E shtune, 20.04.2024, 02:19 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Mezhgorani i Tepelenës, një vend i lashtë dhe me kulturë

E diele, 04.07.2010, 09:00 PM


Mezhgorani i Tepelenës, një vend i lashtë dhe me kulturë

 

Nga Këze Kozeta Zylo

 

 

Feim Bej Mezhgoranit

 

(Firmëtar i Pavarësisë, avokat në hartimin e Juridiksionit ligjor,

që e shkëputi atë nga Perandoria Osmane, Prefekt i Dibrës,

dhe drejtori i gazetës “Zgjimi”, në kohën e Zogut. 

Per ironi të fatit historia e ka lënë në hije, këtë bir të shquar të Kombit.

 

Mbeti shpirti tënd në Flamurin kuq e zi,

Në valëvitjen e tij lexoj firmën tënde,

Të nënshkrimit mbi dokumentin e Pavarësisë,

O Biri i Mezhgoranit, mendjendritur Tepelene.

 

Në ballkonin e Vlorës, si në legjendat pellazge,

Dëgjova emrin tënd, dhe fort ruanin në gji,

Atje ku hartove ligjet e kohës,

O Feim Mezhgorani, dritë e vendlindjes, ti!

 

Ti heshtur na mbledh, si shenjt çdo Nëntor,

Mali i Trebeshinës dridhet nga malli,

Populli të kujton, me flamur në dorë,

O bir Atdheu, Feim Mezhgorani!

 

Nga qielli i Dibrës, vjen zëri nëpër erë,

Si etyd mëngjesi, mbështillet gjithë qyteti

Qeshen sytë tanë mes shkrimeve me vlerë,

Feim Mezhgorani, shpirti atje të mbeti…

 

Këtu nga Manhattani me krahë mjellme,

Të përshëndes nga larg, flamur i hapur,

O Feim Mezhgorani, që ligjet hartove,

Të mbroje tokën nga osmanllinjtë përgjakur.

 

Ti ndrin atje, në palët e Flamurit,

Me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin,

Dallgët e shekujve mbi shpinë i mbani,

Me burrat e shquar, Feim Mezhgorani!

 

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, pas Shpalljes se Pavaresise, Petro Poga caktohet Ministër i Drejtësisë si pjesë e Qeverisë së Parë Shqiptare, post të cilin e mban deri në vitet '20.  Krahas kësaj detyre, Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorës e ngarkuan edhe me detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë 1913-1915.  Së bashku me avokatët e shquar Kristaq Tutulani dhe Feim Mezhgorani harton Statusin që shkëputi Gjykatën Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane.

Marrë nga Enciklopedia.

 

Manhattan, New York

28 Nëntor, 2009

 

Vatranëve të Mezhgoranit

 

Kishja kohë që ju kërkoja kudo në Amerikë,

Prej jush dhe Statuja e Lirisë, më foli shqip,

Nën dallgë të Oqeanit, një mërmërrimë e zjarrtë,

M’u dëgjua së largu, m’u lëshua si dritë.

 

Ju jeni tek “Dielli”, degëza bredhëroshe,

Si shenjëza drite, për Mëmëdheun tonë,

Në shpirtin tuaj çelen gjithë gonxhet,

Aromë e tyre dhe sot më kundërmon!

 

Pranë Mezhgoranit tuaj, në gjunjë u ulët,

Si Odiseja pranë Itakës, erdhët përsëri,

Ju kalorës të ikur nga hordhitë osmane,

U thinjët mërgimit, me mallin në gji.

 

Me Nolin u bashkuat, mundët barbarët,

Si yje u kthyet, flakadan për Shqipërinë,

Dhe Trebeshinën çatë, me tufalore mjergullash,

O Vatranë Mezhgoranas, ç’nur ju ndrin!

 

Qiellit, dhimbjen ja morët në shterëzime,

Vjosës së turbullt, i dhatë lot të kripur,

Gjatë lindjes së diellit, nga brinja e zjarrtë,

Veshët Lirinë, foshnje për të rritur…!

 

27 Janar, 2008

New York

 

Po sjellim më poshtë vatranët e Mezhgoranit të Tepelenës:

 

Marrë  nga Kalendari i motit të vitit 1912 në gazetën “Dielli” të Nolit dhe të Konicës.

 

Për më shumë ju mund të kërkoni në Google.

 

Ja disa prej tyre:

 

Jace Asllan Mexhgorani, Azis Hisen Mexhgorani, Tahir Xhafer Mexhgorani, Hamit Veis Mexhgorani (Gjyshi im), Isuf Fejzo Mexhgorani, Emin Fejzo Mexhgorani, Hysni Jahja Mexhgorani, Maliq Zenel Mexhgorani, Sadik Ismail Mexhgorani, Sadik Shaban Mexhgorani, Ramadan Qerim Mexhgorani, Rakip Maksut Mexhgorani, Avdi Banush Mexhgorani, Gani Myrteza Mexhgorani, Sadik Bajram Mexhgorani, Ali Skendo Mexhgorani, Telha Husen Mexhgorani, Sadik Muhamet Mexhgorani, Saliko Muhamet Mexhgorani, Haxhi Selim Mexhgorani, Muharrem Nexhip Mexhgorani, Rexhep Hajdar

Mexhgorani, Halil Zeman Mexhgorani etj…

 

Shkollës së parë shqipe

në Mezhgoran, Tepelenë

 

(Kjo shkollë ishte ndër të parat,

 që u hap në rrethin e Tepelenës)

 

Me shkronjat e bukura, qielli lëshoi nur,

Mahnitëse u bënë vështrimet e mësuesëve,

Gjithçka nëpër shtëpiat e gurta ndryshoi,

Bilbili mbi degë gluhën shqipe këndoi…

 

O bijte e mi, ju fliste mësues Hazizi,

Mezhgorani do të ndrisë, me gjuhën e Perëndisë,

Se stuhitë turke që shkatërruan vatanin,

S’do të kenë vend, pranë Shqipërisë!

 

Me gërmat tuaja qëndisët ajrin,

Në shtigje kënge u tund dheu,

Atu kam ngritur folezën time,

Dhe Mezhgorani rizgjim ndjeu…!

 

Në krah ëndrrash, vite tretur,

Me vini larg prej Shëndëllie,

Shkronjat shqipe në bebëza ndezur,

Janë dritëza shpirti, prej Shqipërie.

 

Në nderim të Mësuesieve të parë, Reshatit, Beqir Samiut,

Sami dhe Faik Mullait dhe patriotëve zemërzjarrtë,

që ndihmuan në hapjen e shkollës shqipe, Rrapo Abedinit,

Hamit Veiz Mezhgoranit, Myftar Ademit, Tahir Xhaferrit,

Xhaferr Latifit, Ali Mersinit etj… C’ironi e fatit, diktatura e izoloi Mezhgoranin, duke iu ndërtuar vonë, vetëm një shkollë tetëvjecare 4 ore larg vajtje e ardhje, edhe pse familjet mezhgoranase, kishin çuar para ardhjes së diktaturës, fëmijët e tyre të studjonin në universitetet më të mira në botë, duke nxjerrë dhe disa avokatë.

 

Ju iu dhatë vatrave tona, prushin në gji,

Dhe unë bija juaj, vetëm aty, gjej ngrohtësi…!

 

7 Mars, 1997

Brooklyn, New York

 

 

Prof. Sejfulla Malëshovës

 

Profesor Sejfulla Malëshova një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Mezhgoran,

pasi nëna e tij ishte nga Mezhgorani i Tepelenës.

 

Lexoj, lexoj dhe vuaj kaq shumë,

Se di sa kohë zgjat kjo torturë,

Për Profesorin, që e burgosën,

I dogjën librat, i vunë çensurë.

 

Dhe hedh unë hapin, kuturu,

Drejtoma udhën profesor,

Se Mezhgorani ta njeh mirë shpirtin,

Qysh fëmijë, një meteor…

 

Dhe shkoje ti pranë shkollës shqipe,

Me Mezhgoranasit, aq shpirt etur,

Si prush në gji, gërmat t’i ruante,

Nëna Pashakoja, nga Rrapajt, mbledhur.

 

Luftove ti me diktaturën,

T’i lidhën sytë nëpër muzg,

Por shpirti tënd nëpër hapësirë,

Ende bën dritë, ende bën udhë…

 

Sofatet tona ballë për ballë,

Kafen gjysherit, gjerbnin ngadalë,

Ku ta dinin profesor,

Se do të kyçnin ca mjeranë!

 

Ece ti në krah me Nolin,

Sekretar, dekan në Moskë,

Vampirët të pinë gjakun,

Por shpirtin s’ta vodhën dot…

 

Vdiqe ti në vetmi,

Ta hodhën trupin në një qerre,

Vazhdon të dridhet Trebeshina,

Për Profesorin, që pa tmerre!

 

Pranë qerres nëna edhe motra,

Me det loti përmbi ty,

Trupi i nënës akoma s’tretet,

Për gjëmën që mori në sy.

 

Si Sizifi i ngjiteshe malit,

Dënuar nga “Perënditë”,

Zot më jep Penën e shpirtit,

Që të mos heshtin historitë…

 

Mezhgoran, 1997

 

Prof. Malëshova duke qenë nip në Mezhgoran i ka kënduar Malit lirik të Trebeshinës, pasi në rrëzë të tij, ngrihet madhërishëm, Mezhgorani piktoresk i burrave të mençur dhe patriotë. 

Prof. Malëshova i këndoi dhe vendeve ku gjyshërit e tij në Mezhgoran kishin tokat, dhe ja si iu shkruan:

 

Po e dua Shqipërinë,
Për një stan në Trebeshinë,
Për një shkarp e për një gur,
Për një gardh e për një mur,
Për kasollen mbi Selishte*,
Për dy ara në Zallishte*…

 

Ps: Selishte dhe Zallishte janë vende në Mezhgoran.

 

Normailistëve të Mezhgoranit

 

I mblodha shkronjëzat në ditën e Verës,

Në Elbasanin e lashtë, tek Kristoforidhi,

Në pikëla vese, ju mbollët dijen,

O Yje Mezhgorani, sa lart ndrini!

 

Si drithërimë më sillni mallin,

Flokëthinjur, përmbi ball,

Po ç’penë floriri, mbajtët në duar,

Që shkruajtët shqipen, gjuhën e rrallë?

 

Në krahët e diellit, ngrohni malet,

Mbi Trebeshinë, këmbëkryq rrini,

Një fjongo hëne, portave jua lidhni,

Dhe shpirtin tuaj, aty mbështillni.

 

Dhe ecni ju mbi sup balade,

Oh, c’këngë të bukur do t’ju thurr,

Mbi një lulnajë, aromë e fllade,

Nje amanet që s’do thinjet kurrë..!

 

Në shkollën e shquar shqiptare “Normale të Elbasanit” studjuan katër Mezhgoranas, midis tyre dhe një grua, ata ishin: Faik Mullai, Brahim Mullai, Mane Osmani dhe Merjeme Laze.

 

Doktor Përparim (Mezhgoran) Tepelenës

 

Spitali i Tepelenës mban emrin e birit të shquar të Mezhgoranit,

Dr.Përparim Tepelenës, i cili kishte studjuar jashtë, për mjekësi.

Në nder të punes së tij, tejet humane, spitali ka marrë emrin e tij.

 

Mezhgoranit të bukur gjelbërimit mbi mure,

Trebeshinës lirike, sa herë ngjiteshe ti,

Endet shpirti tënd, i bukur si nure,

Dr.Përparimi, të rrallë janë si ty!

 

Me bluzën e bardhë, si dëborë Shëndëllie,

Kaloje bri Vjoses, udhës së Kalasë,

Të sëmurët me ethe me zemër i shëroje,

Përparim Mezhgorani, nga derë e parë.

 

Ne gen i lindur, human, njerëzor,

Shpirti tend, në qiell ëndërrimi,

Zëri tënd ç’ju bëhet drithërimë,

Të sëmurëve, që iu dhe shpëtimin.

 

Doktor me ëndrra, oh, ç’t’u prenë në mes…

Përulem për veprën tënde, gjithë mirësi,

Në ardhsha pranë teje dhe Aliut në Tepelenë,

Trëndafila Mezhgorani, do sjellë për të dy!

 

Brooklyn, 2007



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Këze Kozeta Zylo: Çamëria, plagë që rrjedh gjak… Këze Kozeta Zylo: Burgu i Spaçit një dramë çnjerëzore Këze Kozeta Zylo: Homazh për Ëngjëllushen Islamike të Lirisë Këze Kozeta Zylo: Poeti që ndërton ura ylberi nga dehja e bukurisë… Shkrimtarja Këze Kozeta Zylo merr "Çertifikatën e Mirënjohjes" për Bamirësi Këze Kozeta Zylo: Qindra shqiptarë të “Anës së Malit”, në Parkun Roosevelt në New York Këze Kozeta Zylo: Kur krijimtaria letrare bëhet pjesë e halleve e gëzimeve të kombit tënd Këze Kozeta Zylo: Loti bie si një tingull kambane, për poetin Ndoc Gjetja Këze Kozeta Zylo: Të vallëzosh me yjet Këze Kozeta Zylo: Mos e pushkatoni fjalën e lirë! Dialog i Kozeta Zylos me poetin Pirro Loli Këze Kozeta Zylo: Toleranca fetare, dhuratë e çmuar e shqiptarëve Këze Kozeta Zylo: Shfaqje e filmit “Requiem for Kosova” në Manhattan Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Kongresin Amerikan, Dibrani Emin Egriu midis nxënësve të shkollës shqipe në New York Këze Kozeta Zylo: Arroganca e politikanëve Nikoleta Kovaçi: Flet gazetarja e radio “Blue Sky”, autore e “Kaleidoskop i letërsisë Shqiptare”, Vera Pelaj Këze Kozeta Zylo: Intervistë me At Arthur Liolin Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York Këze Kozeta Zylo: Ali Pashë Tepelena, Bonaparti mysliman... Këze Kozeta Zylo: Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora