E premte, 29.03.2024, 10:51 AM (GMT)

Mendime

Asllan Dibrani: Konfirmimi i pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nga Albin Kurti...

E enjte, 24.06.2010, 08:00 PM


Konfirmimi i pjesëmarrjes  në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nga Albin Kurti përfundoj në pranga ,nga trembja  e organeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

 

Shkruan Asllan Dibrani

 

Biografia e Albin Kurtit:

 

Albin Kurti është lindur me 24 Mars te vitit 1975 ne Prishtine. Shkollen fillore (1981-1989) dhe shkollën e mesme (1989-1993) përfundoj ne Prishtine me rezultat shembullore. Ne vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloj studimet pran Fakultetit te Elektroteknikes në Universitetit te Prishtinës.

 

Ne Gusht të vitit 1997, Albin hyri ne Unionin e pavarur te studenteve te Universitetit te Prishtinës si anëtar i kryesisë se Unionit me detyrë marrëdhëniet me jashtë. Albini ishte gjithashtu njëri ndër organizatorët e protestave paqësore të studentëve të U. P për lirimin e objekteve shkollore të cilat mbaheshin nga profesorët dhe studentet serb. Albini se bashku me kryesin e UPSUP organizuan protesta paqësore të studentëve, gjatë kësaj kohe organizatat   ma me influence e ftuan ne disa takime në Uashington ,Njujork Bruksel, Kopenhagën, dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg me qëllim informimin e komunitetit botërore rreth kërkesës së arsyeshme të studentëve. Albin gjithashtu është takuar edhe me personalitete t larta të politikës së jashtme botërore si Robin Cook (ish-ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe), Kluas Kinkel (ish-ministër i jashtëm i Gjermanisë), Huber Vedrine (ministër i jashtëm i Francës), Rober Gelbard (ish-përfaqësuesi special i Presidenti Klinton për Ballkanin) dhe me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve perëndimore të cilët ishit të akordituara në Beograd .

 

Figura e tij  u  përplas ne shumë aktivitete  të ndryshme që  në proporcion politik  që u zhvillonte në Kosovë , ai mori përmasa gjithnjë  ma intensifikuese në zgjidhjen e problemit  të Kosovës.

 

Largpamësia e tij politike për zgjidhjen e statusit të Kosovës  përfundoj me themelimin e lëvizjes "VETVENDOSJES"

 

Me pa kënaqësinë  qe mbretëronte në politiken e organeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare  për zgjidhjen  definitive te statusit  dhe pavarësisë se Kosovës  ,zotin Albibn Kurtin e   nxiten ta themeloj  Lëvizjen popullore  të Vetëvendosjes  për Kosovën ku  nuk u pajtua me politiken  e udhëhequr nga politika aktuale dhe ajo ndërkombëtare qe udhëhiqet me një pavarësi  te cunguar të Kosovës , sot i cenuar si territori dhe integriteti i sajë i nëpërkëmbur nga manipulues të  interesave të popullit .

 

Partitë politike ,qeveria e Republikës se Kosovës  dhe organet e huaja  e  nëpërkëmben  këtë figurë madhështore duke e përbuzur deri në skajshmëri,   e nxiten masën e popullit  që të radhiten pas  liderit të kësaj lëvizje  ku në forma paqësore deri me tani  krijoj një simpati të pjesa dërmuese e popullit të Kosovës  ku sot për sot konsiderohet  një lëvizje popullore për   vetëvendosje    gëzon  një autoritet ma shume se çdo parti  e themeluar politike në Kosovë .

 

Vet prezenca e tyre në aktualitetet  politike dhe në kundërshtim me forcat politike ,  zoti Albin Kurti përfundoj në pranga që disa herë që nga themelimi i lëvizjes së"Vetëvendosjes", e nxitur edhe nga vet partitë  në pushtet  qe rrezikohen për humbjen  e  kredibilitetit politik karshi   liderit të vetëvendosjes .Politika  e "Vetëvendosjes", në vazhdimësi tregoj një aktivitet të fuqishëm me anën e protestave ,afisheve,simpatizuesve ,platformave ,konferencave për shtyp,dhe një pjesëmarrje të madhe aktive  që nga themelimi  veproj në forma paqësore  duke  duruar qe  anëtaret e tyre të  burgosen,të maltretohen  të rrahën por edhe te vriten rrugëve të Kosovës nga ciganët   pushtues  të Rumanisë dhe as njeri nuk dha kurrë një përgjegjësi, për ato vrasje  deri me sot?

 

A janë shpëtues apo pushtues  pjesëmarrja  e Unmikut ,dhe Eulexsit  në Kosovë me qeveritarët qengja kosovarë  pa ja prishur sedrën  asnjëherë ?

 

Edhe  zoti A. Kurti i "Vetëvendosjes",e ka kuptuar që  cenimi i të drejtës për vetëvendosje  do të hase në barrikada  me karakter politik, por e drejta  dhe qëllimi i intensifikimit të parimeve dha synimeve  për vetëvendosje të statusit të Kosovës ishin dhe mbeten  simboli i vetëm i rezistencës së ruajtjes së  interesave kombëtare duke mos iu nënshtruar  marrëveshjeve  sllavo  dhe politikës së një pjese të Evropës  që njësite e veta i kane dërguar në Kosove vetëm për përfitime  materiale pa dhëne  asnjë sinjal të gjelbër që kanë një qëllim  të mirë në stabilizimin e gjendjes  dhe sigurisë. Me politiken e ndjekur shterp nga forcat e Unmikut  dhe të Eulexsit  u cenua  veriu i Kosovës  duke bere  shantazhe  dhe deklarata të rrejshme  për zemrën e Kosovës siç është me rastin e Mitrovicës dhe me  një qëndrim pasiv nga   organet   e Unmikut  dhe të Eulexsit  duke  ju dhëne një   prioritet  ne raport me shumicën shqiptare duke i privilegjuar  edhe në sistemin  juridik po edhe me një prestigj lehtësues  në krahasim me popullatën shqiptare që  është mbi 95% i popullatës, ku nganjëherë përfitohet përshtypja të mendoj njeriu a thua këta ti quanim si "pushtues" të rinj apo "shpëtues".

 

Lideri i Vetëvendosjes pas lirimit të fundit nga burgu, botërisht shprehu  idenë e bashkimit kombëtar  të shqiptarëve në një shtet  të vetëm.

 

 E kemi edhe interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 mbeten banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse .Theksimi i lartshënuar nga zoti Kurti  dhe deklarimi pranë medieve  të huaja përfundoj me iniciativën e bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm që shqiptarët të jenë sa ma unik ,të faktorizohen dhe mos të rrinë spektator pran kurtheve të armiqve tanë, që  papjekuria e klasës politike kosovare  po  i kushton shtrenjtë popullit shqiptar të Kosovës në të kaluarën por edhe sot!... 



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora