E premte, 19.04.2024, 08:08 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahja Kokaj: Bekim Fehmiu - Yll i artit dhe kulturës shqiptare

E premte, 25.06.2010, 09:23 PM


Vdiq Bekim Fehmiu - Yll i artit dhe kulturës shqiptare

 

Nga Prof.  Dr. Jahja Kokaj

jkokaj@yahoo.com

 

U nda fizikisht prej nesh aktori i famshëm shqipetar, Bekim Fehmiu. Po them fizikisht, ngase me siguri veprat e tij dhe kujtimet për të do të depertojnë në thellësitë e ardhmërisë kohore të kulturës, jo vetëm shqiptare. Disa nga këto kujtime, në këto momente pikëllimi të miqve dhe atyre që e njohën Bekimin, shkruesi i këtij artikulli ka dëshirë që t’i evokojë kujtimet para lexuesve të nderuar, të cilët patën rastin ta njohin imazhin njerëzor dhe artistik të këtij kolosi të filmit të nënqiellit shqiptar dhe botëror.

  Më kujtohet, në fillimin e viteve të ‘70-ta, kur me qindra studentë të Prishtinës, tuboheshim para ekraneve televizive, të cilat atëherë ishin të rralla në Kosovë, por tuboheshim në lokalet e kuzhinës se studentëve apo të fakulteteve ku shfaqej seria e Odiseut, ku rolin kryesor e luante Bekim Fehmiu. Ishin këto shfaqje të përcjellura me shumë emocione dhe mburrje për studentët e Prishtinës. Ishin këto vite vijimësi e viteve kur sunduesi sllav donte të na shkëpute nga emrat e famshëm të artit dhe kulturës shqipetare, duke u munduar q ë t’i fuste ata në thellësinë pluherit të harresës, apo ndërruar identitein e tyre shqipetar në njerën anë, dhe duke u munduar që të mos na mundësohet zhvillimi intelektual dhe kulturor i kombit tonë, në anën tjetër. Të rinjtë, por edhe të moshuarit e atyre viteve, kishin etje të shohin emra shqipetarësh në listën e autorëve-artistëve të mirënjohur, në listën e shkencëtarëve të cituar, apo të shohin fytyra publike shqiptare me famë të mirëfilltë ndërkombëtare. Si duket, sunduesi kishte arritë qëllimin e gjenerimit të një inferioriteti intelektual dhe kulturor, një ndjenjë atrofie të një degradimi të vetëbesimit si individ dhe përkatës i kombit shqipetar.

  Ishte fuqidhënse, ngjallje e vetëbesimit, ndëgjegjjes së edhe ne jemi dikushi dhe vlejmë diçka, kur ato ditë shihnim në ekrane televizive, imazhin e shkëlqyer të Bekim Fehmiut, duke luajtur rolin e mrekullueshëm të Odiseut. Fuqia trupore, shkathtësitë e përkryera artistike dhe mençuria e tij e shprehur gjatë rolit, e cila reflektonte intelegjencën  e rrallë të tij, na bënin krenarë. Duartrokitjet e studentëve të mbledhur me entuziazëm për ta përcjellë çdo episod të shumë serive të filmit në fjalë, fillonin që me paraqitjen e mbiemrit Fehmiu, pa ndonjë “ viç”  si prapashtesë.

  Shkelqimi i Bekimit si personalitet dhe artist është vijimësi e traditës së tij familjare, të shumë vëllezërve dhe motrave, të cilët shkelqejnë edhe sot në kulturën, në shkollat dhe universitetet kosovare. Në këtë vijimësi vlen të përmendet Ibrahim Fehmiu, babai i Bekimit, i cili ishte një nga intelektualët e hereshëm gjakovarë, i cili ishte mësimdhënës i gjeneracioneve në Gjakovë, Prizren, Shkodër e gjetiu, që tanimë kanë vdekur. Gjenercionit që në Kosovë evidentohen si gjeneracioni i parë i intelektualëve që mori pjesë në Lufetën e Dytë Botërore dhe i cili udhëhoqi deri në kohën e ardhjes së Millosheviçit në skenën politike.

Fama e Bekim Fehmiut si artist eksplodoi që në kohën e shfaqjes së filmit  “Mbledhësit e Puplave”, ku ai luan rolin kryesor. Në vitin 1967, në Festivalin e Kanit, pati marrë çmimin më të lartë. Nga këtu hapen dyeret e kinematografisë ndërkombëtare të këtij talenti të rrallë shqipetar. Arrin të luaj shumë role në filma italianë dhe shumë vende të tjera europiane, por duke depërtuar edhe në kinematografinë amerikane me “Avanturistë”.

Për ta vu në dukje nivelin artistik të rrallë dhe botëror të këtij artisti shqipetar, të themi që në ekrane filmike ka luajtur role me artistë të famshëm botëror, siç janë: John Huston, Ava Gardner, Charles Aznavour, Irene Papas, Claudia Cardinale, Olivia de Havilland, Robert Shaw, Fernando Rey, Dirk Bogarde etj. Ai është tërhequr nga jeta publike që në vitin 1980.

  Të shprehim ngushëllimet dhe të bashkëndjejmë për vdekjen e Bekimit tonë. Ngushëllime të veçanta djalit te tij, Uliksit, i cili me fuqinë e gjeneve të babait dhe punë të palodhshme, ka arrit të hapë tani dyert e rralla artistike dhe tani luan role në shumë filma ndrëkombëtarë. Edhe ai, përbri babait të tij, gjendet në listën e shqiptarëve të famshëm, që mund të shihet në facebook e gjetiu.

Vijimësia e talentit gjenial e Bekimit, nisur nga Familja Fehmiu, po rrjedh edhe në gjeneracionet vijuese, sikurse pluhri i trupit të tij që rrjedh në lumenjtë e Prizrenit, të Kosovës dhe të Shqipërisë-deri në Adriatik dhe ujërat ndërkombëtarë. Kjo rrjedhje është homotetike me qarkullimin e famës së tij nga hapësirat tona kombëtare deri te hapësirat artistike- kulturore ndërkombëtare.

 

 Prof. Dr. Jahja Kokaj

Department of Physics, Kuwait University, P. O. Box 5969 Kuwait, Phone/Fax 965 25624520

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora