E merkure, 24.04.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Intervista

Intervistë Ekskluzive me Azaleja Gashin, ëngjëllin e talentuar të lindur në mërgim

E merkure, 28.11.2007, 10:36 PM


TE GJITHE SHQIPTAREVE  URIME FESTA E FLAMURIT

’’E dua popullin tim, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë’’

Azaleja Gashi
Një zë i mrekullueshëm po hyn furishëm në skenë. Si recituese, moderatore e këngëtare ka arritur të pushtojë zemrat jo vetëm në Gjermani, por edhe në Kosovë e kudo që e dëgjojnë. Ajo quhet Azaleja Gashi dhe është nxënëse e klasës së shtatë në Mariavaler të Dürenit të Gjermanisë. Shkolla e saj quhet ''Ana Frank'' , në të cilën percjell mesimet e artit dhe muzikës. Shkruan poezi kryesisht me tematike shqiptare edhe pse ka lindur në Gjermani. Mesuesit e saj thonë se Azaleja eshte një talente e lindur.

Këto ditë biseduam me Azalenë me qëllim që të njihemi më shumë me këtë çupëz lozonjare e cila premton shumë jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për kulturën në përgjithësi...

Zemra Shqiptare: A na tregoni se ku dhe kur keni lindë?

Azaleja Gashi: Kam lindë më 21.01.1995 në Düren të Gjermanisë. Babi me ka treguar se unë kam lindë gjashtë muaj e gjysmë dhe me peshë vetëm 800 gram. Por sot ndjehem mirë dhe rrallë sëmurëm.

Zemra Shqiptare: Kur keni filluar të merreni me shkrime e këndime?

Azaleja Gashi: Duke e parë babin tim duke shkruar dhe kenduar, që nga vegjëlija kam filluar që të këndoj, natyrisht me ndihmen e babit tim Agim Gashit. Ai më ka shkruar e komponuar disa këngë por i këndojmë edhe këngët lirike të vjetra të cilat i pëlqej shumë. Sidomos më pëlqen kënga ''Doli Liza'', këngë e cila se ka shoqen në këtë Evropë. Ndërsa këngët e komponuara nga babi janë ''Na ishte dikur'', ''Qeni im Beni'', ''Një, dy tre'' etj. Këndoj edhe gjermanisht dhe anglisht dhe cmoj shume kengëtaren Alicia Keys. Ndersa nga këngëtaret shqiptare adhuroj Elvana Gjatën dhe këngën e saj ''Mamës''!

Zemra Shqiptare: A na tregoni pak më shumë pë jetën shkollore në Gjermani?

Azaleja Gashi: Unë vijoj mësimet në klasën e shtatë të shkollës ''Ana Frank Gezamtschule'' . Jam kryetare e klasës dhe e zgjedhur si moderatore e shkolles. Moderimi më shkon sepse flas shumë gje që më bën të gjendem mirë në situata të prezentimit. Vijoj kursin e muzikës dhe aktrimit dhe nga mësuesja kam lavdata të shumta.

Zemra Shqiptare: A i festoni festat kombëtare në Gjermani dhe si?

Azaleja Gashi: Këtu ku gjendem unë është një shkollë shqipe por unë nuk shkoj aty. Kushtet e udhëtimit janë të pavolitshme por mësimin në gjuhën shqipe ma plotson babi im i cili ka qenë edhe mësues. Festave i gëzohem shumë si çdo fëmijë tjetër i diasporës. Këto festa na bashkojnë neve fëmijëve, por janë edhe raste të tregimit të asaj se çka dime. Unë këto ditë jam më shumë e angazhuar sepse përvec që e kishim një shfaqje teatrale në shkollë, isha a ftuar edhe në disa vende që të këndoj dhe recitoj shqip. Tani kur e kam shkruar edhe poezine për flamurin, po mundohem ta recitoj me ndjenja, gje qe po arrij të marrë duartrokitje frenetike. Këto janë dhuratë që vlejnë shumë.

Zemra Shqiptare: Si e keni kaluar verën e sivjetme?

Azaleja Gashi: Kam  pase verë  të ngarkuar dhe i tërë pushimi na ka shkuar në Kosovë. Atje kemi vizituar miqtë e babit si Ali Podrimen etj. Si dhe ishim në RTK ku edhe babi kishte një program nate dy orëshe me Mentor Mripën por edhe unë e kisha një emision për fëmijë që zgjati 30 minuta. Mbrëmjet në Kosovë janë mbrëmje kënaqësie. Mblidheshim te afërm të të gjitha moshave dhe këndonim e recitonim deri në orët e vona.

Zemra Shqiptare: Më mirë ja kaloni në Gjermani apo në Kosovë?

Azaleja me babain, rapsodin e popullit, Agim Gashi
Azaleja Gashi: Unë kam lindur në Gjermani por jam shqiptare. E kemi edhe një poezi me babin tim ku thuhet:

Linda jashtë atdheut
Porse jam shqiptare,
Emrin e kam t´lules
Me thonë kurbetqare
. Etj.

Unë e dua popullin tim e më së shumti i dua fëmijët e popullit tim kudo që janë. Dua që ju në emrin tim të ua uroni popullit shqiptarë Festen e Flamurit, kjo festë e cila sa herë vie na mbushë me gëzim e hare.

Zemra Shqiptare: Në fund te kësaj interviste, cdo të shtonit?

Azaleja Gashi: E dua popullin tim, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë.
Urime Festat populli im. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes motren time Orhidenë në Kosovë e cila  është këngëtare e mirë dhe nxënëse e shkëlqyer.

Azaleja Gashi

Flamuri

Flamuri im i dashur
Flamur kuq e zi,
Për Ty ne luftuam,
Me nder e krenari.

Motra Marigonë
Të qendisi TY,
Me zemër të pastër,
Për ditët në LIRI!

Të ngriti Ismail Qemali,
Të puthi Isai vetë,
Me ty në fitore
Tash e njëqind vjet.

Nënat e nderojnë,
Emrin Marigona,
Me këtë emër t´bukur,
Pagzojnë bebet tona.

Flamuri kuq e zi,
O flamur i mbarë,
Në zemer të mban
Gjithkund çdo shqiptar.

Si në luftra tjera,
Edhe në këtë luftë,
Flamuri përpara
Na u bë dritë e pushkë.

N´Kosovën martire
Sot me krenari,
Flamuri Ynë i shejtë
Valon në LIRI!

Düren 2002



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora