E premte, 19.04.2024, 09:21 PM (GMT+1)

Editorial

Pierre-Pandeli Simsia: Misioni Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dha një...

E shtune, 01.12.2007, 06:57 PM


Takim i paharuar me aktorët shqiptarë në Kinematografinë Amerikane, Elsa Zagreda dhe Luan Bexheti
Misioni Shqiptar pranë  Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në Nju Jork dha një pritje për bashkatdhetarët e shumtë për nder të 28 Nëntorit, Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Ambasadori i Shqiperise prane OKB-se, z. Adrian Neritani

Misioni Shqiptar pranë  Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në Nju Jork dha një pritje për bashkatdhetarët e shumtë për nder të 28 Nëntorit, Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Pritja u dha në Restorantin e njohur "BRUNO" me pronar, bashkatdhetarin tonë, të mirënjohurin Bruno Selimaj, në adresën: 240 East, 58th Street, në Manhatten, Nju Jork.
Në hyrje të restorantit  vetë zoti Bruno Selimaj; i qeshur si përherë, pasi shtrëngon duart me të ardhurit, duke i uruar Mirëseardhjen dhe "Gëzuar Festën" të drejton për t'u ngjitur në katin e dytë të atij restoranti luksoz.
Në krye të shkallëve në katin e dytë, vetë Ambasadori i Shqipërisë pranë O.K.B-së, zotëria i nderuar Adrian Neritani me bashkëshorten e tij, si dhe zv. Ambasadori, zoti Ljublin Dilja i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,  i uronin mirëseardhjen qindra bashkatdhetarëve.
Mes qindra bashkatdhetarëve të shumtë kishin ardhur edhe zoti Joseph Dio Guardi me bashkëshorten e tij, Famulltari i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" i përndershmi Dom Pjetër Popaj, Dom Lush Gjergji, Ipeshkëvi i Kosovës Dom Gjergji, Dr. Selahedin Velaj, Dr. Namik Shehu dhe bashkëshortja e tij znj. Engjellushe Shehu, shkrimtari i mirënjohur z. Naum Prifti, gazetarja, ish folëse në RTV Shqiptar, tashmë koordinatore e medias pranë Organizatës së Gruas

Zv. Ambasadori i Shqiperise prane OKB-se, z. Ljublin Dilja

"Motrat Qiriazi", zonjusha Elmira Muja, Dr. Skënder Kodra, gazetarja Mimoza Dajçi me vajzën e saj, shkrimtari dhe gazetari  Muhamet Mjeku, shkrimtari Tomë Paloka, bashkatdhetarët Naim Balidemaj, Zef Bala, Skënder Isaku, Veiz Balliu, Fatbardh Doçi, Luigj Shkreli, Palok Rudaj, Nexhat Imeraj,  artistët shqiptarë aktorja Elsa Zagreda e njohur tashmë në filmin e suksesshëm amerikan: Corn "Bread and feta cheese" (Bukë misri dhe djathë), aktori i mirënjohur në kinematografinë amerikane Luan Bexheti, Pranvera Balla, Donika Selimaj, Afërdita Mullaj,...
E në mes qindra atyre bashkatdhetarëve shohim si përherë njerizit e nderuar të mediave të Diasporës sonë, të palodhurit dhe të kudogjendurit, zotërinjtë Beqir Sina, Dalip Greca, Halil Mula.
Ambient tepër i këndshëm dhe i gëzuar në sallën e atij restoranti në katin e dytë.
Bashkatdhetarët takohen, përqafohen, shmallen, bisedojnë me njëri tjetrin dhe kryefjala e gjithë atyre bisedave janë: "Gëzuar e për shumë vjetë Festën e Flamurit tonë. Kështu u mbledhshim përherë me njëri tjetrin, në gëzime dhe festa të tilla. Kështu u mbledhshim së shpejti edhe në festën e madhe të Pavarësisë së Kosovës sonë të vuajtur".

Famulltari i Kishes Katolike "Zoja e Shkodres" Dom Pjeter Popaj

Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, zoti Adrian Neritani, pasi përshëndeti dhe i uroi mirëseardhjen gjithë të pranishmëve, foli për rëndësinë e madhe që ka kjo festë mbarëkombëtare.
Fjala e zotit Neritani u shoqërua me duartrokitje.
Shumëllojshmëria e gjellrave dhe pijeve të ndryshme iu ofruan falas gjithë të pranishmëve në atë mbrëmje të paharuar.
Hapja e dyerëve për bashkatdhetarët e shumtë për festa dhe aktivitete të ndryshme të Komunitetit tonë në Restorantin "BRUNO" dhe pronari zoti Bruno Selimaj është vazhdimësia që ata i shërbejnë komunitetit, Kombit tonë, të cilët ne i jemi mirënjohës dhe i ndjehemi borxhlinj. Faleminderit bashkatdhetari ynë i nderuar zoti Bruno Selimaj.

Kështu u mbledhshim përherë me njëri tjetrin, në ëzime dhe vetën në gëzime, në festa të bukura kombëtare.
Kështu u mbledhshim së shpejti të gjithë bashkë në festën e madhe të fitores, në Festën e Pavarësisë së Kosovës.

Nju Jork, 28 Nëntor, 2007

Foto te tjera nga takimi:

 

Pronari i Restorantit "BRUNO", bashkatdhetari Bruno Selimaj

Shkrimtari Naum Prifti

Dr. Namik Shehu dhe bashkeshortja e tij, znj. Engjellushe Shehu

Naim Balidemaj, Muhamet Mjeku, Tomë Paloka

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora