E premte, 19.04.2024, 12:32 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Të famshmit që ndërruan jetë në vitin 2007

E shtune, 01.12.2007, 06:42 PM


Shkruar nga Blendina Cara
      

Luçiano Pavaroti
Një vit ka dhe një bilanc që s’është i lehtë për t’u shkruar. Të mëdhenjtë që u ndanë nga jeta këtë vit. Ata që kontribuan gjithë jetën e tyre në fusha të ndryshme e ato që ishin të njohur dhe bënë bujë me vdekjen e tyre. “Tirana Observer” boton listën e figurave më të njohura mbarë botërore që ndërruan jetë në vitin 2007. A nuk ishte Luciano Pavarotti aq i madh sa bëri që gjithë bota të mbajë frymën nga shoku, kur dëgjoi lajmin e kobshëm?
E sikur të mos mjaftonte humbja e një njeriu të madh të muzikës operistike, të cilën ai e këndoi në mënyrë të tillë që ta bënte të dëgjueshme për të gjitha masat e shtresat e njerëzve, ai u bë protagonist i lajmeve të shëmtuara në lidhje me trashëgiminë e tij. Vajzat e tij nga martesa e parë u shfaqën në gazeta e televizione duke akuzuar bashkëshorten e dytë të babait se nuk meritonte gjithë pasurinë që i kishte lënë ai. Sidoqoftë kjo nuk ndikon aspak në statusin e tij prej ikone dhe s’e zbeh humbjen e madhe që i ka shkaktuar muzikës vdekja e tij. Një figurë tjetër që la një vend bosh në botën e gazetarisë veçanërisht, ishte Enzo Biagi, i konsideruar si pasardhësi real i Indro Montanelli-t. Biagi ishte aktiv për gjashtë dekada në gazetari dhe autor i pothuajse tetëdhjetë librave. Ai fitoi shumë çmime dhe medalje. Deri në vitin 2001 punonte në stacionin televiziv “Rai Uno”. Presidenti i parë i Federatës Ruse, Boris Yeltsin, e cili e udhëhoqi vendin në një periudhë tejet të vështirë gjithashtu ndërroi jetë këtë vit. Serisë së këtyre vdekjeve i shtohet dhe ajo e “arkitektit të modës” Gianfranco Ferre. I gjithë komuniteti i botës së modës “e vajtoi” largimin nga kjo jetë të një mjeshtri të madh, i cili njihej si një perfeksionist e një kritik i mprehtë. Një vdekje shokuese ishte dhe ajo e Chris Benoit, sportistit të restling, i cili përpara se të vetëvritej, sipas raporteve të policisë, vrau bashkëshorten dhe djalin e tij. Lista vazhdon me të tjerë emra, të cilët në një mënyrë a një tjetër kanë lënë gjurmë sa kanë qenë gjallë, ose me vdekjen e tyre, siç ishte dhe rasti modeles 18-vjeçare nga Uruguai, e cila vdiq pas një infarkti, që sipas mjekëve e kishte fillin nga anoreksia, sëmundje kjo mjaft e përhapur ndër modelet. 

Luciano Pavarotti u nda nga jeta më 6 shtator 2007

Tenori italian ishte një ndër më të famshmit në botë, për transformimin e muzikës klasike në një formë të pëlqyeshme për të gjitha masat. Ai njihet për performancat e tij televizive si “Tre tenorët”, “Pavarotti dhe miqtë”, etj.

Enzo Biagi u nda nga jeta më 6 nëntor 2007

I konsideruar si një ndër gazetarët e publicistët më të denjë të Italisë, Biagi ishte aktiv për gjashtë dekada në gazetari dhe autor i pothuajse tetëdhjetë librave. Ai fitoi shumë çmime dhe medalje. Deri në vitin 2001 punonte në stacionin televiziv “Rai Uno”.

Gianfranco Ferre u nda nga jeta më 17 qershor 2007

Vdekja e tij shkaktoi zi të madhe në botën e modës, ku ai ishte një personalitet i padiskutueshëm. Ai njihej si “arkitekti i modës” dhe ka punuar me emra të famshëm e të njohur si Dior dhe Arnault.

Chris Benoit u nda nga jeta më 24 qershor 2007

Lojtari i famshëm i sportit restling, i adhuruar nga fansat e këtij sporti, u nda nga jeta në rrethana mjaft të rënda. Ai u gjet i vetëvrarë në shtëpi me gruan dhe djalin e tij. Sipas autoriteteve ai ka vrarë më parë ato për t’i dhënë më pas fund jetës së tij.

Boris Yeltsin u nda nga jeta më 23 prill 2007

Presidenti i parë i Federatës Ruse, Boris Yeltsin ndërroi jetë pas një infarkti në prill të këtij viti. Yeltsin u zgjodh president në qershor të vitit 1991 dhe e mbajti këtë post për tetë vite në një periudhë të vështirë për Rusinë.

 Yolanda Denise King u nda nga jeta 15 maj 2007

Vajza e madhe e Martin Luther King, Jr. dhe Coretta Scott King ishte gjithashtu një aktiviste për të drejtat e njeriut dhe regjisore. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e vëllait të saj në Santa Monika, Kaliforni.

Barbara Cox Anthony u nda nga jeta më 28 maj 2007

Pasuria e saj arrinte në 12 miliardë dollarë duke u bërë gruaja më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ndër më të pasurat në botë. Ajo njihet për bamirësitë dhe ndihmën financiare që ka dhënë sidomos në Havai.

Lady Bird Johnson u nda nga jeta më 11 korrik 2007

Claudia Alta “Lady Bird” Taylor Johnson ka qenë Zonjë e Parë e SHBA nga viti 1963 deri më 1969. Ajo ishte bashkëshortja e presidentit amerikan Lyndon B. Johnson. Gjithë jetën ajo ishte avokate e ruajtjes së burimeve natyrore.

Jean-Pierre Cassel u nda nga jeta më 19 prill 2007

Aktori francez, i cili në vitet ’70 njohu kulmin e suksesit të tij. Ai ishte babai i Vincent Cassel, po aktor i njohur dhe gjithashtu bashkëshort i aktores së famshme italiane, Monica Belluci.

Kurt Vonnegut u nda nga jeta më 11 prill 2007-11-30

Vonnegut ishte një romancier amerikan dhe kritik social. Ai njihet veçanërisht për veprat e tij ku përzien satirën me humorin e zi. Ai vdiq në moshën 84-vjeçare në Manhatan, Nju Jork pasi u dëmtua gjatë një rrëzimi nga shkallët.

Nina Wang u nda nga jeta më 3 prill 2007

Gruaja më e pasur e Azisë kishte një pasuri prej 4.2 miliardë dollarësh në momentin e vdekjes. Ajo vdiq në sanatoriumin e Hong Kongut dhe shkaqet e vdekjes nuk janë bërë akoma të qarta, por është spekuluar se bëhej fjalë për kancer.

benito Lorenzi u nda nga jeta më 3 mars 2007-11-30

Ish-sulmuesi italian Benito “Veleno” Lorenzi mbahet mend si një sulmuesve që ka luajtur me Interin dhe Alesandrian në Serinë A. Me Interin ai ka shënuar 143 gola në 314 ndeshje zyrtare, ndërsa me përfaqësuesen e Italisë ka shënuar 4 gola në 14 ndeshje.

Eliana Ramos u nda nga jeta më 13 shkurt 2007

Modelja nga Uruguai trondit gjithë botën, kur u gjet e vdekur në shtëpi pas një infarkti në zemër. Vdekja e saj shkaktoi zemërim të madh ndaj agjencive të modës, të cilat u akuzuan se i detyrojnë modelet të mos ushqehen për të qenë sa më nën peshë. 

Yelena Romanova u nda nga jeta më 28 janar 2007

Rusja Romanova ishte vrapuese e distancave 3 mijë metra dhe ka fituar një medalje të artë në vitin 1992, ndërkohë që kishte filluar të punonte si trajnere me një grup atletësh të rinj. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj dhe shkaqet e vdekjes nuk dihen akoma.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora