Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mospërfillja e viktimave - Akti final i paturpësisë qeveritare

| E diele, 02.12.2007, 02:03 AM |


Nga Sami Repishti

Baldwin,N.Y.- Kohet e fundit u nda nga ne bashkevuejtesi im dhe mesuesi i te gjitheve, At Zef Pllumi, i çetes françeskane shqiptare. Me kalimin ne boten tjeter, ai nuk ka vdeke. Ai ka vorfenue ata qe e njohen, Kuvendin e etenve minore, dhe ne pergjithesi te gjithe kombin shqiptar.
Sot, une nuk vajtoj humbjen e At Zef Pllumit; sot, une celebroj jeten e tij te pasun, At Zefin qe u ngrit ne piedestalin e "Nderit te Kombit" nepermjet "deres se ngushte"(porte etroite), rruges se ferrit e mbretnise se territ, qe mundoi Shqipenine per 45 vjet me rradhe nen diktaturen e proletariatit. Megjithate, sot sikur me leshon zemra: ndamja nga ne e ketij frati plak me zhgunin e vorfenise, me ngulite ne zemer faktin se po mbyllet nji cikel, nji epoke lavdishmenisht e dhimbshme e atdheut tone, epoka e rezistences heroike anti-komuniste.
Miku i im i mire, Anton Çefa, pasunoi bashkesine tone me shkrimin ne Illyria mbi jeten e ketij frati franceskan qe la gjurme tashma te pashlyeshme ne kujtesen tone, e sigurisht edhe ne historine tone bashkekohore(1). Edhe ne qofte se kujtesa e jone e tratheton, historia do ta mbroje. Historia do te mbroje, gjithashtu, dy brezni te tana qe u rriten dhe u sakrifikuen per kauzen e lirise e demokracise ne Shqipeni. Sot, breznia e re e "tranzicionit demokratik" gezon frytet e punes, djerses, dhe gjakut te derdhun nga para-ardhesit e tyne...! Ose te pakten ashtu duhet te jete!

*

Nji muej ma pare, udhetova ne drejtim te Shqipenise i alarmuem nga gjendja shendetsore e vellaut Vehbi, qe vdiq me 20 tetor. Vellau Vehbi kaloi shume dite te veshtira ne kampet e perqendrimit komuniste te Beratit dhe Veliqotit (Tepelene) se bashku me nanen tone plake dhe motren e re. Qendrimi im dy javore ne Shqipeni, me dha mundesi te shikoj per se afermi gjendjen e vendit, te "Shtetit" dhe te "shoqenise" shqiptare. Perfundimi? Nji shgenjim i plote, dhe deshprimi i paevitueshem! "Shteti" nuk funksjonon! "Shoqenia" shqiptare vuen nga harresa e se kaluemes, dhe mungesa e shpreses per te ardhmen. E tashmja shqiptare ashte nji gjendje fluide e zhvillimit shoqenor pa orientim, pa program, pa udheheqje. At Zef Pllumi e quejti kete gjendje "demokracia shqiptare me dy diktatore(2)!" Hydra me dy krena?
Ma me randesi se sundimi i dy diktatoreve te demokracise shqiptare ashte perfundimi se ne vendin tone po perjetohet nji ndamje zemer-thyese e shoqenise: nga "njena ane" ish elementet e privilegjuem te diktatures se kuqe, dhe shumica e klases ne fuqi -imorale dhe amorale- qe perkedhele dy diktatoret per interesa te ngushta vehtjake. Ne kete llum te korrupsionit ku lulezon krimi i organizuem, ndjenjat e shumices jane paralizue, zani i ndergjegjes ka heshte, e ligji ka humbe kuptimin qe ka ne boten e qytetnueme. Klasa e sotme ne Shqipeni ka ndertue nji shtet pa themele, nji ndertese mbi boshllek. Kapitali moral qe justifikon pushtetin ne nji shtet nuk ekziston; ai ashte perbuze pa meshire.
Ky kapital moral ashte pasunia e fitueme me djersen, lotet e gjakun e "anes tjeter", atyne qe paten guximin me i thane "jo!" diktatures, dhe qe pranuen sakrificat ekstreme me ndergjegjen e plote e me guxim qe ngjall vuejta e denimi i pamerituem. Kjo "ane tjeter", sot e perbuzun dhe e lanun mbas dore lufton ne nji perleshje te pabarabarte per mbijetese me dinjitet, per nji shoqeni shqiptare qe reflekton "traditat" e se kaluemes e qe sot mohohen. Per fat te keq, perpjekja e kesaje elite morale shqiptare as kuptohet, as perkrahet nga shumica e nji popullsie qe sjellet rreth e rrotull sikur te ishte e verbet, dhe e shurdhet: as sheh, as nuk ndigjon, dhe sidomos nuk flet! Heshtja mbytese e kesaje shumice me frikesoi!

*

Ashte me te vertete tronditese te mendosh se kerkesat ma fillestare e ma te ligjshme te ish-te persekutuemve per denimin e krimit dhe kriminelit komunist, nuk perfillen. Me mijera te vrame me gjyq e pa gjyq, me dhjetra mijera te arrestuem, te torturuem, te burgosun per dekada te gjata, me dhjetra mijera tjere, pleq gra e femij te internuem pa asnji arsye nuk mjafuen me binde "Shqiperine zyrtare" te tranzicionit komunist per ekzistencen e krimit te kryem, per nji "habeas corpus" qe zen syte e botes mbar, dhe per nevojen e nji drejtesie qe gjykon keto krime makabre. Te lodhun, te dermuem shpirtenisht dhe fizikisht, pa plang, pa shtepi, ata qe mbijetuen vitet e murtajes komuniste ne Shqipeni ne burgje dhe kampe nuk ishin prove e mjaftueshme me dokumentue krimin e kryem komunist per "Shqipenine zyrtare". Mijera gra te veja, femij pa prinde e prinde pa femij, nuk ishin prove e mjaftueshme me binde "Shqipenine zyrtare" per denimin e nji kasaphaneje te hapun per viktimat e pafajshme nga xhelate qe ushtruen kete profesion pa asnji meshire, pa asnji bremje ndergjegjje.
Sot, akoma kendon zogu kobzi mbi çatite e shtepiave te prishuna te ish te persekutuemve qe nuk jane ne gjendje me reparue, ne shtepia ku tryezat e bukes jane akoma te zbrazta, ku gjumi i nates akoma bahet me friken e arrestimit qe nuk shkeputet nga mendja e viktimave, dhe ku "kanga" e nji te ardhmje ma te mire nuk njihet fare. Vorfenia qe ndoqi te persekutuemet per afer 45 vjet me rradhe, ndjek viktimen kamba kambes edhe keto 17 vjetet e "tranzicionit demokratik", kur premtimet falso dhe deklaratat hipokrite e bajne dhimbjen e trupit ma te rande, dhe plaget e shpirtit akoma ma te thella, ma te pergjakuna, dhe ma te padurueshme. Te pakten keshtu e pashe une ne Shqipeni!
Ish i burgosuni çek, Karol Bartosek, tue pershkrue pervojen e vet ne hetuesi dhe torture, ku qenia e tij ndahej dyshe -nji qe kundershton dhe nji qe pranon- shkruen: "...me pas, une nuk isha me...Une e konsideroj kete gjendje te mos-qenies, si poshterimi me i madh, shkaterrimi me i plote i njeriut, nji shkaterrim i qenies sime. Nga une vete!"
Ne Shqipeni, ma shume se ne te gjitha vendet komuniste ky shkaterrim ka qene ma i rande se vdekja fizike. Te jetosh i gjalle me shpirt te vrame nga shkaterrimi i qenies tande nga vete qenia jote, e qe shkakton tortura, ashte nji eksperience e panjohun ma pare ne vendin tone. Akoma ma te panjohuna jane pasojat e ketij shkaterrimi per viktimen qe mbijeton. Kjo spjegon, ne nji perqindje te madhe mendoj une, qendrimin e shume viktimave, kufoma qe levizin, e qe shihen sot te sjellen ne qytete e fshate shqiptare.
Kjo ushtri martiresh ne altarin e demokracise, e perbuzun dhe e lane mbas dore nga "Shqipenia zyrtare" nuk gjen dot forcen e mjaftueshme me reklamue ate qe ashte e drejta e tyne legjitime dhe morale. Kete mungese e mirepresin akoma ma shume ata qe ne pozita te privilegjueme inkurajojne menjanimin e viktimes, sikur te ishte nji pengese ne jeten e sunduesve te hjedhun ne krahet e orgjive te çthuruna qe u siguron atyne pasunia e paligjeshme e grumullueme ne saj te privilegjeve qe u jep "pozita zyrtare" e nji shteti qe nuk u takon...! Ne Shqipeni, une pashe nji klase te madhe parazitesh per te cilet pjesemarrja ne politike don te thote sigurimi i nji fitimi jo-ligjor, per nji kohe sa ma te shkurte, dhe ne menyrat ma arbitrare. Sepse, arbitrariteti ne Shqipeni sot, ashte norme, jo perjashtim!

*

Ashte bindja ime se qendrimi i viktimave te murtajes komuniste mbas ramjes se turpshme te komunizmit, ka ngrite nalt moralisht shoqenine shqiptare. Ata qe u dermuen ne peshen e drunit te pagdhenun, qe vuejten thyemjen e gjunjeve dhe kockava me çekan, qe u dogjen me hekur te skuqun ne trup dhe me cigare ne sy, ata qe u varen per peme e dritore te qelive per dite e jave te tana pa buke pa uje, grate e vajzat shqiptare qe u varen per litar gjate periudhave mujore qe te bahen objekte tallje per rojet e kuqe shtazarake, te gjithe ata qe gjithe jeten e kaluen te perbuzun e te perndjekun (si nana, motra e vellau i im) sepse deshten te jetojne si njerez te lire, e gjithe kjo turme fatkeqe qe i tha JO! dhunes, genjeshtres, urrejtjes, shnjerezimit, refuzon hakmarrjen me qellim qe te mos shkaktoje viktima te reja, te mos lendohet akoma ma shume "nana shqiptare".
Natyrisht, ata nuk harrojne! Gjurmet e vuejtjeve, dhe pjestaret e familjes se vrame, ose te zhdukun ne burgjet dhe kampet e shfarosjes, nuk e lejojne nji sakrilegje te ketill. Sepse, harresa e krimit qe sjelle perseritjen ashte nji sakrilegje qe nuk lejohet. Me nji qendrim te ketill, ish te persekutuemit nga murtaja komuniste kane kepute zinxhirin e hakmarrjes ne vendin tone qe ka damtue kaq rande shoqenine shqiptare shekuj me rradhe. Koncepti fetar-dhe qytenues- i faljes se fajit njeh shperblimin e aktit: shenjtenimin e jetes njerezore nga te gjithe...!

*

Ne vitin 1996, Asambleja e Parlamentit Europian, aprovoi Rezoluten 1096, mbi "Masat per te Shrranjosur Trashegimine e Sistemeve ish-Komuniste Totalitare". Rezoluta nuk pranon hakmarrje; perkundrazi ajo kerkon "sigurimin e drejtesise pa kerkue hakmarrje". Ajo kerkon marrjen e masave te ndryshme qe pengojne perseritjen e tragjedive te kalueme, e sidomos "...konformizmin deri tek bindja e verbet dhe menyra totalitare e te menduemit, dhe te ndjenjave tona (zemres)" e qe sot, na deshmojme ne Shqipeni. Asambleja gjithashtu porosite "qe aktet kriminale te kryeme nga individe te veçante gjate rregjimeve komuniste totalitare te proçedohen penalisht dhe ndeshkohen simbas kodit penal". Asambleja rekomandon "damshperblimin material, te drejte" dhe "mirepret hapjen e dosjeve te policies sekrete per publikun". Me reforma te thella politike, ligjore, ekonomike ajo synon "zhvillimin e nji shoqenie civile". Nji qendrim te ketill keshillon edhe Rezoluta 1481 (2006) e vitit te kaluem. Asgja e ketille deshmohet sot ne Shqipeni...!
Ne Shqipeni, "shteti" shqiptar ka deshtue ne plotesimin e "rekomandimeve"! Akoma ma keq. Zhvillimi i "shoqenise" shqiptare ka marre drejtimin negativ. Shoqenia shqiptare ashte sot e hutueme, e frikesueme per te ardhmen, thellesisht egoiste. Dhe akoma: ajo ka ra ne pellgun e indiferences. Si rrjedhim, indiferenca masive ka lejue krijimin e nji shteti qe nuk ka autoritetin e duhun moral, me udheheqe.
Ne rastin e ish te persekutuemve nga murtaja komuniste, "Shqipenia zyrtare" i ka lane mbas dore plotesisht, dhe perpiqet me qetesue ndergjegjen e flliqun me pensione qesharake si shperblim per vuejtjet e jashtezakonshme. Ashte opinioni i pergjithshem se me nxitjen e disa kuadrove drejtuese shtetnore, organizatat e ish te perndjekurve jane perçare ne kater ose pese grupe, te anmiqsueme. Ata jane lane fare mbas dore, aq sa kohet e fundit as qe ftohen perseri ne manifestime zyrtare...sikur nuk ekzistojne fare. "Shoqenia" shqiptare vren nji fenomen kaq negativ, e heshte.
Me nji qendrim te ketill, heshtja nuk pengon perseritjen e krimit te kaluem, ne disa kondita te caktueme. Shqipenia ashte toke e pergatitun per te paprituna te padeshirueshme. Dhe kjo me frikeson shume!

Nandor, 2007