E enjte, 28.03.2024, 08:57 PM (GMT)

Faleminderit

Hysen Ibrahimi - LDD: Pesë vite pa mikun tonë Bardhyl Ajetin

E premte, 25.06.2010, 08:29 PM


Pesë vite pa mikun tonë Bardhyl Ajetin

 

Hysen Ibrahimi – Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, më 25 Qershor 2005, Stockholm/Suedi.

 

…… vlera esenciale e temave të shkruara nga Bardhyli gjithëherë ishte pasqyrimi për opinionin publik për krimet mbi njerëzit më të devotshëm të çështjes kombëtare, pastaj brengosja për njeriun dhe jeten e tij, kanë dëshmuar guximin për të thënë dhe shkruar fjalen e lirë dhe të vërtetë…..

 

Vitet që po kalojnë pa Bardhylin, janë vite të dhimbshme, ndjejmë mungesen e artikujve të tij, ndonëse me shumësi të ideve të ngjarjeve reale, me tema kryekëput reale dhe të vërteta që shtriheshin nga ngjarja në ngjarje, nga koha në kohë, janë dhe mbeten aq të dëshmuara sa i përket pasqyrimit dhe shpalljes luftë krimit. Bardhyl Ajeti, në raport me popullin dhe dashurinë për Kosovën dëshmoi guximin dhe dëshirën e tij që Kosova të çlirohet nga kriminel ordiner njëherë e përgjithmonë. Mirëpo vlera esenciale e temave të shkruara nga Bardhyli gjithëherë ishte pasqyrimi për opinionin publik për krimet mbi njerëzit më të devotshëm të çështjes kombëtare, pastaj brengosja për njeriun dhe jeten e tij, kanë dëshmuar guximin për të thënë dhe shkruar fjalen e lirë dhe të vërtetë edhe pse i dinte pasojat.  Aplikimi i këtij parimi nga Bardhyl Ajeti, pra i kombinimit me aftësinë e tij prej gazetari dhe guximin e tij prej intelektuali dhe atëdhetari, për të mbrojtur figurat kombëtare, intelektuale, apo njeriun e dëshmuar për Kosovën, e ngriti zërin përmes penes së tij në mbrojtje të tyre. Bardhyli, dëshmoj dhe mbeti figurë markante prej gazetari, me prirje kombëtare dhe atdhetare duke e sprovuar veten për guximin e shprehjes së lirë në shkrimet e tija në gazeten kombëtare ”Bota sot” kushdo që ka ngritur dorë mbi njerëz të pafajshëm vetëm e vetëm se ka pasur bindje të tjera politike.

 

Ndërkaq, kur bëjmë fjalë për sakrificën e Bardhyl Ajetit, e cila ishte e tëra në interes të Kosovës, ku sot EULEX-i është duke e aplikuar at folozofi të Bardhylit për parandalimin e krimit të organizuar, të korrupcionit në masë të madhe, e që Bardhyli të folurit dhe shkruarit e tij prej gazetari, ka dhënë mesazhe se pa zbardhjen e krimeve me prapavi politike, pa parandalimin e krimit të organizuar dhe të korrupcionit, Kosova nuk mund të integrohet në BE dhe NATO. Këto shkrime, ja prishen planet e atyreve që nuk ja deshten dhe ende sot e asaj dite nuki ja don të mirën Kosovës, sepse Kosovën janë duke e shfrytëzuar për tu pasuruar personalisht me miljona e miljona euro, prandaj edhe e vranë Bardhylin.

 

Me këtë deshëm që të përkujtojmë mikun tonë Bardhyl Ajetin, duke konstatuar se gazetar si Bardhyl Ajeti janë për tu admiruar, kombtarisht tërësisht i kompletuar.

 

Me rastin e pesë vjetorit të vrasjes së atdhetarit, publicistit, gazetarit Bardhyl Ajeti, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, familjes Ajeti, bashkëpuntorëve të tij dhe gazetarëve në gazetën ”Bota sot” dhe të gjithë miqëve të tij.

 

MËSHIRA DHE BEKIMI I ZOTIT QOFT MBI SHPIRTIN E TIJ



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora