Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: U bënë 5 muaj pa Fadil Feratin

| E merkure, 30.06.2010, 08:58 PM |


Fadil Ferati 1960-2010  Bjeshket e Istogut
Fadil Ferati 1960-2010                                             Bjeshket e Istogut

 

U BËNË  5 MUAJ PA FADIL FERATIN

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Bjeshket e Nemuna i rrinë si hijerend trevës së Istogut me rrethinë, në shikim të parë duken jo të larta, duken si jo të thepisura por në realitet janë bjeshkë të cilat simbolikojnë shumë për vetë trevën istogase e më gjerë Dukagjinase. Në terë teritorinë e Istogut pas maleve që hijeshojnë natyrën dhe klimën istogase, pasuri tjetër është uji i cili nepër shumë burime të vogla ngjallë dhe pasuron jetën e qytetarëve tanë, dhe ky uji është si dhuratë nga Bjeshkët tona të Nemura, pasuria e ynë kombëtare. Ndoshta nga ky kualitet dhe realitet që e kemi në Istog edhe vetë natyra e njerëzve dhe qytetarëve në përgjithësi është disi më e qetë, më e relaksuar dhe me më shumë ngjyra dashurie ndja njeri tjetrit.

 

Shumë personalitete të mëdha kombëtare kanë lindur rrazë Bjeshkëve tona dhe buzë burimeve tona të ujit, shumë personalitete e kanë pasur edhe si frymëzim të mirën që na e ka afruar Zoti dhe të cilën thuaja se të gjithë e çmojmë me fanatizëm, e duam Istogun dhe natyrën e Istogut ngase është pjesë e jona e jetës. Me pamje nga Bjeshkët e Nemuna dhe me frymëmarrje të ajrit të pastër istogas u lind dhe u rrit edhe një djalosh i ri i Istogut, konkretishtë Gurrakocit. Aty me 1960 lindi një i ri i cili më vonë do të jetë personazh i një ndryshimi të madh të rrjedhës së vetë njerëzore, dhe të asaj shoqërore jo vetëm për Istogun por edhe më gjerë, do jetë personalitet që do krijoi histori dhe madhështi. Fadil Ferati, ishte me fat që i takoi një gjenerate e cila mbi supet e veta do e merrte detyrën e ndryshimeve dhe përjetimeve të mëdha jetësore në shumë rrafshe, qysh në shkollën  e mesme Fadili tregoi vullnet për jetë, ai jo vetëm që ishte nxënës i shkelqyer por thjeshtë ishte edhe një sportist shembullor në disa lëmi e sidomos në basketball, ku së bashku me të rinjët Rugova nga Cerrca ishin mishërimi i basketbollit nër Istog e më gjerë. Shikuar nga ky aspekt ishte më se e kuptueshme që një i ri me virtyte të tilla të mëdha të ishte edhe një personalitet i menqurisë dhe i urtisë njerëzore, e vështirë ishte që të kishe ndonjë momarrveshje me Fadilin, ai nuk jepte shkas por as nuk dëshironte shkaqe për dobësi të ndryshme. Në fakultet Fadil Ferati ishte gjithashtu student i dalluar, ishte vetë persdonaliteti i tij i qetë i urtë por shumë i dashur për shoqërin, kishte barcoleta aq të mira dhe aq të matura sa që krijonte kënaqësi mundësia për të qeshur në ato vite të ndryshimeve të mëdha që do të perfshinin jo vetëm jetën e tij,  por edhe vetë jetën e qytetarëv të terë Kosovës. Fadil Ferati nuk ishte lakmiçar, ishte i drejtë dhe shumë pragmatik për realitetin që jetohej, ishte i prerë dhe shumë i vendosur në shumë situata e që të gjitha këto do të kulmoni n kur ai do të futej në rrjedhat politike, udhërrefyes dhe idol kishte këndë tjetër  pos të Madhit të kombit Presidentin Historik Ibrahim Rugovën.

 

Gjatë periudhës së pushtimit dhe funkcionimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës që nga viti 1990-91-92, Z Ferati ishte aktivistë i madh i LDKsë, më vonë ai zgjidhet kryetar i degës dhe vazhdon edhe më me fanatizëm ecjen e LDKsë përpara, pas lufte Fadili në kushte dhe rrethana mozomakeqe për LDKnë e forcon së bashku me bashkëpunëtorët e tij edhe më shumë, LDKja në Istog si zakonisht rrah në zemrat e qytetarëve me mbi 70%. Mbaheshin zgjedhjet, Fadili mposhte kundërkandidatët dhe forconte edhe më shumë LDKnë, Istogu përparonte dhe mirëqenja qytetare ngritej, ngatërresa dhe vrasje nuk kishte, edhe pse kish të interesuar që të gjakosnin Istogun, por politika dhe filozofia fadiliane e mbëshjellë me mrekullinë rugoviane i largonin nga skena dhe territori istogas, ngase edhe vetë qytetareët istogas ishin të mbështjellur me filozofinë e urtësisë dhe menqurisë, veti kjo istogase-madhështi-.

 

Kështu nënë udhëheqjen e Fadil Feratit me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe me përkrahjen e qytetarëve istogas e tërë komuna e Istogut u shëndrrua në një kantier ndertimi, zhvillimi dhe përparimi, rrugët u shtruan me asfalt, kanalizimet e ndryshme , sistemi i ujësjellsit pushtoi që të gjitha fshatrat e Istogut me ujë të pijshëm nga burimet istogase, trotuaret të jepnin kënaqësin e të qenit qytetarë, drunjët e mbjellur anash trutuarëve rriteshin dita ditës, higjiena dhe pastrimi i rrugëve dhe bërllogut ishte i përditshëm, pra thjeshtë të bëhej se ishe dikun në perëndim të Evropës. Të gjitha këto të mira vazhdojnë të ecin përpara edhe sot e kësaj dite ngase Istogu ende qeveriset nga LDKja në krye me bashkëpunëtorin më të ngushtë të Z. Ferati ,Kryetarin e tashëm Haki Rugova.

 

Shumë ndryshime ndodhen në Istog gjatë periudhës feratiane, ai e deshi shumë Istogun dhe qytetarin istogas, ai kishte oferta nga më të ndryshmet që të shkoi në Prishtinë, të ngjitet lartë në piadestale ministeriore apo tjetër, por jo ai nuk deshi ai e deshi shumë LDKnë, dhe deshi shumë Istogun, i tillë ishte Zotëri Ferati. Fadil Ferati ishte vërtet vetë shpirti i shqiptarit të ndershëm, jo ai nuk lejoi që të krijoi luks për vete dhe familjen e tij, jo ai nuk lejoi ta vjedh kuletën e qytetarit shqiptarë, jo ai nuk deshi të fitoi tendere, nuk deshi të futet në korrupcion dhe kriminalitet, ai nuk kontrabandoi me familjen e tij që ta jetoi jeten e milionerit me të vjedhura parash, ai edhe sot e kësaj dite ka familjen në Gurrakoc, në bashkësi familjare, ai ka një grua dhe fëmij që janë rritur me edukatën familjare vërtet shqiptare se duhet jetuar me pastërti dhe me dinjitet, me moral dhe veti njerëzore, pra Fadil Ferati më së paku bëri për vehten e tij, e më së shumti bëri për shqiptarinë, të tillë pos I. Rugovës nuk ka në Kosovën e sotme të hajnave të luftës dhe të hajnave të paqës, Fadil Ferati mbetet Feniksi i sjelljes qyetare dhe intelektuale shqiptare.

 

Fadil Ferati e deshi Kosovën, ai e deshti shumë përparimin e saj, punoi për Kosovën dhe shkoi në perjetësi për shqiptarinë. I ndjeri Fadil shumë ishte i lidhur me Istogun e tij, me qytetarët e tij të cilët te Fadili nuk shifnin një njeri me poste të larta por shihnin një bashkëbisedues dhe një njeri të afert me të cilin kudo mund të bisedohej, Fadili çdo ditë ishte me qyetarët, i dukshëm i prekshëm dhe i hapur për çdo gjë, të rinjët dhe të moshuarit ishin me Fadil Feratin, dhe shif nga kjo ai ishte njeriu shumë i dashur i të gjitha shtresave të qytearëve istogas e edhe kosovar.

 

Ne istogasit e dijmë shumë mirë se çka e fascinonte Fadil Feratin, ajo ishte Bjeshka, pra Bjeshket e Nemuna, të cilat në pika të ndryshme i vizitonte me miq dhe shokë sa here i ipej mundësia, i prekte dhe kënaqej me ato bukuri natyrore që i ka Istogu e më gjerë, Bjeshket ishin gjithmonë krahhapur për vizitat e Fadil Feratit, dhe si për çudi me 30 janar Bjeshket e Nemuna ishin të mbuluara me borë, ngase atë ditë pushoi së rrahuri zemra e njeriut që aq shumë i deshi, ndersa,në Istog me rrethinë dhe në mbarë Kosovën, bora filloi të shkrihej nga lotët e qindra mijra shqiptarëve në shenjë dhimbjeje për shkuarjen e Fadil Feratit në perjetësi.

 

Burimet e ujit që rrjedhin rranx Bjeshkëve tona nuk do shterin, me këtë ujë të pijshëm si loti do ketë lindje dhe rritje të gjeneratve tjera shqiptare në trevën e Istogut, ua kemi borgj Presidentit Historik I. Rugovës dhe Kryetarit historik istogas F. Feratit, të ndjekim rrugën e tyre.

 

LUM familja e tij që kanë në histori shqiptare një burr dhe baba të tillë, të krenohen gjithhere me te.