E premte, 19.04.2024, 10:50 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Letër Ministres së Administratës Publike, Edita Tahiri

E enjte, 24.06.2010, 09:48 PM


KUSH PO UA NDALON MËRGMITARËVE PJESMARRJEN NË REGJISTRIMIN E POPULLSISË?

 

Letër

Ministres së Administratës Publike,

Edita Tahiri

 

Zonjë e nderuar,

 

Të konstatojmë që në fillim se regjistrimi i popullsisë në Kosovës është shtyre nga viti 1981 e deri me 2011, edhe nga regjimi i ish Jugosllavisë edhe nga regjimi pro sllavo-grek UNIMK/EULEX, me motive të qarta politike, që të fshihet numri real e popullsie shqiptare në hapësirë e vet etnike në Ballakan, dhe që regjistrimi i ri të mos ndodh para se të ndryshohet përbërja nacionale e popullsisë në dobi të shtimit të numrit të sllavëve, duke sjell koloni të reja në Kosovë dhe duke e zbrazur Kosovën nga shqiptarët përmes të terrorit social dhe politik, që po zbatohet aktualisht.

 

Popullsia shqiptare që gjendet me punë në Boten e jashtme nuk munde të mbetet jashtë regjistrimit të popullsisë, sepse ata janë shtetas të vendit të vet dhe ata e kanë statusi e të huajve në vendet ku punojnë. Mërgimtarët nuk munden të mbesin shtetas të askujt, se pse këtë nuk e pranon as një shtet. Mërgimtarët e kanë hisen e vet të atdheut dhe me fatin e tyre nuk mundet të luan kur far burokracie vendore apo e huaj. Këtu nuk është fjala për disa qindra mërgimtar, por fjala është për një të tretën e popullsie shqiptare që gjendet jashtë vendit me punë, por që janë shtetas me pasaporta të vendit të vet. Pra, ata janë zyrtarisht të regjistruar dhe shumica kanë dokument mbi këtë.

 

Duhet me i marr parasysh edhe të gjithë qytetar tjerë shqiptarë, që për arsye të ndryshme deri me tani nuk kanë arritur të regjistrohen, pavarësisht se në cilën kohë dhe për të cilat arsye kanë qenë të detyruar të shkojnë në mërgim. Dihet botërisht se shumica absolute e mërgimtarëve janë detyruat te shkojnë në mërgim kundër dëshirës së tyre për shkak terrorit shtetëror jugosllav. Duhet pas parasysh edhe faktin se shpërnguljet të tilla të dhunshme kanë ndodhur edhe brenda vendit. Sidomos nga Kosova lindore dhe nga Kosova veriore në brendësi të vendit, për shkak të dhunës serbe, dhe se as për këto pjesë të popullsie shqiptare nuk po kujdeset as kush as nga OKB e as nga BE, por nuk po kujdesen askush as nga institucionet vendore. I tërë kujdesi ndërkombëtar e vendor është përqendruar në rikolonizimin e Kosovës me serb, në emër të kthimit të tyre në vendin e krimit të tyre!

 

Çështja e diasporës nuk është çështje e mëshirës apo pamëshirësisë të burokratëve vendor apo ndërkombëtar, prandaj kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht. Për tu trajtuar kjo çështje seriozisht, duhet të krijohet Ministria për Emigracion që do të merrje me diasporën në mënyre profesionale. Ajo duhet të përbëhet kryesisht me njerëz jashtë partive politike e me lidhje direket me diasporën, ose që vetë kanë qene apo janë mërgimtar. Për elaborimini e kësaj teme me një rast tjetër.

 

Por, mundet të thuhet gjithsesi se kur Qeveria e Kosovës ka mundur të krijon Ministri për integrime me BE duhet të krijoj edhe Ministri për Integrime Kombëtare. Kur Qeveria ka mundur të krijon Ministri për rikolonizimin e Kosovës me serb, duhet të krijon edhe Ministri për Emigracionin Shqiptar.

 

Pra, po ju njoftoj se ndaj mendimin me krejt mërgimtarët pa as një përjashtim se as kujt brenda vendit nuk është kompetent që të mohon një të treten e popullit ton që gjende me pune jashtë vendit, si inekzistete dhe ti mohohet e drejta e mërgimtarëve në regjistrim . Me këtë raste apeloj te Ministria e juaj që të njofton Qeverinë dhe administratën e saj qendrore dhe lokale që të ndërprenë plaçkitjen e mërgimtarëve që po praktikohet përmes të çmimeve astronomike të biletave të agjencive turistike mu në kohën pushimeve verore të shkollave , plaçkitja që ndodh vetëm ndaj shqiptarëve në pikat doganore përmes të mafisë të sigurimeve të automjeteve e përmes të taksave tjera administrative për letërnjoftime e pasaporta dhe që ato taksa të jenë në nivelin e barabartë me qytetarët tjerë brenda vendit. Sepse mërgimtarët bëjnë shpenzime me mija euro me ardhur në atdhe , derisa ata që jetojnë brenda vendit nuk i kanë këto shpenzime. Sidomos janë të goditura familjet me shumë fëmijë!

 

Mërgimtarët edhe para edhe gjatë luftës edhe pas saj kanë marrë dhe po marrin pjesë në mbështetjen ekonomike e sociale të vendit dhe ata kanë të drejta të barabarta edhe për të marr pjese në vendimmarrjen politike për fatin e vendit. Pra ata duhet të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje dhe votime në mënyrë të barabartë me qytetarët brenda vendit! Prandaj edhe në Parlament edhe në institucionet tjera duhet të ketë e përfaqësues të diasporës që merren me përfaqësimin e interesave të mërgimtarëve në mënyre të barabartë dhe profesionale! Po shihet qartë se mërgimtarët fatin e vet nuk munden të ia besojnë më askujt tjetër, sepse kaluan 11 vite pas lufte dhe institucionet po vazhdojnë ti marrin mërgimtarët nëpër këmbë duke i trajtuar ata si qytetar të klasës së dytë .

 

Me konsideratë të lartë

Abdullah Prapashtica



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora