E premte, 29.03.2024, 12:09 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

U formua ''Lista e Shqipërisë Natyrale''

E enjte, 24.06.2010, 05:52 PM


TIRANË

 

Në kryeqytetin e Shqipërisë u formua „Lista e Shqipërisë Natyrale“ në krye të së cilës është Koço Danaj.

 

Në formimin e kësaj Liste parapriu „Platforme e Shqipërisë Natyrale“ autor i së cilës është Danaj.

 

“Lista e Shqipërisë Natyrale” është organizatë jashtëpartiake e cila do të mbledhë rreth vetes Shqiptarët e të gjitha opcioneve politike, i thane JUGpress-it organizatorët e kësaj Liste.

 

Kjo Listë do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare në Shqipëri, Kosovë si dhe në të gjitha vendet tjera të rajonit ku edhe jetojnë shqiptarët.

 

Qëllimi është që përmes institucioneve të kërkohet bashkimi i shqipatrëve në një Shtet deri në vitin 2013.

 

Pjesmarrës të kësaj liste do të jenë “ Pjestarët nga trojet shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali I Zi dhe gjithë diaspora” iu tha JUGpress-it.

 

“E pashmangshme është nevoja për Shtetin e Ri Shqiptarë i cili do të realizohet me të gjitha mjetet paqësore për të cilat edhe janë përcaktuar shqiptarët” i tha Danaj JUGpress-it

 

Sipas sondazhit të fundit nga Galup-International 74% e qytetarëve të Kosovës dhe 72% e qytetarëve të Shqipërisë janë përcaktuar për bashkimin kombëtar dhe me pjesmarrjen në zgjedhje dëshirohet që kjo përqindje e madhe të konvertohet në vota të popullit shqiptarë që institucionalisht të kërkohet bashkimi i trojeve shqiptare, sqaron Danaj.

 

Qëllimi afatshkurtër i kësaj Liste është që njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 2012, të shënohet me Konfederatën Shqipëri-Kosovë theksojnë organizatorët.

 

Udhëheqësit e Listës për Shqipërinë Natyrale i bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në trojet shqiptare si dhe në Europë dhe SHBA të bashkohen rreth kësaj Liste.

 

Në këtë thirrje thuhet,

 

”Bashkëpunim me të gjithë, pa marrë parasysh orientimet politike, bashkëpunim me të gjitha organizatat të cilat e pranojnë bashkimin e trojeve.

 

Në emër të dinjitetit kombëtarë,

 

në emër të paqes në rajon,

 

në emër të progresit euroatlantik,

 

në emër të ardhmësë së fëmijëve tanë

 

krijimi i Shqipërisë Natyrale është i domosdoshëm”

 

 

 

Sllogani i kësaj Liste për opinionin ndërkombëtar është,

 

"Paqe me gjithë Botën, miqësi me Europën, dashuri me SHBA-të”

 

derisa porosia vendeve të rajonit është,

 

 “Paqe dhe respekt me fqinjët por secili në shtëpinë e vet”



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora