E merkure, 24.04.2024, 12:42 PM (GMT+1)

Editorial

Man Poga: Kosova, kjo arnë e fundit e ish-Jugosllavisë!

E diele, 27.06.2010, 09:59 PM


Kosova, kjo arnë e fundit e ish-Jugosllavisë!

 

Nga Man Poga*

m_poga@hotmail.com

 

Në fillim të viteve ’90 në Europen Juglindore ndodhën  ndryshime thelbësore në përbërjen e hartës gjeopolitike. Impaktin më të madh në tronditjen e ekuilibrave gjeo-politikë të kohës e dhanë shperbërja  e Bashkimit Sovjetik dhe Federatës Jugosllave, duke passjelle krijimin e shtetëve të reja, që bashkë me shkëputjen nga federata ndryshuan edhe regjimin politik, duke u larguar nga e kaluara komuniste. Ky ndryshim nuk ndodhi qetësisht,  por u shoqërua me luftime te ashpra mes Kombëve e Nacionalitetëve të cilat donin të shkëputeshin dhe shtetit federative i cili i përshkruante si  ilegjitime këto përpjekje për shkëputje.

Në këtë panoramë ngjarjesh, Shqiptarët e Kosovës nuk qëndruan këmbëkryq, por ishin vigjilente dhe koherentë në kërkesat e tyre për të marre në dorë vetë fatin e tyre. Duhet theksuar se, kërkesat e tyre për më shumë te drejta e liri kishin një zgjim më të hershëm. Në pranverën e vitit 1981, shqiptarët e Kosovës u bënë sfiden e parë të madhe trashigimtarëve të Titos. Disa mijëra prej tyre dolën në rrugë duke kerkuar “Kosova Republikë “, domethënë, shkëputje nga Serbia.

Dalja në skenën politike të Sllobodan Millosheviçit minoi përpjekjet paqësore të Shqiptarëve te Kosoves për zgjidhjen e situates. Millosheviçi ndërmori një politike radikale për mbajtjen e Federatës Jugosllave, duke përdorur si karte kryesore karten nacionaliste, e ndimuar kjo edhe nga Akademia e Shkencave ku, në vitin 1985 një “Memorandum” i hartuar nga ky institucion i Serbise, bente thirrje për shfuqizimin e të drejtave të akorduara Kosoves nga Kushtetuta e 1974, dhe krijimin e Serbise së Madhe.

Ndërkohë klerikët Serbë nisin bekimin e ushtareve në  kishat e tyre, për t’iu legjitimuar në anën shpirtërore  vandalizmat e masakrat e rradhes.

 

Kjo pikpamje e shtetarit të ri të Jugosllavisë  do të arrinte kulmin në prill të vitit 1987. Në këtë kohë Millosheviçi mbajti një fjalim përpara turmës së terbuar serbe nga dritarja e Qëndres Kulturore të Fush-Kosovës, kjo deklaratë  më vone do te merrte nam dhe do të shënonte fillimin e fundit të Jugusllavisë. 

Shqiptarët e Kosovës në këto kushte të vështira, vepruan të kordinuar së bashku,  Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë, shoqata e iniciativës demokratike e shumë nisma të tjera intelektualësh vepruan. Ata paraqitën përpara opinionit publik jugosllav  e botëror, deklarata të qarta ku kërkonin:

1.         Të hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë;

2.         Të ndërpriten masat politike dhe të lirohen të gjithë të burgosurit politikë;

3.         Të respektohen e drejta e bashkimit të lirë politik, kulturor, profesional e Shqiptarëve;

4.         Të nderpritet fushata e ashpër e diskualifikimit të të grupeve dhe dhe lëvizjevenalternative;

5.         Në marrveshje me të gjitha forcat pollitike të caktohen zgjedhje të lira për kuvendet e të gjitha  niveleve dhe të krijohen kushtet për mbajtjen e tyre;

6.         Të ndërpritet kontrolli i tanishëm i rrepte i mjeteve të informimit publik nga ana e Lidhjes Komuniste si parakusht për fillimin e dialogut politik.

Këto kërkesa u parashtruan opinionit publik nga intelektualët e Kosovës, të cilët paralajmëruan protesta të vazhdueshme, ata u bëne fillimisht pararoja e demonstratave e tubimeve, që nga dita në ditë bëheshin edhe me intensive, të mbeshtetura fort nga rinia e Kosovës.

Patriarku Serb duke bekuar ushtarët e Ushtrisë Jugosllave
Patriarku Serb duke bekuar ushtarët e Ushtrisë Jugosllave
Pushteti i drejtuar nga Milloshoviçi përkunder protestave paqësore, prodhoi vetem diskriminim, shtypje politike e ekonomike ju hoqi jo-serbeve  pikat kyçe në Federate.

Si rezultat i ketyre veprimeve, lufta nisi me pasoja të gjithanshme në të gjithë Federatën. Sllovenia dhe Kroacia deklaruan pavarsinë në qershor 1991, dhe u njohen në 1992, kurse Bosnje-Hercegovina u njoh më vonë në të njejtin vit, Maqedonia në fund të vitit 1993, gjithashtu Mali i Zi  u shkëput pa hezitim.

Themelet e Federatës u thërmuan,  Kosova e fundit në këtë proçes,  ngjante si arna e fundit që duhej të shqyhej tashmë nga ajo rrobe e vjetër e cila ishte stilisur me zor nën petkun e Federatës Jugosllave.

Taktika e spastrimit etnik nga Millosheviçi e përdorur më përpara ndaj Bosnjes-Hercegovinës, e tani edhe ndaj   popullsisë së Kosovës krijoi nje kolaps të gjithanshëm në mbare rajonin e Ballkanit.

Jugosllavia ka humbur çdo sundim legjitim mbi Kosovën, sepse  siç thekson Max Weber në analizën mbi raportet në një shtet mes sunduesit dhe të sunduarve, “sundimi mbështetët përbrenda në arsye ligjore, pra në arsyet e “legjitimitetit” të tij dhe tronditja e besimit në këtë legjimitet ka zakonisht pasoja të gjithanshme”

Kështu,  për të krijuar Jugosllavinë u desh gati një shekull. Që me daljen ne dritë të idesë së lëvizjes për bashkimin e sllaveve të jugut në fillim të shekullit XIX, e deri  në mbarim të Luftës së Parë Botërore. Për ta shkatërruar atë u deshën pak vite ose të paktën kështu u duk.

 

*Jurist, MA per “Studime Europiane dhe Diplomaci, Tiranë.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora