E merkure, 24.04.2024, 03:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ndahet nga jeta Bep Shiroka, autor i 150 roleve në kinema e teatër

E premte, 02.07.2010, 09:58 PM


Bota e kinemasë dhe teatrit shqiptar ka humbur një nga figurat më të spikatura dhe të dashura te saj. Bep Shiroka, aktori shkodran me mbi 150 role në karrierë, është ndarë nga jeta të enjten si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 77-vjeçare.

Bep Shiroka mbetet një nga aktorët më të mirë që Shkodra i dha kinemasë shqiptare, veçanërisht humorit. Mimika e veçantë, batutat e spiktura, interpretimi origjinal i roleve, i dhanë titullin “Artist i Merituar”.

Bep Shiroka nisi karierën në trupën profesioniste të teatri “Migjeni” pas përfundimit të liceut artistik. Dramat “Nora e Kelmendit” dhe “Histori Irkutase” ishin të parat ku u spikat si aktor.

Me pas vijnë filmat e njohur “Çifti i lumtur” , “Kur hapen dyert e jetës”, apo “Si gjithë të tjerët”. Mbetet i pandarë nga skena e teatrit dhe luan në dramën “Dasmë me Flamur” e “Franku i 5-të”. Pas një shkëputje 10-vjeçare rikthet në dramën e Stefan Çapalikut “Putargat e thata” në vitin 2008, i cili ishte edhe roli i fundit i tij. Bep Shiroka do të përcillet në banesën e fundit pasditen e sotme, pas homazheve që miq, kolegë e të afërm do të kryejnë në Teatrin "Migjeni", që prej orës 16.00.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora