Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Anton Kodrari: E gzosh lumninë e parrizit, frati i malevet të brishta të Dukagjinit

| E hene, 28.06.2010, 09:59 PM |


E GZOSH LUMNINE E PARRIZIT, FRATI I MALEVET TË BRISHTA TË DUKAGJINIT

Step by Step,Time by Time, Day by Day, Generation after Generation.

 

Nga Anton Kodrari, Shkodër

 

Spo di kah me ja nise e se si me i rreshtue kto rreshta, qi per mue janë me tâman shumë por në realitet jânë mâ pak se hiçi, per njeriun me nji petk të linjte kâf e me nji konop të bardhë si bora e dimnit me tre nejça, për dukagjinasin mendje-mprehte e larg-pams, për shqyptarin bujar-fisnik-të urtë e trim,birin e déjë të ShFrançeskut të Azisit që ja fali jetën e vet shërbimit ndaj Kishës e ndaj Shqypes dy-krenare, tuj i thur himne e lavdi në çdo sekond të të jetuemit të tij Krishtit, Zotit të marë njerzimit.
Ishte dt 3 Fruer e ktij Vjeti, kur superiorët e mij françeskan pak a shumë njatje kah mjesnata më thonë se m
kishte ardhë orari mue me shkue e me ndejt me fratin e moshuem të Dukagjinit që në ato ditë po kalonte dó ditë të vështira per shkak të moshës e për shkak të smunjes që vinte e ju rândonte çdo minut e mâ shumë.
Ishte rregull i vendosun prej msuesve tanë që të ndamë në turrne të alterrnueme t
i qindronin çdo dite e shdo natë shkamit të palkundun që po shkimej kadale - kadale si qiri i Pashkvet. 
Bashkë me mue atë natë gjindej edhe Fra Etjeni e s
bashkut do ti kalojshim ato tre sahat që na i kishin caktue me ndéjt me, vllanë tonë në Krishtin e në Françeskanizem, me fratin e maleve te brishta të dukagjinit si e quante edhe aj vetveten.
Njatje ka ora 3 e nadjes së ditës së re do të vinte me na xevendësue pader Aurreli guardiani jonë, që bashkë me Pader Landin kishin qindrue gati te tanë ditën me te. Por atë natë të errët të historisë shqyptare ndër-etnike nuk pat nevoje me ardhe e me na xevendesue, se padres tonë i pushuen të rrahunat e zëmres e vetvetiut ju mbydhën sytë sepse Krishti i ringjallun e
kish thirrë te vetja në lumnine e engjëjve dhe shëjtënve të qiells. Kú ka dhânti mâ të madhe për faren e robit se kur dhansi i jetës të thrret me pushue në prëhnin e vet atnor. 
Pikërisht kët natë u rrzue edhe lisi i para-fundit i asaj dekade të lavdishme fretnish e meshtarsh të pamposhtun prej asnji rregjimit, vdiq frati dukagjinas; ose JO nuk vdiq, por ndrroj jetë sepse u bashkue në jetën e pasosun me Të Ringjallunin prej te Dekunve.
Por mâ e bukra e ksaj dhimbjeje âsht se aj vazhdon me jetue në zemrat e menjet tona. C
humje e madhe per Komin tonë! Ma merr menja se shumë prej jush tashmâ e kâne kuptue se unë po u rrfej njohjen tëme e momentet e jetës sëme të kalueme me Pader Ambroz Martinin. Leu me dt 2 Dhetuer1928 në gjoksin e alpeve shqyptare , në malet e thepisuna të Shales fisnike-heroike-historike.
A-B-C të i msoj në fshatin e tij të lindjes Theth kú për msues pat fort të nderuemin prof.Karlo Ljarja, mrapa masi maroi tri klast fillore me 16 shtatuer të vjetit 1938 hyni në Kuvendin e Sh
Franceskut dhe po at ditë veshi edhe Shgunin, prej dorës se martirit të fese katolike , prej antikomunistit të betuem At Anton Harapit. Noviciaten e kreu ne Troshan të Zadrimes ku pat si drejtues formimit At Mati Prennushin, At Anton Harapin, , At Agustin Ashikun, At Viktor Volen e At Bone Gjeçaj asokohe guardjan i kuvendit të Troshanit.
Me 11.XII.1946 kje mbylle Kuvendi i Gjuhadolit dhe kje sekuestrue gjithshka dhe me kët datë filloj edhe kalvari i meshtarve franceskan neper burgjet komuniste.
Kurse kleriket ngaqë ishin edhe mâ të ri e pâ kushte të perjetshme pâtën fatin e madh me shkue neper shpija të veta por edhe disa prej tyne patën fatin e keq me râ në duer
t e komunistave e kshtu burgjet Enver Hoxh-jane u mbushen plot e perplot me eliten intelektuale të shkollueme neper universitetet mâ të mira perendimore , freten, meshtar diocesan e gjezuvit.

Aso- kohe pader Ambrozi ishte klerik por per fat të keq nuk mujti me i nise studimet filozofike- teologjike sepse në Shqypni erdhi diktatura e pashpirtë komuniste dhe ky n
vjetin 1948 u arratis bashkë me tmotren Orsolinen që e kish murgeshe stigmatine me të vllanë Palin dhe me shokun e mikun e tij të ngushte piktorin e Shkodres Lin Deline, duelen ne Theth prej aty në Qafe të Pejes e pastaj kaluen kufinin e hine në tokat Jugusllave.
Qindroi per disa kohe në Jugusllavi , n
két kohë filloj studimet ne Hercegnov ne Fakultetin e Arteve të Bukura deri në 1951, fill mrapa u emnue profesor i giuhës e i letersise shqype në Sveti Vlladimir të Malit të Zi, edhe prej Sveti Vlladimirit e hjeken e interrnuen në Plevjle vend ky, kú kryenin denimin edhe shqyptar të tjerë të konsideruem anmiq të atij shteti ku edhe bâni 6 muej burg.
Njaty ka fillimi i vjetit 1953 në gjytetin e Beogradit nisi studimet e tija për giuhë klasike, greqisht e latinisht. Atje gjindeshin edhe studenta të tjerë shqyptare miq të pader Ambrozit të arratisun për shkak të sistemit diktatorial si Martin Cama, Dom Zef Oroshi, At
Benardin Sarreqi etjer. Në 1955 shkon sebashku me dom Zef Oroshin, me pader Daniel Gjeçajn e me tmotren në Rromë.Pasi filloj studimet filozofiko-teologjike në nji gjytet afer Firences pa i perfundue plotsisht me miratimin e autoriteteve ekleziastike të asaj kohe shugurohet meshtar në Fiesole me 29 Qershuer 1957 , kurse Teologjine e kreu në Universitetin Oservanza në Siena në 1958. Mund tâ quajme me plot gojë një njeri me dije universale e nji poliglot shumë të zotin per faktin se dinte mâ shumë se 5 giuhe të huaja, Italisht, Anglisht, Gjermanisht, Serbisht,Latinisht kto gjuhe i fliste dhe i shkruente. I mrekullueshem, nji shembull i shkelqyeshem për studentat e sotëm shqyptare ne Diasporë e ne Shqypni.
I armatosun me besimin në Krishtin , i mbushun me flakën e dâshnise kristiane, e i kompletuem me dije të përgjithshme shkon si misionar në San Francisko të SHBA së ku e shpallë Unjillin e Krishtit per 4 vjet rresht prej 1970 deri në 1974.
Tashmâ si meshtar totalisht i pergatitun, e si misionar me pervoje me kerkese prej autoriteteve kishtare në 1974 shkon në kryegjytetin e Bashkimit Evropian , stabilizohet ne kuvendin e Fretenve Flameng të Provincës së Sh
Jozefit,Bruksel. Jeton e sherben ktu per 25 vjet rresht ku krijoj miqësi të ngushte më ipeshkin e asaj dioçeze mons. Dejardin, me shkrimtarin Ernest Koliqi, me poetin e shkrimtarin Martin Camen, me koçakt antikomunista të Dukagjinit Mark Mhillin e Molls Shoshit e me Dede Pjetër Volen e Dushmanit, me kurbinasin Preng Pervizin, e me shumë e shumë shqyptarë të tjerë që jetonin e vepronin atje. Me sa di unë të vetmen poezi qi ka shkrue frati i Shqyptarvet të Diasporës ja ka dedikue shokut e mikut të tij Mark Mhillit të Molles së Shoshit, po citoj dy - tre rreshta prej asaj poezie qe Pader Ambroz Martini e lexoi sic shkruen edhe aj vete publikisht në vorret e Brukselit ndersa po shtitë në dhe heroin katolik Mark Mhillin: “Dukagjini ka me tkja, E mbarë Shoshi që tpat vlla, Kush tka njofte e kush tka pa, Për njatë “Bese” që kurr nuk preve, Për trimni që sa here kreve, Kanë me ndi breznitë e reja, Si qindrohet kur njerz “Feja”, I forcon me fuqi treja”. Por perveç kësaj poezie Frati lâ edhe dosje të tjera me shumë e shumë ligjerata e konferenca të mbajtuna prej tij neper tanë botën perendimore që me ndihme të Zotit ka mundësi që sshpejti do të bâhen të njoftuna prej publikut. Perveç shkrimeve lâ edhe nje pasuni shumë të larmishme fotografishë të vjetra historike që u perdoren mâ perpara dhe vazhdojnë të perdoren në libra të ndryshem historike prej shkrimtarve të ndryshem shqyptar dhe të huaj.
Për jetën e Pader Ambrozit u shkrua shumë nga autor të ndryshem ktu po citoj dy tre prej tyne si: Pjeter Pepa në librin e tij »Dosja e Diktaturës«, Zef Gjeta ne librin e tij »Dukagjini«, nga Gjon Sinishta në buletinin që aj e botonte në SHBA, bilé Gj.Sinishta disa herash shkonte e merrte foto nga arkivat e Pader Ambrozit per me e pasunue gjithmone e mâ shumë revisten e tij.Me shugurimin ipeshkvor të katër ipeshkvive të parë shyptarë mas komunizmit, Mons Frano Ilia, Mons Robert Ashta, Mons Rrok Mirdita dhe Mons Zef Simoni prej duerve të shejtnisë së tij, pasardhësit të sh
Pjetrit, Papës Gjon Palit II me 25 Prill 1993 ju dha mundesia për herë të parë mas vorrimit i here e mire të eshtnave të kalbuna të diktaturës me u kthye ne atdhe të vet gjâ qi edhe e bâni, ndërsa dishira e madhe qi e pat gjithmonë të ndrydhyn në zëmren e tij për shkak të rregjimit per me i sherbye popullit të vuejtun shqyptar mâ prej safermit ju realizue në vjetin 2000 kur kthehet ne provinçen e tij Franceskane “Zoja Nunciate” në Shkoder.
Në fillim jeton e shërben në kuvendin dhe në kishën e Zojës Rruxare tek Arra e Madhe deri në 2006, pastaj vjet
t e fundit i kalon në kuvendin e fretenve në Gjuhadol ku dhe perfundimisht i sosi ditët e veta.E filloj formimin e tij meshtarak në Kuvendin e Gjuhadolit dhe e mbaroj ketë formim pikërisht me dekën e tij në këtë kuvend me dt 4 fruer 2010.
Mesha e dritës per shpirtin e tij u kremtue prej shkelqësisë se tij ipeshkvit të Shkodres Imzot Angjelo Masafres me dt 6.02.2010,me te bashk
kremtuene edh mons.Rrok Mirdita, mons.Hile Kabashi, proviçali i Fretenve O.F.M At Gazmend Tinaj dhe meshtarw tw tjere tw Dioçezit tw Shkodres. Nderuen me pjesmarrjen e tyne autoritetet civile dhe ato fetare, z.Lorenc Luka kryebashkiak i Shkodrës, z.Gjovalin Kolombi Kryetar i Qarkut, z.Maxhid Cungu prefekt i Shkodres, z.Fejzi Zaganjori perfaqësues e besimit musliman në Shkoder etj.
Urata e vjeter e popullit shqyptar thotë: jeta e shkurtë e deka e saktë, jetës si dihet çast as vakt, nji jete njeri e tjeter s
kâ po me e bjerre çké kâ me bâ etj etj, me sâ mrrij un me logjikue thom me plot gojëse bâni nji jetë të saktë ashtu si thotw urata e moçme dhe kam uzdajë se tash po gzon jetën e pasosun per faktin sepse e shkriu te tane jeten e vet në promovimin e vyrtyteve të nalta njerzore e tkrishtena.Tash edhe un po e mbydhi këtë artikull shumë të vogël per nji figurë kaq të madhe me nji rresht qe pader Ambrozi e kish fort perzemer e na e citonte shpesh: “step by step, time by time, day by day, generation after generation”, e citonte këtë shprehje shumë shpesh sepse kur pat ardhë në Shqypni ne 1993 e pat gjetë vendin e vet në nji gjendje me të vërtet skandaloze kurse kur erdh për herë të dytë ku edhe qëndroi deri ne fundin e diteve te tij e gjeti vendin e tij shumë mâ të permirësuem se sa e kish pâ lanë dhe kete shprehje po ashtu ja dedikonte edhe njerzve per me i bâ me kuptue se nuk duhet me u dorzue perpara vshtirsive qe na paraqet jeta por seicilli duhet me e marre kryqin e tij e me ja bashkangjite kryqit të Krishtit e me ketë dâshni e me ketë forcë qi buron prej kryqit tw lame me gjakun e Krishtit e tmartirve me ec perpara déjsisht ashtu si taman i kâ hije personit njerzor të bamun në pergjasimin e Hyut.Me pak fjale mos me u disprue per kollaj por me e pase besimin e uzdajen e madhe në Zotin se aj âsht i vetmi shpëtimtar i rraces njerzore.
Brezat e sotëm do ta kujtojne birin e Sh
Franceskut, misionarin e diasporës, fratin, At Ambroz Martini për predikimet e tija me dâshni të madhe per Krishtin e per perparimin e vendit të vet, për humorin e tij fin e per aftësitë e tija me ndej e me ju pergjegj çdo njerit, si intelektual si me dy klase shkolle, si i ri si i rritun, per dijen e formimin e tij tij të pashoq fetar e shkencor.
I ftoj vecanarisht studentat e rí që ta marrin këtë frat që tash pushon në vorrin e fretenve në kapelen e Arrës së Madhe bashkë me vllâznit e shok
t e tij françeskaj me AtDioniz Maken, At Konrrad Gjolaj, At Daniel Gjeçaj, At Zef Pllumin e Ate Shtjefen Pistullin si shembull formimi intelektual-shpirtonor-shkencor e fetar per jeten e tyne e per arritjen e piksynimeve te tyne.
Zoti e bekofte e e ruejt rodin e Shqyptarit.
PAÇ DRITE PADER AMBROZ MARTINI, E KRISHTI T
PASTË NE PARRIZ.