Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Bekim Fehmiu në Shqipëri

| E premte, 02.07.2010, 09:44 PM |


BEKIM FEHMIU NË SHQIPËRI/1972/

 

Nga Halit Bogaj

 

Duke kërkuar në Vikipedia zbuluam edhe një film dokumentar kushtuar vizitës së Bekim Fefmiut në Shqipëri.Filmi fillon me tekstin e mëtejmë:

 

Një mik i afërt hyri  në atmosferën e jetës sonë socialiste artisti i shquar kosovar Bekim Fehmiu.Përfytyrimet për të ishin më konkrete tek punonjësit e artit dhe të kinematografisë.Aktorë, regjisorë dhe kineastë ,i rezervuan një pritje të ngrohtë dhe të përzemërt.Dëshira për të mësuar mbi përpjekjet e tij si artist i shquar i teatrit dhe kinematografisë ishte e madhe.Krenaria për ruajtjen e kombësisë s’kish si të mos emociononte dhe të mos vlerësohej nga të gjithë. Të shumta ishin urimet reciproke Interesimi i tij ishte i madh për gjithëçka..Në studio ai viziton reparte të ndryshme të prodhimit të filmave.Bekim Fehmiu ndoqi një fragment nga xhirimi i filmit për fëmijë ’’Kryengritja në pallat’’me skenar të Bedri Dedjes..Në Lidhjen e shkrimtarëve dhe artsitëve të Shqipërisë, ai u prit nga kryetari I kësaj LIdhje, shkrimtari Dhimitër Shuteriqi dhe një grup shkrimtarësh dhe artsitësh.Artistin kosovar e prêt edhe zëvendës ministri i arsimit dhe kulturës dhe kryetari i komitetit të kulturës dhe arteve, M.Bala..Bekim Fehmiu mësoi për sukseset që i kemi arritur në çdo fushë të jetës.Duke u ndalur në krijimet e kinematografisë ai shprehu gëzimin e artistit për përparimet e kinematografinë shqiptare dhe uroi për suksese më të mëdha në të gjitha fushat e kulturës dhe artit. Shumë vende  u futën në itinerarin e kësaj vizite, e bashkë me të si një përrrua i rrëmbyer, shpërthyen përshtypjet dhe mbresat e paharruara.Krenaria e shqiptarit si luftëtar i pamposhtur i ka rrënjët thellë në historinë shekullore. Lavdia e Skënderbeut transmetohet në brezin  e Shqipërisë socialiste me një heroizëm të ri.Në qytetin e Krujës, artisti kosovar Bekim Fehmiu vizitoi kalanë dhe Muzeun historik.Kur e pyetën Bekim Fehmiun, se a do të donte të luante në një film shqiptar, au u përgjegj në një mënyrë shumë kuptmplote,do të isha shumë i lumtur.Në qytetin e Durrësit Bekim Fehmiu viziton Muzeun e luftës nacionalçlirimtare.

 

Njëzetetetëmijë dëshmorë nga populli shqiptar në luftën e madhe popullore. Njëzetetetëmijë yje që mbetën pëjetësisht të kuq, simbol përpjekjesh dhe fitoresh  në qiellin e  gëzimit popullor.Në këtë qytet Bekim Fehmiu viziton edhe Muzeun arkeologjik dhe amfiteatrin, dëshmi të kulturës sonë.Në darkë ai u ndodhë në një takim të përzemërt me Ansamblin këngëve dhe valleve  popullore. Gjirokastra qyteti Muze e rrëmbeu qysh në fillim aristin kosovar, duke i bërë një përshtypje të madhe.Modelet e rralla arkitekturale e bëjnë këtë qytet të dallohet nga qytetet tjera..Shtëpitë karakteristike janë si kështjella të vogla në miniaturë.

 

Bekim Fehmiu ka marrë pjesë si aktor në mbi njëzet filma.Ai është aktori kryesor tek filmi televiziv’’Odisea’’.Duke vizituar Butrintin, ai kalon nën Portën e luanit, ku sipas legjendës ka kaluar Odisea, heroi i mitologjisë greke..Duke parë me kuriozitet mozaikët dhe fragmentet e kulturës së stërgjyshërve tanë ilirë, Bekim Fehmiu u pasurua me një kapitull të ri mbi traditën e popullit tonë të talentuar.Fotografitë e të jatit ,dhuruar në Muezun e Shkodrës,mbetën një kujtim i paharruar nga kjo vizitë e dashur.Gëzimi vjen e grumbullohet për të arritur një kulm.Shtëpia e tij e lindjes, në rrugën e qytetit e përtëritur të Shkodrës,ia forcon së tepërmi ndjenjën e dashurisë për vendin e tij Shqipërinë. Gjatë vizitës artisti kosovar u takua me grupe të ndryshme artistësh e kineastësh.Në Teatrin e Shkodrës Bekim Fehmiu foli mbi përpjekjet e tij të suksesshme në artin e tij të vështirë por të bukur të kinematografisë.

 

Ndërmarrja industriale e përfshiu artistin kosovar.Ai viziton Hidrocentralin e Vaut të Dejës/Një vepër shumë e rëndësishme e ndërtimit socialist/.Bulevardi i dëshmorëve të kombit, në këtë ditë  feste mbanë të  gjitha sukseset  e së tashmes dhe të ardhmes së lumtur, nën udhëheqejn e Partisë dhe shokut Enver .Duket sikur këtu në këtë shesh mblidhen  të gjitha ngjyrat e jetës së bukur që shpaloset në vendin e shqipeve. Në këto çaste , gëzimi është ndjenja më e fuqishme.

 

Bekim Fehmiu është një aktor realist, i talentuar dhe me kulture.Duke u larguar nga vendi ynë, kineastët dhe artistët tanë e urojnë për një perfeksionim të mëtejshëm si aktor i teatrit dhe i kinemtaografisë.