Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Ali Pashë Tepelena

| E premte, 25.06.2010, 08:58 PM |


ALI PASHË TEPELENA

 

Nga Halit Bogaj

 

Ali Pashë Tepelena që nga mosha e rinisë së tij të hershme mori rrugën e një kaçaku , i cili nuk kishte dalur në rrugë në kuptimin pezhorativ të fjalës si një hajn klasik.Ai kishte dalur për ta shprehur revoltën kundër pushtuesit të vendit të tij.Në të vërtet qysh atëherë ishte bërë një oponent i tij , duke e sfiduar në mënyra të ndryshme dhe në një moshë aq të re.Si i tillë filloi të fitonte respekt shumë të madh nga masat e gjera popollore . Ai ishte edhe pionieri i parë i luftës çlirimtare shqiptare për të dalur nga sunduesi otoman. Një akademik rus  i  shekullit 20 ishte i pari që shkroi realisht  për Ali Pashë Tepelenën dhe kjo bëhej nga shkaku se në atë periudhë kohore edhe Rusia ishte në luftë me Turqinë , ndaj Pashai shqiptar i konvenonte edhe asaj si aleat.Në kontaktet me Ekaterinën e Dytë ruse, Pashai i kishte thënë asaj se qëllimi i tij kryesor ishte lufta çlirimtare për Pavarësinë e vendit të tij , por ai mbante edhe kontakte pozitive me sulltanin, ngase nuk mund të vepronte në mënyrë aq të hapur dhe krejtësisht kundër tij. Shkëputja përfundimtare nga Turqia ndodhi më vonë, kur luftonte me të gjitha forcat dhe në mënyrë shumë të vendosur kundër saj.

 

Siç dihet historikisht , një ndikim të madh në jetën e tij kishte nënë Hanko , së cilës i frikësohej dhe e respektonte si askend tjetër në jetën e tij.

 

Ali Pasha i kishte tri gra/ me të parën dy djem, Miftarin dhe Veliun, me të dytën një djalë, kurse me Vasiliqinë kishte diferencë dyzetvjeçare/. Atë e mori pas pushtimit të një vendi , me ç’rast ishte arrestuar edhe vajza 14 vjeçare/Vasiliqia/, e cila papritmas i kishte thënë atij se e çmonte dhe e respektonte.Në një moshë aq të re ajo kishte qenë shumë e zgjuar, ndaj i kishte dhënë propozim për martesë. Përveç tjerash dihej se Ali Pasha ishte edhe çlirimtar i Greqisë, në luftën e së cilës kishin marrë pjesë edhe shumë trima dhe heronj shqiptarë/arvanitasë/.

 

Për të janë shkruar shumë vepra letrare, tregime dhe  poezi ,duke u pikturuar edhe nga shumë artistë të shquar botërorë. Sipas shënimeve më të reja, vetëm nga shteti grek ekzistojnë mbi 3000 shkrime dhe dokumente të llojllojshme. Ali Pasha ishte një personalitet kolosal poliedrik me emrin e të cilit është e lidhur një epokë e gjatë historike, e cila kap një peridhë të gjatë kohore, siç u pa më lart, qysh nga rinia e tij e hershme.Për të ka shkruar shtypi evropian, sidomos ai anglez, francez dhe danez, me ç’rast përshkruhen takimet e tij të shumta me personalitete të shquara të kohës. Ali Pasha shpeshherë ishte edhe kontradiktor, duke qenë i pajisur edhe me despotizëm të tepruar i cili nuk ishte veçori vetëm e tij por edhe e të gjithë absolutistëve dhe tiranëve të tjerë të evropianë dhe botërorë të atij shekulli.Ai ishte armik i madh ndaj të gjithë atyre që nuk i bindeshin urdhërave të tij, pra  siç ndodhte rëndomë edhe me mbretërit e tjerë të asaj kohe, siç ishte Luigji i XIV/i cili e quante veten diell dhe thoshte’’Franca jam unë’’/ dhe Napoleon Bonoparta i cili i kishte vrarë 7 milion njerëz evropianë, në luftrat e tij pushtuese dhe 1 milion francezë, të cilët nuk u bindeshin urdhërave të tij.Pra në këtë rrafsh dhe aspekt kohor duhet  parë edhe figurën emblematike të Ali Pashait me të cilën u preokupuan edhe shumë shkrimtarë dhe poetë shqiptarë, në mesin e të cilëve janë e dhe Sabri Godo dhe Ismail Kadare me veprat e tyre madhështore kushtuar kësaj figure shumë interesante të historisë sonë kombëtare..Mes tjerash Ali Pasha ishte i lidhur ngushtë me metropolet e ndryshme evropiane nga të cilat merrte ligje pozitive kushtetuese për t’i aplikuar në mënyrë sa më besnike në vendin e tij.

 

Siç është e shkruar në veprën e Bajronit’’Çajld Haroldi’’dhe në romanin aventuristik të Aleksandër Dymës’’Konti i Monte Krsitos’’ , Ali Pasha ishte një figurë qëndrore e historisë evropiane dhe botërore i cili tërhiqte vëmendjen e shumë krijuesve në fusha të ndryshme të artit.Ali Pasha skalitet për mrekulli në veprën e theksuar të Gjorgj Gordon Bajronit në të cilën tregohet hapur se autori kishte pasur fat që e kishte njohur kolosin shqiptar dhe ishte veshur me rrobe kombëtare shqiptare.Të gjithëve na kujtohet kur poeti i madh anglez ‘’Kishte pirë duhan në çibukun e gjatë të Ali Pashës’’ dhe kishte mësuar dhe i kishte parë me sy viset shqiptare dhe ato ballkanike në të cilat kishte shtegëtuar për disa vite të tëra.

 

Siç dihet nga historia ai qysh në vitin  1784 fitoi gradën e Pashait pranë Valiut të Rumelisë në Sofje, duke u bërë edhe sundimtari fuqiplotë i Delvinës, për të vazhduar më tej edhe si sundimtar i Pashallëkut jugor të Janinës.Duke përdorur strategjinë e tij të fuqishme diplomatike dhe  duke përvetësuar rreth vetes shumë feudalë shqiptarë, Pashai u bë ndër sundimtarët më të njohur në Evropë, duke e zhvilluar vendin e tij në një frymë tjetër nga ajo anadollake.Janina u bë qendra më e rëndësishme kulturo-arsimore e Rumelisë jugore, në të cilën, përveç greqishtes filloi të përdorej edhe shqipja.