Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Simpoziumi - Perkujtimor, "Streheza e Jetimeve''

| E diele, 02.12.2007, 06:19 PM |


Simpozium - Perkujtimor

Albert zholi
Sot me daten 02.12.2007, ora 11-00 deri ne oren 14-00, ne ambientet e Hotel Tirana International, nga Instituti i Intergimit te Jetimeve u organizua Simpoziumi-Perkujtimor, "Streheza e Jetimeve, historia e gjalle e nje tradite arsimore e humanizmi". Ky Simpozium u organizua me rastin e 90-vjetorit te krijimit te Strehes se Pare Vorfnore ne Shqiperi, qe sot mban emrin "Zyber Allulli". Ishte nje takim brezash jetimesh dhe arsimtaresh qe kane punuar per vite te tera ne Institucionet e jetimoreve ne te gjithe Shqiperine. Kjo veprimtari u shoqerua dhe me nje fotoekspozite ku u evakuuan tradidat me te mira te nje historie te gjate te ketyre insitucioneve arsimore, edukative, humanitare dhe patriotike. Veprimtaria u cel me "Himnin e Jetimeve", nepermjet nje videoprojektori, e shoqeruar nga kori i femijeve dhe tenori i mirenjohur Kastriot Tusha.
Fjalen e hapjes e mbajti Drejtori i Pergjithshem i Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve Shqiptare z Ilir Cumani.
Ne kete veprimtari moren pjese personalitete te artit, kultures, biznesit, shoqerise civile ku do te vecoja aktoret e talentuara Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa. Gjithashtu si nje nder veprimtaret e dalluara ne drejtim te ndihmes se femijeve jetim, Simpoziumin e nderoi dhe Znj. Liri Berisha. Ne Simpozium u shfaqen sekuenca filimke nga filmat e bukur shqiptare "Lulekuqet mbi mure" dhe "Si gjithe te tjeret".
Simpoziumi u drejtua nga gazetarja e mirenjohur Rudina Xhunga.
Ne kete aktivitet u vu re nje pjsemarrje e gjere e mediave elektronike dhe atyre te shkruara.
-Piktori dhe poeti Sadri Ahmeti organizoi nje ankand me piktura te tij, te ardhurat e te cilit shkuan per bamiresi per femijet jetime.

Zedhenesi i shtypit,
Albert Zholi

Njoftim

Njekohesisht sot doli ne treg revista 3 mujore "Integrimi" botim i Institutit te Intergimit te Jetimeve
Kryeredaktor Albert Zholi