E premte, 29.03.2024, 06:26 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kamber Velaj: Edhe bullgarët duan minoritet në Shqipëri

E diele, 27.06.2010, 10:43 AM


Pas Bukureshtit, radha e Sofjes për të përfituar nga censusi. Lideri i VMRO nxit qeverinë

 

Pas rumunëve, edhe bullgarët hidhen në ofensivë për të pasur minoritetin e tyre në Shqipëri. Regjistrimi i popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fetare, që është përcaktuar të realizohet nga qeveria jonë vitin e ardhshëm ka nxitur më së shumti qarqet nacionaliste të Ballkanit të dokumentojnë pretendimet e tyre për ekzistencën e pakicave në Shqipëri. Lideri i një partie me prirje nacionaliste që mban emrin VMRO-ja bullgare ka kërkuar dje nga qeveria e Sofjes të lëvizë për të përfituar nga censusi shqiptar.

 

Thirrja e VMRO-së bullgare

 

Lideri i Lëvizjes Kombëtare VMRO-ja bullgare, Krasimir Karakaçanov, ka bërë thirrje për një rol më aktiv të institucioneve shtetërore të Bullgarisë në lidhje me bullgarët në Shqipëri.

”Në vitin 2011 në Shqipëri do të realizohet një census dhe roli aktiv është i rëndësishëm në mënyrë që bullgarët në Shqipëri të mund të identifikohen si bullgarë, jo si maqedonas apo shqiptarë”, i tha Krasimir Karakachanov agjencisë së lajmeve bullgare “Focus”.

Sipas tij, puna e shtetit bullgar në lidhje me këtë popullsi është neglizhuar në 20 vitet e shkuara. Ai thotë se ka paradokse, si fakti që bullgarët nga Shqipëria me emra kristianë marrin pasaportë bullgare, ndërsa bullgarët me emra myslimanë nuk mund të pajisen me pasaportë.

“Qëkur Shqipëria njohu shtetin e Maqedonisë, qeveria maqedonase në vitet 1991-1992 u mundua t’i identifikonte këta njerëz si maqedonas, duke u dhënë atyre pasaporta, shtetësi maqedonase, … kështu që ata mund thonë se ekziston një minoritet maqedonas në Shqipëri. Kjo është një politikë me këta njerëz, që i kushton gjithashtu Greqisë, Bulgarisë e kështu me radhë”, tha ai.

 

Gara maqedono-bullgare

 

Edhe pse akuzohet nga Karakaçanov për pasivitet, qeveria bullgare nuk ka ndenjur duarkryq gjatë 20 viteve të fundit në lidhje me ata që prej Sofjes konsiderohen bullgarë të Shqipërisë. Që nga fillimi i viteve ’90 Ministria e Arsimit e Bullgarisë jep çdo vit bursa studimi për shtetasit shqiptarë me origjinë sllave që deklarojnë se janë bullgarë. Ky projekt, për vite me radhë i është lënë në dorë pikërisht organizatës VMRO, emri i plotë i së cilës është “Vëtreshna Maokedonska Revolucionna Organizacia” (Organizata e Brendshme Revolucionare, Maqedonase). Por qeveria e Shkupit, për shkak të afërsisë territoriale me popullsitë që pretendohen prej dy shteteve ka bërë më shumë “rekrutime” ndër sllavët e Shqipërisë, duke ofruar pasaporta, lëvizje të lirë dhe bursa studimi, por edhe duke kryer investime në fshatrat e Gollobordës dhe Liqenasit, ku janë përqendruar më së shumti shqiptarët me origjinë sllave.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora