Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon M. Dilo: ''Kur të bashkohet Kosova me Shqipërinë...''

| E premte, 02.07.2010, 09:57 PM |


Një nacionalist shqiptar                                 

        

“KUR  TE BASHKOHET KOSOVA ME SHQIPERINE…”

                         

Nga Ksenofon M. Dilo

                                                                      

             Edhe sot e kësaj dite , në vesh e kam atë zërin e  qetë të   Jovan Trebickës   .Gjithnjë  i   ëmbël,  i   butë     komunikim .  I   matur      këshilla    Të kristalta mendimet:

  ” Të mirin ,të drejtin ,duaje!  Tek ai buron mirësia nga shpirti.  Rastis që dhe i ligu edhe gënjeshtari bën mirë ,  por …ligesi i del nga shpirti .Mirësia(!) e tij  ”patericë”që të bëjë një të ligë tjetër më të madhe  Asgjë nuk e bën më të bukur një njeri se sa një zëmër e ndriçuar si e Xha Jovanit që dinte të përcillte të vërtetën e pëlqyeshme tek të tjerët.. “Pa Kosovë e Camëri ,nuk ka Shqipëri”

  Librin nuk e ndante kurrë  nga dora.

 Ç’farë mëndje e pangopur!

    Ç’sy  të gjallë !

       Shihte dhe atje kur në atë kohë mëndja  nuk do guxonte. Vetë qëndrimi i tij,me atë ballë të pastër nga qetësia e brëndëshme, shtatin të drejtë nga dinjiteti, pasqyronte atë    poeti    Agim Mehqemea ka shprehur në vargje,që më flasin edhe për xh. Jovanin :

                                              ..”Më mirë i vetëm se sa i vetmuar,

                                                 Se shpirti brengën e ka pastaj dhuratë

                                                 I vetmi s’është i vetëm,i pafat…”          I vetëm nga lufta klasore.Jo i vetmuar,se brengën e kish luftuar, kurrë  s’kishte qëndruar larg nga zëmrat .

      

   Shumë mirënjohës i jam jetës që më dha rastin ta takoja Jovan Trebickën..E njoha në Gjerbës të  Tomorricës në vitin 1970-të.birin e familjes  së dëgjuar Trebicka,vëllanë e oficerit trim Loni Trebicka vrarë në pabesi nga forcat e terrorit të kuq…

  Vrarë si babai i tij,Argjiri, dhe si xhaxhai Vasili,nga shovenistët grekë:Njerin e dogjën të gjallë,tjetrin  ja nxorrën sytë pastaj e vranë. 

-           Nga jeni? - më pyeti në shumës,me gjithë ndryshimin e moshës që kishim.

-Nga Sheperi i Zagorisë- iu përgjigja.  Ç’ti thoshje tjetër ?  Një fshat me afro 70 shtëpi,me 16-të burgosur politikë-shtova, dhe mëndja më shkoi tek i dehuri nga mrekullitë satanike që kish strehuar  në shtëpinë e tij, Mugoshën . Koha-kjo mësuese e palodhur e jetës- i mësoi ,se e kish bërë për të zezën e tij,të Sheperit, të të gjithë Shqipërisë.

     -Të jesh krenar,shtoi xh. Jovani,që “je nga vëndi i Jani Dilo-s.Burrë i rrallë. Burrë i pushkës dhe i penës  si vetë Ai.Gazeta “Ora” që dilte në atë kohe në Korçë drejtohej prej Tij. Atje  ku i shkelte këmba  ato vënde ishin ishuj lirie .., një shëmbull ku mund të çojë trimëria,burrëria,ideali i pashuar shqiptar ! (Fliste kështu Ai dhe mua shikimi më drejtohej andej ..nga Dobrenji ku   i zoti i shtëpise plot bujari i kish hapë portën Janit me shoket e tij  edhe pse kish partizane brënda..Skraparlliu e do trimërinë,trimin që lufton për Liri e Atdhe) Robërit –vazhdoi xh. Jovani-i  kthente mbrapa Jani,të plagosurit urdhëronte të mjekoheshin.. Plot besim futeshin në beteja kur udhëhiqte Jani  Dilo. Betejat si, Strugë-Qafë Thanë,  Barmash etj. janë udhëhequr prej tij . .Bile të mos kishin mbritur dy fshatarë me kuaj  shpejt te Jani ,gjermanët desh i rrethuan  në kthesat e Barmashit se , forcat e P.Dumes ishin larguar qysh mbrëmane nga  ura,vëndi që u qe caktuar. Po, Jani gjeti forca e i zmbrapsi  gjermanët .Në atë betejë forcat e Maliq Dusharit qenë më të shumtat(1350 vetë) dhe më të armatosurat...Komunistët këto  beteja u nderrojnë vëndin e datat e i bejnë të tyret. Koha tani nuk e do Janin .Luftës së ndershme i lehin  gjithmonë shumë të pandershmit . E nesërmja  do të flasë  shumë për Të. .Në Leskovik donin t’i ngrinin bust për së gjalli,në rrezik vuri jetën e Tij dhe shpëtoi rreth100 vetë nga vrasja e sigurtë  e dorës së huaj!

  Mor bir,-foli i menduar  -  një vepër që mburret sot nga frika,nesër do të qëllohet me fjalët më të liga.Po, edhe e kundërta...”

Kam në bibliotekën e shtëpisë sime “Gramatiken dhe Sintaksa  e  Gjuhës Shqipe”  të Ilia Dilo Sheperit“ botuar në Vlorë,1927-Sot,ky libër aq i vlefshëm , dhe për  shkollat,ndaluar nga kriminelët e librit!

 Ç’të thuash..!?..

  Po, çka mbetur nga biblioteka e Babait të  Janit?

   -Diçka ,i thashë shkurt .Si në kohen e inkuzicionit…

    -Koha..

Me “kohë” kuptonte materjalizimin e strategjiasë komuniste për të persekutuarin, në tre fjalë: 

   P e r s e k u t i m    -   T j e -t ë r s i m   -    P ë r ç m i m  .  .

Nuk kish psikollogjinë e skllavit.Kështu e deshi jetën dhe jeta e deshi si shqiptar të vërtetë,karakter të lartë.. Bile një ditë i nervozuar shtoi: “  Kuqalashet  , janë si   ai shkopi i rënë në hale.Nga do që ta kapësh të ndyn . “      I kishin dënuar  të birin,Nardin,për agjitacion e propagandë.

  Në natyrën e tij ishte ajo veti që quhet  t a k t ,që është dhe lulja më delikate e fisnikërisë.

     Merrej me të bijën,Vjollcën,nxënëse gjimnazi,që,nuk ulej të bënte detyrat.

 -Pa ,eja bija ime! Më trego mua si i zgjidhni ju këto problema në shkollën tuaj?  Mbase dini  ndonjë mënyrë më të mirë?

 Nisën e zgjidhën tërë problemat e kapitullit…

        Arriti të 80-tat,kujtonte e shoqja ,Marika .Forcat po e linin dal nga dalë. Mëndja i  mbeti gjithmonë gjallë.  Ngrihej  e  shkonte te biblioteka…Tanimë një bibliotekë me libra të rralluara.. E kishin  spiunuar ,mbante libra të  ndaluara. Duhej  të zhdukeshin që të mos përfundonte dhe Ai në Spaç.

  Ditën qe kontrolluesit shikonin librat e gazetat në  bibliotekë  .,ato që kish hequr në një dhomë tjetër-digjeshin për të mos ngelur asnjë shënjë e tyre! Tymi  nga saçi  në magjirjo ngjitej lart,  lotët xha  Jovani i gëlltiste poshtë.. .S’kish ç’bënte ndryshe përfundonte dhe Ai në ato… ingranazhe të asaj makinerie që, bluante kocka e kullonte gjak..

 

  …- Do shkojmë të votojmë për demokracinë- i thanë,atë mëngjez marsi 1992-shit  xha Jovanit që kishte  ditë që nuk dilte  dot as në oborr..

       Pritni fëmijt e mi ! Me një hop e me pak ndihmë,u ngrit nga krevati. Veshi  kostumin. ..Pa dale të vë dhe këtë limodhetën! Me kujdes e rregulloi me ata gishtrinj që i kishin mbetur si qirij. E,mori një qëndrim të hijshëm :

           Do vij të votoj për D e m o k r a c i n ë .  Sa mirë që ia  harrita   k ë s a j       d i t e !

    Dhe u nis e vate… 

   Bota e marrë  gjumashe  po shihte  fundin e saj.  Lindi një mëngjes i ri,pas gjysëm shekulli çmëndurie komuniste.

      Mëndja e Tij e zgjuar kuptonte ç’momente kalonte vëndi. Politikanët komunistë kishin p r o j e k t u a r  vrasjen e demokracisë. Banda që kish  bërë të sajën ideollogjinë e kuqe,kërkonte e kërkon  gjak  dhe… me gjak do ta dorëzonte pushtetin  edhe pse veshi mantelin e demokracisë..Ajo është dhe shtet dhe mafi-mafi e kuqe.Ajo të vret e thotë –vrau veten,të  shtyp me makinë e thotë”aksident”, të masakron e thotë e vranë për flori,të shan e thotë  më shave, i bën gjithë ndyrësitë dhe avuketrit “brillandë” mbushin xhepat. 

  Padrejtësia  lulezon, drejtësia hesht  !

  Asgjë nuk duket më larg Demokracisë se Drejtësia!

  .Arkitekti i shkatërrimit të Shqipërisë Ramizi i partisë, e kish menduar :” Të drejtat e njeriut janë diçka brënda nesh dhe mund të abuzohet…kurrë nuk do ti lëmë të marrin pushtetin…në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin…komunistët reformatorë do të zbatojnë strategjinë tonë…Me këtë strategji do të kemi..ish klasën komuniste në klasë kapitaliste”(vendimi i byrosë politike ,tetor 1988-të)- Elbete,shqiptarët janë pak të ashpër .Nuk e kuptojnë demokracinë pa një “çikë” didakturë. ,pa i përçarë me njeri-tjetrin . Ndryshe do ta kishin vendosur me kohe se,nuk paska më demokrate se ata!!!

    Para xh. Jovanit dilnin pyetjet:a do ta mundojë shumë kolera komuniste këtë vënd ? Ata që,kishin tradhëtuar luftën e nacionalistëve, Kosovën ,Camërinë,   e kishin ndërtuar  njeriun e ri,do të ndryshonin një ditë?

    I shërbeu jetës dhe në kohën që vdiq.

   Mendonte  “Të kuqtë janë si stapi që ka rënë në hale…”.    U nda nga kjo botë duke lënë pas të 86-tat. Pati një fund aq të natyrshëm dhe të qetë si rënia e një frute të pjekur.

  Thirri fëmijët t’i afroheshin i shikoi të gjithë  drejt e  në sy,me radhë ….

Po iki nga kjo botë. E mora dhe gëzimin:Nardi  m’u bë me djalë Kjo derë s’do mbyllet.

….Kalonte nga brezi në brez jeta por, dhe vetedija :

     Një amanet kini nga unë :“KUR  TE BASHKOHET KOSOVA ME SHQIPERINE, TE  VINI  NE  VARR  E  TE  ME  THONI.”

        U   besonte të bijve  trashgimninë shpirtërore që ai vetë dikur e kish marrë në dorëzim.

Trashëgonte atë pasuri që përbën ndryshimin që ndan patriotin nga tradhëtari.