellor,  jo vetëm që nuk e ka shtypur dhe dënuar femrën, por ai ka folur për barazinë midis femrës dhe mashkullit nga aspekti i vlerave, humanizmit dhe fitimit të dijes dhe shkencës.

Yvone Ridley është e mendimit se njohja me fenë islame asaj i ka ndryshuar edhe botën e marrëdhënieve shoqërore. Ajo shton: " Me kalimin e kohës dhe me shtimin e njohurive të mia mbi fenë islame, për mua u bë edhe më e qartë vërtetësia e kësaj  feje. Gjatë kohës së studimeve mbi islamin, u njoha nga afër me grupe të ndryshme islame dhe u ndikova nga unionet e femrave myslimane. Këto grupe ishin shumë aktive, vigjilente, poseduese të teorive të ndryshme dhe shumë të zgjuara përballë çështjeve të ndryshme politike në sferën ndërkombëtare".

20

Yvonne Ridley, qëndrimin e femrës myslimane dhe femrës perëndimore ndaj punësimit dhe edukimit të fëmijëve, e sheh të ndryshëm dhe thotë: “Në perëndim, disa femra, vlerën e tyre e masin me punësimin, kurse amvisërinë dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve e cilësojnë si rolin më të ulët për një femër.

Nëse do t’i pyesnim se çfarë pune bëjnë, ato do të turpërohen dhe të fyera do të përgjigjen: Amvise! Unë, para se të bëhesha myslimane, kam takuar shumë femra të këtilla në Evropë, të cilat mospasjen e një punë jashtë e shtëpisë e cilësojnë si një dështim, në kohën kur, pas përqafimit të fesë islame, kam takuar shumë femra myslimane, të cilat, me vetëdije të plotë dhe me krenari, kanë zgjedhur qëndrimin në shtëpi dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Ato, edukimin e drejtë të fëmijëve e cilësojnë një punë shumë të vyer për shoqërinë”.

Nëse i hedhim një vështrim të drejtë historisë islame, nuk do të mund të mohojmë prezencën efikase dhe shumë të vyeshme të femrave në sferat e ndryshme kulturore dhe shoqërore. Yvonne Ridley, në lidhje me këtë thotë:

“Nëse e studioni drejt historinë islame do ta shihni se myslimani i parë dhe dëshmori i parë në islam ka qenë femër. Femrat e periudhës së Profetit u transferuan në të parat dhe më të mirat e shoqërisë dhe në çdo fushë ekzistojnë shembuj perfekt nga këto femra”.

Yvonne Ridley është e mendimit se një femër myslimane nuk lejon që të  trajtohet si një mall i pavlerë dhe thotë: “Në perëndim, një femër e mbuluar  kërkon që me plot dëshirë të bëjë të qartë identitetin e saj të vërtetë dhe t’u bëjë me dije të tjerëve se unë jam një myslimane, me mua duhet të silleni si me një njeri, në punë mos më ofroni alkool, respektoni kufijtë dhe me mua flisni me seriozitet. Femra myslimane pret që në shoqëri me të të sillen me edukatë dhe respekt dhe të mos abuzohet nga njerëz të sëmurë. Femra

myslimane dëshiron paqe, siguri dhe forcimin e familjes dhe të shoqërisë".

(Citohet sipas: “Bota e re e një gazetareje angleze”. Marrë nga interneti. 28

qershor 2008).

Mendohet se në Spanjë sot ka rreth një milion muslimanë, shumica e te cilëve janë emigrantë nga Afrika Veriore dhe Perëndimore, më pak nga Lindja e Mesme. Prej tyre janë rreth 50 000 muslimanë spanjollë, të cilët e kanë pranuar islamin gjatë 30 viteve te fundit (Citohet sipas: “Islami në Spanjë”. “Glas Islama”, nr. 107/2005, Novi Pazar, f. 8-9. Marrë nga interneti.  07 shkurt 2007).

21

Tani le të shikojmë se çfarë thuhet për përhapjen e fesë islame në Rusi.

Për këtë qëllim, dëshiroj t’i referohem një artikulli të gazetarit Xhejms (James) Hill, të botuar në gazetën The New York Times në vitin 1995:

“Rusia është shtet sllav, historikisht e konfesionit të krishterë ortodoks.

Por është gjithashtu e konfesionit islam. Që prej rënies së Bashkimit Sovjetik,   14 vjetë më parë, islami është rritur dukshëm.

Kjo ka shfaqur shqetësim të madh, sidomos tek disa rusë sllavë, që i frikësohen jo vetëm islamit ekstremist, por edhe asaj se një ditë Rusia mund të bëhet një shtet me shumicën e popullatës myslimane.

Kështu, nëse rreziku dhe realiteti i konfliktit ekziston, është gjithashtu e  vërtetë se në shumë vende, kultura myslimane dhe ajo e krishterë, paqësisht adoptojnë njëra-tjetrën.

Islami, në atë që do të bëhet Perandori Ruse, është përhapur në shkullin X, 66 vjet para krishterimit, - thotë Ravil Gainutdin, zyrtar i Këshillit të Myftinisë në Rusi. “Islami është religjion i popujve vendas në Rusi dhe  traditë religjioze e këti vendi”, - tha ai.

Numri i muslimanëve në Rusi, sot mendohet se është diku ndërmjet 14 dhe 23 milionë, së paku 16% e popullsisë së përgjithshme. Ata janë popull shumicë në jug të Rusisë,  Tataristan, Bashkiristan, përrreth lumit Vollga, por realisht edhe në çdo qytet.

Në kryeqytetin e Tataristanit, në Kazan, myslimanët dhe të krishterët jetojnë në harmoni të plotë, që prej rënies së Bashkimit Sovjetik. Xhamia e re këtu është simboli i kësaj harmonie, e ndërtuar brënda qytetit, qëndron në afërsi të Katedrales dhe mban emrin e njeriut që është martirizuar duke luftuar Ivanin e Tmerrshëm, që pushtoi Tataristanin më 1552.

Sot, rreth një milion muslimanë jetojnë në qytetin e Moskës. Aktualisht, Këshilli i Myftinisë po ndërton një xhami të madhe në afërsi të xhamisë së vjetër që u ndërtua më 1904....” (James Hill. “Islami në Rusi”. The New York Times. 25 nëntor 2005. Citohet sipas faqes së internetit).

Faktin që feja islame ka qenë fe tradicionale në Rusi, - thotë gazetarja Galina Sapozhnjikova, - e ka pas pranuar edhe vetë caresha ruse Ekaterina e Dytë. Gazetarja shkruan: “Kur’ani, ashtu si edhe Bibla, është një libër mahnitës për urtësinë që përcjell, kurse feja islame është një fe e madhe kulturëformuese. Mësuesja Svjetllana Karpova, banore e qytetit të Kazanit, u konvertua në myslimane për të shpëtuar burrin nga alkoolizmi. Dhe e shpëtoi.

Mjaft rusë theksojnë se krishterimi propagandon bindjen, mosrezistencën  ndaj së keqes (le të kujtojmë për një çast shprehjen e famshme kristiane: “kur

22

të qëllojnë në njërën faqe, kthe faqen tjetër” - E.Y.), kurse feja islame propagandon kundërshtimin, rezistencën, mosbindjen ndaj së keqes, ndaj dhunës”. (Citohet sipas: Galina Sapozhnjikova. “Cila është arsyeja që rusët përqafojnë fenë islame?”. Marrë nga faqja e internetit në gjuhën ruse. 21 tetor 2003).

Siç shkruan IslamOnline.net, “sipas të dhënave burimore të Këshillit të Myftinive të Rusisë, vetëm në qytetin e Moskës, gjatë periudhës janar-dhjetor 2004, 20 mijë qytetarë rusë janë konvertuar në myslimanë në godinat e xhamive të qytetit. I njëjti burim njoftonte se 60% e të konvertuarve ishin të kombësisë ruse dhe 75% e tyre janë të seksit femëror, kryesisht vajza të moshës 17-20 vjeçare.

Numri i popullsisë sllaviane (si edhe numri i përgjithshëm i popullsisë në Rusi), gjithmone vjen drejt rënies. Në vitin 2002, numri i banorëve myslimanë arrinte në 15 milionë, që do të thotë 10% e popullsisë së Rusisë.

Por nëse do të ruhen këto ritme të shtimit të elementit myslimanë, atëherë në vitin 2020 numri i popullsisë në Rusi do të zbresë në 130 milionë banorë, ga të cilët 20 milionë do të jenë “myslimanë etnikë” (15% e popullsisë së mbarë Rusisë), kurse në vitin 2050 do të kemi 110 milionë banorë, ndërkohë që “myslimanët etnikë” do të arrijnë numrin 30 milionë banorë (27% e krejt popullsisë së vendit).

Në vitin 1998, Vitalij Tretjakov - ish-redaktor i njërës prej gazetave më autoritare ruse - “Njezavisimaja gazeta” - botoi një artikull, ku shtronte pyetjen: “Kur do ta kemi mysliman presidentin e Rusisë?” (Citohet sipas:

Rusia përqafon Islamin. Marrë nga interneti në gjuhën ruse. 26 shkurt 2010).

Në atë artikull, me nota ironie, autori shprehte keqardhjen për rënien e numrit të banorëve sllavianë dhe shtimin e numrit të rusëve myslimanë.

Por, tani vonë, marrim vesh se edhe ish-udhëheqësi jugosllav Josif Broz Tito, paska ikur në atë jetë si besimtar mysliman. Kjo e dhënë interesante na përcillet përmes faqeve të internetit:

“Një libër mjaft indikativ, i cili u botua para një kohe në Turqi nga autori turk, Halit Ertogrul, me titull “Njeriu që kërkon vetveten”, na jep të dhëna interesante në lidhje me çastet e fundit të jetës së Josif Broz Titos. Në këtë libër, në faqen 105-106, autori H. Ertogrul shkruan rrëfimet e Sali Gokkaya, i cili kishte kaluar 50 vjet të jetës së tij në shërbim të ideologjisë komuniste. Në vazhdim i referohemi rrëfimeve tashmë të të ndjerit Sali Gokkaya, i cili kishte kryesuar delegacionin e komunistëve turq, me rastin e

vizitës që i kishte bërë kryetarit dhe liderit komunist të Jugosllavisë - Titos.

23

“Në vitin 1980 gjendeshim në Beograd me ftesën e presidentit të Jugosllavisë Mareshalit Tito. Përreth shtratit të liderit komunist, i cili kishte kaluar 70 vjet nga jeta e tij 88-vjeçare në shërbim të komunizmit dhe Jugosllavisë, shkonin e vinin shërbëtorë që plotësonin dëshirat e fundit të tij.

Lideri i moshuar komunist nuk ishte më i zoti të fliste, ashtu siç kishte aftësi për të folur më parë kur u drejtohej miliona njerëzve, ngase tashmë funksioni i duarve dhe i këmbëve të tij ishte dobësuar shumë. Sytë e tij, sa herë që fliste, i mbusheshin me lot, buzët i dridheshin, ndërsa fytyra e tij tashmë kishte marrë një pamje krejtësisht tjetër, kishte një pamje që prezantonte një dhembshuri. Me të kuptuar gjendjen e tij, unë desha t’i them diçka për ta ngushëlluar. Duke iu drejtuar me këto fjalë, i thashë: “Zotëri, ju nuk duhet të

trembeni nga vdekja, sepse ndoshta me trup do të largoheni nga kjo jetë, por shpirtërisht dhe me veprat tuaja do të jeni gjithmonë prezent në zemrat e njerëzve. Por me të dëgjuar fjalën vdekje, ai u prek thellë dhe pamë se si filloi të dridhet sikur ta kishte zënë tërmeti. Fjalët e tij që i tha në ato momente, ende buçasin në veshët e mi”, - thotë Gokkaya, dhe vazhdon të transmetojë fjalët e Titos:

“Po. Unë po vdes. Por, edhe po t’ua shpjegoj juve që jeni të shëndetshëm, nuk do të mund të më kuptoni në këtë moshë. Ndarja nga  shokët, miqtë, nga posti dhe nga pozita, të bën të çmendesh. Juve, shokë, do t’ua tregoj diçka me zemër të hapur. Në qoftë se pasi të vdes, trupi im do të bëhet dhé, dhe në qoftë se nuk do të ketë ringjallje, shpërblim dhe ndëshkim, atëherë cila kishte me qenë vlera e përpjekjeve të jetës sime? Ju lutem, më

thoni! Në qoftë se unë do të ndëshkohem deri në pafundësi, atëherë çfarë vlere ka të jetoj në zemrat e të tjerëve dhe të duartrokitem. Pas vdekjes sime, a thua do të arrijë zhurma e duartrokitjeve që bëhen për mua, për të ndaluar gjarpërinjtë dhe krimbat, që të mos e hanë kufomën time? Më tregoni se ku ju shpie rruga në të cilën jam nisur unë tani? Ju them se Marksi, Engelsi dhe Lenini nuk i japin shpjegim kësaj. Unë jam i detyruar ta pranoj këtë. Unë i besoj Allahut, Pejgamberit të tij dhe ahiretit (botës tjetër). Ateizmi nuk është rrugëzgjidhje. Mendoni pak, kjo gjithësi ka nevojë për një krijues, ky sistem i

mrekullueshëm ka nevojë për një ligjvënës”. (Citohet sipas: Shevki Sh. Voca.

“Pendimi i Josip Broz Titos”. Marrë nga interneti. 15 nëntor 2008). Sipas vlerësimeve të bëra në vitin 1994, numri i myslimanëve në SHA që marrin pjesë në shërbimet e xhamive ishte 500 mijë. Në vitin 2000 kjo shifër ishte rritur në 2 milion - një rritje përafërsisht prej 300%. Një pjesë e rëndësishme e këtij numri përbëhet prej njerëzve të cilët u kthyen në islam. I

24

njëjti hulumtim tregon se rreth 30% e atyre besimtarëve janë persona të cilët u kthyen në fenë islame. Sipas këtyre të dhënave, rreth 20 mijë amerikanë pranojnë Islamin çdo vit. (Citohet sipas: Harun Yahya. “Përhapje e vrullshme e islamit në Amerikë”. Marrë nga interneti. 28 nëntor 2001). Por ka edhe disa të dhëna të fundit fare. Që pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001, të paktën 1.5 milionë amerikanë kanë pranuar islamin, duke u bërë kështu myslimanë. Lajmi bëhet i ditur nga stacioni televiziv amerikan, CNN, njëri prej kanaleve më me autoritet jo vetëm në SHBA, por edhe në botë. Ky televizion i ka kushtuar një emision special këtij fakti, duke treguar përvojat e kalimit në islam të dy zonjave amerikane që zgjodhën këtë fe pas sulmeve ndaj kullave

binjake.

“S'ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”, thotë Allison Poole këtë frazë 3 herë në gjuhën arabe dhe pastaj 3 herë në gjuhën angleze, dhe ceremonia e konvertimit të saj u kompletua. Tani ajo është pjesëtare e fesë Islame. Allison Poole u lind dhe u rrit si një baptiste e krishtere, por në Ramazanin e kaluar pranoi të bëhej pjesë e familjes së madhe islame. Pas pranimit të islamit, ajo ndihet më afër paqes dhe pranon se islami ia ka ndryshuar jetën plotësisht. Familja e saj e ka

respektuar zgjedhjen që ka bërë, por, për fat të keq, siç na tregon ajo,  amerikanët vazhdojnë të kenë ende paragjykime ndaj islamit dhe ndjekësve të tij.

Barbara Cartabuke është një tjetër amerikane që ka pranuar islamin pas 11 Shtatorit të vitit 2001. (Citohet sipas: “Ekspress”. 13.04. 2010. Marrë nga interneti).

Nga të dhënat që janë nxjerrë nga burime të ndryshme, rezulton se gjatë 20 viteve të fundit numri i myslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Të dhënat statistikore për vitin 1973 tregojnë se popullsia myslimane në botë  numëronte 500 milionë. Tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është mysliman. Është e mundshme që popullsia myslimane do të vazhdojë të rritet dhe që islami do të bëhet feja më e përhapur në botë.

Arsyeja për këtë rritje të vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e popullsisë në vendet myslimane, por gjithashtu edhe me numrat në rritje të njerëzve, të cilët po kthehen në islam, një dukuri që ka marr vrull veçanërisht vitet e fundit. Një histori e vitit 2004 në NTV News, e titulluar “Islami është religjioni që përhapet më së shpejti në Evropë”, u muar me një raport të nxjerrë nga shërbimi i brendshëm sekret francez. Raporti përmendte se numri

25

i atyre që konvertohen në islam në vendet perëndimore ishte rritur edhe më shumë, në veçanti menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit. (Citohet sipas:

Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë. Marrë nga interneti. 28 shkurt 2005).

Duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të fesë islame në Evropë, gazeta italiane “Il Giornale”, jepte alarmin para do kohësh përmes një artikull redaksional me titull: “Islami dhe Perëndimi: Oriana Falaçi kishte të drejtë”.

[Për dijeninë e atyre lexuesve që nuk kanë informacionin e nevojshëm, dëshiroj të theksoj se Oriana Falaçi ka qenë njëra nga reporteret ushtarake më të njohura të Evropës dhe një specialiste me autoritet për çështjet e konflikteve ndërnacionale. Në librin e vet  publicistik me titull “Tërbim dhe krenari”, që e botoi pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, ajo sulmonte egërsisht fenë islame, akuzonte evropianët për qëndrimin mendjelehtë ndaj

fundamentalizmit islamik dhe parashikonte shuarjen e Evropës mbi valët e

urrejtjes jeshile”].

Në atë artikull binte në sy nëntitulli boll vetëdëshpërues: “Lamtumirë, Evropë, tani kemi një Evroarabi”. Ja ç’thuhet në atë artikull:

"?vropa nuk ekziston më. Tani kemi një Evroarabi. Çfarë nënkuptohet me fjalën Evropë? I ashtuquajturi Bashkim Evropian, i cili me kushtetutën e vet qesharake, të hartuar prej batakçinjsh, i lë mënjanë dhe, çka do të thotë, i mohon, rrënjët e krishterimit tonë, thelbin tonë?” (Citohet sipas përkthimit të Natalia Samusenkos të artikullit të lartpërmendur, të botuar në faqen e internetit në gjuhën ruse. 15 janar 2010).

Të gjithë duhet të përulemi me respekt për të tëra vlerat e jashtëzakonshme që bota e krishterë perëndimore krijoi në krejt fushat e dijes - art, kulturë, shkencë - dhe në sferën e standardit të jetesës. Ajo shënoi arritje të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Por, me kalimin e dhjetëvjeçarëve, në gjirin e botës së krishterë perëndimore erdhën e u

kristalizuan ca nga ca edhe ca antivlera, si alkoolizmi, droga, homoseksualizmi dhe prostitucioni. Këto antivlera kanë krijuar tronditje në gjirin e saj dhe kanë bërë që shumë besimtarë të krishterë t’i kthejnë sytë nga një tjetër doktrinë fetare, siç është feja islame, për të cilën janë krejtësisht të huaja antivlerat e lartpërmendura. Për botën islame familja, morali, edukimi i fëmijëve, respektimi i femrës në përputhje me normat e moralit kuranor, kanë një rëndësi të dorës së parë për sigurimin e një shoqërie me themele vërtet të shëndosha. Pa një familje të shëndoshë nuk mund të ketë shoqëri të

26

shëndoshë. Dhe familja mund të jetë e tillë, kur ajo në qendër të vëmendjes ka kujdesin dhe edukimin e fëmijëve. Prandaj, për një familje të besimit islam, janë të pakonceptueshme ato që thuhen në librin me titull “The Day Amerika Told The Truth”(Dita kur Amerika tha të vërtetën), me autorë Xhejms (James) Paterson dhe Peter Kim, botuar në Nju Jork në vitin 1992.

Mes shumë gjërave që përshkruhen në atë libër, mua, si prind, një gjë më ka bërë shumë më tepër përshtypje: “Shumica e amerikanëve nuk e dinë se ku i kanë fëmijët”. Prandaj, gazetarja angleze Yvonne Ridley, siç u përmend më lart, tani që ajo është konvertuar në myslimane, nuk mund ta përfytyrojë dot veten jashtë kujdesit për t’u dhënë fëmijëve një edukatë sa më të shëndoshë.

Por ajo që kohët e fundit e ka dëmtuar më rëndë moralin e krishterimit perëndimor, është dukuria e pedofilisë mes armatës së priftërinjve të kishës katolike. Kjo ka bërë që të tronditet autoriteti i kësaj feje dhe që shumë besimtarë, madje intelektualë të shquar, ta braktisin doktrinën e krishterë dhe të përqafojnë doktrinën islame. Pedofilia është një njollë e rëndë në historinë e kësaj feje, e cila në trashëgiminë vet i ka të regjistruara edhe krimet kundër myslimanëve në periudhën e mesjetës në Spanjë, krimet e periudhës së

inkuizicionit, krimet e Kryqëzatave dhe krimet e Natës së Shën Bartolomeut kundër besimtarëve po të krishterë në Francë etj. Njollë e zezë në historinë e botës së krishterë evropianoperëndimore mbetet qëndrimi soditës që ajo mbajti ndaj krimit kundër 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë. Ishin pikërisht ushtarë dhe oficerë evropianoperëndimorë ata që duhej të shërbenin si mburojë e atyre 8 mijë viktimave të pafajshme  myslimanoboshnjake, të cilat bishat e Beogradit i pushkatuan dhe i varrosën me buldozerë nëpër varre masive, pa iu dridhur qerpiku. Pra, bota e krishterë perëndimore luajti një rol soditës para atyre krimeve të rënda. Sipas një fjale të urtë, sehirxhiu është më i rrezikshëm se krimineli. Apo, siç ka thënë Martin Luter Kingu, “heshtakët  janë më të dëmshëm se keqbërësit”, shprehje kjo që ma kujtoi këto ditë një miku im kosovar. Madje bota e krishterë evropianoperëndimore e katandisi veten deri në atë derexhe, saqë ushtarakët e saj shovinizmi serbomadh t’ia lidhte me zinxhirë pas shtyllave të betonit, në piskun e vapës së korrikut, sikur të ishin gomarët e Nastradinit. E kam të vështirë ta besoj që ato 8 mijë viktima boshnjake mund të vriteshin në mënyrë aq barbare, sikur të kishin

qenë të besimit të krishterë. Po të mos kishte qenë ndërhyrja amerikane, krimet, me siguri, do të kishim qenë edhe më të paimagjinueshme. Kam bindjen se ngjarja e Srebrenicës i ka tronditur shpirtrat e pjesës më të shëndoshë, me gjykim më të kthjellët, të krishterimit perëndimor, e cila,

27

sidomos në radhët e jo pak intelektualëve, ka nisur t’i vërë në dyshim ca vlera morale të tij dhe të fillojë t’i kthejë sytë nga doktrina islame, siç doli nga faktet e radhitura më lart.

Prandaj, para se profesor Thanasi të deklarojë se “sot, midis shqiptarëve, nuk përbën mburrje të qenët mysliman”, duke bërë kësisoj thirrje, tërthorazi, që të braktiset feja islame në Shqipëri, mirë është që, fillimisht, të kujdeset për grigjën e krishterë që po ia rrallon “ujku mysliman”.

Mendoj se është më mirë t’i lëmë njerëzit të bëjnë zgjedhjen e tyre vetjake për të vendosur se cilin besim fetar dëshirojnë të praktikojnë.

Shqiptarët e dinë vetë shumë më mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe nuk është me vend t’u thuhet se atje ku emigrojnë nuk lexohet Kur’ani, por lexohet Bibla, se atje nuk festohet Bajrami, por festohen Krishtlindjet, se atje nderohet Jezu Krishti e jo Muhamedi. Sepse krishterimit perëndimor e keqja nuk i vjen nga feja islame. E keqja atij i vjen nga vetvetja.

Karl Kings (Charles Kingsley), dijetar anglez, bashkëkohës i Marksit, edhe pse ishte klerik, asokohe pati bërë një deklaratë që më pas erdhi në të njëjtën gjatësi vale me pikëpamjet e kryeideologut të komunizmit për fenë, si opium për popullin.

“Ne, - thoshte ai, - e përdorim Biblën shumë më tepër si një udhëzues teknik të posaçëm për psalltet, si një dozë opiumi për të përmbajtur kafshët e durueshme të ngarkesës ndërsa janë të mbingarkuara, me tepër si një udhëzues për të mbajtur të varfrit në gjendje të mirë”. (Citohet sipas:

“Religjioni si opium dhe opiumi si religjion”. Marrë nga interneti. 15 shkurt 2010).

Mund të thuhet pa drojë se “drejtuesit e krishterimit nuk janë pa faj, bile, po ta shikojmë me kujdes, janë përgjegjësit kryesorë të reduktimit të krishterimit në botë. Vetë Krishti ka thënë se “do të jenë njerëzit e mi që do ta prishin fenë time””. (Citohet sipas: “Përhapje e Islamit në botë”. Marrë nga interneti. 07 maj 2008).

Prandaj, një gazetar italian, me shumë të drejtë, kohët e fundit ka shtruar një çështje që duhet të jetë mjaft shqetësuese për krishterimin perëndimor, duke iu drejtuar publikut të gjerë me pyetjen se mos vallë “dikush dëshiron ta anulojë, ta ofendojë, ta prishë një qytetërim mijëvjeçar që është i përhapur në shtëpinë dhe jetën tonë, me historinë e pistë të pedofilisë?”. (Citohet sipas: Kundër Papës dështoi nazizmi, kurse tani po e provojnë me pedofilinë”. Marrë nga interneti. 29 mars 2010).

28

Qoftë Bibla, qoftë Kur’ani janë libra të shenjtë dhe njeriut i mësojnë rrugën e së vërtetës, njeriun e edukojnë me moral të shëndoshë. Personalisht, këto dy vepra të shenjta i kam libra të tryezës sime të punës dhe, sa herë që shkëputem nga andrallat e jetës së përditshme, i lexoj me shumë kënaqësi, se më lehtësojnë shpirtin. Janë burim i pashtershëm kulture. Përkthimi Biblës në gjuhën shqipe është më cilësor, kurse përkthimi i Kur’anit lë ca për të dëshiruar. Aq më tepër që nuk është respektuar struktura poetike e origjinalit.

Prandaj bukurinë e Kur’anit unë e shijoj në gjuhën ruse. Është një përkthim i  shkëlqyer i zonjës Valeria Prohorova, e cila i përcjell lexuesit mrekullisht bukurinë e përsosur të kadencës mahnitëse të vargut kuranor.

 

Santa Barbara, Kaliforni, më 28 prill 2010



[1] Raport i Komandës së Armatës së III nga Shkupi, Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd, Kut. 36/7, nr. 759.  1  maj 1940, Shkup.

[2] Tome Batkovski,  Veliko Allbaska igra vo Makedonija,  Shkup 1994, f.33: Sipas Gkorgji Mallkovskit kjo organizatë u themelua një muaj më parë në shkurt 1935, shih veprën: Gjorgji Mallkovski, Ballisti”, Shkup, 2002, f. 35.

[3] Arkivi i Maqedonisë-Shkup, mikrofilmi, 348; (Ilegalna Organizacija na Beogradskom Univerzitetu).

[4] UDB-a, kut. 11. Për anëtarë të “Besës” ka qenë edhe Nexhip Deva, nga Mitrovica, student i Drejtësisë në Beograd, nga viti 1934. Ka qenë i papërcaktuar, por më shumë ka anuar me bindje politike të djathta. Ka marrë para nga legata shqiptare deklaron Ismail Tahiri.

[5] Po aty UDB-a, Kut.11; Sheremet Gjergjlyli u ka ndarë edhe para veprimtarëve të organizatës “Besa” nëpërmes Imer Rashidit.

[6] Sllavka Fidanova, Në punimin e  saj në librin Tetovo i tetovsko v. 1991,  në f. 200, deklaron se kjo organizatë politike u themelua në Beograd në prill të vitit 1935. Në bazë të dokumenteve më të reja kjo organizatë politike u themelua në mars të vitit 1935.

[7] Shyqiri Hysi, Rauf Fico, tiranë 2007, 145.

[8] Shaip Mustafa, kishte mbaruar medresenë në Shkup. Pastaj vazhdoi drejtësinë në Beograd, bashkëpunonte me të gjithë që kishin ide progresive për çështjen kombëtare, rrjedhke nga një familje fshatare, baba i Shaipit quhej Ibrahim.

[9] Vebi Xhemaili, Xhemë Hasa me vullnetarë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Tetovë 2007, f. 131.

[10] OZN-a, kut, 11.

[11] Po aty. Po ashtu këta kanë regjistruar popullsinë në Kosovë me të dhëna të sakta për shqiptarët dhe të tjerët që kanë jetuar në Kosovë, -pastaj janë interesuar edhe për reformën Agrare dhe për kolonizimin e Kosovës dhe shënime tjera për situatën në Kosovë dhe më gjerë.

[12] UDB-a, kut. 2.

[13] Po aty; anëtarët e saj kanë marrë dhuratë nga legata shqiptare ka 1000 lekë në muaj, po ashtu kanë marrë ndihma edhe kur ishin në shërbime tjera shtetërore.

[14] Arkivi i Maqedonisë në Shkup. Fond. OZN-a, fletorja, 18.

[15] Gazeta “Arbëria”, Tiranë, dhjetor 1936.

[16] Millutin Foliq, Akcije studenata Kosova za prava Albanskog naroda u periodu 1937-1941, “Kosova”, nr. 8, Prishtinë 1979,  f. 54.

[17] Mustafa Memiq, Velika Medresa i njeni uçenici u revolucionarno, pokretu, Shkup 1984, f. 142; Në këtë organizatë bënte pjesë Ali Shkriu, Meto Bajraktari e tjerë. Në klubin “Kosmet” bënte pjesë edhe Meto Bajraktari Zejnel Ajdini, Rashid Dedoviq, Hivzi dhe Azis Selejmani, Shaip Mustafa, Selim Selimi, Mexhid Saliu, Abdulla Presheva Esad Imeri dhe Abduraman Hajdar Pasha. 

[18] Sllavka Fidanova, INI, pun. i cit. f. 141. Mustafa Memiq, Velika Medresa...vep. e cit. f. 192.

[19] UDB-a Kut. 11. Qazim Bllaca; Ai ka lindur në Prizren. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte kryetar i komunës së Prizrenit. Anëtarët e kësaj shoqate kanë marrë para nga njëmijë dinarë nga legata shqiptare, më vonë këtë shoqatë e financon ambasada italiane. Ka qenë stipendist i Drejtorisë së Vakëfeve në Shkup.

[20] OZN-a, kut. 1-17.

 [21] Millan Obradoviq, Okupacioni sistem Kosova, ”Kosova”, Prishtinë, 1978, f. 121; Femi Rexhep, Sistemi i pushtimit në Gjilan me rrethinë 1941-1944,”Kosova”, Prishtinë 1978, f.366.

[22] Po aty, UDB-a, 

[23] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Maqedonisë, Tetovë 2008, f.106.

[24] Udb-a, kut.11; Poashtu anëtar i organizatës “Besa” ishte dhe Nexhip Deva nga Mitrovica. Ai studionte drejtësinë në Beograd në vitin 1934. Anëtar i organizatës u bë pas vitit 1936, kur ishte kryetar Ibrahim Lutfiu. Për këtë dëshmon Shaip Kamberi nga Tetova. Pas luftës Nexhip Deva është likuiduar nga pushteti komunist, gjë të cilin e vërteton  edhe Abdullah Saqipi.

[25] Deklaratë e Abdulla Saqipit, para organeve të hetuesisë në UDB-a.

[26] Udb-a, Kut. 11; Në deklaratën dhënë në Udb-a nga Shaban Jashari. Dr. Josip Kovaçi nga Tetova, i cili i ka ofruar të dhëna OZN-as pas luftës, dëshmon për shumë ngjarje në Tetovë. Për Sokolin ai thotë: Ishte shumë aktiv në organizatën “Besa”. Gjatë okupacionit ka qenë deputet, si përfaqësues i Prizrenit, në Parlamentin Shqiptar në Tiranë

[27] Po aty, Udb-a; Sadik Tafarishi u dënua me 12 vjet burg të rendë nga pushteti komunistë.

[28] Po aty.

[29] OZN-a, kut.11, fletorja 1; Sllavka Fidanova, Albanska narodnost vo Makedonija vë vremeto na Narodno-osloboditelnata vojna i narodnata revolucia, INI, Shkup, 1973, 139.

[30] Sinan Hasani, Kosova, të vërtetat dhe mashtrimet, Prishtinë, 1986, f. 86.

[31] Organizata “Besa”, pas kapitullimit të Jugosllavisë.

[32] Vlado Ivanovski, Oslloboditelna vojna vo Zapadna Makedonija 1941-1945, Shkup 1973, f. 23; OZN-a, fletorja, 17.18.

[33] Istorija na makedonskiot narod, Shkup 2003, f. 53; Vera Aceva, Pismo do Tempo, Shkup 1988, f. 27. 

[34] Sllavka Fidanova, Allbanskata narodnost vo Makedonija vo vremeto na narodno-oslloboditellnata vojna i narodnata revollucia, Shkup 1973, f. 141-143; Tome Batkovski,  Veliko Allbaska igra vo Makedonija,  Shkup 1994, f. 34; Shefqet Sulejmani, i lindur më 1924 në Tetovë, anëtar i organizatës  Besa”; Ky si pjesëmarrës i organizatës “Besa”, historiatin ia ka dorëzuar autorit në dorëshkrim,  më 24 mars 2004 në Tetovë. Sipas tetovarëve dega e “Besës”, u themelua më vitin 1936-1937.

[35] Pavle Mitrevski, Srpski dokumenti, za istoriata na Oridsko-strushkiot region (1890-1940), Strugë 2002, f. 8.

[36] Istorija na makedonskiot narod, INI, Tom. V, Shkup 2003, f. 47; Istoriografia sllave në të gjitha paraqitjet e saj kërkesat e shqiptarëve për Shqipërinë Etnike i paraqet si kërkesa të shqiptarëve kinse për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”. Kjo propagandë sllave u ka shërbyer qarqeve borgjeze sllave për të manipuluar me popullin e vetë, për ti arsyetuar luftërat e tyre pushtuese kundrejt Shqipërisë Etnike dhe territorit shqiptar.  

[37] Amet Pere-Selman Kasapi, Represaliet e shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi, 1941-1947,  f. 148. (Monografi në dorëshkrim- Libri i Parë,), Tiranë 1989. 

[38] Vlladan Djorgjeviq, Arnauti i Velike Sille, Beograd 1913, f. 177. 

[39] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim e Bashkim kombëtar 1912-1918, Tetovë 2003, f. 274.

[40] Kiçevo i kiçevsko, vo NOB, 1941-1945, (dokumenti), Kërçovë 1985, f. 10.

[41] N. Jorga, Breve histoire L’Albanie peuple Albanais, Bucarest, 1919, f. 67-68.

[42] Dokumenti i materiali u oçi Drugog Svetskok rata, pjesa I, Zagreb 1949, f. 47-61.

[43] Italianski diplomatski dokumenti za Makedonija, Tom. I, Shkup 2005, dok. 47, f. 194.

[44] Arkivi i Maqedonisë Shkup; Raport i sigurimit gjerman për situatën politike në Tetovë, (Izveshtaj o Nemaçkim agenturama); raport për tre grupet që kanë vepruar në Tetovë; Shqiptarët, bullgarët dhe emigracioni rus. 

[45] Konstatin Jeriçek, Istorija Srba, Beograd 1922, f. 202.

[46] Deklaratë e disa anëtarëve të organizatës “Besa”, në Tetovë. (Shefeqet Sulejmani, anëtari më i ri i kësaj organizate), nëntor 2005.

[47] Vebi Xhemaili, këta territore kurrë nuk kanë qenë të Jugosllavisë, ato territore Jugosllavia i ka marrë si dhuratë nga Konferenca e Londrës kur Serbia dhe Mali I Zi u zgjeruan mbi 50% mbi territoret shqiptare. Shih librin; Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar 1912-1918. f 87.

[48] Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, (dokumente), Tiranë 1963, dok. 135. f. 99.

[49] Revista “Shkëndija”, V.II. Nr.4, Tiranë, 1941.

[50] Momçillo Stefanoviq-Milisav Krstiq, Velike Bugarseke pretenzije, vep. e cit. f.74

[51] Veliko bugarske pretenzije, vep. e cit. f. 73

[52] Arkivi i RM-Shkup,  mikrofilmi nr. 348; Millutin Foliq, Akcije studenata za prava Albanskog naroda u periodu 1937-1941, “Kosova”,nr.8, Prishtinë 1979, f.45.

[53] AM, Prefektura e Dibrës; Raport i inspektorit të arsimit nga Tetova, dërguar ministrit të Arsimit në Tiranë. 4. prill 942.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora