E merkure, 24.04.2024, 02:49 AM (GMT+1)

Mendime

Sali Bollati: Genocidi 66 vjeçar i padënuar

E premte, 25.06.2010, 09:58 PM


GENOCIDI 66 VJEÇAR ENDE I PADENUAR

 

Nga Sali Bollati

 

Me 27 Qershor mbushen 66 vjet nga fillimi i masakrave dhe vrasjeve te shovinistëve grekë ndaj popullsise se pafajshme shqiptare te qytetit te Paramithise ne Çameri. Brenda dy ditesh u masakruan dhe u vrane qindra njerez te pafajshem kryesisht gra femije e pleq. Mbas Paramithise shovinistët greke vazhduan spastrimin etnik neper fshatra dhe qytete te tjera te Çamerise. Deri ne Mars 1945, 2900 çame u masakruan per fajin e vetem se ishin shqiptare. 4000 çamë te tjere vdiqën rrugëve të dëbimit për shkak të urisë dhe rraskapitjes. Rreth 30000 çame u dëbuan në Shqipërinë qëndrore pasi u shpërngulën me dhune te papare nga shtepijat dhe trojet e tyre etnike mijra vjeçare. Pra, afersisht 1/5 e popullesise shqiptare e besimit musliman në Greqi u shfaros. Përsa i takon shqiptareve çame te besimit te krishtere, atyre iu ndalua kategorikisht perdorimi i gjuhes amtare, megjithese meshen ne kishe e kuptonin vetem shqip. Ky ishte nje genocid i

ngjashem me holokaustin ndaj hebrenjeve.

 

         Kombet e Bashkuara e njohën zyrtarisht këtë genocid dhe dëbim popullsië dhe per t’ua lehtesuar sadopak vuajtjet refugjateve çame derguan  ne Shqiperi  rreth 2 milion dollare ndihma në vitët 1945-1946. Ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1946, masakrat e grekërve u dënuan haptas  dhe u kerkua njekohesisht kthimi i çameve te shperngulur ne trojet e tyre natyrore. Keshilli Kundrafashist Çam nepermjet lutjeve drejtuar fuqive te medha kerkonte me kembengulje denimin e masakruesve dhe kthimin e çameve ne trojet e tyre.

Forcat e Lidhjes Republikane Kombëtare Greke [EDES] komanduara nga gjenerali Napoleon Zerva nen frymen e te ashtuquajtur “megalidese” bizantino-mesjetare, krenohen per ato veprime çnjerezore. Kryexhelati Zerva ne vitin 1951 u shkruante bashkepuntoreve te masakrave, të cilët edhe sot e kësaj dite i përulen përmendores së tij: ”...duhet te krenohemi qe shpetuam helenizmon nga shqiptaret”.

 

       Qeverite shqiptare te mbas Luftes II Boterore e deri me sot, ne dallim nga qeverite e Mbretit Zog, e harruan kete problem kombetar. Ato per ruajtjen e pushtetit te tyre ne menyre poshteruese dhe aspak dinjitoze i nenshtrohen pretendimeve bizantino-mesjetare te shovinizmi grek per Shqiperinë e Jugut.

Mbas rrezimit te komunizmit, ne Tirane ne Janar 1991 u krijua Shoqata Atdhetare Politike Çameria, si perfaqesuese per mbrojtjen e interesave te popullesise Çame tashmë me afro 200000 njerez. Nje nder veprimtarite e para te saja ishte kërkesa drejtuar Kryeminstrit grek Micotaqis gjate vizites se tij ne Tirane. Aty shprehej se popullesia çame kerkon me shtetesinë greke qe zoteronte te kthehet ne shtepijat dhe trojet e saja prej nga ishte shperngulur me dhune. Çamet shqiptare do jetonin ne harmoni me greket, ashtu siç kishin bashkejetuar ne shekuj. Te denoheshin kriminelet dhe bashkepuntoret e tyre per krimet qe kishin kryer ndaj çameve. T’u ktheheshin shtepijat dhe pronat e tyre dhe t’u garantoheshin te gjitha te drejtat e njohura nderkombetarisht per minoritetet. Per vazhdimesi te realizimit te pretendimeve, Micotaqis si bizantin i lindur me paturpesi e quajti Problemin Çam te mbyllur. Shoqata Çameria edhe nepermjet gazetes Çameria-Vatra

Amtare, filloi ta bejë te njohur kete problem si brenda Shqiperise ashtu edhe jashtë saj. Shoqata Çameria ka marrë pjesë ne veprimtari nderkombetare ne Kopenhagen, Varshave, Moske, Hage, Stamboll,  Washington, New York etj.

                   

        Me 1994, Kuvendi i Shqipërisë zyrtare miratoi 27 Qershorin 1944 si DITA E GENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE. Me 1995, Organizata e Vendeve dhe Popujve te Paperfaqesuar ne Hage miratoi nje Rezolute ku denonte Genocidin Grek dhe kerkonte zgjidhjen e Problemit. Me 2001, Ministria e Jashtme e Republikes Turke nepermjet nje dokumenti te botuar zyrtarisht denoi genocidin grek ndaj çamëve dhe kerkoi zgjidhjen sa me pare te ketij problemi aq humanitar sa edhe te ligjeshem. Me 2002, Kongresi Amerikan njohu minoritetin shqiptar ashtu si edhe ate turk e maqedonas ne Greqi. Me 2006, nepermjet paraqitjes se fakteve konkrete nga Tahir Muhedini, Kryetar i Partisë për Drejtësi e Integrim, Këshilli i Europës njihet me Problemin Çam dhe iu kerkon qeverive shqiptare dhe greke zgjidhjen sa me pare te ketij problemi.

       

       Pse nuk denohet atëhere genocidi i ushtruar ndaj popullesise shqiptare te Çamerise?

 

Pergjigjia e kesaj pyetje vjen nga qendrimi shovinist grek se me mohimin e Çamerise Shqiptare i ”lind e drejta” per vazhdimin e pretendimeve ndaj Shqipërisë së Jugut. Kur ne Prill 2004 Kuvendi i Shqipërisë diskutonte Rezoluten Çame, ish-kryeministri i asaj kohe F. Nano se bashku me kryeministrin e sotem S. Berisha për aresye qesharake nuk moren pjese ne votim. Megjithese 54 deputete qe e ndjen vehten shqiptare votuan pro, Rezoluta nuk u miratua. Mungonin dy vota, ajo e F. Nanos dhe S. Berishës. Per te mos mbetur prapa shokeve, E.Rama  e njohu Janullatosin si qytetar te Tiranes dhe duke marre kycin e arte, Janullatosi filloi ndertimin e nje bunkeri( qe ende sot nuk ka perfunduar),midis Ministrise se Mbrojtjes dhe selise se PS

Dredhia greke doli e fituar!

                         Pra per sigurimin e karrikeve te tyre, sot vazhdojne leshimet ndaj grekërve. Mbas tapive te tokave shqiptare dhene ardhacakeve grekë, dhenien e tokes per varezat, hapjen e shkollave edhe aty ku nuk asnje grek, rregjistrimi mbi baza fetare dhe etnike iu shërben grekërve qe neser me ane te nje referendumi te realizojnë gllabërimin e Shqiperise se Jugut.

 

      Deputetet çame Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri me mençuri, kembengulje dhe atdhetarizem kane filluar perpjekjet qe Problemi Çam te quhet ashtu siç e meriton Problem Mbarekombetar Shqiptar. Prej bashkëpunimit mbarëshqiptar me qellimin fisnik te Shqiptarizmes, do te vije patjeter dhe dita e denimit te genocidit grek ndaj shqiptarëve të Greqisë.

Analisti dhe studjuesi i mirenjohur James Pettifer, njohes i mire i Europës Juglindore, ne studimin e botuar nga Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Konflikteve prane Ministrise se Mbrojtjes te Britanise se Madhe, midis te tjerash per Problemin Çam nenvizon: “Greqia deri me sot mohon njohjen se ky problem eshte per t’u diskutuar. Nje këndvështrim i rendesishem i ketij qendrimi nuk jane kërkesat e çameve, te cilat jane shume te qarta ne perputhje me legjislacionin nderkombetar, por fakti se bisedimet per zgjidhje me çamet do te hapnin deren per kërkesat e sllavo-maqedonasve te shperngulur per pasurite e tyre ne Greqine qendrore dhe ne Selanik. Keshtu qe me gjithe keto kundërshti ballkanike, ne mungese te bashkëbisedimit politik, udheheqjet e moderuara mund te zoterohen shpejt nga forca me radikale dhe ka shenja te tilla qe forca militante te çfaqen ne shqiptarët çame të shpërndarë ne Turqi, SHBA dhe Kanada”. Dhe si perfundim James

Pettifer shton: “Per te hapur frontin e Çamerise, faktikisht nuk nevojitet ndonje kapacitet i madh ushtarak, sepse vetë kufiri greko-shqiptar eshte nje mundesi reale paraushtarake. Çamet kane përparësinë se tokat e tyre shtrihen përballë ishullit te Korfuzit, nje nga burimet me te medha e te ardhurave te turizmit grek”.

            Keshtu afatet per zgjidhjen e ketij problemi aqe njerezor dhe ligjor qe me shume te drejte ngrihet edhe nga institucionet nderkombetare dhe qirinjte paqesore te ndezur nga mijera çame ne Qafe te Botes duhet patjeter te tundin qeveritaret e Tiranes dhe Athines.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora