E enjte, 18.04.2024, 11:25 PM (GMT+1)

Mendime

Diego Minuti: Kronikë mbi Shqipërinë

E shtune, 26.06.2010, 05:48 PM


Kronikë mbi Shqipërinë

 

Shqipëri: Një Universitet privat për klasën e ardhshme drejtuese

Universiteti Pavarësia i Vlorës, ka 260 studentë

 

Nga Diego Minuti

 

( ANSA Med ) -Vlorë 14 qershor-

 

            Basti ka një shumë të madhe parash për tu hedhur: për të investuar disa milionë euro, për një Universitet privat, nga i cili të do dalë klasa e ardhshme drejtuese e Shqipërisë . “Basti” është hedhur nga Universiteti Pavarësia i Vlorës (ne jug të vendit) që në qarkun e pak viteve, është ideuar, projektuar dhe realizuar, qoftë në pjesën didaktike, qoftë në atë logjistike. Që sfida është e projektuar drejt së ardhmes, këtë e dëshmon përzgjedhja e fakulteteve që janë ngritur dhe që pasqyrojnë nevojën e Shqipërisë për të dhënë, nesër, struktura të reja e mbi të gjitha elementë të rinj në gjendje për ti drejtuar ato struktura.

Sot, kur akoma Universiteti Pavarësia (që do të thotë pavarësi, pasi këtu u deklarua pavarësia e Shqipërisë) hedh hapat ka më shumë se 260 studentë, një numër i përcaktuar që tashmë për tu dyfishuar vitin që vjen, me një ecuri pozitive edhe për të ardhmen.

“Zotimi është i madh, do të thosha i pakufishëm, por në qoftë se beson në një gjë, asgjë nuk të duket e pamundur” - thotë redaktorja Pr.Arta Musaraj, me një jetëshkrim akademik mbresëlënës, pavarësisht se është tepër e re në moshë. Arta Musaraj në Vlorë është shumë e njohur, jo vetëm për meritat e saj akademike, por edhe për faktin se i është kundërvënë institucionit universitar vendor dhe në mënyrë koherente, ka lënë universitetin shtetëror të qytetit ku jepte dhe vetë mësim.

Po cilat janë problemet e një universiteti shtetëror në një shoqëri, që nuk ka dalë tërësisht nga moçali, në të cilin e la regjimi komunist?

“ Të thuash që janë shumë dhe të ndërlikuara, nënkupton thjesht të mos shikosh realitetin – thotë rektorja – E dinim që të fillosh nga asgjëja dhe të vendosësh objektiva ambiciozë ishte e vështirë. Por ajo çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi arritur, na ngushëllon: jemi në rrugë të mbarë.”

Didaktika e një niveli të lartë, por edhe një logjistikë ( edhe në termat e sigurisë) tërësisht e panjohur në këto anë të botës, në çdo rast lehtëson punën për vetë faktin se Universiteti është ndërtuar tërësisht rishtazi, kështu që të gjitha zgjidhjet që janë ndërmarrë kanë qenë të lehta për tu zbatuar.

Rinald Bezhani është Drejtor i Bordit të Universitetit, por në të vërtetë, është ai që e ka sendërtuar projektin.

“ Zgjidhjet që kemi ndërmarrë, qoftë për sa i përket mjeteve ndihmëse të didaktikës, qoftë dhe thjesht të logjistikës – thotë duke treguar laboratorët e informatikës dhe sallat e posaçme për studentët e arkitekturës – nuk janë aspak të stërmëdha, sepse lëvizim në optikën e arsyetimit të asaj se çfarë do të jetë e ardhmja e Universitetit. Në ndjesinë e asaj që nëse studentët, në harkun e pak viteve, do të jenë edhe dhjetë herë më shumë se sot, ne jemi gati për këtë.”

Në Shqipëri, në vendin me një demokraci, që nuk ka arritur akoma pjekurinë e duhur, ndodh që një sipërmarrës i suksesshëm, në moshë të re, vendos që të investojë jo në një ndërmarrje që jep të ardhura të sigurta, por në një nismë që prodhon kulturë. Ardian Zykaj, Presidenti i Universitetit, duke ju përgjigjur pyetjes se përse e ka bërë këtë zgjedhje, me shpoti të thotë vetëm: Vlora është qyteti im, këta të rinj janë e ardhmja jonë. Nëse ne të rriturit nuk krijojmë mundësi për ngritjen shoqërore e profesionale do të thotë se kemi dështuar.

Dhe nuk janë fraza të gatshme të tij, sepse me rastin e aktiviteteve që organizon Universiteti Pavarësia, ai është gjithmonë në resht të parë, i ulur mes studentëve, i veshur si ata. Një president universiteti me xhinse dhe bluzë polo.   

 

Përkthyer nga Laureta Petoshati, Vlorë

 

___________

 

Shqipëria vrapon drejt Europës, por nuk e harron të shkuarën

 

(Nga i dërguari Diego Minuti) (ANSAmed) - Vlorë (Shqipëri) –

 

            Lotët vijnë në fund të një bisede të bërë përpara një mikrofoni dhe një telekamere. Pak fjalë, të mbytura nga mallëngjimi: '''Italia ka qenë dritarja që ndriçonte mbi shpresën tonë”. Laureta Petoshati është një gazetare shqiptare, e kthyer për të punuar në Vlorë, mbas dhjetë vjetëve të kaluar në New York. Është ajo që kujton se si  Italia dhe informacionet e saj ishin për shqiptarët që jetonin nën një nga diktaturat më të rënda dhe më të errëta komuniste, diçka që i bënte ata të kuptonin se ekzistonte një botë tjetër përtej detit të tyre. Ose mbrapa maleve të tyre, që mbeten mjaft të bukura, pavarësisht ankthit të përgjithshëm për të ndërtuar kudo,  shpesh duke shpërfillur edhe normat më elementare të sigurisë, për të mos folur për rregullat e estetikës.. Shqipëria e 2010 është një vend që pavarësisht të gjithave, nuk arrin, në gjeneratat e saj që vendosin – bijtë e kohës së komunizmit kanë një vetëdije të copëtuar dhe të tërthortë -, për të fshirë të shkuarën, për të lënë mënjanë  frikën që ngujonte mendjet më përpara edhe se trupin. Brigjet e detit dhe fushat janë akoma të përdhosura nga qindra bunkerë të ndërtuar, shpesh në vende, ku  duket se ka munguar logjika, në pritje të një armiku që nuk do të vinte kurrë. Meqenëse për të shkatërruar këtë monument  të idiotësisë do të duhej një  bankë me para, këto ndërtime të vogla të shpifura qëndrojnë po aty, madje pranë një vile dinjitoze  të ngritur me  paratë e dërguara të një emigranti. Në Vlorën – që pasqyrohet mbi një det që mund të jetë Eldorado i saj – askush nuk harron, kushdo që mund të jetë mbi 30 vjeç nuk mund ta fshijë frikën e vazhdueshme, mbytëse, që ndante familjet dhe që e vinte njërin kundër tjetrit.. Mbi të gjithë përgjonte fuqiplotë Sigurimi, policia e fshehtë e diktatorit Enver Hoxha, që kishte ngritur mbi jetën e shqiptarëve një rrjet të dendur kontrollesh (paguante rregullisht 800 mijë persona, një e katërta e popullsisë), që bëheshin edhe brenda familjeve, kur dikush kishte ndonjë aparat radioje dhe arrinte të kapte valët e transmetuesve italianë  duhej ta bënte këtë gjë kur ishte në shtëpi  vetëm, sepse për të përfunduar në burg – kujton me hidhërim Prefekti  i  Vlorës, Halili – mjaftonte edhe një fëmijë fare i vogël, në kopsht ose edhe duke lozur me shokët e tij, të thoshte se gjyshi, ose babai apo edhe një vëlla më i madh, dëgjonte transmetimet në një gjuhë, të cilën ai nuk e kuptonte. Dhe, kur hyri  televizioni dhe u mor vesh që  mjaftonte vetëm një kabllo elektrik  për të bërë antenën për të kapur pamjet “me miza”, por që ishin përsëri pamje, të rinjtë e asaj kohe, kujton Rinald Bezhani, Drejtor i Bordit të Universitetit  “Pavarësia”, rrezikonin shumë, për shembull, për të parë mbrëmjet  e Festivalit të Sanremo-s. Ishte Ligji 55 që i dënonte këto gjëra  si të ishin veprimtari armiqësore, dhe dënimet ishin të rënda, madje deri në tetë vjet burg, sigurisht që këtë dënim duhej ta vuanin dhe familjarët, në kufijtë e punëve të detyruara, kërcënimeve, heqjen e të drejtave. Shqipëria i paguan, kështu, akoma një haraç shumë të rëndë të shkuarës së saj në diktaturë, sepse edhe sot  është një argument që fërgëllon mbi gjithçka: politikën, ekonominë, marrëdhëniet shoqërore, kulturën. Tashmë vendi duket se është përfshirë nga një pangopësi për dije: ka etje për kontakte, për eksperiencë, ka nevojë për tu ballafaquar, për të shkuar në Europë, por jo si një e pranuar, por për tu futur dhe për të zënë vend me dinjitet të plotë. Dhe  mbështetet mbi të gjitha tek të rinjtë e saj, thotë Ministri  për Teknologjinë dhe Informacionin Genc Pollo, që nuk e fsheh që ka ambicie të madhe, projekte të mëdha, që mbështeten mbi vetëdijen se njerëzit e tij janë gati të vendosin disa objektiva dhe madje janë në rrugën e realizimit të tyre.

 

Përktheu Laureta Petoshati

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora