E premte, 06.12.2019, 07:19 PM (GMT)

Sporti » Sporti

Kampioni 12-vjecar, kerkon perkrahje

E shtune, 01.12.2007, 12:12 PM


Xhemil Beharaj - Koha Jone

Quhet Albano Berberaj dhe eshte vetem 12 vjec, nxenes ne klasen e gjashte ne shkollen nentevjecare “Llazar Dashi”, ne lagjen “Sheq i Madh” te Fierit. Ai eshte kampion kombetar ne peshen e tij 45 kg, te cilin e ka fituar dy here brenda vitit 2007. Njekohesisht eshte dhe rekordmen i Shqiperise, pasi ka thyer rekordin per peshen e tij. Albano Berberaj eshte pjesetar i ekipit te peshengritjes Apolonia, ku ka arritur qe te ngreje deri ne 62 kg peshe ne stilin e shkeputjes dhe 70 kg ne stilin e dygareshit. Sipas tranjerit te tij, Orest Kondo, ne stilin e shtytjes ai ka thyer edhe rekordin kombetar te vendosur per peshen 45 kg, per te cilen ai konkurron.

Me gjithe arritjet qe ai ka ne kete lloj sporti, si dhe me gjithe medaljet e fituara, 12-vjecari Berberaj nuk ka arritur te perfitoje asnje lloj shperblimi per trofete e ne kampionate kombetare te te rinjve, nderkohe qe nuk perfiton asnje lloj ndihme ushqimore per kete sport te rende burreror, per moshen e tij te vogel qe ka.

Tranjeri i tij, Orest Konda, pohon per gazeten se ka arritur qe keto dy vitet e fundit te vere ne dispozicion mjedise te rikonstruktuara dhe ta ndihmoje sadopak vogelushin. “Kjo eshte e pa mjaftueshme”, pohon trajneri Konda per gazeten. Sponsor per te nuk ka. Nga ana tjeter, 12-vjecari kampion Berberaj flet si nje i madh, duke pohuar: “E kam pasion kete sport. Dua ta vazhdoj dhe te ndertoj te ardhmen time. Por qenka shume e veshtire ta vazhdosh, pasi nuk me ndihmon askush, vec trajnerit. Me rezultatet qe kam arritur deri tani kane bere qe babai tim, Flamurit, t’i vijne ofertat e para si nga klube sportive nga vendi ashtu edhe nga ata jashte shtetit. Nuk dua te largohem, se dua te konkurroj per ngjyrat e flamurit tim kombetar, por po nuk pashe asnje rrugedalje, apo rrugezgjidhje per ndihme, nuk mund te sakrifikohem”.

Nga ana tjeter edhe te rinjte e tjere, qe vazhdojne stervitjen ne kete sport, jane ne te njejtat kushte, qe i ka bere ata te shqetesohen. Te gjithe mbajne shpresa, qe ndonjeri te kujtohet dhe te sponsorizoje, per ta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT