E hene, 08.08.2022, 01:57 PM (GMT+1)

Faleminderit

Remzi Limani: Bekimi i bekuar nga zoti

E merkure, 30.06.2010, 09:58 PM


BEKIMI I BEKUAR NGA ZOTI

 

Nga Remzi Limani

 

Një burri të pa shoq… njërit ndër flamurtarët e parë të kulturës sonë kombëtare, i cili, porsi një tempullar fisnik; triumfalisht hyri dhe shkëlqeu në arenën e kinematografisë ndërkombëtare. Sikurse Aleksandër Moisiu, Gjon Belushi edhe Bekim Fehmiu dhe ndjenja e tij e fuqishme kombëtare së bashku me  kontributin e dhënë në fushën e artit e bën që ky njeri veçan prej një personaliteti dhe aktori të njohur gjithandej, të mbetet vula dhe pavdeksia e tij tashmë e stampuar në historinë e kinematografisë botërore. Ani pse, ai kryesisht luajti në projektet e huaja, të cilat ia ofruan regjisorët e famshëm botërorë të industrisë së filmit, Bekimi, ishte dhe mbeti një margaritarë i cili pa dyshim e pasuroi pjesën më të ndritshme në gjerdanin e kulturës sonë kombëtare

 

Vetëvrasja protokollare

 

Bekim Fehmiu, kurrë nuk iu frikua vdekjes, por, kishte droj nga procesi i saj. Ndaj, ai, deshi të dilte nga procesi i vdekjes, proces i cili kishte synime të shtrohej para tij dhe në sytë e të tjerëve në mënyrën më të palakmuar për te… Ndaj, artisti i madh, vendosi për rolin e tij të fundit… duke bërë një lloj monologu para Zotit, për ta bekuar dhe miratuar vdekjen e tij të cilën e zgjodhi vet. Dhe, kështu, në mënyrë protokollare, ai, solemnisht e nënshkroi aktvdekjen e tij me vetëdije të plotë duke kërkuar nga familjarët, miqtë, dhe dashamirët e tij që ta kuptojnë ndërmarrjen e tij të fundit…

 

Se ky njeri, vërtet na përkiste neve dhe ne atij - e dëshmoi amaneti dhe dëshira e tij e fundit: që hiri i shpirtit të tij të ecën gjithandej së bashku me rrjedhën e Lumbardhit nëpër kohë dhe hapësirën tonë. Pra, e gjithë kjo, nuk ishte rastësi, por një kuptim filozofik për jetën dhe vdekjen, atdhedashurinë dhe mallin e njeriut për të shuar etjen e fundit; atje tek sofra e përbashkët të emrit shqip. Artisti ynë, kudo që shkoi, kudo që jetoi, ai, me kujtime nën sqetull hapëroi, duke mos e harruar kurrë aromën e nënqiellit mbi Ilirikum.

 

Mungesa e ndërgjegjjes parlamentare dhe mediokriteti provincional

 

Kërkesa njerëzore e deputetit të Kuvendit të Kosovës, regjisorit,  Esat Brajshori, që personaliteti i Bekim Fehmiut të nderohet me një minut heshtje - mjerisht nuk u përfill, duke mos e kuptuar: se të gjitha historitë fillojnë nga arti dhe kultura e një populli. Kjo len të kuptojmë se ne, shpeshherë nuk dimë ta çmojmë njeriun tonë - karshi të tjerëve të cilët në vazhdimësi u këndojnë miteve të paqena, për të na servuar heronjtë e tyre të shpifur. Kështu dhe në këtë mënyrë, ne vet e çojmë ujin në mullirin e dreqërve, të cilët, si zakonisht gjithminë e shfrytëzuan naivitetin tonë. Ata… shekuj me radhë, të vërtetën tonë e trumpetuan në mënyra ndër më të ndryshmet; duke investuar në vazhdimësi në përvetësimin e figurave tona madhore të historisë, humanizmit dhe kulturës sonë kombëtare, që nga Skenderbeu, Nëna Terezë dhe shumë të tjerë duke u munduar t`i minimizojnë sa më shumë të arriturat tona kombëtare në të gjitha fushat e jetës.

 

          Në kontekst të gjithë kësaj, duhet të kuptojmë: se aty ku çmohet artisti dhe kultivohet arti, kultivohet edhe vetëdija kombëtare. Në këtë kuptim, Bekim Fehmiu, ishte rrumbi i cili rrahu kambanat e para, të cilat lëshuan tingëllimat anëpranë botës së qytetëruar - gjithandej ku emri i tij ishte letërnjoftimi ynë kulturorë dhe, shkëlqimi i tij prej aktori me nam, pa dyshim ndriti kuptimin e një emri shqip të cilin e bekoi Perëndia për të qenë dhe për të mos vdekur kurrë… 



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora