E enjte, 22.04.2021, 11:10 AM (GMT+1)

Mendime

Fatmir Terziu: ''Pajtushka'' - Vallja e Ballkanit ku përkulen të gjithë

E shtune, 01.12.2007, 12:00 PM


''Pajtushka'' - Vallja e Ballkanit ku përkulen të gjithë

Nga Fatmir Terziu

Fatmir Terziu
“Pajtushka” është vallëzuar nga Lord* Bajroni i Madh në festën e Ali Pashë Tepelenës, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, që dy herë iu dha kurora e Mbretërirsë Shqiptare, nga Sir Norman Wisdom në mes të stadiumit Kombëtar të Tiranës, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair në festive shqiptarësh dhe ndoshta edhe nga politikanë e profesionistë të tjerë, ndoshta vallëzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime massive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe në plane Hollivudiane. “Pajtushka” e hedhur bukur shqiptarce, bashkon Kombet, ajo tingëllon bukur dhe mencur edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Ballkanit me probleme të tjera.

Një valle tipike Ballkanase u hodh këto në Londër. Vallja me emrin e Ballkanit, “Pajtushka”! Ajo u kërcye nga breza të ndryshëm rinorë dhe u përgatit nga mjeshtrja Kosovare Sevime Gashi. Vallja u ekzekutua në Festën e Flamurit të komunitetit shqiptar të Londrës dhe u duartrokit prej të gjithëve. “Është vallja që vallëzohet në të gjitha vendet e Gadishullit”, tha drejtuesi i programit në një sallë plot me njërëz të moshave të ndryshme. Ajo vallëzohet në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Vojvodinë, Rumani e në disa pjesë të Hungarisë. Ajo ka një emër, ka një timbër, një ritëm, një lidhje lëvizjesh midis trupit dhe mendjes. Vallja ka një emër që lidhet me historiken, që lidhet me orrigjinën e bukur të valles. Një emër që ndoshta tingëllon ndryshe në gjuhët e Ballkanit, ndoshta është krijuar gjetkë në mes festives, ndoshta është një valle si gjithë të tjerat, ndoshta ka vetëm emrin valle, ndoshta është dashuruar me njërëzit dhe njërëzit natyrshëm janë dashuruar me të. Askush s’do të dijë për këtë retorikë kur dëgjon, sheh dhe madje e vallëzon vallen e Ballkanit, “Pajtushkën”.

Lord Byron in Albanian Costume, painted by Thomas Phillips in 1813
Pra vallja si pjesë e Kulturës Popullore ka kryer prej kohësh misionin e saj në heshtje, pa mbledhje, pa mitingje, pa shantazhe, pa kundërshti, pa djadhëzi. Ajo me forcën e saj ka kohë që ka bashkuar njërëzit dhe brezat, kombet dhe shtetet, traditat dhe folklorin, historinë dhe etnografinë, koreografinë dhe muzikën. “Pajtushka” u duartrokit këto ditë Nëntori në mes të Metropolit Botëror, Londrës. Ajo u duartrokit edhe në “Dancë of the World”, pak ditë më parë, aty nga fundi i Tetorit 2007. U duartrokit nga Britanikë vendës, Amerikanë, Aziatikë, Australianë dhe Europianë ne kete festival. Ajo u duartrokit si simbol bashkimi dhe urë lidhëse e Kulturave dhe Traditave Ballkanase. Ajo u interpretua nga një grup modest shqiptar dhe ‘foli’ në një gjuhë të kuptueshme, në një gjuhë që vetëm vallja ka shans t’a shpalosë, në një gjuhë që sfidon të gjitha gjuhët.
Vallja hidhet e qetë, është tërheqëse dhe të rrëmben dalëngadalë në mesin e saj. Hyn në valle dhe nuk del dot prej saj. Ajo ka një ‘ilac’ të cuditshëm. Ka mesazhin e fshehur në të. Ka frymëzimin e gjallë Ballkanas, frymëzimin e lashtë. Në gjirin e saj mban të ngrohtë lajtmotivin e bashkimit, respektit dhe bashkëjetesës, ndoshta lajtmotivin më të hershëm njërëzor që buron nga skarpat e rrëpamat malore të Ballkanit Plak. Ky lajtmotiv, ky mesazh dhe ky frymëzim e mbajnë ende gjallë vallen Ballkanase, vallen që këndohet shqip në të gjitha Kombet, nga të gjithë popujt e Ballkanit.
“Pajtushka” është vallëzuar nga Lord Bajroni i Madh në festën e Ali Pashë Tepelenës, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, që dy herë iu dha kurora e Mbretërirsë Shqiptare, nga Sir Norman Wisdom në mes të stadiumit Kombëtar të Tiranës, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair në festive shqiptarësh dhe ndoshta edhe nga politikanë e profesionistë të tjerë, ndoshta vallëzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime massive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe në plane Hollivudiane. “Pajtushka” e hedhur bukur shqiptarce, bashkon Kombet, ajo tingëllon bukur dhe mencur edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Ballkanit me probleme të tjera.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora