E enjte, 28.03.2024, 06:15 PM (GMT)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Sali Çeku ishte vazhdues i drejtpërdrejtë i veprës së qindra e mijëra luftëtarëve të lirisë (II)

E shtune, 26.06.2010, 08:57 PM


Me  rastin e  13 vjetorit të rënjes heroike në Koshare, të atdhetarit, intelektualit e komandantit të Brigadës 134, SALI CEKU

 

SALI CEKU  ISHTE  VAZHDUES  I  DREJTPEDREJTE  I  VEPRES   SE  QINDRA E MIJERA LUFTETAREVE  TE  LIRISE

 

Nga: Ramiz DERMAKU

 

Saliu ishte prezentë në të gjitha organizimet e mërgatës sonë, dukuri kjo që nuk e hasim tek aktivistët tjerë. Diskutimet e tij para mërgimtarëve tanë ishin të qeta e të zjarrta kombëtare  e magjepse për dëgjuesin. Me  të gjitha forcat bënte internacionalizimin e çështjes kombëtare, ishte promotori i të gjitha organizimeve të LDK-së dega në Gjermani. Para se të shkonte në luftë ai kërkonte që gjeneratat e reja të paisen me njohuri praktike dhe teorike mbi luftën, përdorimin e armëve dhe shfrytëzimin e pozitës strategjike në luftë.

           Të gjitha këto detyra që kreu, atdhetari Salih Ceku, gjatë jetës së tij i kreu me përkushtim e devotshmëri të madhe. Martiri Sali Ceku, ishte një njohës i mirë i strategjisë luftarake, oficer i mirëfilltë, i zoti i palodhshëm, i vendosur, trim e atdhetar.Martiri Salih Ceku,Agim Ramadani, Ahmet Krasniqi, Adem Jashari, si dhe shumë martir të tjerë që ranë për çlirimin e Kosovës, ishin pasëardhësit dhe vazhduesit besnikë e të denjë të rrugës së lavdishme të Skenderbeut legjendar ( ranë këta dhe Skënderbeut ju hap rruga të vij edhe në Kosovë) dhe udhëheqësve tjerë të kombit. Emri dhe vepra e atdhetarit e komandantit të suksesshëm të UCK-së në hisstorinë tonë kombëtare do të shënohet me shkronja të arta dhe do të rradhitet në grupin e parë të martirëve të mëdhenjë për çlirimin e Kosovës.Komandanti i Brigadës 134, Sali Ceku, ky vigan i demokracisë, ky luftëtarë e themelues i bërthamave të para të UCK-së.Në luftën e Koshares, Sali Ceku e Agim Ramadani, me ushtarë i treguan armikut se kush prekë në trojet etnike shqiptare, jo që ndahet me humbje por shkonë për mos me u kthyer kurrë. Pra komandanti i Brigadës 134, së bashku me strategun e artit luftarak z. Agim Ramadani me shokë, falë dashurisë së madhe për ta çliruar atdheun, guximit, trimërisë dhe njohjes së strategjisë së luftës, me akssione të shpejta dhe të organizuara ia shtin armikut frikën në palc të kurrizit (edhe përkundër armatimit modern që dispononte) iku e pas vete la shumë ushtarë, polic,paramilitar, oficer dhe mjete tjera luftarake për mos me u këthyer kurrë në tokë e Kosovës. Po në atë luftë të fortë ranë edhe dy komandantët tanë ; Sali Ceku dhe Agim Ramadani me shumë shokë për t’mos vdekur kurrë. Emri dhe vepra e komandantëve të UCK-së dhe ushtarëve tjerë do të mbahet në mend gjatë deri sa të jetojë populli shqiptarë. Ata ishin personalitete të shquara intelektuale, shoqërore, politike, ushtarake,ishin intelektual me vizione të gjëra për tolerancën, demokracinë, barazinë,shoqërinë, çlirimin e atdheut, për Lirinë dhe dinjitetin njerëzor por edhe si njerëz që në veprën dhe veprimtarinë e tyre kishin huamanitetin, tolerancën, dhe synimet paqësore e veprimet paqëruajtëse.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora